Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musli gjatë mbajtjes së seancës së tre Kuvendeve shqiptare ka deklaruar se gjatë muajit shtator do të mbahen dy protesta ndërsa në muajin nëntor një protestë gjithë popullore.
Këtë vendim për protestat e ka miratuar Kuvendi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës i cili përbëhet nga 65 këshilltarë të të tri Komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kur bëhetë fjalë për protestat e paralajmëruar, protesta e parë do të mbahet me 13 shtator në Bujanoc, për të shprehur revoltën ndaj gjendjet alarmante në arsimm.
Protesta e dytë është paralajmëruar me 21 shtator, ku Beogradit zyrtar do ti përkujtohet pse Shqiptarët janë të diskriminuar në politikë, ekonomi, kulturë, sport, pse na janë të rrezikuara të drejtat, pse nuk jemi të kyçur në sistem..
Protesta e tretë do të mbahet me 28 nëntor, si edhe çdo vit, për ditën e Flamurit.
http://www.presheva.com/lajme/8974-p...-flamurit.html
Krijoni Kontakt