Kohėt e fundit, nė hapėsirat shqiptare nė Ballkan vėrehen zhvillime negative:
- Nė Shqipėri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vetėm nuk ka dialog, por ka edhe njė konflikt verbal, tė pėrshkuar nga njė gjuhė jopolitike.
- Nė Kosovė, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e pėrgjithshme tė 12 dhjetorit 2010. U publikua edhe raporti i Dik Martit. Prishtinės i imponohen do farė bisedimesh me Beogradin. Ndėrkaq, pushteti paralel i serbėve, vazhdon tė mbetet nė fuqi.
- Nė Maqedoni, shqiptarėt ballafaqohen me nacionalizmin e VMRO-ve, tė tipit tė shekullit XIX. Shėrbime sekrete tė caktuara apo mė saktė qendra tė caktuara demonike dhe satanike, publikuan do tė ashtuquajtura dosje. Partitė politike shqiptare nė Maqedoni, ndaj njėra-tjetrės pėrdorin gjuhėn e intolerancės dhe tė urrejtjes.
Kudo ku ka shqiptarė vlon!
E gjithė kjo ndodh, pėrkundėr pranisė sė aleatėve dhe tė miqve tanė perėndimorė, d.m.th. nė prani tė pėrfaqėsuesve tė qendrave politike ndėrkombėtare tė vendosjes Uashingtonit dhe Brukselit.
Pėrse miqtė tanė perėndimorė nuk ndėrhyjnė pėr ti parandaluar nė kohė disa procese negative tė skenės politike shqiptare nė Ballkan?!
Nuk ndėrhyjnė pėr njė arsye themelore: Presin qė shqiptarėt tė piqen, d.m.th. tė ndėrgjegjėsohen kombėtarisht, tė manifestojnė kapacitet politik.
SHQIPTARĖT DHE FEJA - Nė kohėn e regjimit komunist, pėr shkak tė politikės izolacioniste, ndikimi i Turqisė, i vendeve arabe, i Teheranit, i Greqisė dhe i Vatikanit mbi baza fetare nė Shqipėri dhe ndėr shqiptarėt nė Ballkan, ishte i pamundur.
Prej vitit 1991, pra nė kohėn e pluralizmit, Shqipėria i hapi kufijtė e saj. Rrjedhimisht, vendet e sipėrthėna shfaqėn interesimin e tyre pėr ta rikthyer dhe pėr ta shtrirė ndikimin e tyre historik mbi shqiptarėt.
A kanė shqiptarėt krizė identiteti?! A e dinė shqiptarėt se cilit qytetėrim i takojnė?! A janė tė vetėdijshėm shqiptarėt se me ēfarė sistemi vlerash funksionojnė?! A e dinė shqiptarėt se kush janė miq dhe aleatė tė tyre?! A kanė shqiptarėt partnerė, aleatė dhe miq tė natyrshėm?! A janė tė vetėdijshėm shqiptarėt se SHBA-ja ishte faktori vendimtar i ēlirimit tė Kosovės dhe i pranimit tė Shqipėrisė nė NATO? A janė shqiptarėt mirėnjohės ndaj miqve tė vet, pėr ndihmėn qė ua kanė dhėnė ata?! A kanė shqiptarėt njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e tyre?! Kush mund ta zgjidhė ēėshtjen shqiptare nė Ballkan:
- Turqia, bota arabe, Teherani d.m.th. bota islamike;
- Greqia, Serbia dhe Rusia d.m.th. bota sllave, ortodokse dhe bizantine;
- Roma dhe Vatikani d.m.th. bota latine dhe katolike; apo
- SHBA-ja, NATO-ja dhe BE-ja?!
Shqiptarėt, i takojnė njė qytetėrimi, apo u takojnė tre qytetėrimeve?!
- qytetėrimit turk arab, persian islamik;
- qytetėrimit grek, bizantin dhe ortodoks;
- qytetėrimit latin, katolik dhe perėndimor?!
Po qe se shqiptarėt i takojnė njė qytetėrimi, pėr shembull atij perėndimor, atėbotė ėshtė e vetėkuptueshme tė kenė partnerė, miq dhe aleatė perėndimorė.
Por, po qe se shqiptarėt u takojnė tre qytetėrimeve, atėherė shtrohet pyetja: Kush janė partnerė, aleatė dhe miq tė shqiptarėve?! A do ti kishte pranuar Perėndimi shqiptarėt pėr partnerė, pėr aleatė dhe pėr miq, po qe se kėta (shqiptarėt), pėrpos qytetėrimit perėndimor, u takojnė edhe dy qytetėrimeve tė tjera:
- qytetėrimit oriental turk, arab, persian islamik;
- si dhe qytetėrimit grek, bizantin dhe ortodoks?!
Duke forcuar aleancėn, miqėsinė dhe partneritetin me SHBA-nė, shqiptarėt nė Ballkan do ta pėrballojnė mė lehtė:
- ndikimin nė rritje tė Turqisė, tė vendeve arabe dhe tė Teheranit;
- ndikimin nė rritje tė Greqisė si dhe ndikimin e mundshėm tė Rusisė;
- ndikimin real tė Romės.
Shqiptarėt duhet tė bėjnė dallimin ndėrmjet fesė, nė njė anė dhe popujve qė i takojnė asaj feje. Me fjalė tė tjera, feja islame, nuk mund tė identifikohet vetėm me turqit, me arabėt dhe me persianėt. Kėsaj feje i pėrkasin edhe shumė popuj tė tjerė tė rruzullit. Me fenė ortodokse, nuk mund tė identifikohen vetėm grekėt. Edhe kėsaj feje i takojnė shumė popuj tė tjerė jogrekė.
Pra, shqiptarėt duhet ta predikojnė fenė sė cilės i pėrkasin, pavarėsisht nga Turqia, nga bota arabe, nga Teherani, nga Greqia apo edhe nga Vatikani.
Ka edhe shqiptarė tė tillė tė cilėt nė publik deklarohen si shqiptarė madje edhe si shqiptaro-mėdhenj, ndėrkaq nė shtėpi funksionojnė me vlera joshqiptare, d.m.th. turke, arabe, persiane; greke apo bizantine; latine. Kėta shqiptarė, nėpėr shtėpitė e veta kanė shumė pak simbole tė shqiptarizmit. Me vlera joshqiptare funksionojnė madje edhe ata shqiptarė tė cilėt nuk dinė as edhe njė fjalė tė vetme nė gjuhėn turke, arabe, persiane, greke apo latine.
Kuptohet, nuk mund tė flitet pėr njė krizė identiteti ndėr shqiptarė.
Ska dyshim se, pėr arsye tė sė kaluarės, midis shqiptarėve, nė njė anė dhe Turqisė, nė anėn tjetėr, ka pasur dhe ka lidhje tė caktuara.
Lidhje tė caktuara, ka pasur dhe ka edhe midis shqiptarėve, nė njė anė, dhe grekėve, nė anėn tjetėr, si dy popuj fqinj - pėrkundėr tragjedive qė kanė pėsuar shqiptarėt gjatė historisė, si prej Turqisė perandorake, ashtu edhe prej pushtuesve grekė.
Lidhje shpirtėrore, shqiptarėt kanė pasur dhe vazhdojnė tė kenė edhe me botėn latine.
Marrėdhėniet e ngushta tė shqiptarėve me SHBA-nė nuk duhet ti shqetėsojnė shtetet e sipėrthėna. Kėshtu sepse, disa prej tyre si Turqia, ca vende arabe, Greqia, Italia dhe Vatikani kanė lidhje tė ngushta, nė mos dhe partnerike me SHBA-nė.
Natyrisht, bashkėpunimi, sidomos nė lėmin e ekonomisė, tė tregtisė, tė kulturės etj. me Turqinė, me vendet arabe dhe islamike, me Greqinė fqinje etj. ėshtė diēka normale, nė mos dhe e domosdoshme.
Popujt e tjerė, rėndom kanė njė kishė apo njė kler kombėtar. Populli polak pėr shembull, ka njė kler, pėrkatėsisht njė kishė kombėtare. Kisha polake luajti rol tė rėndėsishėm pėr ti mbrojtur vlerat shpirtėrore tė popullit tė vet gjatė regjimin komunist tė mbikėqyrur nga Moska.
Shqiptarėt ndėrkaq, duke qenė popull me tre religjione, nuk kanė njė kler, por tre sish: klerin islamik, klerin ortodoks dhe klerin katolik. Njė popull jo aq i madh, me tre religjione! Rast i rrallė nė histori.
Ēdo tė kishte ndodhur me kombin shqiptar, sikur:
- kleri islamik tė vepronte nėn ndikimin e Turqisė, tė botės arabe apo tė Teheranit;
- kleri ortodoks tė vepronte nėn ndikimin e Kishės Ortodokse Greke;
- kleri katolik tė vepronte nėn ndikimin e Vatikanit?
A do tė kishim Shqipėri dhe komb shqiptar?
Kleri islamik, kleri ortodoks dhe kleri katolik nė Shqipėri dhe kudo nė trojet shqiptare duhet tė jenė nė funksion tė kultivimit dhe tė mbrojtjes sė vlerave shpirtėrore tė kombit shqiptar.
Natyrisht duhet dalluar institucionin e fesė, nga predikimi i lirė dhe joinstitucional i besimit fetar.
Shqiptari mund tė jetė mysliman i devotshėm, edhe pa qenė turk, arab dhe persian.
Shqiptari mund tė jetė ortodoks i devotshėm, edhe pa qenė progrek dhe rusofil.
Shqiptari mund tė jetė katolik i mirė, edhe pa u bėrė mė katolik se Papa.
Ndokush mund tė thotė: Sikur shqiptarėt tė ishin njė popull 20 milionėsh dhe nėn premisėn qė pėrqindja e pėrkatėsisė fetare tė kishte qenė pak a shumė e barabartė, me atė rast, konflikti brendashqiptar mbi baza fetare, mbase do tė kishte qenė i mundshėm.
Shqiptarėt, duke e drejtuar njėrin sy nga Turqia, nga bota arabe, nga Persia dhe nga Greqia, nuk do ta kenė mbėshtetjen e plotė tė qendrave politike ndėrkombėtare tė vendosjes - Uashingtonit dhe Brukselit.
Rruga e shqiptarėve drejt lirisė nuk kalon nėpėr Beograd, Moskė dhe Pekin.
Ēėshtja shqiptare nė Ballkan nuk zgjidhet me marksizėm-leninizėm.
Nė ēastin historik tė pikėrishėm, shqiptarėt duhet tė pėrcaktohen drejt.
Shqiptarėt nė Ballkan synojnė: tė forcojnė miqėsinė me SHBA-nė dhe tė jenė pjesė e pandarė e familjes perėndimore. Rrjedhimisht, familja e madhe e vendeve demokratike, ka pėr detyrė ti mbrojė shqiptarėt nga ndikimet botės joperėndimore.
SHQIPTARĖT DHE SHBA-ja - Shqiptarėt shpesh e pėrdorin shprehjen: miqtė tanė perėndimorė. Me kėtė shprehje nėnkuptohen kryesisht amerikanėt. Por, nuk mjafton vetėm ne ti quajmė amerikanėt miq. Tė shohim se ēmendojnė ata pėr ne, apo pėr miqėsinė me ne. Miqėsinė me njė fuqi tė madhe, duhet ta meritosh. Pėr miqėsi me njė superfuqi duhet tė jesh i denjė.
Shqiptarėt i kanė borxh SHBA-sė, pėr arsye se:
- Amerika luajti rol vendimtar pėr ta ēliruar Kosovėn nga kolonializmi serb;
- Amerika e mbėshteti shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės;
- Uashingtoni ndihmoi qė Shqipėria tė bėhet anėtare e NATO-s.
SHBA-ja kurrė nuk e mbėshtet njė qeveri, cilado qoftė ajo dhe e cilėsdo proviniencė, djathtiste apo majtiste qė:
- e abuzon procesin zgjedhor;
- nuk e lufton korrupsionin e niveleve tė larta tė pushtetit;
- nuk vepron pėr tė ndėrtuar shtet ligjor dhe shoqėri civile;
- e ngulfat lirinė e fjalės;
- i vė nėn kontroll mediumet e pavarura dhe
- nuk i respekton parimet themelore tė demokracisė.
Segmente tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare, me veprime tė caktuara, ndikojnė nė ftohjen e marrėdhėnieve tė mira tė kombit shqiptar me popullin hebre. Dihet mirė se ēfarė ndikimi ka lobi hebraik nė politikėn amerikane. Ftohja e marrėdhėnieve shqiptaro-hebraike mund tė reflektohet edhe nė politikėn amerikane ndaj shqiptarėve. Pėrkundėr faktit se SHBA-ja te shqiptarėt ka interes strategjik.
Ska kurrfarė dyshimi se shqiptarėt, kudo qė janė, midis botės arabe dhe Izraelit, gjithmonė kanė mbėshtetur njė zgjidhje tė drejtė dhe paqėsore, pėrfshi edhe zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes palestineze.
INTELIGJENCIA SHQIPTARE DHE MENDIMI KRITIK - Ideologėt kombėtarė bashkėkohorė, inteligjencia shqiptare si dhe analistėt politikė nuk parapėlqejnė ti trajtojnė temat qė kanė tė bėjnė me dimensionin fetar tė shoqėrisė shqiptare. Nė njė farė mėnyre, njė teme e tillė konsiderohet e paprekshme. Mirėpo, duke i parė tendencat e qendrave tė ndryshme pėr tė shtrirė ndikimet e veta te shqiptarėt, njė temė e tillė njė ditė, mund tė jetė imperativ.
Inteligjencia shqiptare dhe analistėt politikė, mostrajtimin e temave tė caktuara, e kompensojnė me shkrime tė tjera - tė ngarkuara me frymė patriotike. Kjo, sėshtė veēse demagogji.
Popujt, me shkallė tė ulėt tė zhvillimit tė pėrgjithshėm, kanė nevojė pėr mendimet kritike konstruktive tė bijve tė vet tė shkolluar.
Anashkalimi i temave tė caktuara - pėr interesa meskine - ėshtė oportunizėm, konformizėm dhe provincializėm.
Oportunizmi, konformizmi dhe provincializmi i inteligjencies shqiptare shpiejnė nė trazira - si kėto tė 21 janarit.
Trazirat nė Shqipėri nuk janė ēėshtje prokurorėsh apo gjykatėsish.
Pyetje themelore ėshtė: Pėrse ndodhin trazira nė Shqipėri?!
Intelektualėt e popujve tė vegjėl, tė cilėt me atdhetarizmin e vet, shndėrrohen edhe nė etėr tė kombit, bėjnė gara nė oborr tė vet, e mundin njėri-tjetrin dhe vetveten. Hiqen patriotė para bashkėkombėsve tė vet.
Patriotizėm i mirėfilltė i njė intelektuali ėshtė qė vlerat shpirtėrore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale tė popullit tė vet - nė dritėn mė tė mirė - tia prezantojė botės. Dhe jo lagjes, katundit apo provincės sė vet.
Njė popull ėshtė i madh, i fortė dhe i konsoliduar, kur bijtė e tij i kritikojnė botėrisht dukuritė negative tė shoqėrisė.
Ta himnizosh popullin tėnd, nė shekullin XXI, nuk ke bėrė asgjė. Ti mund ta himnizosh popullin tėnd me dekada nėpėr shkrime, por njė protestė si ajo e 21 janarit, ta rrėnon imazhin nė pėrmasa planetare.
SHQIPĖRIA ETNIKE APO NATYRORE - Shqiptarėt aspirojnė Shqipėrinė etnike apo natyrore. A mund tė realizohet kjo ide, historikisht e drejtė?! Nė ēmėnyrė mund tė realizohet kjo ide? Shqiptarėt, a mund ta realizojnė vetė - njė ide tė tillė, apo pėr kėtė duhet pasur miq?! Ēmendojnė miqtė tanė amerikanė pėr njė ide tė tillė?!
Shqiptarėt, qė janė nė konflikt kaq tė ashpėr ndėr vete, a mund ta realizojnė njė ide kaq tė madhe bashkimin kombėtar?!
Pėr ta realizuar idenė e Shqipėrisė etnike apo natyrore, shqiptarėt duhet ti mundin fqinjėt grabitqarė ballkanikė, tė cilėt i mbajnė tė pushtuara trojet etnike historike shqiptare: Serbinė, Greqinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi. Me fjalė tė tjera, duhet ta mundin boshtin dhe rrethimin sllavo-ortodoks tė gadishullit.
Por, para se shqiptarėt ta mundin rrethimin e vet sllavo-ortodoks, duhet mė parė ta mundin vetveten. Duhet ta dinė se ējanė? Ēka synojnė dhe ku synojnė?
Shqipėria etnike apo natyrore nuk bėhet me fjalė. .
Popujt e vegjėl ushqehen me idealizėm. Jetojnė me mite dhe legjenda. Jetojnė me tė kaluarėn. E idealizojnė veten dhe tė kaluarėn e vet. Janė tė paaftė tė ballafaqohen me realitetin dhe me vrazhdėsinė e tij. Idealizmi u shėrben popujve tė Ballkanit pėr tė mbuluar paaftėsinė vetanake qė tė ballafaqohen me egėrsinė e realitetit. Shembull tipik janė serbėt, tė vetėshpallur si popull hyjnor.
Popujt e vegjėl nuk kanė kapacitet tė duhur pėr tė ndėrtuar kritikė politike, kritikė shoqėrore dhe mendim kritik.
Kjo qė u tha mė sipėr, ndėrmjet tjerash ėshtė edhe pasojė e rrethanave historike dhe tė pėrtashme qė e karakterizojnė rajonin, nė tė cilin prore ėshtė zhvilluar bellum omnium in omnes.
Sllovenėt pėr shembull, janė popull shumė mė i vogėl se shqiptarėt. Megjithėkėtė, ata manifestojnė aftėsi shtet-ndėrtuese tė jashtėzakonshme, saqė edhe perėndimorėt ua kanė lakmi. Por, pėr dallim nga shqiptarėt tė cilėt figurojnė nė gadishullin grindavec, sllovenėt figurojnė pranė Evropės Qendrore.
Popujt e vegjėl, edhe proceset demokratike me vėshtirėsi i zhvillojnė. Popujt e vegjėl, me vėshtirėsi e ndėrtojnė shtetin ligjor dhe shoqėrinė civile. Kuptohet, ska demokraci pa bazė ekonomike. Zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i proceseve demokratike shkojnė paralel.
Popujt e vegjėl, i parapėlqejnė fjalėt, mė shumė se veprat. Por, sduhet harruar se me fjalė bėhen pėrrallat dhe jo punėt e mėdha
Karakteristikė e popujve tė Ballkanit ėshtė atdhetarizmi verbal dhe manipulimi - pėr qėllime vetjake - me vlerat kombėtare.
Popujt e vegjėl lehtė mėsohen tė bashkėjetojnė me tė keqen.
Pėr shembull, njė popull me shkallė tė lartė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe me sistem tė pėrsosur tė vlerave etike, destabilizimin e shtetit dhe tė institucioneve tė tij, e pėrjeton tragjikisht
Tė sillesh sikur mė 21 janar nė Shqipėri nuk ndodhi diēka e tmerrshme dhe tė thuash se ndodhi diēka qė ndodh nė shumė vende tė botės, kjo do tė thotė:
- se ai popull nuk posedon vlera etike tė mirėfillta;
- se ai popull nuk ka ndjenja atdhetare tė njėmendta;
- se ai popull ėshtė mėsuar tė bashkėjetojė me tė keqen;
- se atij populli nuk i bėhet vonė nėse trazirat rikthehen dhe pėrsėriten;
- se atij populli nuk i bėhet vonė se ēdo tė mendojė bota pėr tė.
Me fjalėn popull duhet nėnkuptuar nė radhė tė parė elitėn politike, elitėn intelektuale, elitėn shoqėrore, elitėn kulturore dhe elitėn ekonomike tė njė vendi.
TRAZIRAT E 21 JANARIT - Trazirat nė Shqipėri, nė asnjė mėnyrė nuk kanė bazė fetare apo rajonale veri-jug, siē mund tė pretendojnė ti kualifikojnė armiqtė historikė tė shqiptarėve: Beogradi-Moska-Athina.
Ndėr shqiptarė, vėrtet ka ekzistuar njė harmoni ndėrfetare. Teoria mbi harmoninė ndėrfetare tė shqiptarėve, nuk ėshtė njė mit i sajuar, por ėshtė njė realitet objektiv, i dėshmuar gjatė historisė.
Tre personalitetet kolosale tė kombit Konica (mė 20 qershor 1912 magjistroi nė Harvard) - ishte nga prindėr myslimanė. Noli, edhe ky studiues nė Harvard, ishte ortodoks. Ndėrkaq, Homeri shqiptar dhe zėri i kombit Fishta - ishte katolik.
Qė tė tre ndėr vete, ishin nė raporte miqėsore dhe tėrė jetėn punuan pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Ndonėse, kishte ēaste kur midis Nolit dhe Konicės, pėr ēėshtje parimore rreth fatit tė kombit, kishte edhe dallime nė pikėpamje.
Shumė trazira nė histori, kanė karakter politik, ideologjik dhe ekonomiko-social. Nė vendet demokratike, protestat joviolente por edhe violente - konsiderohen veprime tė justifikueshme, por derisa me to nuk cenohen institucionet vitale tė shtetit.
Nė vendet arabe si nė Tunizi, nė Egjipt, nė Jemen, nė Jordani, nė Liban etj. protestat violente, pra tė dhunshme janė tė natyrshme dhe tė domosdoshme, pėr arsye se mbi kėta popuj sundojnė me dekada dhe shekuj diktatorė, tiranė, despotė, gjakpirės dhe vrasės, duke i mbajtur popujt e vet nėn obskurantizėm mesjetar. Protestat e vendeve tė sipėrthėna nuk janė demonstrata tė thjeshta. Ato nė fakt janė kryengritje popullore kundėr regjimeve jodemokratike, diktatoriale, tiranike dhe monarkiste.
Nė Shqipėri shpesh ka pasur trazira sociale. Nė vitet 20 tė qindvjeēarit tė kaluar, trazirat nė Shqipėri, me bazė tė thellė ekonomiko-sociale, midis ithtarėve tė Nolit dhe forcave tė A. Zogut, arrijnė kulmin nė qershor tė vitit 1924. Kjo nė histori njihet si Revolucion i Qershorit apo si Revolucion Demokratik. Trazira pati edhe nė vitin 1997, me ērast u rrėnuan institucionet e shtetit.
Nuk ėshtė mirė pėr njė popull tė mėsohet me trazira pėrmasash tė tilla qė rrėnojnė themelet e shtetit. Nė vitin 1997, nėn trysninė e protestave, Sali Berisha e dorėzoi pushtetin. Nuk mund tė pritet qė kėtė ta bėj edhe njė herė.
Gjendja ekonomiko-sociale nė Shqipėrinė e sotme, nuk ėshtė si ajo e viteve 20 tė qindvjeēarit tė kaluar, e as si ajo e vitit 1997. As aparati shtetėror nuk ėshtė si ai i viteve tė sipėrthėna.
Askush nuk mund tė thotė se nė Shqipėri ska probleme ekonomike dhe sociale. Shqiptarėt, kudo qė janė, e kanė tepruar me glamurozitetin dhe luksin. Me ēdo kusht duan tė duken si amerikanėt dhe tua kalojnė italianėve. Tė dukesh si amerikan, pranė njė tė papuni dhe tė pangopuri ėshtė tragjikomike.
Mirėpo, asnjė arsye, me pėrjashtim tė krizave politike, ideologjike dhe ekonomiko-sociale me pėrmasa dramatike - nuk mund ta arsyetojė rrėnimin e institucioneve tė shtetit.
Nė vendet demokratike, ēdo popull apo ēdo segment i shoqėrisė - me anė tė protestave tė qeta - ka tė drejtė ta manifestojė pakėnaqėsinė e vet.
Ndėrkaq, nė vendet diktatoriale siē janė disa nga vendet arabe, dhe jo vetėm ato, lejohen tė gjitha llojet e protestave, deri nė shembjen e diktatorėve gjakpirės qė sundojnė mbi popujt e vet me dekada.
Protestat nė Shqipėri mbase mund tė kenė edhe prapavijė ekonomike dhe sociale, por jo nė ato pėrmasa sa tė rrėnohen edhe themelet e shtetit.
Trazirat nė njė vend tė vogėl dhe tė pazhvilluar, siē ėshtė Shqipėria, lehtė mund ti rrėnojnė institucionet e shtetit.
Trazirat nė njė Shqipėri, tė banuar nga njė popull me tre religjione, qėllimisht mund tė keqinterpretohen prej armiqve tė shqiptarėve. Trazirat nė shoqėrinė shqiptare mund tė kenė bazė politike, ideologjike dhe sociale. Armiqtė e shqiptarėve ndėrkaq, mund tu japin trazirave dimension fetar dhe rajonal - veri-jug.
Pikėrisht pėr kėtė arsye, klasa politike shqiptare, politikės kombėtare duhet ti qaset, jo me emocione dhe eufori, por me racionalizėm.
Po qe se lejohet marrja me dhunė e institucioneve, atėherė krijohet njė precedent. E kjo do tė thotė qė njė ditė tu vėrsulet institucioneve edhe partia politike qė sot ėshtė nė pushtet.
Pėrpos kėsaj, nuk duhet harruar se prej vitit 1991 e deri mė sot, Shqipėria nuk ėshtė qeverisur prej njė partie politike - vetėm prej PD-sė, apo vetėm prej PS-sė - por alternativisht ėshtė qeverisur nga tė dyja partitė kryesore.
Sė kėndejmi, pėr gjendjen ekonomiko-shoqėrore nė Shqipėri, pėrgjegjėsi nuk mban vetėm njė forcė politike, por tėrė klasa politike e vendit.
Edhe po tė mbahen zgjedhje tė parakohshme nė Shqipėri dhe kudo ndėr shqiptarė, apriori mund tė supozohet se pala humbėse do ti kontestonte ato, duke e fajsuar palėn fituese pėr abuzim votash.
Ndonėse nė zgjedhjet parlamentare dhe nė ato vendore, kudo nė trojet shqiptare, nė cilėsi tė vėzhguesit dhe tė mbikėqyrėsit, marrin pjesė mijėra pėrfaqėsues tė vendeve perėndimore, pėrsėri epilogu ėshtė dėshtues dhe dėshpėrues ato vlerėsohen nėn standardet evropiane. Pėrse vallė gjithė ato shpenzime?!
Shqiptarėt, me atė qė ndodhi mė 21 janar 2011 nuk duhet tė sillen sikur ska ndodhur gjė. Ende pa u bėrė homazh tre viktimave tė protestave tė dhunshme tė 21 janarit, disa studio televizive shqiptare nė Ballkan, transmetonin porno-muzikė. Kėshtu nderuakan viktimat?!
Xhelal Zejneli
http://shkupipress.typepad.com/blog/...C3%ABkryq.html
Krijoni Kontakt