gsh

..

Eva Alikaj: Kujtimet e ėmbla me Ilia Shytin!
» Dėrguar mė: 03/09/2011 - 13:47





Eva Alikaj

E ndiej veten shumė krenare dhe tė prekur tė flas pėr aktorin, pedagogun tim tė parė dhe mentorin tim nė fillimin e aventurės dhe ėndrrės sime mė tė bukur tė jetės, tė qenit aktor, artist. E kisha harruar se sa i rėndėsishėm ka qenė pėr mua Ilia… Ashpėrsia e jetės mė ka detyruar tė harroj, tė fshij me dhunė shumė momente tė rėndėsishme.
Kur m'u kėrkua tė shkruaj pėr Ilian, nė momentin e parė, m'u duk si diēka e largėt, qė s'ka tė bėjė me mua, sikur do zbuloja kujtimet, jo mė tė mijat por tė dikujt tjetėr…qė nuk e njihja mė.
Si fillim, pyeta mamanė time dhe pėr habi, kujtesa e saj ishte shumė mė e mirė se e imja dhe menjėherė fillova tė qaja me dėnesė. Mbas kėtij rrebeshi lotėsh, sikur ndjeva njė kthjellim tė brendshėm dhe gjithēka u kthjellua, sikur tė hapej koha dhe rrezatuan rrezet e para tė diellit, pas njė dimri tė gjatė dhe tė mundimshėm, tėrė kėto vite qė ėshtė njė jetė tjetėr, qė nuk ka tė bėjė me jetėn time tė vėrtetė, ėshtė kjo pėr tė cilėn do tė shkruaj…
Korrik 1980. Sapo kisha mbaruar maturėn. Mamaja ime, njihte gruan e Ilias, Vefin dhe Ilia njė ndėr aktorėt e asaj plejade, tė cilėt unė i adhuroja pa pėrjashtim, pranoi tė mė dėgjonte.
Unė, digjesha nga dėshira pėr tė aktruar, por dy pėrpjekje tė dėshpėruara nė teatrin e shkollės, nė gjimnaz mė provuan tė kundėrtėn e tė qenit e talentuar, asaj qė unė ndieja dhe besoja. Si njė njeri paksa inteligjent, nuk isha mė e sigurt qė unė isha vėrtetė e aftė pėr kėtė profesion tė magjishėm.
M'u dha pėrsėri papritur kjo mundėsi. Nuk mė kujtohet se me ēfarė ju paraqita pėr prezantim Ilias, por ai tha qė unė isha e talentuar ose qė kisha brumė… a diēka tė tillė. Maro Mokra, ishte njė nga pjesėt qė mė duket se Ilia vetė e zgjodhi pėr mua. Po hyja nė njė botė tė panjohur qė mė magjepste.
E kam parasysh Ilian, me sytė e tij tė gjallė dhe tė zgjuar, kur mė demonstronte se si tė interpretoja e dėgjoja sikur tė fliste nė kėtė ēast para meje frazėn: o Maro Mokra! Mė duket se ishte poezi e Dritėro Agollit. Nuk e di tamam, se si por di qė ai fliste interpretonte dhe mua mė zgjohej besimi dhe unė shumė shpejt e bėja atė qė mė kėrkohej!
E shihja, tek sytė e tij qė isha aty ku duhej dhe e bėja me shumė lehtėsi atė qė mė kėrkohej tė bėja. Punonim ēdo ditė, disa orė njė muaj rresht, deri nė 12 tė natės dhe ktheheshim nė kėmbė, sepse nuk kishte autobus, bashkė me mamanė, por di tė them qė kanė qenė ditėt mė tė lumtura tė jetės sime dhe kėtė ia di pėr nder, atij aktori tė talentuar, tė dashur, tė zgjuar qė talentin tim e zbuloi qė nė momentin e parė. Mė kujtohet qė i thoshte mamasė sime: Eva dėgjon mirė, Eva shikon mirė, tipa si Eva i duhen teatrit! Unė lumturohesha sė brendshmi, por isha ēuditėrisht shumė e pėrmbajtur dhe thosha me vete, ishalla ėshtė e vėrtetė!
Ilia Shyti, njė zotėri i fisėm dhe i dashur, ai gjyshi i pėrrallave, qė po mė pėrgatiste, po mė zbėrthente, pėr tė hyrė nė atė botė qė nė atė kohė unė e quaja magjike! Nė shtėpinė e Ilias nė "Tiranėn e Re", punonim nė dhomėn e pritjes, 5 ose 6 orė nė ditė me pushime tė shkurtra, sepse pas njė muaji, ishte konkursi dhe siē mė thoshte Ilia se unė se kisha idenė fare, tė tjerėt kishin filluar pėrgatitjen, tė paktėn 6 muaj ose 1 vit pėrpara. Ēuditėrisht, nuk ndihesha e lodhur, pėrkundrazi, unė isha e lumtur qė kisha njė mėsues tė tillė dhe ai ishte po aq i lumtur, qė punonte me mua. Ndonjėherė thėrriste mamanė time qė tė mė dėgjonte, por shumė rrallė edhe njerėzit e familjes sė tij, gjė e cila mua mė dukej tmerrėsisht e vėshtirė, sepse unė isha shumė e ndrojtur, por siē thoshte ai: Duhej tė mėsohesha me jurinė, ndėrsa me Ilian, nuk isha e ndrojtur, ai mė jepte ndjesinė qė ishim tė barabartė.
Vetėm…njėherė u keqkuptuam dhe u grindėm… Ai po kėrkonte diēka nga unė gjė tė cilėn nė atė moment, vėrtet nuk e bėja dot, nuk e interpretoja dot ashtu siē e kėrkonte ai, por ai mė keqkuptoi dhe tha i zemėruar, do ta bėsh apo do ta lėsh kėtė punė! E ndjeva qė u lėndova pa tė drejtė dhe i thashė me kryeneēėsi: - Do e lė! Ndonėse mė digjte shpirti pėr atė punė! Ishte Ilia qė lėshoi pe dhe vazhduam… Atė moment, kuptova qė jam kokėkrisur, gjė tė cilėn e kam vėnė re vazhdimisht nė karrierėn time tė mėtejshme.
Nga dita nė ditė, Ilia mė dėgjonte me shumė kėnaqėsi dhe e ndieja qė filloi tė jetė krenar pėr mua. Mė prezantoi me Margarita Xhepėn, e cila mė dėgjoi dhe mė ēmoi shumė, pra edhe kėtė ia di pėr nder Ilias qė mė prezantoi me njė ikonė tė teatrit tonė.
Nė atė kohė, besimi im rritej dita-ditės dhe sytė e Ilias qė tashmė ishte bėrė si shoku im, shkėlqenin nga lumturia.
E doja atė dhomė tė mobiluar kėndshėm, atė shtėpi dhe ata njerėz bujar qė pėrbėnin familjen e Ilias. Do tė veēoja gruan e Ilias, Gjinovefin, pėr dashurinė qė tregonte njėkohėsisht edhe pėr bisedat qė bėnte Ilia pėr mua, jo nė praninė time dhe qė unė i mėsoja nga Vefa edhe kėto pėshpėritje, ishin tė domosdoshme pėr tė rritur besimin dhe forcėn tek vetvetja, pėr t'i hyrė kėsaj beteje dhe pėr ta fituar atė.
Kur punonim, punonim pa pushim dhe rrallė, shumė rrallė, bėnim pauza tė shkurtra. Herė pas herė, Ilia mė ka treguar pikturat dhe vizatimet e tij pėr aktorėt e teatrit. Fliste me shumė pasion dhe dashuri pėr pikturėn, gjė e cila mė habiste paksa nė atė kohė, sepse zemra ime rrihte vetėm pėr aktrimin dhe thosha me vete - po pse nuk i mjafton aktrimi?!
Nė atė kohė, aktrimi ishte pėr mua maja e Olimpit, sidoqoftė Ilias nuk i thashė asgjė tė kėtij lloji se nuk doja ta lėndoja. Nė atė kohė, s'doja tė lėndoja askėnd, aq mė pak Ilian edhe pėr faktin qė ai mė trajtonte tė barabartė.
Ilia ishte njeriu i parė, qė mė mėsoi disiplinėn, ja edhe njė arsye, pse e quaj mentor. Vite mė vonė, atyre qindra pikturave dhe vizatimeve tė asaj plejade tė shkėlqyer aktorėsh, do t'i shtoheshin edhe dy vizatime tė mijat. Nė njėrėn nga kėto, duke interpretuar Zhuljetėn, gjė e cila mė ēuditi, sepse nė ato vite, akoma nuk e quaja veten plotėsisht tė denjė pėr atė vend, qė unė e idealizoja edhe pse kisha disa vite nė Teatrin Popullor, kisha interpretuar me sukses, dhjetėra role, mė dukej sikur akoma nuk i pėrkisja asaj elite artistėsh.
Pėrpiqem tė kujtoj dhe pėrpiqem t'i mbaj lotėt, kur mendoj qė ai nuk ėshtė mė, ėshtė mė e vėshtirė pėr mua, se duke qenė larg dhe duke mos e pėrjetuar momentin e fundit, bėhet mė e pabesueshme dhe mė duket mė e pa drejtė ndarja, qė nuk u bė kurrė. Sa fort do doja nė kėtė moment, ta shihja, ta takoja, ta pyesja, qoftė edhe pėr rolin e fundit. Jam e bindur, qė do mė ndihmonte shumė, ai do ishte i vetmi tek i cili do shkoja tė kėrkoja ndihmė, gjė tė cilėn e kam bėrė edhe disa herė, mbasi e kisha fituar konkursin, kur kam qenė studente dhe kur nuk mė ecte ndonjė poezi apo ndonjė fragment. Edhe njė herė pasi isha e punėsuar nė teatėr tek Prometeu, iu luta tė mė ndihmonte dhe si gjithmonė ishte i gatshėm.
Mė kujtohet edhe dita e konkursit, Ilia mė shoqėroi nė teatėr, sepse aty bėhej konkursi i dramės atė vit dhe ajo ka qenė dita ime e parė, me tavolinėn e kuqe tė rrumbullakėt tė Teatrit Popullor, qė ishte pėr mua aq e adhurueshme dhe mbi tė cilėn vite me radhė do tė viheshin tekstet e dhjetėra e dhjetėra dramave, nė tė cilat do tė luaja vite me radhė pa pushim, nė skenėn e madhe tė atij teatri. Ashtu siē thoshte Ilia, kur mė pėrgatiste dhe qė unė e shikoja e ēuditur: Eva i duhet teatrit. Ilia, ishte atė ditė po aq i shqetėsuar sa edhe unė, nuk mė kujtohet se pėr ēfarė folėm, por e ndieja praninė e tij, nė ēdo moment atė ditė. Ilia, kishte bėrė njė punė tė shkėlqyer me mua, tashmė mė takonte mua, ta merrja unė stafetėn!
Herėn e fundit e kam takuar Ilian, mbasi i kishte ndodhur aksidenti automobilistik. Pas njė shkėputjeje tė gjatė nga Shqipėria, isha kthyer dhe kisha shumė probleme tė miat, por shkova e vizitova Ilian nė shtėpi. Tashmė nuk ishte mė koha e ėndrrave e iluzioneve, ishte periudha e tranzicionit. Doli me mua dhe mė pėrcolli jashtė shtėpisė, por ishte shumė i vrarė kishte edhe njė patericė, nė mos gabohem.
Nė atė moment, ishim dy heronj, tashmė tė lodhur dhe tė dėrrmuar… Ishte hera e fundit qė e pashė Ilia Shytin, profesorin tim…
Ai do tė mbetet nė jetėn time, njė nga njerėzit mė tė rėndėsishėm…

..