Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 167
  1. #11
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vetem nje gje dua te di pa ofendu kerkan hyq, A ka nevoj sot shteti Kosoves te perballet me kesi sene? A pake ngaterresa i dalin shtetit te sa po lindun?!
    une mendoj se kesi ngaterresa dikush nga larete i krijon,perdore dhe shfrytezon per interesa te veta.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Dhe sikur 100 vete te dalin ne protesta pro islamike, e kane kryer misjonin ne dem te Kosoves dhe ne sherbim te Serbise,kete gje duhet t ja ngulisin ne koke intelektualet kosovare atyre njerezve te thjeshte por te manipuluar .............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Pse asnjeherash nuk u cuat ne Protesta kunder Padrejtesive qe po i behet Kombi Shqiptar ne Kosove. Pse nuk qoheni ne protesta kur eshte ne pyetje Territori i Kosoves. Pse nuk qoheni, apo nuk u quat ne Protesta kur u kallen pikat kufitare 1 dhe 31 ne Veri te Kosoves dhe ku vra Polici i Kosoves Enver Zymberi nga Kriminelet Serb. Pse nuk u quat dhe nuk qoheni ne Protesta kur kjo Qeveri e Thacit, kur kjo Qeveri Servile, e Shantazhuar dhe e Korruptuar - Heqin Flamurin Kombetar Shqiptar, Zhdukin Kombin Shqiptar, dhurojne toka Shqiptare - Maqedonise, Malit te Zi dhe Serbise. Pse nuk qoheni apo nuk u quat asnjeherash ne Protesta kur ne ate Kuvend behen Padrejtesite Politike ndaj Populli e Kombit Shqiptar ne Kosove. PSE? - PSE ?
    Ja po pergjigjem une edhepse nuk kam marre pjese ne proteste.
    Me trego ti mua kunder kujt te cohem ne proteste ne mes te Prishtines per vrasjen e te ndjerit Enver Zymberi. Ai u shpall hero i kombit. Kunder kujt te bej proteste ne mes te Prishtines, kunder atij institucioni qe po e shpall hero te kombit??? Ji pak i logjikshem..

    E dyta, kete edhe po bejne ata qe u quan ne proteste. Po bejne proteste kunder padrejtesive politike qe ben Kuvendi i Kosoves. Perderisa ne SHBA lejohet shkollimi me shami ne koke, e ne shume vende tjera europiane, Kosova mer nje hap me para dhe ben ndalimin e saj, ne emer te "demokracise". E kur ne fakt e thjeshtesojme termin demokraci, demos-popull, themi se eshte nje sistem qe i sherben popullit. Po, athua cilit popull? 90% jane muslimane ne Kosove dhe akoma xhamite mungojne, diskriminohen femrat shqiptare vetem pse kane shami, kundershtohen lendet fetare sepse me shume preferohet qe femijet tane te mesojne senjeriu ka prejardhjen prej majmuni.
    E nese dikush preferon te vetequhet pasardhes i majmuni, une nuk jam i tille.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin


    Protestë fetare në Prishtinë

    Më së 2 mijë qytetar i janë përgjigjur thirrjes së Lëvizjes "Bashkohu" për të protestuar kundër diskriminimit fetar që po i bëhën muslimanëve në Kosovë. Çështjet që u parashtruan si preokupim i organizatorëve ishin: ndalimi i vijimit të mësimit për femrat që bartin shami, mos aplikimi i lëndës edukata fetare dhe morale, si dhe injorimi i kërkesës për xhami nga ana e kryetarit të komunës Isa Mustafa.

    Fuad Ramiqi përfaqsues i Lëvizjes "Bashkohu" u shpreh me tone të ashpra ndaj pushtetarëve, duke bërë që herë-herë t'i kërcenoj ata. "Në emër të xhematit, njerëzit e parlamentit janë hipokritë”, ka thënë Ramiqi, përderisa protestuesit kanë brohoritur “Jashtë majmunët nga Parlamenti”. Ramiqi poashtu potencoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e lëvizjes, nuk do të bartë përgjegjsitë për hapat që do të ndërmerrën. ‘Ose i plotësoni kushtet, ose i bartni pasojat' ka theksuar Ramiqi.
    Ramiqi ka vazhduar fjalimin e tij duke akuzuar kreun e AKR-së Behgjet Pacollin për mosmbajtje të premtimit, si dhe ka kërkuar se nëse nuk ja arrinë zbatimit të premtimeve të largohet nga koalicioni. Ai poashtu ka kritikuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi duke iu bërë me dije pranishmeve se posedon fakte nga fushata elektorale për premtimet e tij për lejimin e shamisë dhe inkorporimin e lëndës edukata fetare dhe morale.

    Masën protestuese e elektrizoi dalja e Dr. Shefqet Krasniqit në skenë, ai u treguar shumë i ashpër me pushtetarët sa që disa herë i akuzoi ata se kanë shkelur gjakun e deshmorëve.
    "Pushtetarët tanë fyejn mbi 5 milion shqiptarë në mbarë trevat, ata nuk u ndalen me kaq fyen edhe deshmorët e ketij vendi edhe nënat e të pagjeturëve të cilët në ditën e gëzimit (bajramin) i lanë me lotë sofrat e tyre." ka theksuar Krasniqi.
    Ai ndër të tjera shtoj: "ka kaluar koha komuniste enveriste në Shqipëri dhe ajo titiste në Kosovë, për një shekull janë luftuar shqiptarët dhe feja e tyre nga armiqtë, sot kjo po bëhët nga ata që ju ua dhatë votën, ata ju tradhëtuan".

    Ndërkohë përfaqsuesi i Lëvizjes "Bashkohu" Fuad Ramiqi ka bërë me dije protestuesëve se protestat do të vazhdojnë edhe javëve në vijim dhe se kjo është paraprirje për të hyrë në fazën e kuqe, mirëpo ai nuk ka potencuar se cilat janë masat që ka paraparë Lëvizja "Bashkohu" në fazën e kuqe.
    Ekstremizmi islamik ka kercenuar hapur shtetin e Kosoves dhe fatin e gjithe kombit shqiptar!

    Qeveria e Kosoves nuk duhet te toleroje askend dhe atyre qe kercenojne me vije te kuqe, ajo duhet t'ju heqe vijen e zeze!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ekstremizmi islamik ka kercenuar hapur shtetin e Kosoves dhe fatin e gjithe kombit shqiptar!

    Qeveria e Kosoves nuk duhet te toleroje askend dhe atyre qe kercenojne me vije te kuqe, ajo duhet t'ju heqe vijen e zeze!
    Ma defino te lutem termin ekstremizem islamik!...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Pse asnjeherash nuk u cuat ne Protesta kunder Padrejtesive qe po i behet Kombi Shqiptar ne Kosove. Pse nuk qoheni ne protesta kur eshte ne pyetje Territori i Kosoves. Pse nuk qoheni, apo nuk u quat ne Protesta kur u kallen pikat kufitare 1 dhe 31 ne Veri te Kosoves dhe ku vra Polici i Kosoves Enver Zymberi nga Kriminelet Serb. Pse nuk u quat dhe nuk qoheni ne Protesta kur kjo Qeveri e Thacit, kur kjo Qeveri Servile, e Shantazhuar dhe e Korruptuar - Heqin Flamurin Kombetar Shqiptar, Zhdukin Kombin Shqiptar, dhurojne toka Shqiptare - Maqedonise, Malit te Zi dhe Serbise. Pse nuk qoheni apo nuk u quat asnjeherash ne Protesta kur ne ate Kuvend behen Padrejtesite Politike ndaj Populli e Kombit Shqiptar ne Kosove. PSE? - PSE ?


    Deklarate per shtyp

    Lëvizja “ Bashkohu “ mbështetë fuqishëm vendimin e Kryeministrit Hashim Thaqi për shtrirjen e sovranitetit , dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Njëkohësisht çmojmë lartë punën e Policisë së Kosovës anëtarët e të cilës po i sakrifikojnë jetët e tyre në shërbim të popullit. Përmes kësaj deklarate shprehim dhembjen e thellë për vdekjen në krye të detyrës së vëllait tonë policit Enver Zymberi.


    Lëvizja “ Bashkohu “ sygjeron institucionet kopetente të Republikës së Kosovës per shpallje të gjendjës së jashtëzakonshme në veri te Republikes së Kosovës që përkohësishtë është pa sovranitet dhe është nën kontrollin e forcave paramilitare serbe.

    Ne iu bëjmë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë që janë prezentë në Kosovë që menjëherë ti japin fund dhunës dhe terrorit ndaj popullatës në veri të vendit, përndryshe ne si shoqëri civile jemi të gatshëm që në çdo formë tu dalim në përkrahje vëllezërve tanë në veri të Kosovës të cilët për një dekadë të tërë po jetojnë pa qenë të sigurt në shtëpitë e tyre nga kriminelët serb të mbështetur nga Serbia. Si rezultat i kësaj dhune dhe terrori të ushtruar nga kriminelët serb mbi popullatën shqiptare, shumë herë krejtesisht e pambrojtur humben jetën shumë shqiptarë u plagosën shumë të tjerë dhe u dëmtua pamëshirshëm pasuria e tyre.

    Lëvizja “ Bashkohu “ në emër të anëtarëve të saj i mbështetë Institucionet e vendit në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit shtetëror ne veri të Republikës së Kosovës , i mbështetë qytetarët që jetojnë në këtë hapësirë të vendit duke i siguruar se ne jemi me ju , të gatshëm për tu dalë në ndihmë në çdo kohë dhe në çdo formë. Ndërsa për kriminelët serb dhe sponzoruesin e tyre Serbinë kemi një porosi : Ne besojmë fuqishëm në institucionet tona dhe shpresojmë që këtij problemi ti jepet zgjidhje shumë shpejtë duke e shkatërruar çerdhen e kriminelëve serb në veri të vendit, përndryshe ne si qytetarë të Kosovës jemi të gatshëm që të sakrifikojmë dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë zhvillimeve në veri të shtetit tonë .



    Lëvizja ‘’ Bashkohu ‘’

    Kryetari Arsim Krasniqi

    www.bashkohumene.com

    Prishtinë 29.07.2011
    Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 02-09-2011 më 14:37
    Burri 1 X flet !

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Protestë fetare në Prishtinë
    Proteste ekstremistesh dhe fundamentalistesh arabofil, te cilet demtojne shume te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.

    Pershendetje

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Ma defino te lutem termin ekstremizem islamik!...
    Islamizmi, fundamentalizmi apo ekstremizmi islamik eshte term qe perfshine shume ideologji politike-fetare te cilat mbeshteten ne interpretime specifike te fese islame. E perbashket kryesore e te gjitha rrymave te ekstremizmi islamik eshte ideja apo besimi se religjioni islam, i cili sipas ketyre ideve perfshine pothuajse cdo sfere te jetes sociale, religjioze, politike, ekonomik, kulturore..., duhet te jete burimi kryesore apo i vetem i cdo sistemi politik.
    Cfardo qeshtje e jetes publike apo private, sipas ideve te tilla ekstremiste, duhet te zgjidhet ne perputhshmeri ("te polte") me Kuranin apo interpretime specifike te shkrimeve te shenjta te Kuranit.

    Pershendtje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Proteste ekstremistesh dhe fundamentalistesh arabofil, te cilet demtojne shume te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.

    Pershendetje
    Te kerkosh te ndertohet nje xhami ku do te falesh e ti lutesh Zotit per nje te ardhme me te mire per kombin tend, mendon se eshte kjo nje rryme ekstremiste??

    Mendon ti se eshte nje ekstremizem qe te kerkosh qe femijet tane te mesojne ne shkolla lenden fetare e cila do te mesonte femijet se duhet te mesojne, te respektojne prinderit, mesuesit, te jene te ndershem, te mos genjejne etj etj.
    Si dhe perfundimisht te mesojne femijet se njeriu nuk ka prejardhjen prej majmuni ashtu sic ka parapelqyer te vetequhet Darvini i famshem.

    Apo mos e beson ti se duhet ti ndalohet shkollimi nje vajzeje te shkelqyeshme ne mesime, qe eshte nje e ardhme shpresedhenese per kombin tone, dhe vetem pse mban shami ne koke, duhet qe asaj ti ndalohet shkollimi...? E ne anen tjeter, femrat qe vijne te veshura si lavire dhe sillen si te tilla, duhen te respektohen sepse ashtu kerkon civilizimi

    Me falni por, jemi ne qe ia duam te miren vendit tone.

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Ja po pergjigjem une edhepse nuk kam marre pjese ne proteste.
    Me trego ti mua kunder kujt te cohem ne proteste ne mes te Prishtines per vrasjen e te ndjerit Enver Zymberi. Ai u shpall hero i kombit. Kunder kujt te bej proteste ne mes te Prishtines, kunder atij institucioni qe po e shpall hero te kombit??? Ji pak i logjikshem..

    E dyta, kete edhe po bejne ata qe u quan ne proteste. Po bejne proteste kunder padrejtesive politike qe ben Kuvendi i Kosoves. Perderisa ne SHBA lejohet shkollimi me shami ne koke, e ne shume vende tjera europiane, Kosova mer nje hap me para dhe ben ndalimin e saj, ne emer te "demokracise". E kur ne fakt e thjeshtesojme termin demokraci, demos-popull, themi se eshte nje sistem qe i sherben popullit. Po, athua cilit popull? 90% jane muslimane ne Kosove dhe akoma xhamite mungojne, diskriminohen femrat shqiptare vetem pse kane shami, kundershtohen lendet fetare sepse me shume preferohet qe femijet tane te mesojne senjeriu ka prejardhjen prej majmuni.
    E nese dikush preferon te vetequhet pasardhes i majmuni, une nuk jam i tille.

    Ne SHBA-te, ndonese edhe ne shumicen e vendeve me demokratike Europiane lejohen lendet fetare neper Shkolla ndonese edhe mbajtja e shamive. Ka edhe vende Europiane qe edhe nuk lejohet nje gje e tille.

    Edhe une nuk jame kunder asaj qe me nje debat shume te gjere publiko-shoqeror edhe te vendoset per nje gje te tille. Mirepo ne kete ceshtje tani nuk mund te krahasohemi as me SHBA-te dhe me asnje Shtet Tjeter Europian.
    Sepse SHBA-te dhe Shtetet Europiane kane te rregulluar ceshtjen e tyre Kombetare, kane te rregulluar ceshtjen e tyre territoriale dhe shume ceshtje tjera kane te rregullura para se te mirreshin me ceshtje fetare.

    Ne ende nuk kemi te rregulluar Ceshtjen Tone Kombetare. Kemi nje pjese te territorit te Okupuar nga Strukturat Kriminele dhe Okupuese te Shtetit Serb. Nuk kemi Ushtrine tonen e cilja vetem ajo mund te na siguroje sigurine e sigurte te Shtetit dhe Popullit. Na imponohet ndrrimi i Indentitetit Kombetar Shqiptar me ate Kosovar. Na Imponohet ndrrimi i Historise Sone Shekullore - Historise Illiro Shqiptare. Na Sulmohen Heronjet e Kombit.

    Keto protesta te ketyre Islamisteve kinse per ndertim te Xhamise, apo lejimit te lendeve fetare neper shkolla publike, si dhe lejmi i shamive neper shkolla dhe universitete nuk jane asgje tjeter perpos vetem nje perpjekje ta demtojne edhe me shume Ceshtjen Kombetare.

    E Vertete eshte qe rreth 90 % te Popullates Shqiptare ne Kosove i perkasin besimit musliman. Mirepo aspak e vertete nuk eshte qe 90 % e popullates se Kosoves jane Musliman. Musliman ka edhe ne Arabi, Musliman ka edhe ne Azi e Afrike. Por Shqiptar ka vetem ne Shqiperi, Kosove, Iliride, Cameri, Lugine te Presheves, Malesi te Madhe dhe natyrisht se ka edhe emigrant Shqiptar ne tere Boten.

    Diskriminimi i Popullit, Grave, Femijeve nga kjo Qeveri nuk eshte pse nuk lejohen te ndertohen Xhamite, apo pse nuk nuk lejohet te majne shamija, apo pse nuk lejojne te mesojne lende fetare neper Shkolla. Por Diskriminimi ndaj ketij populli pikerisht eshte imponimi i ndrrimit te Indentitetit Kombetar, diskrimini eshe vjedhja dhe hajnite qe po i behen ketij populli. Deskriminim bejne edhe keta Islamista duke manipuluar me nje mase te madhe te popullit vetem e vetem per interes te tyre personal dhe fitimprues. Keta si Fuadi e si Shefqet Kransiqi jane te shitur dhe fare nuk ju interson as populli, as Shteti, as Kombi, e qe besa as Feja Muslimane. Ketyre vetem ju intereson paraja te cilet jane te paguar nga qarqe Anti-Kombetare Shqiptare.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •