Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sa te rinj por sa shum krime kan bere..

    tmerr..

    --

    Arratiset pėr herė tė tretė nga burgu




    TIRANE-Dritan Rexhepi, njė prej personave mė tė kėrkuar nė Shqipėri por jo vetėm, edhe njė herė "i ka lėnė targėn" policėve duke u arratisur nga burgu i Merksplas nė Antverp tė Belgjikės, arratisje kjo e cila ėshtė e treta pėr Rexhepin.
    Lajmi nė fjalė bėhet i ditur nga mediat belge, por njėkohėsisht dhe njė shkresė zyrtare ka mbėrritur nė Drejtorin e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, sipas sė cilės informohen autoritetet shqiptare pėr arratisjen e 31-vjeēarit dhe nisjen e kėrkimeve pėr tė edhe nė shtetin tonė. Pėr herė tė parė, Dritan Rexhepi, i akuzuar pėr vrasjen e 2 policėve u arratis nga qelitė e Durrėsit dhe tė Italisė.

    Sipas mediave belge mėsohet se arratisja e tij ka ndodhur ditėn e dielė, ku ka kapėrcyer me lehtėsi murin rrethues dhe mė pas ėshtė larguar me njė automjet, i cili e priste jashtė rrethimit tė burgut. "Koha ka qenė shumė e shkurtėr, pasi tė 120 tė burgosurit qė ndodhen nė kėtė burg, kanė qenė nė ajrim. Rexhepi ka kėrcyer murin duke mos i lėnė asnjė mundėsi reagimi rojeve qė ndodheshin nė kullat e vrojtimit", - raportojnė kėto media.

    Ndėrkohė i menjėhershėm ka qenė dhe reagimi i ministrit tė Drejtėsisė sė Belgjikės, Stefaan De Clerck i cili ėshtė shprehur se vetėm pas arratisjes sė tij u njoftuan se ai ishte njė kriminel i rrezikshėm dhe jo njė "hajdut i thjeshtė". Mė tej ministri belg ka deklaruar se tani e tutje do tė kryhen tė gjitha verifikimet pėr tė burgosurit nė mėnyrė qė ata tė mos vendosen nė burgje tė sigurisė sė ulėt siē ėshtė dhe ai i Markplas-it. "Tani policia, prokuroria dhe Drejtoria e burgut do tė verifikojnė rrezikun e njė tė ndaluari. Ne do tė krijojė njė shėrbim tė tillė pėr tė mbledhur tė gjithė informacionin pėr profilin e secilit tė paraburgosur. Kjo nuk ėshtė vetėm pėr t'i shpėtuar rrezikut, por edhe pėr historitė mjekėsore, pėrdorimin e drogės dhe marrėdhėniet qė ai ka", - deklaroi ministri i Drejtėsisė De Clerck. Nga ana tjetėr dhe Laurent Sempot, zyrtar i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, ėshtė shprehur se nuk kanė pasur dijeni pėr rrezikshmėrinė e tij. "Ne nuk e dimė se ēfarė ai ishte jashtė kufijve tė Belgjikės dhe ēfarė veprash kishte kryer. Askush nuk na kishte thėnė. Ne nuk kemi aq burime pėr tė kėrkuar pėr gjithēka", - deklaroi Sempot pėr mediat lokale.

    Burgu ku ishte strehuar Rexhepi ėshtė njė nga mė tė vjetėr nė Belgjikė dhe nuk konsiderohet i pėrshtatshėm pėr kriminelėt serioze. "Ka vetėm dy roje tė pranishėm pėr 120 persona, kėshtu qė mundėsia e arratisjes ėshtė shumė e lartė", - shkruajnė mediat belge. Nga ana tjetėr, tė gjithė autoritetet policore tė Belgjikės kanė nisur kontrollet pėr gjetjen e Dritan Rexhepit, por deri mė tani nuk ka asnjė shenjė tė tij.
    Arrestimi ne Tirane
    Dritan Rexhepi nė vitin 2006 u arrestua nė Tiranė nga forcat speciale tė policisė, RENEA. Vlonjate akuzohet pėr vrasjen e dy efektivave tė policisė, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, tė ekzekutuar me armė nė Fushė-Krujė mė 27 gusht 1999. Sipas akuzės, agjenti i Krimeve, Arben Keqi, ishte duke u kthyer nga Thumana, pasi kishte zhvilluar njė operacion pėr kapjen e disa personave tė kėrkuar. Por, nė rrugėn qė lidh Fushė-Krujėn me Krujėn, bie pre e njė atentati ku mbetet i plagosur. Pėr fat tė mirė, Keqi i shpėton vdekjes. Ai kishte dalluar se njėri prej personave qė kishte tentuar ta vriste, ishte Enver Haka, njė kontingjent i njohur i botės sė krimit. Nė korrik tė vitit 1999, para Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė, Haka ekzekutohet dhe pėr kėtė krim familja e tij bėnte pėrgjegjės punonjėsin e policisė, Keqi. Pėr tė marrė hak ndaj agjentit tė Krimeve, vėllai i viktimės, Shkėlqim Haka (edhe ky i vrarė), paguan dy tė rinjtė nga Vlora, Dritan Rexhepin dhe Sokol Halilajn. Dy kontingjentet e njohur tė botės sė krimit, nė bashkėpunim me "udhėrrėfyesin" e tyre, Shefqet Seferi, mbrėmjen e 27 gushtit 1999, nė qendėr tė Krujės, pranė turizmit, ekzekutojnė uniformėn blu. Tre muaj mė vonė, mė 6 tetor tė vitit 1999, vrasin Durim Kasmin, mikun e ngushtė tė Arben Keqit, teksa pinte kafe nė njė lokal nė qytetin e Krujės. Nė kėtė ngjarje mbetet viktimė edhe pronari i lokalit, Ramė Bakiasi.
    Arratia
    Nė atė kohė 28 vjeē, Dritan Rexhepi do tė arrestohej mė 31 mars tė vitit 2008 pas njė operacioni tė policisė sė Amsterdamit nė Holandė dhe do te ekstradohej ne Itali ku kerkohej per krime te tjera.
    Ekstradimi u kryer pas njė kėrkesė tė Prokurorisė sė AntiMafia tė Venecias, pasi kishin kohė qė hetonin Dritan Rexhepin pėr trafik ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike, krijim tė organizatave kriminale e krime tė tjera. Por me 18 Mars te vitit 2011 ai do te arratiset nga Italia dhe do te arrestohet me vone ne Spanje. Pas arratisjes nga Vogera nė Itali, Dritan Rexhepi, ėshtė arrestuar nė 26 korrik tė kėtij viti nė Spanjė, si anėtar i njė grupi tė rrezikshėm qė kishte pėr objektiv grabitjen e bankave dhe qendrave tė mėdha tregtare. Spanja e akuzon pėr 16 grabitje. Pasi u kujtua se Rexhepi ishte ne burgjet e Spanjes, me pas u mesua nepermjet mediave, arratia e tij nga burgu belg.

    (d.b/BalkanWeb)

    --

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ky qenka superman!
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    hallall i qofte se keka me taman superman
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •