2 shtator 2011

Në bazë të informative që janë marrë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të R. S., javën në vijim pritet që nxënësëve të klasës së parë tì shpërndahet Abetarja me fletore pune e autorëve Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj. Si edhe më parë, disa tekste nxënësve të klasëve të para, dyta dhe treta ju jipen falas nga ana e kësaj ministrie. Vlenë të ceket se përfaqësuesit e Trupit Koordinues kanë ndihmuar në përshpejtimin e procedurës së paraparë për lejimin e botimit të këtyre teksteve, ndersa rol kyç ka luajtur ambasada amerikane dhe faktorët me ndikim te BE në Beograd.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd z. Shpëtim Çaushi është ideatori kryesor i cili në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit Nacional z. Galip Beqiri kanë mundësuar që një abetare nga Shqipëria, për herë të parë të përdoret nëpër shkolla në Luginë të Preshevës.

Në të ardhmen e afërt pritet qe të marrin lejen e ministrit të arsimit edhe tekstet nga matematika për klasën e parë, dytë, tretë dhe klasën e katërt të shkollave fillore të autorëve Ramadan Zejnullahu dhe Sejdi Bilalli.

Libër leximi i autorëve Rita Petro dhe Natasha Pepivani për klasën e tretë nuk ka marrë lejen nga ministri i arsimit z. Obradoviq ( Vendimi nr 650-02-227 i datës 25,08,2011) për shkaqe të panjohura për Këshillin Nacional, ndërsa libër leximi për klasën e katërt të autorëve të njejtë është lejuar për përdorim, njoton shërbimi i komisionit për arsim pran KN.

http://www.presheva.com/lajme/8944-k...ne-lugine.html