Rikujtime: Qmenduria e një idoli serb: “Shqiptarët primatë me bishta”
Comeze.com, 30 gusht 2011
Idol edhe në ditën e sotme për serbët është Mjeku dhe kryetari i Beogradit Vlladan Gjorgjeviqi i lindur në vitin 1844 në Beograd. Pas shkollës së tij ne Beograd, ai vazhdoj studimet e tija në Univerzitetin e Vienës. Pas përfundimit të studimeve ai u kthye në Beograd ku filloj të punoj si mjek për të varfërit. Më vonë ai arriti të bëhet kryetar i komunës në Beograd, pastaj Ambasador i Serbisë në Athinë ndërsa nga 11 tetori i vitit 1897 deri me 12 Korrik 1900 Ai ishte President i atëkohë të ashtuquajturës Serbi.
Në veprën e tij “Albanezët dhe fuqitë e mëdha” shkruar në vitin 1913 ai ka cenuar, diskriminuar dhe fyer Shqiptarët. Sipas tij Shqiptarët janë një popull Primat dhe i pazhvilluar të cilët edhe në shekullin e 19 ende jetojnë nëpër Male dhe flejnë në degët e lisave. Nga ky popull egzistojnë dy rasa të cilat dallohen nga Kafka dhe forma trupore. Qe të dyja rasat kan bishta, por që këta bishta dallohen përnga madhësia. Njëra rasë ka bishtin e Dhisë ndërsa tjetra bishtin e Kalit.
Në librin e tij është shënuar se Shqiptarët nuk jan popull dhe nuk kan ndonjë gjuhë të tyre dhe se gjuha e tyre është e përzier nga shum gjuhëra e cila përngjan gjuhës së Ciganëve.
Edhe pse ky njeri kishte studiuar dhe kishte arritur një post të lartë, nga bota atëkohë ishte i njofur si i sëmurë psiqikisht me një syndrom “paranojë”, prapseprap ky person mbetet si një idol i popullit serb. Idoli më i madh është për partinë e krijuar nga Vojisllav Shesheli (SPS).
Nga Ministritia e Shëndetit të Serbisë, ky person njifet si pionieri i Medicinës serbe dhe pothuaja se në të gjitha librat dhe dokumentet mbi Medicinën mund të gjindet emri i tij./comeze.net
Krijoni Kontakt