Alketa Vejsiu është pronarja e patentës origjinale të “X Factor” për Shqipërinë. Është pikërisht ky lajmi i fundit që na vjen nga prezantuesja e njohur e spektakleve, e cila prej një viti i mungon ekraneve shqiptare si pasojë e shtatzënisë së dytë. Burime nga televizione të ndryshme në vend pohojnë se Vejsiu ka qenë e vetmja që ka ofruar 80 mijë euro për të blerë patentën e show-t të njohur të talenteve “X Factor”, ndërkohë që si rivalë në këtë tender ka pasur disa nga kanalet më të mëdha ne vend si: Top Channel, Vizion Plus, Albanian Screen, etj. Vejsiu ia ka dalë të fitojë patentën jo vetëm për shkak të shumës së lartë që ofroi, por edhe sepse i siguroi drejtuesit e kompanisë “FremantleMedia” që spektakli do të realizohet në një ekran shumë të njohur në vend...Megjithatë një thashethemnajë e madhe është ngritur për këtë çështje në qarqet mediatike, ku thuhet se Alketa nuk e ka më në krah televizionin për të realizuar spektaklin dhe aktualisht është në kërkim të një tjetri. Se sa i vërtetë është ky lajm pritet të konfirmohet nga vetë prezantuesja kur të kthehet nga pushimet. Vejsiu gjatë këtij viti ka provuar ndjesinë e të qenit nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Lionel, pas vajës 5-vjeçare, Nikol. (Bluetooth)