Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë

    Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë

    http://koha.net/

    Tiranë, 6 korrik 2011– Nga 29 shtatori e deri më 2 tetor, në Tiranë do të mbahet konferenca e presidentëve të konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës. Lajmi bëhet i ditur nga “Radio Vatikani”, media kjo që e ka cilësuar këtë si një ngjarje të rëndësishme kishtare, gjatë së cilës do të trajtohen tema të ndryshme kishtare dhe shoqërore.

    “Mbledhja e kryetarëve të konferencave ipeshkvnore katolike dhe personaliteteve tjera kishtare evropiane në Tiranë, përbën në të njëjtën kohë edhe një mirënjohje ndaj Kishës Katolike shqiptare dhe vlerësim për punën e bërë në periudhën pas rënies së regjimit e të diktaturës komuniste etj”, citon ajo.

    Kjo Konferencë, bëhet me dije se do të ketë për temë “Ungjillëzimin e ri në Evropë”.

    Ndërkaq, presidenti i konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita ka deklaruar lidhur me këtë aktivitet se ky përbën një vlerësim për Shqipërinë.

    “Për ne dhe kishën e këtij vendi është një ngjarje mjaft e rëndësishme. Do të trajtohen tema të ndryshme e mjaft të rëndësishme, nga ekspertë të posaçëm, si edhe autoritete të larta kishtare. Ky eveniment mirëpritet edhe nga komunitetet e tjera. Ai përbën në të njëjtën kohë edhe një hap më të sigurt drejt atij integrimi që ne kërkojmë”, ka pohuar ai për radion e Vatikanit, transmeton agjencia Noa.

    Para pak ditëve, në një takim që u mbajt në Torino, konferencat ipeshkvnore katolike të Evropës diskutuan mbi marrëdhëniet ndërmjet Katolicizmit dhe Islamit.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    E kallxona Mexhid cka u tha ne ate konference, cilat jane marredheniet e Kishes Katolike me fene islame.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Mendoj se eshte nje gje pozitive zhvillimi i kesaj konference ne Shqiperi dhe besoj se ne te do te marin pjese edhe pjestare te komuniteteve te tjera, si dhe te vendosen ura bashkepunimi akoma me te forta mes komuniteteve fetare ne Shqiperi.

    Me te vertet qe Shqiperia e meritonte zhvillimin e kesaj konference per hir te Imzot Rrok Mirdites, e sidomos At Gjergj Fishtes dhe At Zef Pllumit, te cilet me urtesine e tyre, me fjalet e tyre te mira, me punen e tyre te palodhur i bene balle komunizmit dhe nuk lejuan zhdukjen e fese. Gjithashtu, mesazhet e tyre kane qene te qarta dhe mjaft te dobishme per bashkejetesen fetare nder Shqiptaret dhe respektimin e çdo besimi ndermjet nesh.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Pajtohem me MaDaBeR.

    Nje konference e tille do ti sherbeje Shqiperise dhe besoj qe do ti deshmoje edhe me tej botes se Shqiperia eshte nje vend i harmonise fetare.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Vidasusi Lexo Postimin
    Pajtohem me MaDaBeR.

    Nje konference e tille do ti sherbeje Shqiperise dhe besoj qe do ti deshmoje edhe me tej botes se Shqiperia eshte nje vend i harmonise fetare.
    Besoj qe keto fjal do t'i kishit then sikur t'ishin mbledhur te gjithe myftinit e botes ne Shqiperi, si dhe te gjithe patriarket ortodoks duke mos i etiketuar ata si "gabelo-grek".

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar më parë nga figaro Lexo Postimin
    Besoj qe keto fjal do t'i kishit then sikur t'ishin mbledhur te gjithe myftinit e botes ne Shqiperi, si dhe te gjithe patriarket ortodoks duke mos i etiketuar ata si "gabelo-grek".
    Me duket se jane mbajtur edhe konferenca te tilla ne Shqiperi, ne mos gabofsha.
    Sidoqofte, edhe nje konference mbar Islame ose Budiste te shprehte deshiren te mbahej ne Tirane, nuk besoj qe do haste ne pengesa!

  7. #7

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga figaro Lexo Postimin
    Besoj qe keto fjal do t'i kishit then sikur t'ishin mbledhur te gjithe myftinit e botes ne Shqiperi, si dhe te gjithe patriarket ortodoks duke mos i etiketuar ata si "gabelo-grek".
    Po kemi mo kryegjyshaten boterore te Bekstashinjve, jemi antari më perëndimor i Europës dhe i vetmi Europian në OIC. Pse në shëmbull të harmonisë fetare ti nuk gëzohesh ? E nëse nuk je në gjëndje të gëzohesh nga një gjë e tillë, atëherë nuk di ctë them. Këtej na thoni për të drejta e për harmoni, këndej acaroheni se në Shqipëri po bëhet kjo konferencë. E nëse jeni nga Kosova, cfarë nuk më ndalon mua t'ju them që këto janë punët tona ashtu si bashkëkombasit e mijë, që duhet të ishin dhe vëllezërit e mij më thonë rrij jashtë problemeve tona ?

    Jo, un refuzoj ta bëj këtë gjë, të sillem si disa këtu se nuk jam bukëshkalë si disa, vec se këtu vend për kritikë nuk ka nga asnjë palë.

    Rënie stili e madhe kjo për një njëri që pretendon të uli gjakrat dhe të bëj komunitetin ti thërrasi kokës, aq më tepër se konferenca Islamike janë organizu gjithmonë, edhe pritje figurash të larta nga bota Islame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 08-07-2011 më 19:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Po kemi mo kryegjyshaten boterore te Bekstashinjve, jemi antari më perëndimor i Europës dhe i vetmi Europian në OIC. Pse në shëmbull të harmonisë fetare ti nuk gëzohesh ?
    Te faleminderit! :-)

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Po kemi mo kryegjyshaten boterore te Bekstashinjve, jemi antari më perëndimor i Europës dhe i vetmi Europian në OIC. Pse në shëmbull të harmonisë fetare ti nuk gëzohesh ? E nëse nuk je në gjëndje të gëzohesh nga një gjë e tillë, atëherë nuk di ctë them. Këtej na thoni për të drejta e për harmoni, këndej acaroheni se në Shqipëri po bëhet kjo konferencë. E nëse jeni nga Kosova, cfarë nuk më ndalon mua t'ju them që këto janë punët tona ashtu si bashkëkombasit e mijë, që duhet të ishin dhe vëllezërit e mij më thonë rrij jashtë problemeve tona ?

    Jo, un refuzoj ta bëj këtë gjë, të sillem si disa këtu se nuk jam bukëshkalë si disa, vec se këtu vend për kritikë nuk ka nga asnjë palë.

    Rënie stili e madhe kjo për një njëri që pretendon të uli gjakrat dhe të bëj komunitetin ti thërrasi kokës, aq më tepër se konferenca Islamike janë organizu gjithmonë, edhe pritje figurash të larta nga bota Islame.
    Mos pretendo ne vend timin, mua me erdhi mir per Shqiperin, sepse sa her qe te na vie ndonje mysafir, na jipet mundesia t'u japim leksione te miresis, qoft edhe Dalai Lama'ja ! Un reagova shkaku i fjaleve te mira qe foli Vidasusi, fjal me te cilat isha dakord. S'ka shume kohe qe jam ketu, dhe degjova mjaft shprehje rraciste anti-islame, deri tek ato ku disa antar shprehnin deshiren haptas, per te na vrar te gjitheve, dhe kur njerez te tille shprehen ne kete menyr, mendoj qe duhet lansuar debatin e harmonis fetare, mos te mbetet nje mit me te cilen ushqehemi para syt e botes, por me te vertet te krijojm nje klim te tolerances fetare. Sepse tash per tash, nuk eshte vetem per lavd, por eshte nje nevoje mbar kombtare !

    E nese jam nga Kosova, juve asgje s'ju ndalon te thuani çfar te duani, por n'aspektin kombtar, per mua duhet fshir nga harta dhe nga terreni çdo kufi, qe delimiton ndarjen e nje shteti te vetem ! Mirqenia e Shqiperis, eshte po aq e rendesishme sa mirqenia e Kosoves, Çameris, Ilirides, Lugines e Malit te Zi ! Nese ne s'ia duam te miren njeri tjetrit, atehere kush do t'na doje te miren neve ? Arabet ? Italianet ? Grekët ?

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •