Blendi FEVZIU

Kompjuterėt e pikave tė kalimit nė kufirin shqiptaro-grek janė prishur sėrish pardje, nė tė njėjtėn kohė tė verės, nė gusht, pėr tė njėzetenjėtin vit rresht. Kompjuterėt nuk kanė punuar pėr 12 orė, duke i zgjatur radhėt me kilometra dhe duke lėnė nė pritje familje tė tėra refugjatėsh me gra, pleq, fėmijė. Njė karvan makinash qė tė kujton trishtueshėm fatin e emigrantėve pėr tė cilėt nuk pėrkujdeset askush. Emigrantė qė sfiliten mes mallit pėr vendin qė kanė lėnė, tė cilin e vizitojnė rregullisht ēdo verė, dhe vendit tė ri ku jetojnė e kanė ngritur tė ardhmen e tyre, dhe mė shumė atė tė fėmijėve. Fatkeqėsisht, kjo histori e pėrsėritur dhe qė ngre shumė pikėpyetje, nuk mund tė kalojė edhe kėtė herė kaq thjesht. Askush nuk mund tė thotė se si shpjegohet qė ēdo vit, kompjuterėt e kufirit grek kolapsohen nė gusht, ndėrsa ato tė postave kufitare shqiptare punojnė normalisht?! Pėrse defekti vjen nga ajo anė e kufirit dhe asnjėherė nga e jona?! Si shpjegohet qė njė defekt elektronik nuk riparohet dot pėr 12 orė rresht? Si shpjegohet qė edhe kur puna fillon sėrish, Shqipėria punon me 6 sportele dhe Greqia me 3?! Aq mė e trishtė bėhet kjo histori kur mėson se gjithė ajo radhė makinash me targa greke transporton emigrantė shqiptarė, por qė paguajnė taksa dhe kontribuojnė nė shtetin grek. Pra duhet tė jenė ata tė parėt qė duhet tė marrin shėrbimet e shtetit ku kontribuojnė.

Duke perifrazuar titullin, qė pa dyshim ka brenda tij edhe ironi, duhet tė thuhet e kundėrta. Kompjuteri i kufirit shqiptaro – grek ėshtė njė kufi i Shengenit. Ai ėshtė kufiri i hapėsirės sė Bashkimit Europian. Ai duhej tė ishte kompjuteri europian i njė Greqie qė, pėr fatin e saj tė keq, ka mbetur po aq ballkanike nė mentalitet. Por ai ėshtė shndėrruar nė njė kompjuter ballkanik i asaj qė zyrtarisht ėshtė Greqia europiane.

A qėllon qė nė njė vend tjetėr hyrės tė Bashkimit Europian kompjuteri tė prishet pėr 12 orė!? A do tė ishte kjo njė katastrofė nė njė sezon tė ngarkuar veror? Pa asnjė dyshim qė po. Nuk e di se si, por Greqia nuk ka dėshmuar deri mė sot qė kompjuteri hyrės tė jetė bllokuar nė Aeroportin e Athinės, as nė atė tė Selanikut, as nė pikat e tjera kufitare tė Greqisė. Qė, nė fakt, nuk janė pika kufitare tė saj, por tė hapėsirės sė pėrbashkėt europiane. Dhe duhen trajtuar si tė tilla.
Kjo histori e pėrsėritur, qė prodhon trishtim, vuajtje, fėmijė qė qajnė dhe ankohen pėr njė pikė ujė dhe emigrantė qė mallkojnė fatin e tyre tė trishtė, fatin e njerėzve tė mbetur pa njė atdhe tė vėrtetė, duhet tė marrė fund. Pėrpara se sa tė luajė rolin e lypėsit nė dyert e bankave gjermane, franceze dhe britanike, pėrpara se tė vajtojė nė Bruksel fatin e njė shteti qė po kolapsohet ekonomikisht duke kėrcėnuar gjithė stabilitetin e komunitetit, Greqia duhet tė mėsojė tė zbatojė detyrimet e saj nė Bashkimin Europian. Duhet tė dijė tė mirėmbajė kompjuterėt e kufirit dhe, nėse nuk ka specialistė pėr kėtė, le t’ia kėrkojė ata Policisė shqiptare, qė jam i sigurt se do t’ia vinte nė dispozicion me shumė dashamirėsi. Siē na vunė grekėt ne shumė gjėra nė fillim tė viteve ’90.
Nėse policia kufitare greke nuk arrin tė organizojė mė shumė se tre policė pėr tė pėrballuar fluksin e njė pike tė rėndėsishme kufitare si ajo e Kakavijės, ajo mund tė huazojė skemėn e kufirit malazez, kroat e madje edhe kosovar, vende joanėtare tė BE-sė qė dinė tė jenė shumė mė efikase dhe tė shėrbejnė me njė standard tė pėrafėrt me atė tė vendeve europiane.

Greqia ėshtė vendi i parė ballkanik i Bashkimit Europian. Ka qenė pjesė e tij kur gjithė vendet e tjera, me pėrjashtim tė Turqisė, dominoheshin nga diktaturat komuniste, kur kėto vende qenė tejet tė izoluara dhe ekonomitė e tyre pėrpėliteshin nė skamjen qė kish prodhuar ekonomia e centralizuar. Njėzet vjet mė vonė, disa prej tyre janė edhe vetė anėtarė tė BE-sė, tė tjera aspirantė pėr nė BE. Tė gjitha kėto vende kanė ndryshuar, por, pėr fatin e keq, Greqia vijon tė sillet dhe tė mendojė si 20 vjet mė parė. Duke mbetur po 20 vjet larg mendėsisė sė BE-sė. Nėse legalizimi i emigrantėve shqiptarė ėshtė nė Greqi me ritmin mė tė ulėt se nė gjithė vendet e tjera tė botės, sė paku shėrbimi ndaj tyre si kontribuues tė ekonomisė greke dhe taksapagues tė saj duhet tė jetė nė nivelin europian. Ndryshe, nuk ėshtė ēudi qė lajmet pėr zhvillimet ekonomike greke tė jenė mė tė trishta dhe trokitja nė dyert e BE-sė tė mos japė mė lėmoshėn qė duket se po e shpėton pėrkohėsisht nga falimentimi i plotė.

Dhe, sė fundi, trimėrimi me vende qė ngjajnė mė tė dobėta, si Shqipėria, apo kapardisja para ca mijėra emigrantėve tė shkretė qė e duan vendin e ri po aq sa vendlindjen e tyre, nuk ėshtė as njė gjest fisnik, as njė parim dhe vlerė europiane, aq mė pak njė detyrim reciprok. Ėshtė njė mendėsi e vjetėr, njė stil i dalė boje qė tė bėn tė besosh se katastrofa dhe rrokullisja ekonomike greke nuk ka qenė rastėsi, por fryt i kėsaj mendėsie qė s’ka aspak tė bėjė as me BE-nė dhe as me parimin e “fqinjėsisė sė mirė”!