-
Ekspozohen objektet e rralla të familjes Frashëri
Koleksioni mbretëror
Me rastin e 83-vjetorit të Monarkisë shqiptare është hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita me koleksionin mbretëror Adamidi Frashëri. Ky koleksion, rreth njëqindvjeçar, i krijuar midis viteve 1880 deri 1970, i është dhuruar princit trashëgimtar Leka. Ishte Gjergj Adamiti bej Frashëri, patriot dhe diplomat shqiptar me banim në Egjipt dhe Zvicër, që mblodhi objekte të trashëguara nga familja e tij dhe e së shoqes, Helena Marko Frashëri, si kostume të vjetra popullore, ikona, pergamena, foto dhe armë shqiptare të shekullit XVIII. Qëllimi i këtij koleksioni ishte krijimi një fondi “eklektik” që do të ilustronte historinë dhe kulturën shqiptare. Për këtë arsye, familja Frashëri bleu edhe objekte porcelani, tablo apo skica nga autorë të huaj që trajtonin tematika shqiptare. Paul Adamiti bej Frashëri, djali i vetëm i Adamit Frashërit, i emëruar çambelan i familjes mbretërore shqiptare në Spanjë, vendosi që pjesën e koleksionit të familjes së tij, që përmbante objekte dhe kujtime të së kaluarës shqiptare, t’ia linte me testament princit trashëgimtar Leka. Sipas personit përgjegjës të ekspozitës, Tomas Frashëri, i cili është edhe një nga kushërinjtë e familjes Frashëri, “Paul Adamidi Frashëri kishte shprehur dëshirën që nëse familja mbretërore shqiptare pas rënies së diktaturës rikthehej në atdhe, ajo ta sillte edhe koleksionin mbretëror në Shqipëri, në mënyrë që të njihej nga publiku dhe të nxiste dëshirën për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare”. Ndërsa pasardhësi i familjes mbretërore shqiptare, princi Leka, tha se “ky është një koleksion i jashtëzakonshëm i familjes Frashëri që është dorëzuar si trashëgimi në dorën time dhe pas shumë vitesh në Francë është kthyer sivjet. Kjo na jep mundësinë të shikojmë edhe vlerat historike të një familje të jashtëzakonshme”. Koleksioni ka rreth 60 objekte, si shpata e veshje popullore shqiptare. Gjithashtu Leka shtoi se “ky koleksion do të mbetet në familjen tonë dhe duke qenë se unë kam kontakte të vazhdueshme me familjen Frashëri, besoj se në të ardhmen do të ketë edhe ekspozita të tjera”. Në mesin e objekteve të ekspozuara kishte edhe fotografi me dedikim për anëtarët e familjes Frashëri, të cilat tregojnë rangun e kësaj familje me rol në historinë shqiptare, edhe pse deri diku e panjohur. I ftuar në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili vlerësoi figurën e Mbretit Zog dhe përpjekjet e tij për kombin dhe vendin, ndërsa kërkoi rishikimin e historisë, ashtu siç është, pasi, sipas tij, “ajo mbetet ende larg së vërtetës”. Koleksioni me objekte shqiptare ka qëndruar për më se 25 vjet në kështjellën Chapelle d’Angillon në Francën qendrore. Ekspozita do të rrijë e hapur deri më datë 9 shtator dhe më pas do t’i kthehet familjes mbretërore shqiptare.Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt