-
c - Paraqitja e Dexhxhalit
Dexhxhal nė gjuhėn arabe do tė thotė rrenacak, me aftėsi
tė madhe mashtrimi. Prandaj rrenacaku quhet dexhxhal, ngase
ai tė vėrtetėn e fsheh me gėnjeshtrėn e vet.
Njėra nga parashenjat e mėdha tė Ditės sė Gjykimit ėshtė
edhe paraqitja e personit tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu e ka
quajtur Dexhxhal, pėr shkak tė gėnjeshtrave dhe mashtrimeve
tė tij tejet tė mėdha. Ai do ta konsiderojė veten zot dhe do
tė pėrpiqet ti kthejė njerėzit nga feja e tyre me gjėrat
mbinatyrore tė tij, tė cilat do tė jetė nė gjendje ti bėjė me
dėshirėn e All-llahut xhel-le shanuhu. Nė kėtė mėnyrė, ai do ta
mashtrojė njė pjesė tė njerėzve, e pastaj All-llahu xhel-le shanuhu do
tė lejojė qė sprovimit tė tij ti vijė fundi, prandaj do tė zbresė Isai
alejhis-selam dhe do ta mbysė.
Nė komentin e Neveviut tė Sahihut tė Muslimit qėndron:
Hadithet qė i pėrmend Muslimi dhe tė tjerėt pėr Dexhxhalin janė
argument pėr pasuesit e sė vėrtetės pėr njėmendėsinė e ardhjes sė
tij. Ai ėshtė person i caktuar, nėpėrmjet tė cilit All-llahu xhel-le
shanuhu do ti sprovojė robėrit e Vet. All-llahu xhel-le shanuhu do tia
mundėsojė atij gjėrat tė cilat nuk ėshtė nė gjendje ti bėjė askush
pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu, siē ėshtė ngjallja e njerėzve tė
vdekur, tė cilėt i ka mbytur po ai, kopshti i gjelbėr qė do ta
pėrcjellė gjithnjė, xheneti dhe zjarri, dy lumenj, pasuria e
thesarėve tė kėsaj bote, urdhri ndaj qiejve qė tė bjerė shi, e me tė
vėrtetė ndodh kjo gjė, urdhri ndaj tokės qė tė mbijė, e kjo e bėn
kėtė, e tė gjitha kėto do ti bėjė me dėshirėn dhe fuqinė e All-llahut
xhel-le shanuhu.
Pastaj All-llahu xhel-le shanuhu do tia bėjė tė pamundshme
kėtė, e nuk do tė jetė mė nė gjendje tė mbysė asnjė njeri, e
as tė bėjė mė ēkadoqoftė prej asaj qė bėnte mė parė. Pastaj kėtė
do ta mbysė Isai alejhis-selam, kurse All-llahu xhel-le shanuhu do ti
pėrforcojė besimtarėt nė imanin e tyre. Ky ėshtė qėndrimi i pjesėtarėve
tė Ehli Sunnetit, i tė gjithė muhadithėve, fakihėve dhe apologjetėve.
Havarixhėt, xhemhitė dhe disa muetezilė e mohojnė kėtė
pėr dallim nga tė tjerėt, qė kėtė e konsiderojnė si tė vėrtetė,
ata mendojnė se ai nuk do tė mund tė realizojė asgjė nga veprat
mbinatyrore qė pėrmenden, por kjo do tė jetė vetėm mashtrim
dhe imagjinatė e pavėrtetė. Dhe konfirmojnė se, nėse kjo ėshtė
e vėrtetė, atėherė muxhizet e Pejgamberėve nuk do tė ishin
kompetente.
Mirėpo, ky ėshtė gabim total i tė dy grupeve, ngase
ai nuk do tė pohojė se ėshtė Pejgamber e qė kėto vepra
mbinatyrore ti shėrbejnė pėr vėrtetim, por ai do tė pohojė se
ėshtė Zoti vetė, gjė qė e mohon automatikisht duke u paraqitur
me figurėn e tij tė gjymtė dhe me paaftėsinė e tij qė ta largojė
verbėrinė e tij tė qartė, si dhe me fjalėn (kafir) ndėrmjet syve
tė tij.
Pėr shkak tė gjitha kėtyre, ai nuk do tė jetė nė gjendje ti
mashtrojė njerėzit, pėrveē injorantėt totalė dhe tė gjorėt tė
cilėt do ti besojnė atij nė mėnyrė qė ti kėnaqin nevojat e veta
pėr ushqim dhe pėr gjėra tė tjera, ose do ta bėjnė kėtė nė
mėnyrė iluzore duke u frikėsuar nga ndėshkimi i tij, ngase
sprovimi i tij do tė jetė shumė i rėndė, do ta hutojė arsyen dhe
do ta marrė mendjen. E tėrė kjo do tė pėrcillet me lėvizjen e tij
shumė tė shpejtė, kėshtu qė njerėzit e dobėt nuk do tė mund tė
shohin gjendjen e tij tė vėrtetė dhe gjymtėsinė e tij dhe kėshtu
do ti besojnė atij.
Pėr kėtė shkak, tė gjithė Pejgamberėt ua kanė tėrhequr vėrejtjen
njerėzve pėr sprovimin e tij dhe kanė treguar sheshit mangėsitė
dhe argumentet e rrejshme tė pohimit tė tij. E, pėr sa i pėrket atyre
qė janė tė pėrkrahur nga All-llahu xhel-le shanuhu, ata nuk do tė
mashtrohen me tė e as me marifetet e tij, sepse do ti njohin shenjat
e tij tė pavėrtetėsisė, tė cilat tanimė i kemi pėrshkruar, duke poseduar
dituri paraprake pėr paraqitjen e tij.[157]
Pėr Dexhxhalin flasin njė numėr hadithesh. Ja disa prej
tyre:
- Nga Abdull-llah bin Umeri radijAll-llahu anhu transmetohet se
ka thėnė: Resulull-llahu alejhis-selam ėshtė ngritur mes njerėzve,
ka falėnderuar All-llahun xhel-le shanuhu nė mėnyrė tė denjė si e
meriton Ai, pastaj e ka pėrmendur Dexhxhalin dhe ka thėnė:
Unė jua tėrheq vėrejtjen pėr tė. Nuk nuk ka pasur asnjė Pejgamber
e qė popullit tė vet tė mos ia ketė tėrhequr vėrejtjen
nė tė. Por, unė do tju them juve diēka qė asnjė Pejgamber para
meje nuk i ka thėnė popullit tė vet: Ai ėshtė i verbėr, e Allllahu
nuk ėshtė i verbėr.[158]
- Hudhejfe bin Jemani radijAll-llahu anhu transmeton se Resulull-
llahu alejhis-selam ka thėnė: Unė di mė shumė sesa vetė
Dexhxhalli pėr atė se ēka do tė ketė me vete: do ti ketė dy
lumenj tė cilėt do tė rrjedhin, njėri prej tyre nė shikim tė syve
do tė duket se ka ujė tė bardhė, ndėrsa tjetri zjarr tė
flakėruar, e nėse dikush prej jush arrin, le ta zgjedhė lumin qė
duket si zjarr dhe le ti mbyllė sytė, pastaj le tė pėrkulet dhe le
tė pijė ujė nga ai dhe do ta shohė se uji ėshtė i ftohtė. Njė sy i
Dexhxhalit do tė jetė krejtėsisht i mbyllur me njė xhungė tė
vrazhdė e tė mishtė, e ndėrmjet syve shkruan kafir, qė do ta
lexojė ēdo besimtar, analfabet a jo.[159]
- Nga Bevas b. Semani radijAll-llahu anhu transmetohet se ka thėnė:
Me njė rast Resulull-llahu alejhis-selam e ka pėrmendur Dexhxhalin
dhe e ka nėnēmuar aq tepėr duke folur pėr shenjat e
dukshme tė gėnjeshtrės sė tij, e pastaj e ka ngritur aq tepėr duke
folur pėr madhėsinė e sprovimit me tė cilin do ti sprovojė njerėzit,
saqė menduam se tanimė ka ardhur nė paralagjen e Medinės. Pas
kėsaj, kur shkuam tek Resulull-llahu alejhis-selam, ai e vėrejti kėtė te
ne, e pyeti: Ēpo ndodh me ju? Ne u pėrgjigjėm: O Pejgamber i
All-llahut! Sot e pėrmende Dexhxhalin dhe aq tepėr e nėnēmove, e
pastaj aq tepėr e ngrite, saqė menduam se tanimė ka ardhur gjer te
plantacionet e Medinės. Tha: Unė pėr ju frikėsohem nga diēka
tjetėr pėrveē Dexhxhalit, nėse paraqitet gjersa jam unė me ju, unė
do tju mbroj nga ai, e nėse paraqitet e unė nuk jam nė mesin tuaj,
atėherė ēdonjėri prej jush le ta ruaje veten, e All-llahun xhel-le
shanuhu e lus qė tė mbrojė ēdo musliman. Ai ėshtė i ri, me flokė
jashtėzakonisht kaēurrel, i verbėr nė njė sy, i pėrngjan Uzza bin
Katit. Kush e pėrjeton prej jush, le tė kėndojė fillimin e sures El-
Kehf. Ai do tė paraqitet ndėrmjet Shamit e Irakut dhe do tė fillojė
ti mbartė sprovimet e veta djathtas e majtas, prandaj, o robėrit e
All-llahut, mbahuni fuqishėm. Atėherė ne thamė: O i Dėrguari i
All-llahut, sa kohė do tė qėndrojė nė tokė? Ai u pėrgjigj: Dyzet
ditė. Njė ditė si njė vit, njė ditė si njė muaj, njė ditė si njė javė, e
ditėt e tjera do ti jenė sikurse edhe ditėt tuaja. Ne thamė: A do
tė jetė e mjaftueshme pėr ne qė ti falim vetėm namazet e njė dite
nė ditėn qė do tė jetė sa viti? Tha: Jo, por do ti caktoni kohėt e
namazit. Thamė: O i Dėrguari i All-llahut, me ēfarė shpejtėsie do
tė ecė nė tokė? Tha: Si shiu kur e bart era. Do tė vijė te popujt
edhe do ti thėrrasė qė ta besojnė, e ata do ti pėrgjigjen thirrjes
sė tij dhe do ti besojnė, e ai do tė urdhėrojė qiellin, e qielli do ta
lėshojė shiun, dhe do tė urdhėrojė tokėn, e cila menjėherė do tė
mbijė, e bagėtia do tu bėhet mė e trashė se kurrė ndonjėherė mė
parė, me gjinj dhe me barqe tė mėdha (nga ngopja). E pastaj do ti
vijė njė populli e do ti thėrrasė qė ta besojnė, e populli do ta
refuzojė, e ai do ti braktisė ata, por ata do tė varfėrohen, do tė
mbesin pa kurrgjė nga pasuria e tyre. Do tė kalojė pranė
gėrmadhave tė vjetra e do tu thotė: Nxirrni jashtė pasurinė
tuaj!, e pas tij do tė nisen thesarėt e artė si luzma bletėsh. Pastaj
do ta thėrrasė njė djalė tė ri e tė shėndoshė tė cilin do ta godasė
me shpatė e do ta presė mė dysh, pastaj pėrsėri do ta thėrrasė e ai
do tė ngrihet dhe do tė niset nga ai me fytyrė tė qeshur. Ai do tė
veprojė kėshtu derisa All-llahu ta dėrgojė Isanė, tė birin e Merjemės,
i cili do tė zbresė te minarja e bardhė nga ana lindore e
Damaskut, i veshur me rroba tė bardha, duke u mbajtur me duar nė
krahėt e engjėjve. Kur e ul kokėn, i pikojnė lotėt, e kur e ngre, nga
fytyra e tij bien gurė tė ēmuar si margaritarė. Asnjė jobesimtar nuk
do tė mund tė mbetet gjallė kur do ta ndiejė erėn e frymės sė tij,
ndėrsa fryma e tij do tė shtrihet nė largėsi sa mund tė shihet para
tij. Ai do ta kėrkojė Dexhxhalin gjersa ta gjejė nė Babulludd (nė
Kuds, Palestinė), ku edhe do ta mbysė.[160]
Kėto hadithe dhe hadithet e tjera janė argument tė Ehli
Sunnetit pėr obligueshmėrinė e besimit nė ardhjen e Dexhxhalit,
nė mėnyrėn qė na ka shpjeguar Pejgamberi s.a.v.s, me tė gjitha
cilėsitė dhe vetitė pėr tė cilat na ka informuar ai, dhe se fundi i
tij do tė jetė ashtu siē ka thėnė ai dhe se kjo ėshtė njė nga
parashenjat e mėdha tė Ditės sė Kiametit.
Nėse dikush do tė thoshte: Si do tia mundėsojė All-llahu
xhel-le shanuhu tė gjitha ato vepra mbinatyrore, kur e dimė se
muxhizet janė karakteristike vetėm pėr Pejgamberėt?, do tė
pėrgjigjemi me fjalėt e imamit tė famshėm El-Hattabit, i cili nė
lidhje me kėtė ēėshtje ka thėnė: Kjo ėshtė kėshtu vetėm pėr
tu sprovuar njerėzit, sepse ata nė tė njėjtėn kohė kanė
argumente tė qarta, tė cilat, nė mėnyrė tė pakontestueshme,
flasin se ai ėshtė rrenacak dhe se nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė
thotė ai, ėshtė i verbėr e tij dhe fjala kafir i ėshtė shkruar nė
ballė, fjalė tė cilėn do ta lexojė ēdo besimtar. Pra, fjalėt e tij
pėrgėnjeshtrohen me vetė faktin se ai nuk do tė jetė nė gjendje
ti largojė shenjat e mangėsisė dhe tė gjymtėsisė nga vetvetja, e
sikur tė ishte Zot, ai do tė ishte nė gjendje ta bėnte kėtė.
Ndėrsa, muxhizet e Pejgamberėve nuk vijnė nė kundėrshti me
asgjė, kėshtu qė ato assesi nuk mund tė krahasohen me kėtė.[161]
Ndėrsa Ibni Haxheri thotė: Megjithatė, Dexhxhali mban nė vete
shenja tė cilat janė tė mjaftueshme pėr atė qė ėshtė i arsyeshėm
qė tė kuptojė se ai me tė vėrtetė ėshtė rrenacak. Sepse, ai
ėshtė i pėrbėrė nga pjesėt dhe shihet se ėshtė i krijuar. Duke i
pasur kėto tė meta tė dalluara, tė cilat shihen nė syrin dhe nė
ballin e tij, kur u thotė njerėzve se ai ėshtė Zoti i tyre, gjėja mė
e vogėl qė do tė konkludojė njeriu mė i paditur nga njerėzit e
ditur do tė jetė se ai qė nuk ėshtė nė gjendje tia largojė vetes
tė metat, ai as qė mund tė jetė nė gjendje qė tė tjerėt ti
krijojė nė formė tė pėrkryer. Pra, e pakta qė do tė mund tė
thuhet, ėshtė: O ti, qė pohon se je krijues i qiejve dhe i Tokės, sė
pari rregullo veten dhe largo tė metat e tua, e nėse thua se Zoti
nuk i bėn asgjė vetes, atėherė fshije atė qė ėshtė shkruar nė
mes tė dy syve tė tu![162]
--------------------------------------------------------------------------------------
[157] Sherhun Nevevi ala Sahih Muslim, 18: 58-59.
[158] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 13: 80; Sahih Muslim bi sherhin
Nevevi, 18 :59.
[159] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 18: 91.
[160] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 18: 63 e mė tej.
[161] Transmeton Ibni Haxheri nė Fethul Bari, 13: 89.
[162] Transmeton Ibni Haxheri nė Fethul Bari, 13: 89.
-
-
ē - Zbritja e Isait alejhis-selam
Ekzistojnė argumente nė hadithe, si dhe njėzėshmėria e
ulemasė, se nė periudhėn e fundit tė kėsaj bote do tė zbresė Isai
alejhis-selam nė kohėn e Dexhxhalit, dhe se do ta mbysė atė, e
pastaj do tė sundojė sipas ligjeve tė sheriatit, do ti ringjallė tė
gjitha ato qė njerėzit i kanė lėnė pas dore nga ligjet e All-llahut
xhel-le shanuhu, do tė qėndrojė nė tokė pėr njė kohė tė caktuar nga
All-llahu xhel-le shanuhu dhe do tė vdesė. Ndėrsa muslimanėt do
tia falin xhenazen dhe do ta varrosin. Pėr kėtė na flasin shumė
hadithe sahih, prej tė cilave disa tanimė i kemi cituar. Prandaj,
ēdo musliman ėshtė i detyruar tė besojė nė zbritjen e tij dhe nė
atė qė na flet Kurani nė mėnyrė tė qartė, se atė nuk e kanė
mbytur hebrenjtė, por se All-llahu xhel-le shanuhu e ka ngritur tek
Ai dhe se ai nuk do tė vdesė para se tė zbresė nė prag tė Ditės sė
Kiametit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe pėr shkak tė fjalėve tė tyre: Ne e kemi
mbytur Mesihun - Isanė, birin e Merjemes, Pejgamberin
e All-llahut. Por, ata, as nuk e kanė mbytur
as nuk e kanė gozhduar (nuk e kanė kryqėzuar nė
gozhda), por iu ka pėrngjarė atyre (njė person). Ata
qė bėnė polemikė rreth ēėshtjes sė tij, ata me siguri
gjenden nė dyshim pėr tė (Isanė) Ata nuk kanė ditur
kurrgjė pėr tė, por vetėm u janė mbėshtetur supozimeve.
Ata, nė tė vėrtetė, nuk e kanė mbytur, por
All-llahu e ka ngritur pranė Vetes (nė njė vend ku nuk
arrijnė njerėzit). Se All-llahu ėshtė i Plotfuqishėm, i
Gjithėdijshėm. Tė gjithė ithtarėt e Librit, para se tė
vdesin, do ti besojnė Isait (qė ėshtė Pejgamber e jo
Zot); e, nė Ditėn e Kiametit, ai (Isai) do tė jetė
dėshmitar kundėr tyre (En-Nisa: 157-159)
Lexo Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu: Por, ata, as nuk e
kanė mbytur as nuk e kanė gozhduar, por iu ka pėrngjarė
atyre.
Ibni Kethiri komenton Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu:
Tė gjithė ithtarėt e Librit, para se tė vdesin, do ti besojnė
Isait., thotė: Ibni Xheriri thotė: Mendimi mė i drejtė prej
kėtyre mendimeve ėshtė ai ku thuhet se nuk do tė mbetet asnjėri
nga ehli kitabėt pas zbritjes sė Isait alejhis-selam e tė mos besojė
nė tė para se tė vdesė. Dhe nuk ka dyshim se kjo qė ka thėnė
Ibni Xheriri ėshtė e saktė, sepse plotėsisht pėrshtatet me
kontekstin e rrėfimit kuranor pėr pavėrtetėsinė e thėnieve tė
hebrenjve, se e kanė mbytur Isanė alejhis-selam dhe se e kanė
gozhduar, e tė cilėve u kanė besuar njė pjesė e tė krishterėve.
All-llahu xhel-le shanuhu na informon se nuk ka ndodhur kėshtu, por
se vetėm u ėshtė dukur atyre dhe se kanė mbytur njė tė ri qė i
pėrngjante Isait alejhis-selam, e ata as qė kanė qenė tė vetėdijshėm
pėr kėtė. Pastaj All-llahu xhel-le shanuhu e ka ngritur pranė
Vetes dhe ai ka mbetur gjallė e do tė zbresė para ardhjes sė
Ditės sė Kiametit, pėr ēka na flasin hadithet tė cilat kanė arritur
shkallėn e tevaturit. Ai do ta mbysė Dexhxhalin, do ta thyejė
kryqin, do ta mbysė derrin dhe do ti lirojė njerėzit nga xhizja
(ngase nuk do tė ketė mė jobesimtarė). Ky ajet na informon se
atij do ti besojnė tė gjithė hebrenjtė dhe tė krishterėt dhe se
askush prej tyre nuk do tė mbetet pa besuar.[163]
Nga hadithet qė flasin pėr zbritjen e Isait alejhis-selam, ėshtė
edhe hadithi qė e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi, se Ebu
Hurejra radijAll-llahu anhu ka thėnė: Resulull-llahu alejhis-selam ka
thėnė: Pasha All-llahun, nuk ėshtė larg koha kur mes jush do tė
zbresė i biri i Merjemes e tė gjykojė drejtėsisht, pastaj do ta
thyejė kryqin,[164] do ta mbysė derrin dhe do tė lirojė nga
xhizja,[165] atėherė do tė shumėzohet pasuria[166], kėshtu qė askush
nuk do tė dėshirojė ta pranojė atė. Atėherė njė sexhde do tė
jetė me e vlefshme[167] se ēdo gjė nė kėtė botė.[168]
Ekzistojnė edhe shumė hadithe tė tjera qė flasin pėr
kėtė.[169]
Kadi Ijadi thotė: Zbritja e Isait alejhis-selam dhe mbytja e
Dexhxhalit nga ana e tij ėshtė e vėrtetė dhe besimi nė kėtė prej
Ehli Sunneti ėshtė korrekt pėr shkak tė haditheve sahih qė flasin
pėr kėtė dhe se nuk ekziston asgjė, as nė arsye, as nė Sheriat,
qė e konteston kėtė, prandaj edhe ne jemi tė obliguar ta
pranojmė kėtė. Disa muetezilė dhe ithtarėt e tyre e refuzojnė
kėtė, duke konsideruar se kėto hadithe i kundėrshton ajeti
kuranor ku thuhet se Muhammedi alejhis-selam ėshtė Pejgamberi i
fundit, qė e ka vėrtetuar edhe vetė Resulull-llahu alejhis-selam me
fjalėt: Pas meje mė nuk ka Pejgamber. Me tė vėrtetė, pajtimi
i plotė i tė gjithė muslimanėve se pas Pejgamberit tonė alejhisselam
nuk do tė ketė mė Pejgamberė dhe se sheriati i tij do tė
jetė nė fuqi gjersa ekziston kjo botė dhe se askush nuk mund ta
zhvlerėsojė atė, ėshtė tėrėsisht me vend. Mirėpo, tė merret kjo
si argument ėshtė tėrėsisht e pabazė, ngase hadithi nuk thotė se
Isai a.s. do tė zbresė si Pejgamber me sheriat tė ri. Kėshtu nuk
mund tė kuptohet nga hadithet e pėrmendura, e as nga hadithet
e tjera qė flasin pėr zbritjen e Isait alejhis-selam.
Pėrkundrazi, nė kėto hadithe theksohet se ai do tė sundojė
drejtėsisht sipas sheriatit tonė dhe do ti ringjallė tė gjitha ato
gjėra qė i kanė lėnė njerėzit pas dore nga ligjet e tij.[170]
--------------------------------------------------------------------------------------
[163] Tefsir bin Kethir, 1: 577.
[164] Me kėtė nėnkuptohet se ai mė nė fund do ta rrėzojė teorinė pėr kryqin dhe do ta pėrgėnjeshtrojė madhėrimin e tij nga ana e tė krishterėve. Shih Ed-Dinul kalis, 1: 92.
[165] Isai alejhis-selam do ta anulojė xhizjen ndaj pasuesve tė ehli kitabit dhe kjo nuk do tė pranohet prej tyre, por vetėm Islami. E kjo nuk do tė thotė se Isai alejhis-selam do ta anulojė njė dispozitė tė Sheriatit, por ky hadith tregon se pranimi i xhizjes nga ehli kitabėt ėshtė caktuar deri nė zbritjen e Isait alejhis-selam. Shih Ed Dinul kalis, 1: 92.
[166] Pasuria do tė shtohet pėr shkak tė drejtėsisė qė do tė zbatojė Isait alejhis-selam.
[167] Me kėtė tregohet se njerėzit shumė mė pak do ta lakmojnė pasurinė, pėr shkak tė tė kuptuarit tė tyre se Dita e Kiametit ėshtė afėr, prandaj do tė dėshirojnė tė bėjnė sa mė shumė vepra tė mira.
[168] Muttefekun alejhi. Shih El lulu vel merxhan, 1: 31.
[169] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 7: 302; Sahih Muslim bi sherhin Nevevi,
2: 189; Sahih Tirmidhi, 9: 76; Sunen bin Maxhe, vėllimi i dytė,; El Fethur Rabani,
2: 143.
[170] Sherhun Nevevi ala Sahih Muslim, 18: 75-76.
-
-
d - Paraqitja e Jexhuxhėve dh Mexhuxhėve
Edhe pėr kėtė parashenjė flitet nė Kuran. All-llahu xhel-le
shanuhu thotė:
Dhe ai pėrsėri shkoi (nė njė rrugė nga veriu). Kur
arriti mes dy bjeshkėsh gjeti afėr tyre njė popull, i
cili, thuajse nuk kuptonte asnjė tė folme. Ata thanė:
O Dhulkarnejn, me tė vėrtetė Jexhuxhėt dhe
Mexhuxhėt bėjnė ērregullime nė Tokė, a do tė tė
japim dhuratė qė tė ndėrtosh njė mur mes nesh dhe
atyre? (Dhulkarnejni) tha: Atė qė mė ka mundėsuar
Zoti im, ėshtė mė e mirė (nga ajo qė ofroni ju), por
mė ndihmoni ju mua sa tė mundeni, e unė do tė
ndėrtoj njė mur ndėrmjet jush. Mė sillni copa tė
mėdha hekuri! E, kur ai i rrafshoi dy anėt e
bjeshkėve, tha: Fryjini zjarrit derisa hekuri tė
skuqet si zjarri! Pastaj tha: Mė sillni bakėr tė
shkrirė qė ta hedh nė tė! Dhe kėshtu, ata
(Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt) nuk kanė mundur ta
kapėrcejnė as nuk kanė mundur ta zhbirojnė
(pendėn). (Dhulkarnejni) tha: Kjo ėshtė dhuntia e
Zotit tim! E, kur tė plotėsohet premtimi i Zotit tim,
(Ai) do ta rrafshojė atė (pendėn) me tokė, e
premtimet e Zotit tim janė tė vėrteta. (El-Kehf: 92-98)[171]
Dhe kur tė hapet ajo (penda), e dalin Jexhuxhėt e
Mexhuxhėt dhe lėshohen prej ēdo lartėsie duke
shpejtuar dhe tė afrohet premtimi i vėrtetė (Dita e
Kiametit), nė atė ēast shikimet e atyre qė nuk kanė
besuar, do tė shtangen, (e do tė thonė): Tė mjerėt
ne! Ne kemi qenė tė pakujdesshėm ndaj kėsaj. Jo,
por ne vetes i kemi bėrė zullum. (El-Enbija: 96-97)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Zejneb bint Xhahshi
radijAll-llahu anhu, e cila thotė se njė herė Resulull-llahu alejhis-selam
kishte hyrė tek ajo shumė i shqetėsuar duke thėnė: La ilahe illall-
llah, mjerė arabėt nga fatkeqėsia e cila tanimė u ėshtė
afruar. Sot penda e Jexhuxhėve dhe Mexhuxhėve ėshtė hapur
kaq, dhe e bėri njė rreth me gishtin tregues dhe tė madh.
Zejnebja tha: O i Dėrguari i All-llahut! A mos vallė, do tė jemi
tė shkatėrruar, e ndėr ne ka njerėz tė mirė? Tha: Po, nėse
rritet e keqja.[172]
Imam Muslimi transmeton nga Nuvas bin Semane radijAll-llahu
anhu njė hadith, tė cilin tanimė e kemi cituar, ku pėrmendet
zbritja e Isait alejhis-selam dhe Jexhuxhėt e Mexhuxhėt, tė cilėt
do tė zbresin nga bregoret e tyre, e pjesa e parė e tyre do tė
kalojė pranė liqenit Tabarijje dhe do ta pijnė tėrė ujin e saj, e
kur tė arrijnė ata tė fundit do tė thonė: Si duket, kėtu mė parė
ka pasur ujė.[173]
Ekzistojnė ende hadithe qė flasin pėr Jexhuxhėt dhe Me-xhuxhėt
ndėrsa tėrėsia e tė gjitha ajeteve dhe haditheve qė flasin
pėr ta, na jep bindje tė fuqishme se ky popull do tė paraqitet
duke bėrė ērregullira nė pėrfundim tė kėsaj bote. Prandaj
ēdo musliman ėshtė i obliguar tė besojė nė gjithė atė qė thotė
Kurani dhe hadithet sahih lidhur me ta. E, pėr sa i pėrket
pėrcaktimit tė kohės se kur do tė paraqiten, detajet se si duken
e tė ngjashme, ose pėr vendin se ku gjenden ata sot, tė gjitha
kėto bėjnė pjesė nė gajb, tė cilin nuk e njeh askush pėrveē Allllahut
xhel-le shanuhu.
------------------------------------------------------------------------------------------------
[171] Sejjid Kutbi rahimehullahu, duke komentuar kėto ajete, thotė: Ne,
me siguri, mund tė konfirmojmė se vendi ku ka arritur Dhul-karnejni ėshtė ndėrmjet dy kodrave, por cilat janė kėto dy kodra, ne nuk mund ta dimė.
E tėrė ajo qė mund tė mėsohet nga kėto ajete ėshtė se ai ka vajtur nė njė
vend i cili gjendet ndėrmjet dy parmakėve natyrorė ose dy pendave artificiale,
tė cilat ndajnė kalimin nė luginė dhe se aty ka hasur njė popull tė cilėt mezi kuptoheshin mes vete. Kur e panė se ai ishte i fuqishėm dhe i drejtė, e lutėn
tua ndėrtojė njė pendė pėrpara Jexhuxhit dhe Mexhuxhit, tė cilėt vazhdimisht
i sulmonin nga ato dy kodra pėrmes atij kalimi dhe u shkaktonin dėme tė mėdha nė njerėz dhe nė pasuritė materiale, e ata nuk ishin nė gjendje tė mbroheshin prej tyre. Si kundėrvlerė ata do tia paguanin njė shumė tė caktuar tė hollash
qė do tė mund ti mblidhnin. Mirėpo, sunduesi i drejtė i mbetet konsekuent
parimit tė bamirėsisė dhe luftės kundėr padrejtėsisė dhe ērregullimeve dhe pranon qė vullnetarisht tua ndėrtojė pendėn duke refuzuar ofertėn e tyre.
Ai vėren se mėnyra mė e lehtė ishte ta mbyllte kalimin ndėrmjet dy kodrave, andaj kėrkoi prej tyre qė ta ndihmojnė me mjete materiale dhe me fuqi
punėtore. Ata mblodhėn copa tė mėdha hekuri, tė cilat ai i vendosi ndėrmjet
dy parmakėsh, dhe, kur e rrafshoi shtresėn e hekurt, atėherė kėrkoi prej tyre bakėr tė shkrirė tė pėrzier me hekur, nė mėnyrė qė ta derdhė atė mbi
shtresėn e hekurt e kėshtu ta pėrforcojė pendėn. Sot nė mėnyrėn mė bashkėkohore pėrdoret i njėjti sistem pėr pėrforcimin e hekurit dhe ėshtė konstatuar se me shtimin e njė sasie tė bakrit nė hekur, forcohet
qėndrueshmėria dhe rezistenca e tij. All-llahu xhel-le shanuhu qysh atėherė
e ka udhėzuar Dhulkarnejnin dhe e ka shėnuar nė Librin e Vet tė amshueshėm duke i paraprirė kėshtu shkencės bashkėkohore njerėzore shekuj me radhė, numrin e tė cilėve nuk e di askush pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu Nė kėtė mėnyrė u bashkuan tėrėsisht dy parmakėt dhe u mbyll rruga e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit, tė cilėt nuk ishin nė gjendje as ta kapėrcejnė e as ta zhbirojnė dhe
iu bė e pamundshme qė ta sulmojnė atė popull tė pafajshėm dhe tė prapambetur. Dhulkarnejni e shikoi projektin e madh tė cilin e pėrfundoi vetė, por nuk e kaploi kryelartėsia dhe madhėshtia, e as qė e joshi fuqia dhe dijenia e vet, por e pėrkujtoi All-llahun xhel-le shanuhu dhe e falėnderoi Atė, duke ia pėrshkruar
Atij kėtė punė tė madhe, tė cilėn ia mundėsoi ta kryente me sukses.
Ai tėrėsisht u rezervua nga fuqia e vet dhe kėtė ia pėrshkruajti All-llahut
xhel-le shanuhu, duke u shprehur se ai beson se tė gjithė pendat dhe tė gjitha malet do tė thėrrmohen tėrėsisht nė Ditėn e Kiametit dhe se Toka do tė bėhet tėrėsisht e rrafshtė dhe lakuriq.
E, pėr sa i pėrket pyetjeve: Kush janė Jexhuxhi dhe Mexhuxhi? Ku janė ata
tani? Ēka ndodhur me ta dhe ēka do tė ndodhė me ta? Tė gjitha kėtyre
pyetjeve ėshtė tejet vėshtirė tu pėrgjigjemi, sepse ne pėr ta nuk dimė asgjė
mė tepėr se ēna ka informuar Kurani dhe ndonjė hadith sahih lidhur me ta.
Fi Dhilali Kurani Kerim, 5: 411-413.
[172] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 13: 91 e tutje.
[173] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 18: 68.
-
-
4 - Fillimi i Ditės sė Gjykimit
Jemi tė obliguar tė besojmė se pas shfaqjes sė ndodhive tė
pėrmendura do tė ngjajė ajo qė All-llahu xhel-le shanuhu na
informon nė Kuran, e posaēėrisht nė suren Et-Tekvir dhe El-Infitar,
ku shpjegohen ngjarjet e asaj dite dhe fillimi i jetės sė ardhshme.
Togu i ajeteve kuranore pėr kėtė temė na mėson se bota e
ardhshme do tė fillojė me ndėrrime tejet tė mėdha nė gjithėsi,
se qielli do tė ēahet, yjet do tė bien, planetėt do tė ndeshen,
toka do tė copėtohet dhe do tė bėhet krejtėsisht e rrafshtė dhe
lakuriq, malet do tė bėhen si lesh i lėnurur, se gjthēka do tė
ndėrrohet dhe ēdo gjė qė kanė njohur njerėzit nė kėtė botė do
tė shkatėrohet.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Nė ditėn kur toka do tė zėvendėsohet me tokė
tjetėr, por edhe qiejt, e kur tė gjithė dalin sheshazi
para All-llahut, Njė tė Vetmit, tė Plotfuqishmit.
(Ibrahim, 48)
Kjo do tė ndodhė pas fryrjes sė parė nė bori, qė do ta bėjė
Israfili, sipas urdhrit tė Zotit tė tij, kur do tė vdesė gjthēka qė
gjendet nė Tokė dhe nė qiej, pėrveē atyre qė All-llahu xhel-le
shanuhu do ti i shpėtojė me vullnetin e Vet.[174]
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe do tė fryhet nė Sur (bori), dhe do tė vdesin ata
qė gjenden nė qiej dhe qė gjenden nė Tokė, do tė
mbesin vetėm ata qė do All-llahu, pastaj do tė
fryhet pėr tė dytėn herė nė Sur dhe ata pėrnjėherė
do tė ngjallen e do tė presin (ēka do tė ndodhė).
(Zumer: 68)
E kur tė fryhet njė herė boria, e toka dhe malet tė
ngrihen e tė copėtohen nga njė shpėrthim
(eksplodim), atė ditė do tė ngjajė Dita e Kiametit,
dhe qielli do tė ēahet - atėherė do tė jetė i thyeshėm,
dhe engjėjt do tė qėndrojnė nė skajet e tij, e
atė ditė, tetė (engjėj) do ta bartin Arshin e Zotit
tėnd. (El-Hakka: 13-17)
Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu transmeton se Resulull-llahu
alejhis-selam ka thėnė: All-llahu do ta marrė Tokėn, ndėrsa
qiejt do ti mbėshtjellė me tė djathtėn e Vet, pastaj do tė thotė:
Unė jam Sunduesi. Ku janė sunduesit e Tokės?[175]
---------------------------------------------------------------------------------------
[174] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 11: 313.
[175] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 11: 313.
-
-
5 - Ringjallja
Dhe besojmė se pas kėsaj All-llahu xhel-le shanuhu do ta
urdhėrojė Israfilin qė tė fryjė pėr tė dytėn herė[176]
pas sė cilės do tu kthehet jeta tė vdekurve. Dhe kjo ėshtė
Dita e Ringjalljes, kur njerėzve do tu kthehen shpirtrat dhe
trupat e tyre, siē kanė qenė nė jetėn e kėsaj bote (dynjallėk).
Pastaj All-llahu xhel-le shanuhu do ti nxjerrė njerėzit prej
varreve tė tyre, e jobesimtarėt dhe munafikėt do tė thonė:
...duke thėnė: Tė mjerėt ne! Po kush na ngjalli (ēoi)
prej shtretėrve tanė? (U thuhet): Ja, kjo ėshtė ajo
qė e ka premtuar Mėshiruesi i Madh, e Pejgamberėt
e kanė thėnė tė vėrtetėn. (Ja Sin: 52)
Nė hadithet autentike transmetohet se Muhammedi alejhisselam
do tė jetė i pari qė do tė dalė nga varri i tij. Pejgamberi
alejhis-selam ka thėnė: Tė gjithė njerėzit do tė vdesin atė Ditė, e
unė do tė jem i pari qė do tė ēohet, e Musai do tė jetė nėn
Arsh, e nuk e di se a ka vdekur fare me tė tjerėt.[177]
----------------------------------------------------------------------------------------
[176] All-llahu xhel-le shanuhu na tregon pėr fryrjen e parė dhe tė dytė nė kėto ajete: "Ditėn kur Toka do tė dridhet nga tėrmeti, pas tė cilit pason tjetri. (En-Naziat: 6-7). Er-raxhife do tė thotė pas fryrjes sė parė, kurse Er-radife pas fryrjes sė dytė, siē na informon Ibni Abbasi radijAll-llahu anhu. Shih Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 11: 310-311.
[177] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 11: 312.
-
-
6 - (El-Hashėr) Tubimi i tė gjithė njerėzve nė njė
vend pėr dhėnie tė llogarisė
Gjithashtu besojmė se, pas ringjalljes dhe pas daljes nga
varret, tė gjithė njerėzit do tė tubohen nė njė vend.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
(Kujtoju atyre) Ditėn kur do ti tubojmė tė devotshmit
tek i Gjithėmėshirshmi, si mysafirė tė ftuar.
Ndėrsa mėkatarėt i shtyjmė nė Xhehenem (si grigjėn
e kafshėve tė etshme nga burimi). (Merjem: 85-86)
Hashėr ėshtė tubimi i tė gjithė njerėzve nė njė vend tė caktuar,
ku do tė presin derisa tė gjykohen. Pas ringjalljes All-llahu
xhel-le shanuhu do tu urdhėrojė engjėjve qė ti sjellin tė gjithė
njerėzit nė atė vend. Ata do tė jenė ashtu siē kanė lindur: tė
zbathur, tė zhveshur dhe tė pabėrė synet.
Nė njė hadith sahih transmetohet nga Aishja radijAll-llahu anhu,
se ka thėnė: E kam dėgjuar Resulull-llahun alejhis-selam duke thėnė:
Nė Ditėn e Gjykimit njerėzit do tė ringjallen tė zbathur, tė
zhveshur dhe tė pabėrė synet. Unė i thashė: O i Dėrguari i Allllahut,
e meshkujt dhe femrat bashkė, tė shikojnė te njėritjetri?
Tha: Oj Aishe, gjendja (ēėshtja) do tė jetė aq e ashpėr,
saqė askujt nuk do ti bjerė ndėrmend ta shikojė tjetrin. Sipas
njė transmetimi tjetėr: Ēėshtja do tė jetė mė e rėndėsishme
sesa tė shikojnė njėri-tjetrin.
Transmetohet nga Ibni Abbasi radijAll-llahu anhu, i cili ka thėnė: I
Dėrguari i All-llahut alejhis-selam duke na kėshilluar tha: O njerėz, ju
vėrtet do tė tuboheni tek All-llahu i Madhėrishėm tė zbathur, tė
zhveshur dhe tė pabėrė synet. Pastaj tha: Ashtu siē ju kemi
krijuar herėn e parė do tė pėrsėrisim atė (krijim) Ky ėshtė
premtimi Ynė, Ne me tė vėrtetė do ta bėjmė kėtė. (El-Enbija:104)[178]
Pastaj tha: Njeriu i parė qė do tė vishet nė Ditėn e Gjykimit
ėshtė Ibrahimi alejhis-selam. Atėherė do tė sillen disa njerėz tė
ummetit tim e do tė dėrgohen nė anėn e majtė, e unė do tė them:
O Krijuesi im, kėta janė shokėt e mi! Pastaj do tė mė thuhet: Ti
vėrtet nuk e di ēfarė kanė bėrė ata pas teje, kurse unė do tė them
siē ka thėnė Robi i mirė (Isai alejhis-selam): Kam qenė dėshmitar
derisa isha nė mesin e tyre, e pasi ma more shpirtin, mbete Ti
mbikėqyrės i tyre. Dhe Ti je dėshmitar i ēdo sendi. Nėse i dėnon, i
dėnon robėrit e Tu, e nėse ua fal, me tė vėrtetė Ti je i Fortė e i
Urtė[179]. E pastaj do tė mė thuhet: Ata vazhdimisht janė kthyer
prapa (janė bėrė murtedė), qėkur je ndarė prej tyre.[180]
Nė vendin e pritjes njerėzit do ti godasė njė vėshtirėsi e
madhe.
Nga Mikdad bin El-Esedi transmetohet se Resulull-llahu
alejhis-selam ka thėnė: Nė Ditėn e Kiametit Dielli do tu afrohet
njerėzve, dhe do tė vijė nė lartėsi vetėm njė milje,[181] e njerėzit
do tė jenė nė djersė nė pėrshtatshmėri me veprat e tyre. Disa
prej tyre do tė jenė nė djersė gjer te nyjet e kėmbėve, disa gjer
nė gjunjė, disa gjer nė fyt e disave do tua stėrpikė gojėn sikur
tė kenė frerė nė gojė. Resulull-llahu alejhis-selam tregoi me dorė
gojėn e vet.[182]
Gjatė asaj kohe, disa njerėz do tė jenė nėn hijen e All-llahut xhel-le
shanuhu, siē na informon Resulull-llahu alejhis-selam.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu dhe Ebu
Seidi radijAll-llahu anhu se Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė:
Shtatė persona (lloje njerėzish) All-llahu do ti vendosė nėn hijen
(mbrojtjen) e Tij atė Ditė kur nuk do tė ketė tjetėr pėrveē hijes
sė Tij. Ata janė: Imami (udhėheqėsi) i drejtė; njė i ri i cili ėshtė
rritur nė ibadet dhe respekt tė All-llahut tė Madhėruar; njė
njeri, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me xhamitė; dy njerėz tė
cilėt nė emėr tė All-llahut duhen, janė shoqėruar dhe tė tillė
kanė mbetur gjer nė ndarje (vdekje); njė njeri tė cilin e ka
thirrur njė grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon
duke i thėnė se i frikėsohet All-llahut; njeriu i cili ndan sadaka
fshehurazi, saqė dora e majtė nuk e di ēka bėn (sa ndan) e
djathta; dhe njeriu qė nė vetmi e pėrmend All-llahun dhe i
mbushen sytė me lot.[183]
Kur njerėzit tė mundohen dhe kur vėshtirėsia e kėsaj Dite tė
rėndė do tu bėhet e padurueshme, ata do tė kėrkojnė nga Pej-
gamberėt qė ta lusin All-llahun xhel-le shanuhu ti shpėtojė nga kėto
vuajtje dhe tė ngutet me gjykim, e ēdo Pejgamber do tu
preferojė Pejgamberin pas tij, derisa vijnė te Pejgamberi ynė,
Muhammedi alejhis-selam, e ky do tė angazhohet pėr ta, e All-llahu
xhel-le shanuhu do tė pranojė ndėrmjetėsimin (shefaatin) e tij dhe
njerėzit do tė drejtohen te gjykimi pėrfundimtar.
-----------------------------------------------------------------------------------------
[178] El-Enbija: 104.
[179] El-Maide: 117-118.
[180] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 8: 230 dh 11: 322.
[181] Selim bin Amiri - transmetues i hadithit nga Mikdadi - thotė: Pasha All-llahun, unė nuk di se ēka nėnkuptonte me fjalėn (milje), miljen tokėsore apo Mil me tė cilėn stolisen sytė. Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 17: 196.
[182] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 17: 196.
[183] Sahihu-l-Buhari bi hashijetis Sindi, 1: 170; Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 7:
120-122; Es-sunenul kubra, 10-87; Sunenun Nesai, 8: 22-223.
-
-
7 - Shpėrblimi - ndėshkimi pėr veprat e bėra
Jemi tė obliguar tė besojmė se nė Ditėn e Gjykimit njerėzit
do tė jenė tė shpėrblyer ose tė ndėshkuar pėr veprat qė kanė
bėrė nė kėtė botė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Atė Ditė All-llahu do tua plotėsojė dėnimin e merituar, dhe
do ta dinė ata se All-llahu ėshtė e vėrteta e qartė. (En-Nur: 25)
Kush bėn njė tė mirė, pėr tė ka shpėrblim mė tė mirė
(se atė qė ka punuar). E, ai qė bėn njė tė keqe, ai dėnohet
vetėm aq sa e meriton vepra e tij. (El-Kasas: 84)
All-llahu xhel-le shanuhu nė njė hadith kudsijj thotė: O robėr tė
Mi! Ēdo gjė varet nga veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura
dhe tė llogaritura, pėr tė cilat Unė do tju shpėrblej. Kush
gjen mirė, le ta falėnderojė All-llahun, kurse kush gjen tė
kundėrtėn, mos ta fajėsojė askėnd pėrveē vetvetes.[184]
---------------------------------------------------------------------------------------
[184] Kjo ėshtė pjesė e njė hadithi tė gjatė qė e shėnon Muslimi. Shih Rijadus Salihin, 62-63 (nė gjuhėn shqipe f. 57)
-
-
8 - Parashtrimi i veprave njerėzore dhe gjykimi
Besojmė se shpėrblimi ose ndėshkimi do tė pasojnė pas gjykimit
tė drejtė nė Ditėn e Kiameti, kur ēdo njeri do tė vijė para
Zotit tė vet, me ē’rast do t’i paraqiten tė gjitha veprat dhe do
tė lexojė librin e vet. Pra jemi tė obliguar t’i besojmė parashtrimit
tė veprave, gjykimit dhe leximit tė librit tė veprave, sepse e
tėrė kjo ėshtė e vėrteta e theksuar nga Kur’ani, Suneti dhe
ulemaja muslimane njėzėri.
Argument pėr parashtrimin e veprave janė Fjalėt e All-llahut
xhel-le shanuhu:
“... atė ditė do tė ngjajė Dita e Kiametit, dhe qielli
do tė ēahet - atėherė do tė jetė i thyeshėm, dhe
engjėjt do tė qėndrojnė nė skajet e tij e atė ditė,
tetė (engjėj) do ta bartin Arshin e Zotit tėnd. Atė
ditė do tė pyeteni (paraqiteni ju), dhe asnjė
fshehtėsi juaja nuk do tė mbetet e pazbuluar.” (El-Hakka: 15-18)
“Dhe ata do tė sillen para Zotit tėnd, tė radhitur (e
do t’u thuhet): “Ju Na keni ardhur ashtu siē ju kemi
krijuar herėn e parė. E, ju keni menduar se nuk do
t’jua plotėsojmė premtimin.” (El-Kehf: 48)
Prandaj, ēdo musliman ėshtė i obliguar tė besojė se secili
njeri do tė pyetet para All-llahu xhel-le shanuhu dhe se All-llahu
xhel-le shanuhu do t’i drejtohet ēdonjėrit drejtpėrdrejt pa ndėrmjetės.
Transmetohet nga Adijj ibėn Hatimi se ka thėnė: “I Dėrguari
i All-llahut alejhis-selam ka thėnė: “Secilit nga ju Krijuesi i vet do
t’i drejtohet drejtpėrdrejt (me tė folur-pyetje) pa pėrkthyes.
Do tė shikojė nga ana e tij e djathtė dhe nuk do tė shohė tjetėr
gjė veēse veprat e tij (tė mira). Pastaj do tė shikojė nga ana e
tij e majtė dhe nuk do tė shohė tjetėr gjė veēse veprat e tij (tė
kėqija). Do tė shikojė pėrpara vetes dhe nuk do tė shohė tjetėr
veēse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrės sė tij. Andaj, mbrohuni
nga zjarri (i Xhehenemit), qoftė edhe me gjysmė hurme, e
kush nuk e gjen kėtė atėherė me fjalė tė mirė.”[185]
Nė parashtrimin e veprave bėn pjesė edhe parashtrimi
publik para tė gjithė njerėzve tė tjerė. Ēdonjėrit do t’i paraqiten
veprat e tij, e nėse ėshtė njėri prej tė shpėtuarve, atij do t’i
jepet libri (i veprave) nga ana e djathtė dhe All-llahu xhel-le
shanuhu do t’ia falė tė gjitha mėkatet dhe nuk do ta pyesė
detajisht. Pastaj do ta shpjerė nė Xhenet dhe nuk do tė ndėshkohet
me zjarr. E atij, mėkatet e tė cilit janė mė tė mėdha, libri
do t’i jepet nga mbrapa dhe do tė pyetet detajisht pėr ēdo
vepėr qė ka bėrė, tė vogėl a tė madhe.
Transmetohet nga Aishja radijAll-llahu anhu, se Resulull-llahu
alejhis-selam ka thėnė: “Ka dėshtuar ēdonjėri veprat e tė cilit
do tė shqyrtohen hollėsisht nė Ditėn e Kiametit.” E unė thashė:
“O i Dėrguari i All-llahut, a nuk ka thėnė All-llahu xh. sh:
“Ai tė cilit do t’i jepet libri nė dorėn e djathtė tė tij, lehtė do tė japė
llogari.” Resulull-llahu alejhis-selam tha:
“Kjo ka tė bėjė vetėm me parashtrimin e veprave, e
kushdo qė do tė pyetet pėr veprat e tij nė Ditėn e Kiametit, ai
do tė jetė i ndėshkuar.”[186] Pra, ai qė do tė pyetet hollėsisht pėr
ēdo vepėr tė tij, kjo do tė jetė shenjė se nuk do tė jetė i falur.[187]
Pranimi dhe leximi i librit tė veprave nė Ditėn e Kiametit
nga ana e njerėzve ėshtė fakt i vėrtetė, tė cilin jemi tė obliguar
ta besojmė. Kush mohon kėtė, bėhet jobesimtar.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Ēdo njeriu ia kemi varur nė qafė punėn e tij
dhe Ne do t’i paraqesim atij nė Ditėn e Kiametit librin e
hapur: (i thuhet): “Lexoje librin tėnd, mjafton qė ti sot vetė
pėr veten tė japėsh llogari!” (El-Isra: 13-14)
Gjithashtu jemi tė obliguar ta besojmė ē’ėshtė thėnė pėr tė
nga All-llahu xhel-le shanuhu nė kėto ajete:
“Ti, o njeri, qė pėrpiqesh shumė, mundin tėnd do ta
gjesh te Zoti yt: Atij qė do t’i jepet libri i tij nė
dorėn e djathtė, lehtė do tė japė llogari dhe do tė
kthehet i gėzueshėm te tė afėrmit e tij; e atij qė do
t’i jepet libri i tij pas shpinės, e thėrret shkatėrrimi
dhe do tė digjet nė zjarr, sepse, (nė jetė) ka qenė i
gėzueshėm me familjen e tij dhe ka menduar se
kurrė nuk do tė kthehet (ringjallet pėr tė dhėnė
llogari). Po, po, do tė kthehet te Zoti i tij, me tė
vėrtetė, Ai i sheh tė gjitha punėt e tij!” (El-Inshikak:6-15)
Me dhėnien e librave, tė cilėt njerėzit do t’i lexojnė,
nėnkuptohen fletoret ku engjėjt kanė shkruar (shėnuar) ēdo gjė
qė ka punuar njeriu nė kėtė botė.[188]
Tanimė ke mėsuar se nga bazat e imanit ėshtė tė besohet e tėrė
ajo qė na ka informuar All-llahu xhel-le shanuhu lidhur me engjėjt
dhe punėt e tyre dhe se jemi tė detyruar tė besojmė se All-llahu xhel-le
shanuhu i ka obliguar engjėjt e caktuar qė t’i shkruajnė (shėnojnė) tė
gjitha veprat dhe fjalėt tona, e kėta janė Kiramen katibin, pėr tė cilit
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Me tė vėrtetė, mbi ju vigjilojnė pėrcjellėsit, qė
janė shkrues tė nderuar te Ne. Ata dinė se ēka
punoni.” (El-Infitar: 10-12)
“Ky ėshtė Libri Ynė (shėnimet e veprave tuaja) qė do
t’ju tregojė tė vėrtetėn. Ne, me tė vėrtetė, i kemi
urdhėruar (engjėjt) qė tė shkruhen (shėnohen) tė
gjitha ē’keni bėrė.” (El-Xhathije: 29)
Atė qė shkruajnė engjėjt njerėzit do ta lexojnė nė Ditėn e
Gjykimit. E, pėr sa i pėrket llogarisė (hisabit), me kėtė nėnkuptohet
se All-llahu do t’u paraqesė njerėzve veprat, fjalėt dhe
bindjet e tyre, qofshin ato tė mira a tė kėqija. Kjo do tė ndodhė
nė vendin e tubimit, para se tė nisen nė vendet e caktuara tė
tyre, e pas pranimit tė Librit. Atėherė, ēdonjėri do ta kuptojė se
ē’ka bėrė nga tė mirat dhe nga tė kėqijat. All-llahu xhel-le shanuhu
thotė: “... Pastaj ata do tė kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i
lajmėrojė ata pėr atė qė kanė punuar.” (El-En’am: 108)
Njerėzit do tė dallohen nga pikėpamja e llogarisė. Disa prej
tyre do ta japin atė shumė lehtė dhe shpejt, kėshtu qė All-llahu
xhel-le shanuhu do t’ua tregojė tė gjitha veprat e tyre dhe do t’i
pėrkujtojė pėr mėkatet qė i kanė bėrė, porse kėtė askush tjetėr
nuk do ta shohė. E pastaj do t’ua falė ato dhe do tė urdhėrojė
qė t’i dėrgojnė nė Xhenet. Kurse disa prej tyre do tė pyeten
hollėsisht pėr ēdo vepėr tė bėrė, madje edhe pėr atė mė tė
voglėn, dhe do tė pyeten pėr shkakun dhe arsyen, porse asnjėra
nuk do t’u pranohet. Kėshtu qė kėta njerėz do tė jenė tė
shkatėrruar sė bashku me ata qė janė shkatėrruar. All-llahu xhelle
shanuhu do t’i urdhėrojė njė engjėlli qė veprat e tyre tė kėqija
t’i parashtrojė haptazi para njerėzve dhe kėshtu do tė jenė tė
turpėruar dhe tė poshtėruar para tyre.
Prandaj, besimtari ėshtė i obliguar qė t’ia parashtrojė
pėrherė vetes llogarinė nė mėnyrė qė tė bėjė sa mė shumė
vepra tė mira para se tė bėhet vonė dhe ta besojė llogarinė e
Ditės sė Gjykimit dhe tė pėrgatitet pėr tė: “Dhe Ne, nė Ditėn e
Kiametit, do tė vendosim peshoja tė sakta, e askujt nuk do
t’i bėhet padrejtėsi pėr asgjė, edhe nėse ėshtė fjala pėr
peshė sa tė njė kokrre hardalli (njė lloj mėlmese), Ne do ta
sjellim atė (pėr llogari), e Ne jemi tė mjaftueshėm pėr
llogaritje.” (El-Enbija: 47)
Resulull-llahu alejhis-selam thotė: “Nuk do tė lėvizin kėmbėt e
njeriut nė Ditėn e Kiametit derisa tė pėrgjigjet nė pyetjet: “Si e
ka kaluar jetėn? Ēfarė ka punuar? Si e ka fituar pasurinė dhe ku
e ka harxhuar atė? Ku e ka dėrrmuar trupin e vet?”[189]
Disa hadithe sahih na bėjnė me dije se njė grupi
besimtarėsh All-llahu xhel-le shanuhu do t’u shprehė nderim tė
posaēėm dhe do t’i veēojė ata nga njerėzit e tjerė dhe do t’i
shpjerė nė Xhenet pa llogari dhe pa kurrfarė pyetjesh.
Imam Muslimi shėnon hadithin nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, i cili
rrėfen se Resulull-llahu alejhis-selam ka thėnė: “Nė Xhenet do tė
hyjnė 70 mijė njerėz nga ummeti im pa dhėnė llogari.”[190]
Pėr sa i pėrket mėnyrės sė llogarisė, nė besojmė gjithė atė
qė pėrmendin Kur’ani dhe hadithet e vėrteta nė lidhje me tė
dhe nuk shtojmė asgjė e as qė mungojmė diēka, as qė pyesim
diēka qė nuk ėshtė pėrmendur nė to. Besojmė se All-llahu xhel-le
shanuhu do ta pėrkujtojė ēdo njeri pėr ēdo gjė qė ka bėrė nė kėtė
botė, qoftė nga tė mirat a tė kėqijat dhe se kundėr tij do tė
dėshmojė ēdo gjė prej tė cilit All-llahu xhel-le shanuhu kėrkon qė tė
dėshmojė,[191] e do tė dėshmojė edhe toka lidhur me atė qė ka
bėrė njeriu nė tė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Kur toka tė dridhet me dridhjen e tmerrshme tė
saj, dhe kur ajo (toka) tė nxjerrė atė qė ka nė
brendinė e saj (barrėn nga brenda) dhe njeriu tė
thėrrasė: “Ē’ka ajo (qė bėn kėtė dridhje)?!” Atė ditė,
ajo i tregon lajmet e veta (veprat e mira e tė kėqija)
qė kanė ngjarė nė tė, sepse Zoti yt e ka urdhėruar
atė. Atė ditė, njerėzit do tė paraqiten grupe-grupe
(tė ndara), pėr t’ua treguar veprat e tyre: ai qė ka
punuar mirė, qoftė ajo e vogėl madje sa thėrrmia -
do ta shohin atė, kurse ai qė ka punuar tė keqe,
qoftė madje sa thėrrmia - do ta shohin atė.” (Ez-Zilzal: 1-8)
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, se ka thėnė:
“Resulull-llahu alejhis-selam na mėsonte: “Atė ditė ajo do t’i tregojė
lajmet e veta”, e pastaj tha: “A e dini se ē’janė lajmet e
saj?” As’habėt u pėrgjigjėn: “All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė
kėtė mė sė miri.” Ai tha: “Lajmet e saj janė se ajo do tė
dėshmojė pėr ēdo vepėr qė kanė bėrė nė tė meshkujt dhe
femrat, kėshtu qė do tė thotė: “Atė ditė dhe atė ditė ka bėrė
kėtė e kėtė.” Kėto janė lajmet e saj.”[192]
Ne besojmė se gjatė dhėnies sė llogarisė do tė dėshmojnė
edhe pjesėt e trupit: gjuha, duart, kėmbėt, lėkura dhe tė tjera,
pėr ēdo gjė ēka ka punuar njeriu, dhe se armiqtė e All-llahut do
tė grinden me organet veta, siē thotė All-llahu xhel-le shanuhu:
“(Kujtoju atyre) Ditėn kur armiqtė e All-llahut do tė tubohen
te zjarri (nė vendin e llogarisė), e do tė tubohen duke u shtyrė
me forcė (dhunė), dhe kur tė vijnė tek ai (zjarri), kundėr tyre
do tė dėshmojnė: veshėt e tyre, sytė e tyre dhe lėkurat e
tyre - pėr atė qė kanė punuar. Ata u thonė lėkurave tė tyre:
“Pse dėshmuat kundėr nesh?”, e ato do tė pėrgjigjen: “All-llahu
na ka bėrė qė tė flasim - ashtu siē i ka dhėnė aftėsinė e
tė folurit ēdo sendi. Ai ju ka krijuar pėr tė parėn herė dhe
tek Ai do tė ktheheni.” Ju nuk jeni fshehur (nga frika), qė
kundėr jush tė dėshmojnė veshėt tuaj, dhe sytė tuaj dhe
lėkura juaj, porse keni besuar se All-llahu nuk do t’i dijė ato
qė i keni punuar.” (Fussilet: 19-22)
Gjithashtu, besojmė se nė Ditėn e Gjykimit All-llahu xhel-le
shanuhu do tė jetė i mėshirshėm ndaj besimtarėve, pėrkundėr
jobesimtarėve, ngase pėr kėtė na informon Resulull-llahu alejhisselam.
All-llahu xhel-le shanuhu do tė veēohet me robin e Vet
mu’minin dhe do t’ia pėrkujtojė mėkatet qė i ka bėrė, e pastaj
do t’ia fshehė ato dhe nuk do ta pyesė hollėsisht.
Transmetohet se dikush i ka thėnė Ibni Umerit radijAll-llahu anhu:
“Ēfarė ke dėgjuar se ka thėnė Resulull-llahu alejhis-selam lidhur me
pėshpėritjen e All-llahut xhel-le shanuhu me robin e vet mu’minin
nė Ditėn e Gjykimit?” Tha: “Dėgjova se tha: “Besimtari do t’i
afrohet All-llahut derisa Ai ta vėrė Dorėn e Vet mbi tė e i thotė:
“A e ke bėrė kėtė dhe kėtė? Ai do tė pėrgjigjet: “Po, e kam
bėrė.” Atėherė do t’i thotė: “A e kė bėrė kėtė dhe kėtė?” Ai do
tė pėrgjigjet: “Po, e kam bėrė.” E pastaj do t’i thotė: “Unė t’i
kam fshehur ato nė dynjallėk, e sot po t’i fal.” Pastaj do t’i
jepet libri i veprave tė mira. E, pėr sa i pėrket jobesimtarėve,
ata do tė thirren para tė gjithė njerėzve me fjalė: “Kėta janė
ata qė kanė gėnjyer pėr Zotin e tyre, le tė jetė mallkimi i All-llahut
mbi mizorėt!”[193]
------------------------------------------------------------------------------------------
[185] Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 11: 340.
[186] 186 Sahihu-l-Buhari, 11: 138.
[187] Fet’hul Bari, 11: 138.
[188] Sherhul Bejxhuri ‘ala xhevhereti teuhid, f. 212.
[189] Transmeton Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih. Shih Sahihut-
Tirmidhi bi sherh ibnil Arabi, 9: 253.
[190] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 3: 88.
[191] Mahmud Hattab es-Sebki thotė: ”Dije se atė Ditė madhėshtore kundėr njeriut do tė dėshmojnė njėmbėdhjetė dėshmitarė: gjuha, duart, kėmbėt, veshėt, sytė, lėkura, toka, nata, dita, engjėjt shkrues dhe pasuria.” Pastaj, si argument pėr kėtė, ka parashtruar disa ajete dhe hadithe. Shih Ed Dinul halis, 1: 105 e mė tej.
[192] Transmeton Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen garib. Shih Sahihut-
Tirmidhi bi sherh ibnil Arabi, 9: 260.
[193] Muttefekun ‘alejhi. Shih Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 13: 407-408.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 12-09-2011 mė 19:44
-
-
9 - Haudi (burimi) i Resulull-llahut alejhis-selam
Jemi tė obliguar tė besojmė nė tėrė atė qė na ka informuar
Pejgamberi alejhis-selam pėr burimin e vet, tė cilin All-llahu xhel-le
shanuhu ia ka dhuruar atij dhe umetit tė tij, ngase hadithet qė
flasin pėr kėtė arrijnė gradėn e teuaturit dhe i transmetojnė mė
tepėr se tridhjetė as’habė.[194]
I pari qė do tė pijė nga ky burim do tė jetė Muhammedi
alejhis-selam, e pastaj umeti i tij, ndėrkohė qė jobesimtarėt dhe
mėkatarėt qė kanė bėrė mėkate tė mėdha[195] do tė pėrzėhen nga
ai. Kjo do tė ngjajė pas pėrfundimit tė llogarisė, me tė gjitha
detajet e saj, siē janė: vėshtirėsitė e ndryshme, peshimi i
veprave, leximi i librave etj. Resulull-llahu alejhis-selam ka thėnė:
“Unė do tė jem para jush te burimi. Ai qė arrin tek ai, do tė
ngopet. E, ai qė pi nga ai, mė kurrė nuk do tė ketė etje.
Atėherė do t’u ndalohet afrimi njerėzve qė i njoh dhe mė
njohin, dhe do tė pengohen tė takohen me mua, e unė do tė
them: “Ata janė nga ummeti im!” Atėherė do tė mė thuhet: “Ti
nuk e di se ē’kanė bėrė ata pas teje.” E unė do tė them: “Mjerė
ai, mjerė ai qė ka bėrė ndėrrime pas meje.”[196]
Transmetohet nga Ukbe b. Amiri radijAll-llahu anhu, se Resulullllahu
alejhis-selam doli njė ditė dhe ua fali namazin e xhenazes luftėtarėve
tė vrarė nė Uhud, pastaj hipi nė minber e tha: “Unė do
tė jem para jush (nė burim) dhe unė jam udhėheqės dhe
dėshmitar juaji. Pasha All-llahun, ja, mu tani po e shoh burimin
tim. Mua mė janė dhėnė ēelėsat e tė gjithė thesarėve tė tokės.
Pasha All-llahun, unė nuk frikėsohem se ju, pas vdekjes sime,
do t’i ktheheni idhujtarisė, por kam frikė se do tė grindeni duke
bėrė gara se cili prej jush do tė arrijė mė tepėr pasuri.”[197]
Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Esma, vajza e Ebu
Bekrit radijAll-llahu anhu, se Resulull-llahu alejhis-selam ka thėnė:
“Unė do tė jem te burimi dhe do tė shikoj se cili prej jush do tė
mė afrohet. Disa njerėz do tė largohen, e unė do tė them: “O
Zoti im, ata janė prej meje dhe nga ummeti im!” E do tė mė
thuhet: “A s’ke dėgjuar se ē’kanė bėrė pas teje? Pasha All-llahun,
pas teje ata kanė lėnė fenė tėrėsisht.”[198]
Ne i besojmė tėrė asaj qė ka thėnė All-llahu xhel-le shanuhu
pėr pėrshkrimet e tij dhe konsiderojmė se ai ėshtė i vėrtetė. Komentuesi
i akaidės tė Tahaviut thotė: “Nga hadithet qė e pėrshkruajnė
burimin mund tė konkludohet se ai ėshtė burim shumė
i madh, i cili mbushet nga Xheneti, nga lumi Keuther, dhe ėshtė
mė i bardhė se qumėshti, mė i ftohtė se akulli, mė i ėmbėl se
mjalti dhe ka erė mė tė mirė se misku, se pėrfshin njė sipėrfaqe
jashtėzakonisht tė madhe, i gjerė sa edhe i gjatė, saqė largėsia
ndėrmjet dy skajeve tė tij ėshtė sa zgjat ecja nė kėmbė njė
muaj. Nė disa hadithe qėndron se, sa mė tepėr tė pihet nga ai,
aq mė tepėr do tė zmadhohet. I Gjithėmadhėrishėm ėshtė
Krijuesi qė mund tė bėjė ēdo gjė!”[199]
Nga hadithet qė e pėrshkruajnė burimin ėshtė edhe hadithi
qė transmeton Buhariu nga Abdull-llah b. Amri radijAll-llahu anhu, i
cili thotė se Resulull-llahu alejhis-selam ka thėnė: “Gjatėsia e burimit
tim ėshtė sa njė muaj ecje nė kėmbė, ujin e ka mė tė
bardhė se qumėshti, erėn e ka mė tė mirė se era e miskut,
ndėrsa enėt e tij janė sikurse yjet nė qiell, kush pi prej tij, mė
kurrė nuk do tė ketė etje.”[200]
Hadithet qė flasin pėr burimin e Pejgamberit alejhis-selam e arrijnė
gradėn e teuaturit, janė tė shumta, prandaj besimi nė to ėshtė
pjesė e imanit. Kadi ‘Ijadi, rahimehullahu te’ala, thotė: “Hadithet
qė flasin pėr burimin janė autentike, besimi nė tė ėshtė farz,
konsiderimi i tij si i vėrtetė ėshtė pjesė e imanit dhe ky ėshtė realitet
tek Ehli Sunneti, nuk komentohet me alegori, e as qė ekziston
rreth kėtij ndonjėfarė mospajtimi. Hadithet pėr tė janė mutteuetir
dhe i transmetojnė shumė as’habė. Muslimi i transmeton kėto nga
Ibni Amėr b. El-Asi, Aishja, Ummu Selemja, Ukbe b. Amiri, Ibėn
Mes’udi, Hudhejfja, Harith b. Vehbi, El-Mustevridi, Ebu Dherri,
Sevbani, Enesi dhe Xhabir b. Sumeri. Tė tjerėt i transmetojnė nga
Ebu Bekri, Zejd b. Erkame, Ebu Umame, Abdull-llah b. Zejdi, Ebu
Berzete, Suvejd b. Hable, Abdull-llah b. Sanabihiu, Bera’ b. Adhibi,
Esma bint Ebu Bekri, Havle bint Kajsi e tė tjerė. Me kėto transmetime
hadithet arrijnė gradėn teuatur.”[201]
Nė disa hadithe sahih transmetohet se ēdo Pejgamber do ta
ketė burimin e vet, ndėrsa burimi i Pejgamberit tonė alejhis-selam
ėshtė mė i madhi dhe mė i ėmbli dhe se prej tij do tė pinė mė
shumė njerėz.[202]
-------------------------------------------------------------------------------------------
[194] Sherhul ‘akidetit-Tahavijje, f. 25; Sherhun Nevevi ‘ala Sahih Muslim, 15:53;
Sherhun ‘akidetil vasitijje li Muhammed Halil Herras, f. 115; Sherhul Bejxhuri ‘alel
Xhevhere, f. 223; Ed Dinul halis, 1:111.
[195] Ed Dinul halis, 1: 111.
[196] Muslim bi sherhin Nevevi, 15: 53-54; El lu’lu’ vel merxhan, f. 106.
[197] Muttefekun ‘alejhi. Shih Sahihu-l-Buhari - pjesa pėr xhenazen - kaptina pėr namazin
e shehidit dhe Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 15: 75.
[198] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 15: 55.
[199] Sherhul ‘akidetit-Tahavijje, f. 251.
[200] Sahihu-l-Buhari me’a Fet’hul Bari, 13:396-398. Tė njėjtin hadith e transmeton edhe Muslimi. Shih Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 15: 55.
[201] Transmeton Neveviu nė komentin e vet tė Sahih Muslimit, 15: 53.
[202] Sherhul ‘akidetit-Tahavijje, f. 151; Sherhul Bejxhuri ‘alel Xhevhere, f. 223; Ed
Dinul halis, 1:111.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 13-09-2011 mė 19:53
-
-
10 - Peshorja (peshimi i veprave)
Jemi tė obliguar tė besojmė se Ditėn e Gjykimit veprat e
njerėzve do tė peshohen me peshore, nė mėnyrė qė tė tregohet
drejtėsia e All-llahut xhel-le shanuhu, pėr ēka na informojnė Kurani
dhe hadithet autentike.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Dhe Ne, nė Ditėn e Kiametit, do tė vendosim
peshore tė sakta e askujt nuk do ti bėhet padrejtėsi
pėr asgjė, edhe nėse ėshtė fjala pėr peshė sa tė njė
kokrre hardalli (njė lloj mėlmese). Ne do ta sjellim
atė (pėr llogari), e Ne jemi tė mjaftueshėm pėr
llogaritje. (El-Enbija: 47)
Peshimi i veprave atė ditė do tė jetė i drejtė: atij
qė i rėndohet peshorja me vepra tė mira, ai do tė
jetė i lumtur; kurse atij qė i lehtėsohet peshorja me
vepra tė mira, ai do ta humbė veten, pėr shkak se i
ka mohuar argumentet Tona. (El-Araf: 8-9)
Ai (njeriu), veprat e tė cilit rėndojnė nė peshore,
do tė jetė nė jetėn e kėnaqur (nė jetėn e
pėrhershme), e ai (njeriu) veprat e mira tė tė cilit
nuk rėndojnė nė peshore, vendbanimi i tij do tė jetė
gremina e skėterrės. (El-Karia: 6-9)
Hadithet na bėjnė tė ditur se kjo peshore ėshtė terezi e vėrtetė;
do tė ketė dy krahė tė barabartė dhe dy pjata dhe se Allllahu
xhel-le shanuhu do ti shndėrrojė veprat e njerėzve nė gjėra
me peshė, prej tė cilave veprat e mira do ti vėrė nė njė anė,
ndėrsa ato tė kėqijat nė anėn tjetėr.[203]
Lidhur me kėtė Ibnul Kajjimi ka thėnė kasidėn e njohur, ku
thuhet: A mos vallė nuk beson se veprat e njerėzve, nė Ditėn e
Gjykimit, do tė vihen nė peshore? Kjo do tė ndodhė, e
nganjėherė do tė rėndojė njėra pjatė, nganjėherė pjata tjetėr,
siē qėndron nė Kuran. Ajo do ta ketė edhe gjuhėzėn, tė cilėn
pjatat do ta lėvizin nė tė dhe do tė shikojnė. Kjo nuk ėshtė
imagjinatė, por njėmendėsi, pėr atė qė ka iman.[204]
Peshimi i veprave do tė bėhet pas kryerjes sė llogarisė,
sepse peshimi ėshtė pėr shkak tė ndėshkimit, andaj do tė ngjajė
pas shqyrtimit tė hollėsishėm tė tė gjitha veprave. Me kėtė do tė
tregohet drejtėsia e gjykimit,[205] por nuk do tė peshohen veprat
e Pejgamberėve dhe veprat e njerėzve qė All-llahu xhel-le shanuhu i
ka liruar nga dhėnia e llogarisė.[206]
------------------------------------------------------------------------------------------
[201] Transmeton Neveviu nė komentin e vet tė Sahih Muslimit, 15: 53.
[202] Sherhul akidetit-Tahavijje, f. 151; Sherhul Bejxhuri alel Xhevhere, f. 223; Ed
Dinul halis, 1:111.
[203] Sherhul akidetit-Tahavijje, f. 472; Sherhul akidetil vasitijje, faqe 123; Ed
Dinul halis, 1: 107.
[204] Kasideti bin Kajjim - me komentin e tij, 2: 593.
[205] Kėtė e transmeton nga Kurtubi komentuesi i akaidės sė Tahaviut, f. 472.
[206] Sherhul Bejxhuri alel Xhevhere, f. 215.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt