Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Prizreni - Jeruzalemi i Turqisë, Serbisë apo i Shqipërisë ?

    Pas shkrimeve të cmendura të Kishës Serbe, ministrave Serb etj, që e cilësonin vendin ku u bë Lidhja e Prizrenit si "Jeruzalemi i Serbisë" pasi atje sipas Serbëve është kurorëzuar Dushani, dhe me këtë pretendonin gjithë Kosovën, vjen deklarata bombë, e cila nuk i është dhënë vëmëndja e duhur nga Ministri Terrorist Islamik i Republikës Sekulare(ish?) Turke dhe e cilëson Prizrenin si "Jeruzalemin e Turqisë".

    Artikulli vijon më poshtë. Vëndi ku është kryer Lidhja e Prizrenit, njëkohësisht na qënka edhe Jeruzalem Serb, edhe Turk. Përvec konotacioneve që ka përdorimi i fjalës Jeruzalem, kjo tregon karakterin e miqësisë Turke. Kjo deklaratë vjen në të njëjtën kohë, kur Amerika, e vetme po mbron në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, legjitimitetin e pavarsisë së Kosovës, reciprocitetin e vendosur nga qeveria e Kosovës duke hedhur poshtë njëkohësisht, edhe pse në pozita shumë delikate ekonomike dhe gjeopolitike, pretendimet e nënës Rusi. Tani përsa i përket përdorimit të shprehjes, kjo tregon që si Turku, si Serbi nuk kanë për ta lënë kurrën e kurrës Shqiptarin rehat gjersa ta marrin këtë Jeruzalem. Kjo është një cmendi e kaluar cmendi. Kjo është toka e shenjtë e Serbit dhe e Turkut, por jo e Shqiptarit.

    -------------------------

    Kosovë, vazhdon debati për historinë

    Ministri kosovar i Arsimit nuk bën të ditur emrat e komisionit për rishikimin e librave të historisë. Ministri Ramë Buja mosbërjen publike të emrave të komisionit ‘fantazmë” e arsyeton duke thënë se publikimi i emrave do të trazonte punën e tyre shkencore.

    “Do ta mësoni kur ata të bëjnë raportin e plotësuar, të realizuar, atëherë do të mësoni se kush ishin ata që bënë këtë punë. E kam në qëllimin më fisnik të mundshëm që të mos trazohen ata njerëz që kanë punë për të bërë”, tha ministri, Ramë Buja.

    Në anën tjetër autorët e librave të historisë, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj ndihen të fyer nga zhvillimet e fundit. Madje ata deklarojnë që nuk kanë asnjë informatë nëse Ministria ka formuar apo jo komision për këtë çështje.

    “Nuk e di se cilat janë planet e Ministrisë së Arsimit. Ajo deri më tani nuk ka patur asnjë plan, asnjë kontakt që duhet ta merrte. Unë kam kontaktuar me historianët e tjerë në Kosovë dhe asnjëri prej tyre nuk ka pohuar se është anëtar i grupit që ka deklaruar ministri Buja. Unë nuk e di kush është dhe kush mund të jetë”, thotë historiani, Fehmi Rexhepi.

    “Mendoj që i pari institucion që do të duhej t’i drejtohej edhe ministria edhe ministri Ramë Buja, duhet të ishte Insituti i Historisë si partner i thirrur. Unë nuk kam asnjë emër që mund të futen në komisionin e Ministrisë së Arsimit, por mendoj që Instituti i Historisë nuk mund të anashkalohet”, deklaron historiani tjetër, Frashër Demaj.

    Një deklaratë tjetër që ka nxitur debat është edhe ajo e kryediplomatit turk gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit, qytet të cilin e quajti “Jeruzalemin e turqve dhe Turqisë”. Deklaratat e tij nga historianët vlerësohen politike. Historianët rikujtojnë që një krahasim të tillë vazhdimisht e bëjnë edhe zyrtarët serb.

    “Kjo është një megalomani e Ministrit të Jashtëm turk dhe një përzierje, konkretisht një mungesë e strategjisë së tij përsa i përket Prizrenit. Derisa serbët e quajnë Prizrenin “Jeruzalemin e tyre”, qytet të Dushanit, vetëm se cari Dushan është kurorëzuar në Prizren, turqit tani e quajnë Jeruzalem të tyre, Mekë të tyre. Shtrohet pyetja: Ku janë shqiptarët? Ku është popullsia shqiptare që ka jetuar në Prizren 2 mijë vjet para Krishtit e deri në ditët e sotme. Qyteti i Prizrenit është qytet i popullsisë që jeton në Prizren, ku shumica dërrmuese, mbi 90 përqind janë shqiptarë”, komenton deklaratën e Davutoglu, historiani, Fehmi Rexhepi.

    Ky debat ka nisur fillimisht nga ambasada turke në Prishtinë, më pas u bë publike gjatë një vizite të Ministrit të Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer por debati u ashpërsua edhe më shumë pas vizitës së kryediplomatit turk Ahmet Davetoglu, i cili i krahasoi librat shkollor të historisë ku flitet për Perandorinë Osmane me kohën e Josip Broz Titos dhe diktatorit Enver Hoxha.

    Video ka dhe më teper që nuk përmban artikulli:
    http://top-channel.tv/artikull.php?id=217911




    VS

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 01-09-2011 më 21:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Thaçi e Feith sulmojnë Prizrenin
    02-09-2011 00:37 CET

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të përballen me presion politik nga Qeveria dhe ICO për miratimin e projektligjit për Prizrenin...

    Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë vazhduar të bëjnë presion, secili në mënyrën e vet, mbi ligjvënësit kosovarë që të miratojnë Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Madje Thaçi pa humbur kohë e ka riproceduar të enjten në mbledhjen e rregullt të Qeverisë këtë projektligj, si dhe ka kërkuar nga deputetët që ta respektojnë Pakon e Ahtisaarit, pjesë e cilës është edhe miratimi i këtij ligji.

    Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, i sponsoruar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, është shqyrtuar javën e kaluar në Kuvend, por nuk u miratua nga deputetët. Për këtë projektligj votuan 44 deputetë, ndërsa kundër ishin dy më shumë (46).

    Ligji nuk kaloi pavarësisht faktit se kryeministri Hashim Thaçi, sipas burimeve të “Zërit”, para se të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës, gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së, i ka porositur deputetët që ta votojnë atë, pavarësisht kundërshtimeve personale.

    Ky projektligj, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, rregullon mbrojtjen e vlerës historike dhe kulturore të Prizrenit, në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Prizreni eshte i Turqis per momentin , ata e quajne edhe "STAMBOLLI I VOGEL PRIZRENIN
    Jo qe shteti Turk ka mare hov ne Kosove per te turqizuar shqiptaret se ajo nuk me befason mua , por kjo me vullnetin e nje pjese goxho te madhe qe jeton ne Prizren .
    Kshtu u prit ministri Turk para 2-3 ditesh , dhe gjdo here e me pare ka qen njejte kur vijne e na vizitojne turqit :


    Ky eshte Prizreni para 50-60 vitesh qe sot na shkoi per lesh , pa asnje Turk ne te :



    Sot u ben Turq , e disa ketu mi quajne "Vellezer" bile edhe gjuhen Turke duan ta bejne zyrtare !
    Ptuh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 01-09-2011 më 21:41

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un nuk di Gent. Ka një zgjedhje vetëm. Ose Tadic + Davuta, ose ai plaku me qeleshe, babai ynë, kultura jonë, lashtësia e popullit tonë. Kjo që po ndodh këtu, ky pushtim i paimagjinueshëm, kjo deklaratë lufte e Turqisë që shprehimisht thotë është "Jeruzalemi i TURQVE dhe Turqisë" është dicka shumë e rëndë. Duhet që shoqeria të mari masa të menjëhershme. Të thirret në interpelancë Hashim Thaci dhe ose të sillet si burrë shteti(që për mendimin tim nuk ka qenë kurrë dhe po e vërteton), ose të shporret një herë e mirë nga vendi që ka.

    Kjo ka implikime katastrofale dhe për Shqipërinë me trysninë Greke. Cfarë do na dëgjojnë veshët në të ardhmen ? Që Korca apo Himara janë Jeruzalemi Grek ? Kjo është marrëzi, deklaratë lufte hyjnore e të gjitha fuqive Ballkanike pa përjashtim kundra Shqiptarit, dhe po ndodh, nën sytë tanë në prag të 100 vjetorit të PAVARSISE së Shqipërisë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Hashim Thaci me te vertete nje Gjarper Gigant dhe Helmues - Por ky Gjarper Gigant dhe Helmues eshte ne te keqen e Kombit Shqiptar. Ky Gjarper Gradualisht eshte duke hupur gjdo gje qe ka te beje me Kombin Shqiptar ne Kosove. Duke Hequr Flamurin Kombetar Shqiptar me ate Kosovar ( Boshnjezim i Kosoves ). Duke krijuar Komb Kosovar dhe zhdukur ate Shqiptar. Duke ndruar Historine e Kombit Shqiptar, dhe tani duke sulmuar Qytetin e Lashte te Ilireve - Prizrenin.

    Ore Popull Shume i Vuajtur Shqiptar i Kosoves. Gjer kur do duroni keto tradheti te Thacit me CO - Kriminelet Vendore e Nderkombetar.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Se shpejti shqiptaret e kosoves meqenese jane myslimane do te ngjajne keshtu :





    Turku po sfidon ne shtepine tone dhe po shikon se nuk ka asnje rezistence edhe per ekstreme .

    Ku eshte Aleanca Kuq e Zi , po Vetevendosja a mendon te shprehet apo cila dreq partie a ideologjie ka ne program krenarine dhe nderin e shqiptareve ?




    Çajupi


    Shqipëtar


    Shqiperin' e mori turku,
    i vu zjarr!

    Shqipetar, mos rri, po duku,
    shqipetar!

    Mjaft punove per te tjere,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lere
    dhe tek heq.

    Te ka bere perendia
    luftetar,
    si s'te lodhi roberia,
    shqipetar!

    Erdhi dita te ngresh koke,
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te leftosh!

    Mos beni si keni bere
    gjer me dje,
    por te leftoni te tere
    per Atdhe.

    Peseqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhure me kemn' e duar
    me zinxhir!...

    Myslyman' e te krishtere
    jemi keq!
    Te ngrihemi qe te tere,
    djem e pleq!

    Te ngrihemi te deftojme
    trimeri;
    ja te vdesim ja te rrojme
    per liri!

    O moj Shqiperiz' e dashur,
    memedhe,
    Te shoh me buze te plasur,
    si me sheh.

    U shkretove anembane,
    Shqiperi,
    se shqiptaret s'kane
    dashuri.

    Gjithe djemte qe ke qare
    dhe mban zi,
    per Morene jane vrare,
    per Turqi!

    Zhvish rrobat e roberise,
    memedhe,
    vish armet e trimerise
    se ke ne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 01-09-2011 më 22:02
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Qyshtu ta trusin hallku kadal kadal e derii n'rrajt.

    Disa e kan kuptue menihere qellimin e serialeve turke ne RTK, TV21, KTV etj. ndersa disa te tjere ende jo. Duhet me jua fute edhe pak ma thelle, edhe prap ndoshta s'jua len hiq, se po get jua kish marue venit shkavi para turkit.
    Religion Is Curable

  8. #8
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Ka një zgjedhje vetëm. Ose Tadic + Davuta, ose ai plaku me qeleshe, babai ynë, kultura jonë, lashtësia e popullit tonë. Kjo që po ndodh këtu, ky pushtim i paimagjinueshëm, kjo deklaratë lufte e Turqisë që shprehimisht thotë është "Jeruzalemi i TURQVE dhe Turqisë" është dicka shumë e rëndë. Duhet që shoqeria të mari masa të menjëhershme.
    Hyllien ,ja cben imperializmi kulturor Turk qe eshte duke i rrezikuarr deri ne palce identitetin Shqiptar ne rradhe te pare IRJM dhe ne Kosove.Ja,disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te FYROM 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.

    Keto te dhena tregojne qarte asimilimin e Shqiptareve ne trojet e tyre etnike.Duhet thene NDAL ketyre penetrimeve mongole.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    No Comment
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Pas shkrimeve të cmendura të Kishës Serbe, ministrave Serb etj, që e cilësonin vendin ku u bë Lidhja e Prizrenit si "Jeruzalemi i Serbisë" pasi atje sipas Serbëve është kurorëzuar Dushani, dhe me këtë pretendonin gjithë Kosovën, vjen deklarata bombë, e cila nuk i është dhënë vëmëndja e duhur nga Ministri Terrorist Islamik i Republikës Sekulare(ish?) Turke dhe e cilëson Prizrenin si "Jeruzalemin e Turqisë".

    Artikulli vijon më poshtë. Vëndi ku është kryer Lidhja e Prizrenit, njëkohësisht na qënka edhe Jeruzalem Serb, edhe Turk. Përvec konotacioneve që ka përdorimi i fjalës Jeruzalem, kjo tregon karakterin e miqësisë Turke. Kjo deklaratë vjen në të njëjtën kohë, kur Amerika, e vetme po mbron në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, legjitimitetin e pavarsisë së Kosovës, reciprocitetin e vendosur nga qeveria e Kosovës duke hedhur poshtë njëkohësisht, edhe pse në pozita shumë delikate ekonomike dhe gjeopolitike, pretendimet e nënës Rusi. Tani përsa i përket përdorimit të shprehjes, kjo tregon që si Turku, si Serbi nuk kanë për ta lënë kurrën e kurrës Shqiptarin rehat gjersa ta marrin këtë Jeruzalem. Kjo është një cmendi e kaluar cmendi. Kjo është toka e shenjtë e Serbit dhe e Turkut, por jo e Shqiptarit.

    -------------------------

    Kosovë, vazhdon debati për historinë

    Ministri kosovar i Arsimit nuk bën të ditur emrat e komisionit për rishikimin e librave të historisë. Ministri Ramë Buja mosbërjen publike të emrave të komisionit ‘fantazmë” e arsyeton duke thënë se publikimi i emrave do të trazonte punën e tyre shkencore.

    “Do ta mësoni kur ata të bëjnë raportin e plotësuar, të realizuar, atëherë do të mësoni se kush ishin ata që bënë këtë punë. E kam në qëllimin më fisnik të mundshëm që të mos trazohen ata njerëz që kanë punë për të bërë”, tha ministri, Ramë Buja.

    Në anën tjetër autorët e librave të historisë, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj ndihen të fyer nga zhvillimet e fundit. Madje ata deklarojnë që nuk kanë asnjë informatë nëse Ministria ka formuar apo jo komision për këtë çështje.

    “Nuk e di se cilat janë planet e Ministrisë së Arsimit. Ajo deri më tani nuk ka patur asnjë plan, asnjë kontakt që duhet ta merrte. Unë kam kontaktuar me historianët e tjerë në Kosovë dhe asnjëri prej tyre nuk ka pohuar se është anëtar i grupit që ka deklaruar ministri Buja. Unë nuk e di kush është dhe kush mund të jetë”, thotë historiani, Fehmi Rexhepi.

    “Mendoj që i pari institucion që do të duhej t’i drejtohej edhe ministria edhe ministri Ramë Buja, duhet të ishte Insituti i Historisë si partner i thirrur. Unë nuk kam asnjë emër që mund të futen në komisionin e Ministrisë së Arsimit, por mendoj që Instituti i Historisë nuk mund të anashkalohet”, deklaron historiani tjetër, Frashër Demaj.

    Një deklaratë tjetër që ka nxitur debat është edhe ajo e kryediplomatit turk gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit, qytet të cilin e quajti “Jeruzalemin e turqve dhe Turqisë”. Deklaratat e tij nga historianët vlerësohen politike. Historianët rikujtojnë që një krahasim të tillë vazhdimisht e bëjnë edhe zyrtarët serb.

    “Kjo është një megalomani e Ministrit të Jashtëm turk dhe një përzierje, konkretisht një mungesë e strategjisë së tij përsa i përket Prizrenit. Derisa serbët e quajnë Prizrenin “Jeruzalemin e tyre”, qytet të Dushanit, vetëm se cari Dushan është kurorëzuar në Prizren, turqit tani e quajnë Jeruzalem të tyre, Mekë të tyre. Shtrohet pyetja: Ku janë shqiptarët? Ku është popullsia shqiptare që ka jetuar në Prizren 2 mijë vjet para Krishtit e deri në ditët e sotme. Qyteti i Prizrenit është qytet i popullsisë që jeton në Prizren, ku shumica dërrmuese, mbi 90 përqind janë shqiptarë”, komenton deklaratën e Davutoglu, historiani, Fehmi Rexhepi.

    Ky debat ka nisur fillimisht nga ambasada turke në Prishtinë, më pas u bë publike gjatë një vizite të Ministrit të Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer por debati u ashpërsua edhe më shumë pas vizitës së kryediplomatit turk Ahmet Davetoglu, i cili i krahasoi librat shkollor të historisë ku flitet për Perandorinë Osmane me kohën e Josip Broz Titos dhe diktatorit Enver Hoxha.

    Video ka dhe më teper që nuk përmban artikulli:
    http://top-channel.tv/artikull.php?id=217911




    VS


    KOSOVA TURQIA

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •