Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245

    Pse zoti quhet Allah në gjuhën Arabe?

    Ne boten ku besohet ne shume zota, 'zotave' u vehet emer. Zeus, psh, Thor etj etj sepse ka patur shume 'zota' te tjere dhe eshte dashur te dish per cilin 'zot' po flet.


    Po kur beson ne nje zot, pse ka emer ai? Pse nuk thone zot, po Allah Arabet?

    Ndonje musliman te na e shpjegoje pse vellezerit e tyre Arabe e Muslimane e bejne kete pune.

    Sipas jush, Sa zota ka, cili e di me se miri, dhe cili eshte me i madhi nga keta zota?
    Talaq, Talaq, Talaq.

  2. #2
    Po kujt i intereson zoti i arabeve?! Nuk jemi forumi arab, por forumi SHQIPTAR!

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nese ti ju drejtohesh komuniteteve fetare per pergjigje, perse nuk e ben nje postim te tille ne forumin respektiv?

    Dua te te kujtoj se:

    1. Ateistet mohojne kategorikisht ekzistencen e Zotit dhe si i tille per ata, nje gje qe nuk ekziston rrjedhimisht nuk mund te kete as emer.

    2. Agnostikes si kategori tjeter, nuk besojne ne zotin e feve apo zotin personal sic mund ta quajme por ne nje qenie/force qe qendron mbi pikpamjet apo perkufizimet qe i japin njerzit apo fete e ndryshme.

    Tani, pasi te shqyrtosh edhe njehere faktet me lart ku qendron arsyeja qe postohet ne forumin Agnosticizem/Ateizem?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 18-06-2011 më 18:58

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.

    Citim Postuar më parë nga Opake Opinga Lexo Postimin
    Ne boten ku besohet ne shume zota, 'zotave' u vehet emer. Zeus, psh, Thor etj etj sepse ka patur shume 'zota' te tjere dhe eshte dashur te dish per cilin 'zot' po flet.


    Po kur beson ne nje zot, pse ka emer ai? Pse nuk thone zot, po Allah Arabet?

    Ndonje musliman te na e shpjegoje pse vellezerit e tyre Arabe e Muslimane e bejne kete pune.

    Sipas jush, Sa zota ka, cili e di me se miri, dhe cili eshte me i madhi nga keta zota?

    Përshëndetje, Opinga,


    Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.


    "Nëse nuk është drejtë mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj."
    - M. Aureli

    Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…
    Pra, kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, por as nuk është e vërtetë!
    Ndërsa po fliste me një grua besimtare, që e takoi te një pus, Jezu Krishti (Hazreti Isai (a.s.) theksoi se duhet të dimë të vërtetën për Allahun…

    E vërteta për Allahun

    Kjo grua besimtare, e cila ishte samaritiane, e pranoi se Jezui (Isai a.s.) ishte i dërguar i Zotit, por diçka e mundonte. E mundonte se feja e Jezuit (Isait a.s.) ndryshonte nga feja e saj. Kur ajo ia shprehu këtë merak, atëherë, Jezui (Isai a.s.) i tha hapur:

    "Ju adhuroni atë që s'e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim." (Bibla, Gjoni, 4:22)

    Pra, është me rëndësi jetike të kuptojmë se në çka besojmë, se çka adhurojmë. Çelësi për të njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyun apo të madhin Perëndi, i Cili është Një, gjendet te Shpalljet Hyjnore dhe kjo njohuri për krijesat njerëzore është më e madhja fitore…

    Allahu është Një. S'ka zot tjetër përveç Tij. Ai është kudo, në çdo anë; Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.


    Allahu në Bibël

    Ç'është Bibla?

    Bibla është teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit. Prejardhja e emrit "BIBLA" vjen nga greqishtja: "He biblos", që do të thotë: "Libri", kurse në trajtën demiunitive quhet: "Ta biblia", që do të thotë: "Libërthat."

    Prejardhja e demiunitivit origjinal të fjalës "biblion" ose "biblos" rrjedh nga fjala papyrus (letra) e egjyptasve, që vjen nga emri i portit fenikas, Biblos, prej të cilit ekportohej papirusi nga Egjypti në Greqi.

    Pra, Bibla ka kuptimin "Libërthat" sepse në një Libër janë përmbledhur shtatëdhjetë e tre libra të ndryshëm, të shkruar nga shumë autorë, shumë prej tyre janë ende të panjohur.

    Bibla quhet ndryshe edhe Shkrimi Shenjt, Libri i librave, i cili është shkruar në tri gjuhë: hebreje, aramaike dhe greke, në një hapësirë kohore prej 1300 vjet para e deri në 100 vjet pas Krishtit…

    Bibla ndahet në dy pjesë: Besëlidhja e Vjetër e Besëlidhja e Re.
    Besëlidhja e Vjetër përfshin librat e Shkrimit të Shenjt të shkruara para ardhjes së Jezu Krishtit (Hazreti Isai, a.s.), që janë 46 libra, të shkruara në gjuhër hebreje dhe aramaike. Këto 46 libra i besojnë besimtarët hebrenj, katolikë dhe orthodoksë, kurse besimtarët protestantë prej 46 librave i pranojnë vetëm 39 libra si të vërteta…

    Besëlidhja e Re ka 27 libra, të cilave u besojnë vetëm të krishterët…
    Në tërë Biblën emri i Zotit, lavduar qoftë, përmendet 6823 herë. Emrat e bukur të Zotit që përmenden në Bibël si atribute apo si cilësitë e Tij janë 625, si: Zoti një, i fuqishmi, i drejti, i vërteti, i besueshmi, i përhershmi etj.
    Bibla fillon me Librin e Zanafillës. Libri i Zanafillës është, pothuajse, themeli i tërë Besëlidhjes së Vjetër, ku shtjellohen në pika kryesore krijimi i gjithësisë.
    Tregimi i parë mbi krijimin, në Bibël, fillon me këto fjalë: "Në fillim Zoti krijoi qiellin e tokën."

    Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilën u shkrue kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim.
    Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit që janë shkruar në Bibël.
    Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë…
    Elohim është emri i Zotit që përdorët në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është një, i fuqishmi, i forti…
    Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në "pesë libërshin" e Biblës përmendët mbi 7O herë…
    Ky emër i Zotit, lavdue qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton të adhurohet…
    Përveç gjuhës hebraishte, ky emër përmendej edhe tek gjuhët tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
    El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, I Fuqishmi…
    El, kryesisht, përdorët si emër i Zotit edhe për të përshkruar atributet ose cilësit e Tij, si për shembull:
    El Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10)
    El Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21)
    El Hai: Zoti është i Gjallë, etj, etj,

    Të tre këta emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmendën në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjajshëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah që janë edhe në Kur'an, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi…

    Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenjë, të krishterë apo muslimanë, të cilët një Krijues e kanë, Bibla dhe Kur'ani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH…
    Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…

    E vërteta do t'ju lirojë

    Kush s'e njeh Biblën, s'e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton: "Nëse do të mbani fjalën time, vërtetë do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju lirojë." (Bibla, Gjoni, 31:32)

    Ashtu qoftë! Amin! Amen!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Dëshmia nga Jezusi: Eli, Eli...

    Citim Postuar më parë nga Opake Opinga Lexo Postimin
    Sapo kerkova ne bible dhe s'doli emri allah hic. Pse ja fute kot

    Shqiptar je ti me emrin 'Mexhid' ?
    Përshëndetje Opinga,

    Qe, lexoni Biblen online në gjuhën shqipe, ku Jezusi klithi me zë të madh:
    “Eli, Eli! Lema sabakthani? që d.m.th: Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!”
    Këtë e keni te Vdekja e Jezusit:

    Vdekja e Jezusit

    (Mk 15, 33‑41; Lk 23; 44‑49; Gjn 19, 28‑30)

    45 Që prej orës gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi mbarë tokën. 46 Rreth orës nëntë, Jezusi klithi me zë të madh: “Eli, Eli! Lema sabakthani? ‑ që d.m.th: Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!” 47 Disa prej të pranishmëve, kur dëgjuan, thanë: “Ky po thërret Elinë!”

    48 Aty për aty u turr njëri prej tyre, mori një shpuzë, e zhyti në uthull, e vari në kallam e ia shtriu ta pinte. 49 Të tjerët i thoshin: “Lëre të shohim pale a po vjen Elia për ta shpëtuar!”

    50 E Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të madh e ‑ dha shpirt.

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Mexhid Yvejsi

    Me intereson ti di se ku bazohesh kur thua qe Bibla eshte libri themelor i te Krishterve dhe Hebrejve?

    Nese e ke fjalen per beslidhjen e vjeter, ajo liber eshte e njejt si per te Krishteret po ashtu edhe per Muslimanet, ndersa per hebrejt eshte edhe me e vecant.

    Nese e ke fjalen per Beslidhjen e re, atehere ajo Liber-bibel nuk ka vlere per Hebrejt.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Mexhit po tregone se qethot kjo per ty

    [B]Ata që e marrin kamatën do të ngrihen ashtu siç ngrihet ai që e ka prekur shejtani” (El-Bekare, 275)

    Bejdaviu në këtë komentim ndjek vijën e mendimeve mu’tezilase duke pohuar se shejtani mund të ndikojë tek njeriu vetëm nëpërmjet vesveseve e assesi ndryshe, fjala vjen nëpërmjet ndonjë kontakti fizik, kurse

    E dyta kritikë që shkon në adresë të Bejdaviut, është se ai gjatë përfundimit të komentimit komplet të kaptinës, kur flet për vlerën e akëcilës sure, sjell disa hadithe të trilluara në lidhje me vlerën e sureve. Hadithet e tilla, ose janë të dobëta, ose të trilluara dhe nuk do të ishte e udhës që as ai t’i përdorte. Pra, edhe nga kjo shihet se ai ishte i ndikuar shumë nga Zemahsheriu, i cili hadithet e tilla i ka përdorur me të madhe në “Keshafin” e tij. Sa u përket këtyre haditheve që flasin për vlerën e sureve, shumica prej tyre janë trilluar nga Nuh bin Ebi Merjemi, i cili një gjë të tillë e kishte pranuar vetë botërisht, duke thënë se këtë e kishte bërë me qëllim të mirë, meqë ishte frikësuar se mos njerëzit do ta linin leximin e Kur’anit pasi që atëbotë ishin dhënë së tepërmi pas Fikhut të Ebu Hanifes dhe historisë së Ibn Ishakut.

    Xhessasi përkrah po ashtu mendimin e muëteziles se Allahu nuk mund të shihet me shqisat tona as në këtë botë dhe as në Ahiret[/COLOR], kur komenton ajetin 103 të sures El En’amë:

    I kujto popullit tënd) Kur Llukmani, duke e këshilluar, birit të vet i tha: O djali im, mos i bëj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe. Llukman, 13

    E kush i bën shok Allahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin era e stuhishme e hedh në ndonjë vend të humbur” (El-Haxh-xh, 31)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 19-06-2011 më 12:17
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Jo ore STUDIUS I ARABISHTES!!!!!!
    Në gjuhen arabe Zoti quhet Rabb...kupton tani???!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Opinga,


    Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.


    "Nëse nuk është drejtë mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj."
    - M. Aureli

    Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…
    Pra, kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, por as nuk është e vërtetë!
    Ndërsa po fliste me një grua besimtare, që e takoi te një pus, Jezu Krishti (Hazreti Isai (a.s.) theksoi se duhet të dimë të vërtetën për Allahun…

    E vërteta për Allahun

    Kjo grua besimtare, e cila ishte samaritiane, e pranoi se Jezui (Isai a.s.) ishte i dërguar i Zotit, por diçka e mundonte. E mundonte se feja e Jezuit (Isait a.s.) ndryshonte nga feja e saj. Kur ajo ia shprehu këtë merak, atëherë, Jezui (Isai a.s.) i tha hapur:

    "Ju adhuroni atë që s'e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim." (Bibla, Gjoni, 4:22)

    Pra, është me rëndësi jetike të kuptojmë se në çka besojmë, se çka adhurojmë. Çelësi për të njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyun apo të madhin Perëndi, i Cili është Një, gjendet te Shpalljet Hyjnore dhe kjo njohuri për krijesat njerëzore është më e madhja fitore…

    Allahu është Një. S'ka zot tjetër përveç Tij. Ai është kudo, në çdo anë; Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.


    Allahu në Bibël

    Ç'është Bibla?

    Bibla është teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit. Prejardhja e emrit "BIBLA" vjen nga greqishtja: "He biblos", që do të thotë: "Libri", kurse në trajtën demiunitive quhet: "Ta biblia", që do të thotë: "Libërthat."

    Prejardhja e demiunitivit origjinal të fjalës "biblion" ose "biblos" rrjedh nga fjala papyrus (letra) e egjyptasve, që vjen nga emri i portit fenikas, Biblos, prej të cilit ekportohej papirusi nga Egjypti në Greqi.

    Pra, Bibla ka kuptimin "Libërthat" sepse në një Libër janë përmbledhur shtatëdhjetë e tre libra të ndryshëm, të shkruar nga shumë autorë, shumë prej tyre janë ende të panjohur.

    Bibla quhet ndryshe edhe Shkrimi Shenjt, Libri i librave, i cili është shkruar në tri gjuhë: hebreje, aramaike dhe greke, në një hapësirë kohore prej 1300 vjet para e deri në 100 vjet pas Krishtit…

    Bibla ndahet në dy pjesë: Besëlidhja e Vjetër e Besëlidhja e Re.
    Besëlidhja e Vjetër përfshin librat e Shkrimit të Shenjt të shkruara para ardhjes së Jezu Krishtit (Hazreti Isai, a.s.), që janë 46 libra, të shkruara në gjuhër hebreje dhe aramaike. Këto 46 libra i besojnë besimtarët hebrenj, katolikë dhe orthodoksë, kurse besimtarët protestantë prej 46 librave i pranojnë vetëm 39 libra si të vërteta…

    Besëlidhja e Re ka 27 libra, të cilave u besojnë vetëm të krishterët…
    Në tërë Biblën emri i Zotit, lavduar qoftë, përmendet 6823 herë. Emrat e bukur të Zotit që përmenden në Bibël si atribute apo si cilësitë e Tij janë 625, si: Zoti një, i fuqishmi, i drejti, i vërteti, i besueshmi, i përhershmi etj.
    Bibla fillon me Librin e Zanafillës. Libri i Zanafillës është, pothuajse, themeli i tërë Besëlidhjes së Vjetër, ku shtjellohen në pika kryesore krijimi i gjithësisë.
    Tregimi i parë mbi krijimin, në Bibël, fillon me këto fjalë: "Në fillim Zoti krijoi qiellin e tokën."

    Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilën u shkrue kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim.
    Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit që janë shkruar në Bibël.
    Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë…
    Elohim është emri i Zotit që përdorët në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është një, i fuqishmi, i forti…
    Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në "pesë libërshin" e Biblës përmendët mbi 7O herë…
    Ky emër i Zotit, lavdue qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton të adhurohet…
    Përveç gjuhës hebraishte, ky emër përmendej edhe tek gjuhët tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
    El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, I Fuqishmi…
    El, kryesisht, përdorët si emër i Zotit edhe për të përshkruar atributet ose cilësit e Tij, si për shembull:
    El Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10)
    El Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21)
    El Hai: Zoti është i Gjallë, etj, etj,

    Të tre këta emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmendën në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjajshëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah që janë edhe në Kur'an, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi…

    Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenjë, të krishterë apo muslimanë, të cilët një Krijues e kanë, Bibla dhe Kur'ani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH…
    Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…

    E vërteta do t'ju lirojë

    Kush s'e njeh Biblën, s'e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton: "Nëse do të mbani fjalën time, vërtetë do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju lirojë." (Bibla, Gjoni, 31:32)

    Ashtu qoftë! Amin! Amen!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Pershendetje Mexhid,
    paqe te keni dhe gjithcka te mire , kam shume respekt per shkrimet e tua , por ama per kete qe thua qe ;"Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an" , une desha te them ate qe e kemi thene edhe nje here tjeter tek nje teme tjeter qe mbase te kujtohet ,qe gjuhet arabe dhe hebreje dhe aramike kane rrenjete perbashket gjuhesore dhe bejne pjese ne grupin qe quhen gjuhe semitike, per shkak te kesaj edhe ngjajne shume fjale dhe ne mesin e ketyre fjaleve edhe fjalet dhe termat fetare si Allah, selam etj,
    nje pamje e fjaleve arabe dhe habreje per te kuptuar se bejne ne te njejtin grup gjuhesor , ashtu sikur eshte sot italishtja me spanishten , ose gjuhet sllave me njera tjetren , ose anglishtja me gjermanishten etj etj;

    GJUHET ARABE DHE HEBREJE JANE GJUHE "SEMITIKE"



    DISA FJALE "ARABE" DHE "HEBREJE, per te kuptuar ngjashmerine e tyre




    NUMERAT NE "HEBRAISHT" DHE "ARABISHT" , E "DUKSHME" NGJASHMERIA MES TYRE :


    PERKTHIMI I KUR'ANIT NE GJUHEN HEBREJE , PER TE KUPTUAR SE SA SHUME NGJAJNE KETO GJUHE ME RRENJE TE PERBASHKET SEMITIKE :

    AL FATIHA NE GJUHEN HEBREJE, TRANSLITERIM ME GERMA LATINE


    بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

    bismi llâhi r-rahmâni r-rahîm - [1:1] Në emër të Perëndisë, Më të Hirshmit, Më të Mëshirshmit.* בשם אלהים הרחמן והרחום / B'shem Elohim ha-rachaman v'ha-rachum




    الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    al-hamdu li llâhi rabbi l-âlamîn - [1:2] Lartmadhëruar qoftë Perëndia, Zot i gjithësisë.
    התהלה לאלהים רב כל עלמים / ha-t'hilah l'Elohim rav kol olamim


    الرَّحْمـنِ الرَّحِيمِ

    r-rahmâni r-rahîm - [1:3] Më i Hirshmi, Më i Mëshirshmi.

    הרחמן והרחום / ha-rachaman v'ha-rachum

    مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ

    mâliki yawmi d-dîn - [1:4] Sundues i Ditës së Gjykimit.
    מלך יום הדין / melech yom ha-din

    إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

    iyâka na`budu wa iyâka nasta`în - [1:5] Vetëm Ty të adhurojmë; vetëm Ty të kërkojmë ndihmë. אותך נעבד; אליך נשוב / ot'kha na'avod; alecha nashuv


    اهدِنَــــا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ

    ihdinâ s-sirâta l-mustaqîm - [1:6] Udhëzona në rrugën e drejtë;
    הנחנו בדרך הישר / hanchenu b'derech ha-yashar

    صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ غَيرِ


    sirâta l-ladhîna an`amta `alayhim - [1:7] në rrugën e atyre që i bekove,
    בדרכם של אלה אשר נטית להם / b'darcham shel eleh asher n'tiyat lahem




    المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ

    ghayri l-maghdûbi `alayhim wa la d-dâlîn - אשר לא חרון אפו עליהם ולא מן התועיםe jo të atyre që merituan zemërim, e as të humburve. / asher lo charon apo aleihem v'lo min hato'im.
















    Gjithe te mirat dhe Paqe !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #10
    Paqe perseri Mexhid edhe disa argumente nga Kurani , sepse eshte burimi me i sigurte fetar per sqarim ,
    duke pare ne Kuran se si eshte perdorur kjo fjale , atehere mund te kuptojme edhe si eshte perdorur , si emer , apo thjesht si fjale , \mos te harrojme se edhe te krishteret arab perdorin te njejten fjale per Perendine , pra All-llah dhe bibla arabe shkruhet me kete fjale;

    po ashtu 10 argumente nga Kurani per perdorimin e fjales Allah ne Kuran;

    39:38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do
    të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i
    adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godit mua me ndonjë të
    keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu
    dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e
    Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të
    mbështeturit".
    ARGUMENT (1)
    MUND TE PYESIM CDONJERIN NE RRUZULLIN TOKESOR , SE KUSH I KRIJOI QIEJT E TOKEN, POR KINEZET DO TE THONE ZOTI NE GJUHEN KINEZE, AMERIKANET DO TE THONE ZOTI NE GJUHEN E TYRE , E KESHTU TE GJITHE DO TE THONE NE GJUHEN E TYRE , PRA SIGURISHT ATA DO TE THONE ZOTI E JO ALLAHU , ALLAHU DO TE THONE ARABET SEPSE ESHTE GJUHA E TYRE

    22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu
    është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.
    E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të
    rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet
    shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që
    ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë
    triumfues.
    ARGUMENT(2)
    NE CILAT KISHA E MANASTIRE NE BOTE PERMENDET EMRI I ALLAHUT PERVEC SE NE VENDET ARABE , SHKONI KU TE DONI , NE RUSI , SPANJE , MEKSIKE , KANADA ,PERMENDET EMRI I ZOTIT ,POR JO I ALLAHUT , I ALLAHUT PERMENDET NE KISHAT E MANASTIRET ARABE

    5:18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe
    të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?"
    Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë
    që do. Sundimi i qiejive, i tokës dhe i githë ç'ka ka në mes tyre është
    vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
    ARGUMENT(3)
    JEHUDITE EDHE TE KRISHTERET MUND TE THONE SE NE JEMI BIJ TE PERENDISE , KURSE TE KRISHTERET ARABE DHE JEHUDITE ARABISHTFOLES PERDORIN ALLAH\

    9:30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët
    thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me
    gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të
    mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
    ARGUMENT(4)
    MUND TE THONE JEHUDITE SE UZEJRI ESHTE DJALE I PERENDISE , OSE TE KRISHTERET JEZUSI ESHTE BIR I PERENDISE , POR JO I ALLAHUT , KETE E THONE VETEM ARABISHTFOLESIT JEHUDE E TE KRISHTERE

    62:6. Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më
    të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie
    vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
    ARGUMENT(5)
    ATA QE I PERMBAHEN JEHUDIZMIT MUND TE PRETENDOJNE SE JANE TE AFERMIT E ZOTIT , POR JO TE ALLAHUT , KETE E THONE JEHUDITE ARABISHTFOLES

    517. E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai,
    Mesihu bir i Merjemes" Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë
    Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush
    mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe
    ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i
    gjithfuqishëm për çdo gjë.
    5:72. Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai,
    Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil,
    adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i
    përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij
    xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
    ARGUMENT(6)
    ATA QE E THONE KETE, SE MESIA ESHTE BIR I PERENDISE, NUK THONE BIR I ALLAHUT , VETEM TE KRISHTERET ARABE E THONE KESHTU

    4:157. Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun,
    Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e
    mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u
    përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë
    për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që
    iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
    ARGUMENT(7)
    ATA QE THONE SE E KEMI MBYTYR TE BIRIN E MARIES , NUK THONE SE ESHTE I DERGUARI I ALLAHUT , POR I PERENDISE , KESHTU THONE VETEM TE KRISHTERET ARABE DHE JEHUDET ARABISHTFOLES, SEPSE ESHTE GJUHA E TYRE E TILLE

    2:116. Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër
    është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë,
    gjithçka i është nënshtruar Atij.
    ARGUMENT(8)
    ATA QE THONE SE ALLAHU KA FEMIJE JANE TE KRISHTERET ARABE , KURSE TE KRISHTERET E TJERE NE MBARE BOTEN THONE PERENDIA , OSE GOD , SIPAS GJUHES SE SECILIT KOMB

    10:68. (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka
    fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është ç'ka në
    qiej dhe ç'ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a
    thoni për All-llahun çka nuk dini?
    ARGUMENT(9)
    PERVEC TE KRISHTERVE ARAB, TE GJITHE TE KRISHTERET E TJERE THONE SIPAS GJUHES SE TYRE , SHEMBULL NE SHQIP THUHET NGA TE KRISHTERET SE PERENDIA KA FEMIJE

    5:73. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: " All-llahu është i
    treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk
    pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhëmbshëm,
    ata që nuk besuan prej tyre.
    ARGUMENT(10)
    KETE MUND T'A THONE ARABISHTFOLESIT ,DHE KA TE BEJE ME KRISHTERIMIN POR JO TE TJERET NUK THONE ALLAHU , SEPSE PER TE TJERET ESHTE PERENDIA , OSE GOD, OSE BOG , SIPAS GJUHES SE SECILIT


    Paqe !
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •