
Postuar mė parė nga
bani
e shikoj te arsyeshme te them dy fjale :
me sa kam kuptuar une , populli shqiptar ne ish jugoslavi eshte identifikuar si "kombesi" myslimane dhe kjo ka bere dallimin mes shqiptareve dhe shkijave(ashtu si i thone ata),
ky identifikim i vetvetes per rrjedhoje eshte ajo qe eshte shume e njohur ne mes popujve si identifikimi i kombesise me anen e fese,
ne kete kuptim eshte shume e lehte te kuptojme qe per shume shqiptare te ish-jugosllavise te mohosh islamizmin e tyre eshte njelloj sikur te mohosh kombesine shqiptare te tyre , pasi kjo ka qene per shume vite mjeti i identifikimit dhe i dallimit mes te krishtereve ortodokse sllave si serbe, maqedonas apo malazeze,
e kam akoma te fresket thenien e nje forumisti ketu qe thoshte se te krishteret shqiptare te kosoves nuk jane shqiptare , por sipas mendimit te tij shkije, dmth njelloj si serbet,patjeter qe kohet kane ndryshuar , por kjo tregon bazen mbi te cilen eshte ngritur nacionaliteti per disa , per te mos thene per shumicen,
eshte per t'u thene se edhe popuj te tjere myslimane si boshnjak, goran, turq,apo sllavomaqedonas myslimane kane gjetur te njejtin identifikim per shekuj sebashku me shqiptaret ne kosove e vecanerisht ne prizren,
ajo qe eshte e nevojshme te sqarohet edhe pse eshte e sqaruar dhe cdonjeri e di mire ,.... eshte se tjeter kombesi e tjeter fe, kjo per mendimin tim eshte edhe thelbi i problemit ,
kombesia ka te beje me lidhjet e origjines dhe te gjakut , gjuhes , kultures si edhe patjeter te ndjenjes kombetare qe duhet te jete e trasheguar ,
perkundrazi fese e cila eshte botkuptimi shpirteror i pranuar ne baza te arsyes,
nese do arrije dikush qe te shendrroje fene ne kombesi , atehere shume lehte konstatojme qe ajo nuk eshte me fe, pasi ideali i fese eshte i ndryshueshem , nese ajo fe nuk bazohet me ne llogjike ,kurse kombesia eshte e pandryshueshme,
nje gjerman eshte gjerman edhe sikur te linde ne shqiperi apo kosove , dhe anasjelltas nje shqiptar eshte shqiptar edhe sikur te linde ne gjermani, pa pasur lidhje kjo me fene ,..tek e fundit fene e tij secili e ka per vete.
Krijoni Kontakt