Majko: Deklaratat e Davutoglut, jo shqetėsuese

Nga Express mė 31 gusht 2011 nė ora 19:03

Ish-kryeministri Pandeli Majko, nė njė intervistė pėr “Shqip”, deklaron se shqiptarėt nuk duhet tė shqetėsohen nga deklaratat e ministrit tė Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, nė lidhje me ēėshtjen e historisė, por duhet tė kuptojnė mirė “kodin” e ri tė politikės sė jashtme tė Ankarasė. Nė njė intervistė pėr “Shqip”, drejtuesi i lartė socialist dhe deputet i Kuvendit analizon zhvillimet mė tė reja nė lidhje me pozitėn shqiptare nė Ballkan, si dhe ēėshtjen e shumėdiskutuar tė regjistrimit tė popullsisė. Pėr kėtė ēėshtje, ish-kryeministri shqiptar thekson se nuk i duhet fryrė njė gjuhe urrejtjeje qė na ēon 100 vjet mbrapa...

Z.Majko, vizita e para pak ditėve mė parė e ministrit tė Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu, nė Kosovė, solli impaktin nė publik tek kėrkesa tashmė zyrtare e Ankarasė pėr revizionimin e historisė sė shqiptarėve nė lidhje me Perandorinė Osmane. Ēfarė po ndodh realisht, sipas jush, nė marrėdhėniet me njė vend mik?
Nuk po ndodh diēka qė nuk pritej. Konteksti i vizitės se numrit njė tė diplomacisė turke mendoj se duhet lexuar si pjesė e njė protagonizmi qė politika turke ka dashur tė luajė nė rajonin e Ballkanit. Ky i fundit jo vetėm qė mbetet dimensioni europian i politikės turke, por nė thelb i shėrben asaj pėr cilėsinė e saj si porta e marrėdhėnieve tė Bashkimit Europian me Lindjen. Boshllėku qė la pas Lufta e Ftohtė dhe prishja e Jugosllavisė nuk kishte si tė mos e risillte nė fushėn e lojės kėtė fuqi ndėrkombėtare pėr nga pesha dhe roli, nė njė terren qė ajo e njeh si pak tė tjerė...

Z. Davutoglu u kėrkoi shqiptarėve tė Kosovės tė largohen nga trashėgimia e Titos dhe Enver Hoxhės. Po cilės trashėgimi do tė duhet t’u referohen shqiptarėt, pasi edhe Skėnderbeu apo rilindėsit quhen vetėm si mite tė krijuara nga historianėt?
S’di ē’tė them, pasi nuk jam i qartė pėr mėnyrėn e referimit...por nuk besoj se deklarimi si tillė duhet parė si “fyes” apo “deshqiptarizues” apo edhe mė keq, qė tė vijė si ftesė pėr tė na larguar nga identiteti ynė europian drejt njė “otomanizmi modern”...Jo! Turqit nuk para pėlqejnė tė jenė naivė nė mėnyrėn e tė bėrit diplomaci, dhe aq mė pak qė kjo pastaj tė shėrbente qė shqiptarėve t’u lėviznin nervat e tė ndiheshin tė sfiduar nga miqėsia turke. Sė pari, Ahmet Davutoglu nuk pėrfaqėson sot “tė sėmurin e Bosforit”, qė ne dhe kalamajtė tanė kanė lexuar nga librat e historisė. Interesat turke, edhe pėr favorin e tyre dėshirojnė njė faktor tė rilindur gjeopolitik shqiptar, i cili do t’i shėrbente stabilitetit rajonal, por edhe njė protagonizmi turk nė rajon. Trashėgimia qė lanė Tito dhe Enver Hoxha nė planin gjeopolitik fillonte nga rindarja e Europės nė Versajė. Kuptojeni “kodin” turk ashtu siē ėshtė, se nuk ka ardhur tė shpallė shqiptarėt si “turqit e rinj” tė Europės, por tė bėjė njė ftesė miqėsore pėr tė kuptuar e pohuar njė realitet tė ri nė rajon. Ky realitet ėshtė i tillė ku faktori shqiptar nuk ėshtė dhe nuk mund tė luajė mė si “nėnprodukt” i Beogradit, dhe as tė “neutralizohet” nga subkoshienca e izolimit tė mėparshėm...

Zoti Arbėn Xhaferri, nė njė intervistė tė botuar thekson se, kjo mund tė shkaktojė njė ndarje edhe mė tė madhe mes tė krishterėve shqiptarė dhe atyre myslimanė apo mes shqiptarėve tė vendit amė dhe atyre tė Kosovės, Maqedonisė apo Malit tė Zi. Sipas jush, kjo qasje, a ka njė mundėsi reale?
Ah, me Arbėn Xhaferrin mė lidh miqėsi dhe nuk i hyj asnjė lloj debati...Qė Turqia tė shihet si faktor ndarės i shqiptarėve?!...Kjo ėshtė e tepruar pėr nga influenca reale qė ka Turqia mbi botėn shqiptare. Fėmijėt e mi studiojnė nė njė shkollė turke dhe si ortodoksė qė janė them se u ka bėrė shumė mirė dhe jo keq. (Qesh) Unė kam miq nė Turqi, qė nga Pandeli shkurt mė thėrrasin “Ali”...Bo bo, ē’duhet t’u them kėtyre miqve tė “pabesė” tani(?!) Turqisė dhe turqve, qė pėr arsye tė njohura dhe tė panjohura ne “arnautėve” na duan...dhe ky nuk ėshtė as mėkat e as gjynah...

Nė fakt, qė nga vizita e ministrit tė Mbrojtjes tė Serbisė nė Ankara disa kohė mė parė, diēka ka ndodhur me sjelljen e Turqisė me shqiptarėt. Kemi njė afrim mes dy vendeve, e mė pas nė Prishtinė u bė kėrkesa pėr tė ndryshuar librat. Sipas jush, nė njė mjedis ku nuk janė mė ekuilibrat e vjetra (ku Greqia nuk ėshtė mė kreu i grupit ortodoks tė Ballkanit, pasi po laicizohet mė shumė), si do tė jetė pozita e shqiptarėve nė rajon?
Do tė mė falni, por nuk jam dakord me formulimin e pyetjes suaj. Nuk ka ndodhur asgjė sė fundmi. Ajo ēfarė po shohim ėshtė njė reflektim i dukshėm i asaj qė ka kohė qė ka ndodhur. Pas Luftės sė Ftohtė, edhe Rusia i ka pranuar jo pa nervozizėm njė rol tė zgjeruar Turqisė edhe nė ish-territoret e Bashkimit Sovjetik. Ndėrkaq, politika e Turqisė ėshtė bėrė sidomos “ekonomike” nė marrėdhėnien e saj me Moskėn. Politika e Beogradit e di qė Turqia nuk fillon dhe mbaron nė interesat e saj nė Kosovė, Bosnjė, Maqedoni apo Shqipėri...Serbia po vlerėson statuskuonė ruso-turke, tė rilindur me ose pa dėshirė, pasi njė pjesė e rėndėsishme e interesave tė saja “europiane” mbulohen nga politika ruse. Ėshtė njė histori interesante nė vazhdim...Pastaj, loja nuk ka tė bėjė me laicizmin e Greqisė etj., etj...Gabohet kushdo qė mendon se kombi i Odiseut ėshtė nė “rėnie” dhe Serbia e “rilindur” po ja merr. Mė lejoni tė pėrdor fjalėn “broēkulla” dhe fantazi tė pėrkohshme, qė tregojnė se Beogradit pėr arsye tė pranueshme i rri ngushtė “kostumi” i Serbisė...dhe vjen vėrdallė pėr tė krijuar perceptim, por jo pėrmbajtje tė njė diplomacie “pa dalje nė det”...

Si Kryeministėr dy herė dhe ministėr i Mbrojtjes keni prekur mė afėr relacionet shqiptaro-turke nė dy periudhat, para dhe gjatė epokės Erdogan. A ka njė ndryshim qasjeje politike nė lidhje me Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
Si e kuptoj unė, nuk ka ndryshime thelbėsore...Turqit na njohin dhe na pohojnė nė historinė e tyre me respekt, i cili do tė vijė nė rritje po tė ketė njė pėrgjigje partnerėsh nga politika shqiptare. Ka dashuri, siē ka dhe interesa reciproke. Turqit dinė historikisht t’i ndajnė ndjenjat me interesat. Dhe interesat e tyre nuk mund tė mbeten “karta rezervė” e interesave shqiptare, dhe as nuk mund tė jenė njė “tradhti” hipotetike e shqiptarėve ndaj Europės...Vizitat e turqve nė Prishtinė dhe Tiranė i kam parė jo si pyetja: “A do vini me ne?”, por nė kontekstin: “A jeni gati pėr njė rol tė ri”...Dhe, kanė tė drejtė!

Doja t’jua bėj kėtė pyetje, duke qenė edhe nga lidhja, por edhe impakti i madh qė keni nė Kosovė, por edhe nė trevat e tjera shqiptare. Si e konsideroni njė gjallėrim tė opinionit publik, kryesisht nė Prishtinė, qė kėrkon tė bėjė ndarjen me shqiptarė dhe kosovarė, apo edhe duke krijuar njė opinion qė ka njė ndarje “me thikė” kulturore qė nuk mund tė krijojė njė trung tė pėrbashkėt?
Nuk ja vlen tė biem nė nivelin e sherreve tė identiteteve qė “hėngri” Jugosllavia e vjetėr dhe qė nuk janė, pėr fat tė mirė, njė fenomen shqiptar...Gjergj Kastriot Skėnderbeun nuk e bėjmė dot “kosovar” sa mund ta bėjmė koburen e Isa Buletinit “prodhim lab”...Por ama, pa diskutim qė ka diēka tjetėr e cila ėshtė e pashmangshme edhe si diskutim. Ky ėshtė identiteti i shtetit tė Kosovės dhe fizionominė e tij, e cila nuk ka pse rri nėn hijen e “neutralitetit” aktual naiv tė shtetit tė Shqipėrisė. Prishtina po bėhet kryeqyteti i dytė i shqiptarėve nė rajon, dhe ky ėshtė fakt. Kjo po prodhon fakte dhe balanca tė pashmangshme, pėr tė cilat tė them jam i kėnaqur, ėshtė pak!...

Regjistrimi i popullsisė nė Shqipėri ka hapur njė polemikė, qė me letrėn e nėnkryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė drejtuar zonjės Topalli u bė edhe politike zyrtare. Si e konsideroni ju shqetėsimin e disa qarqeve tė opinionit publik, por edhe tė qytetarėve, pėr rrezikun e deformimit tė tė vėrtetės reale pėr gjendjen etnike nė vend apo edhe atė fetare?
Unė jam shprehur disa herė pėr kėtė ēėshtje dhe nuk kam diēka tė re pėr tė shtuar. Ne jemi shtet gati njėshekullor dhe fqinj me grekėt nga fillimi i kohės. Shteti shqiptar nuk po kryen regjistrimin e parė tė vet nė histori, dhe as tė fundit. As dua ta vlerėsoj mė shumė seē duhet, dhe as ta anashkaloj regjistrimin e “postkomunizmit” dhe krizėn e identitetit qė prodhoi ai. Nė Shqipėri, minoritetet njihen nga lindja e tij si shtet edhe si rezultat i rrethanave historike se si u monitorua ky proces nga fqinjėt dhe fuqitė e kohės. Shqipėria nuk ėshtė shtet “multietnik” dhe askush nuk mund ta ndryshojė kėtė fakt tė njohur qė nga dokumentet qė Lidhja e Kombeve prodhoi pėr shtetin shqiptar, qė nga njohja e tij si i tillė. Kombit dhe shtetit grek sot i duhet miqėsia e Shqipėrisė dhe shqiptarėve, dhe jo i individėve tė cilėt nuk dinė nga vijnė dhe ku shkojnė...Ka njė realitet nė marrėdhėniet fqinjėsore tė Shqipėrisė, i cili nuk duhet tė influencohet nga njė proces kaq i dyshimtė dhe me ngarkesė tė madhe emocionale siē ėshtė ai i regjistrimit tė popullsisė. Shqipėria dhe Greqia nuk bėnė marrėveshje pėr shkėmbim popullsish, siē bėri Turqia dhe Greqia...Dy fqinjė kaq tė vjetėr qė s’kanė bėrė njė luftė tė mirėfilltė midis tyre pėr shekuj me radhe e qė janė martuar, gėzuar dhe vdekur krah njėri- tjetrit, ndryshe nga marrėdhėnia e plasaritur tė shqiptarėve me sllavėt. Nga ky kėndvėshtrim, mendoj se vlen tė reflektohet pėr tė mos pėrsėritur gabime tė pėrkohshme dhe kosto pasionesh ballkanike.