Greta Koci, vajza e miliardave
» Dėrguar mė: 31/08/2011 - 14:16
Lajme te ngjashme
Greta Koēi: MTV, tashmė edhe nė Shqipėri
Datė: Jan 09, 2011
Eraldo Rexho
Greta Koēi rrėfehet...E ulur nė poltronin prej lėkure, pas tavolinės sė kafenjtė tė zyrės sė saj, me laptopin pėrpara e me muzikėn e "G.M Radio" nė sfond, 20-vjeēarja e suksesshme, sė fundmi edhe nė biznes, i pėrgjigjet gjithė elegancė secilės prej pyetjeve qė i drejtoj. Nė ndryshim nga intervista ime e fundit me tė (nga ajo kur e kam takuar, sepse tė tjerat qė pasuan janė realizuar pėrmes e-mail-it), mami dhe babi qė bėjnė edhe rolin e menaxherėve tė Gretės e Enit, nuk janė aty. Tashmė, Greta ėshtė rritur dhe pėr kėtė do tė flasin vetė pėrgjigjet qė do tė pasojnė kėtė intervistė. Bukuroshja e skenės do tė ndajė sot me lexuesit e "Summer Pages" shumė surpriza, duke filluar nga kėngėt e reja, pėr tė vazhduar me synimet pėr t'u bėrė lidere nė fushėn e medias, e deri tek ambicia pėr tė prekur politikėn. Ah, se mos harroj...veē opinioneve pėr politikanėt shqiptarė, tė cilat Greta i ndan me ne pėr herė tė parė, rrėfimi i sotėm sjell kėndvėshtrimin e saj pėr martesėn dhe shifrėn marramendėse nė llogarinė bankare qė shumė shpejt arrin miliardin...
Greta, si po kalon kėto kohė?
Po kaloj shumė mirė, edhe pse jam tepėr e angazhuar. Pavarėsisht lodhjes, e rėndėsishme ėshtė qė jam e mbėshtjellė nga ndjesi pozitive.
Me ēfarė je duke u marrė?
Me kėngė tė reja, me projekte tė reja dhe shumė ambicioze. Tashmė, pėrveē "G.M Radio", do tė jetė nėn drejtimin tim edhe "G.M Television". Ndėrkaq po krijoj njė produksion videoklipesh me njė staf profesionistėsh, ku tė gjithė artistėt tė mund tė realizojnė videoklipet e tyre me njė cilėsi tė lartė. "G.M Production" do tė jetė emri i studios sė prodhimit. Synoj pushtimin e tregut mediatik muzikor dhe, duke qenė se e njoh mirė terrenin, besoj se do t'ia dal. Kėto janė angazhimet e mia nė kėto momente.
Po pushime ke bėrė?
Jo, nuk kam mundur tė bėj pushime siē duhet tė bėja, kam pushuar vetėm 3 ditė (qesh).
Me pak fjalė, kėtė vit s'ka pushime, apo i ke lėnė pėr mė vonė?
Kam vendosur qė t'i pėrkushtohem maksimalisht punės gjatė kėtij viti. Ndoshta pushimet mund tė vijnė nė njė kohė tė dytė, pse jo edhe nė dimėr.
Si ka qenė kjo stinė me koncertet, ke pasur mė shumė punė se nė vitet paraardhėse, apo jo?
Ka pasur ngarkesė, sigurisht, por unė kėtė verė nuk kam qenė prezente sė tepėrmi nė koncerte, pasi ngarkesa ime kėtė vit ishte edhe mė e madhe duke qenė se tashmė drejtoj disa institucione mediatike, kėshtu qė kam refuzuar shumė koncerte...
Nga sa kanė variuar pagesat?
Kėto janė pyetje private, tė cilat nuk kam dėshirė t'i ndaj me tė gjithė, megjithatė, kurrė pėr mua personalisht nuk ka qenė primare pagesa pėrpara kėnaqėsisė sė madhe qė ndjej pranė fansave tė mi.
Meqė kėrkon tė mbetesh diskrete nė aspektin e pagesės, s'po tė ngacmoj mė shumė, por gjithsesi nuk do tė largohem nga pasuria. Kėnga jote e fundit, ndonėse nuk ka fort lidhje me ty, flet pėr njė milionere tė parė. A ėshtė Greta milionere?
(qesh) Nuk e di ende se sa ka shkuar shifra nė llogarinė time bankare, (buzėqesh), po gjithsesi nuk mund ta mohoj, kam krijuar njė shumė tė konsiderueshme...
Jemi shumė larg miliardit?
Jo shumė (qesh).
Greta, si tė lindi dėshira pėr t'u bėrė sipėrmarrėse?
Mendoj se ishte momenti, por gjithashtu mund tė them se kur ke pasionin dhe dėshirėn pėr tė realizuar diēka, nuk ka asgjė tė pamundur. Doja qė njė ditė tė isha kėtu ku jam sot, frymėzimin e mora nga njerėzit, nga kėrkesat e tyre.
Cila ėshtė sfida jote e radhės?
Nuk di se ēfarė tė them mė pėrpara...Sfida nė radhė ka shumė.
A shpenzon shumė?
Po, shpenzoj. Mė pėlqen shumė tė bėj shopping dhe shpenzoj mjaftueshėm pėr veten.
Cila ėshtė blerja jote e fundit dhe sa ka kushtuar?
Kur unė dal pėr shopping, e kam tė ndarė mendjen qė do tė shpenzoj mirė, (qesh). Blerja e fundit fare...Hmmm, njė fustan, 800 euro.
Je e fiksuar pas veshjeve firmato?
Sigurisht qė veshjet firmato janė cilėsore e tė rehatshme, megjithatė, unė mendoj se ēdo njeri duhet tė zgjedhė atė qė i qėndron mė mirė pas trupit, pra jo domosdoshmėrisht firmato.
Para disa vitesh ke bėrė bamirėsi, duke dhuruar njė shumė tė konsiderueshme nė ndihmė tė banorėve tė Gėrdecit. E ke menduar ndonjėherė krijimin e njė fondacioni humanitar nė ndihmė tė tė sėmurėve, siē bėjnė yjet nė botė?
Shumė herė e kam menduar dhe ndoshta edhe mund ta realizoj. Unė mendoj se me aq mundėsi sa kemi, tė gjithė duhet tė japim pėrkrahje dhe tė ndihmojmė fėmijėt jetimė, tė sėmurėt, njerėzit me aftėsi tė kufizuar...
Pas kaq vitesh nė skenė, ke ndonjė peng Greta?
Jo, nė kėto momente qė po bėjmė kėtė intervistė nuk ndjej se duhet tė deklaroj ndonjė peng.
A je zhgėnjyer ndonjėherė?
Edhe jam zhgėnjyer, pasi rruga e artit, pėrveē kėnaqėsisė qė tė fal, tė jep dhe zhgėnjime, megjithatė unė i kam kaluar pa i pėrjetuar shumė.
Si funksionon show-biznesi nė Shqipėri?
Show-biznesi nė Shqipėri?! Njė betejė, ku gjithsecili nė mėnyrėn e tij mundohet tė dalė i pari.
A je ndjerė ndonjėherė e bezdisur nga shkrimet nė gazeta, apo qoftė edhe nga paparacėt?
Kanė qenė vėrtet tė rralla, ama ka pasur raste kur jam ndjerė keq. Kėto raste kanė qenė nė fillimet e mia, mė pas janė kthyer nė tė zakonshme pėr mua.
A shkojnė vėrtet mirė kolegėt me njėri-tjetrin, apo gjithēka bėhet pėr sy e faqe?
Unė, personalisht kam marrėdhėnie tė mira me kolegėt, ndaj nuk mendohet se ekzistoni falsitet i rėnduar nė kėtė relatė.
Ka ndonjė prej tyre, me tė cilin nuk shkon mirė?
Nuk kam njė tė tillė.
Vetėm pak kohė mė parė ke publikuar klipin, tė cilin e cekėm edhe mė lart. Cilat janė pėrshtypjet qė ke marrė pėr tė?
Pėrgjithėsisht pėrshtypje shumė tė mira. Mė kanė komplimentuar edhe shumė nga kolegėt qė kanė nxjerrė klipe kėtė verė, kjo pėr tė vėrtetuar edhe njėherė se marrėdhėniet tona nuk janė tė ndėrtuara pėr sy e faqe tė publikut. Veē kėsaj, fansat mė kanė shkruar pozitivisht dhe pėr kėtė jam ndjerė shumė mirė.
Njė kėngė e re prej teje, kur do tė vijė?
Shumė shpejt do tė lanēoj 2 kėngė tė reja. Njėra i pėrket zhanrit popullor, ndėrsa tjetra ėshtė krijim modern. Kėnga popullore, nė tė cilėn do tė mbizotėrojnė ritmet e Jugut, ėshtė punuar nga mjeshtėri i madh, Edi Balili. Kjo kėngė vjen pėr tė plotėsuar temperamentin tim nė muzikė, pasi unė tashmė njihem si njė kėngėtare e muzikės sė lehtė, megjithatė edhe mė herėt ėshtė provuar qė u pėrshtatem tė gjitha shijeve muzikore tė publikut, duke sjellė jo rrallėherė edhe kėngė popullore. Sa i pėrket kėngės tjetėr, ajo ėshtė punuar nga Stine dhe i shkon pėr shtat karakterit tim. Nuk mund t'ju them nėse do tė jenė tė shoqėruara me video, apo se kur do tė lanēohen ekzaktėsisht, di vetėm qė do tė vijnė shpejt tek publiku.
Edhe pak muaj na ndajnė nga dy festivale tė rėndėsishme, siē janė "Kėnga Magjike" dhe Festivali Kombėtar i RTSH-sė. Do tė marrėsh pjesė nė ndonjėrin prej tyre?
Po, ju konfirmoj pjesėmarrjen time nė "Kėnga Magjike".
Tė flasim pak edhe pėr festivalin, pėr tė cilin ke premtuar se do ta realizosh vetė. Si po shkojnė pėrgatitjet?
Pėr momentin siē e thashė mė lart, kam prioritet fillimin e punės nė studion e prodhimit dhe lanēimin e duhur tė televizionit. Gjithsesi, edhe festivali bėn pjesė nė projektet e mia, ndoshta nga fundi i vitit do tė kem diēka mė konkrete pėr tė ndarė me ju sa i pėrket atij. Votimi vazhdon nė "G.M Radio" ēdo ditė.
Ky tetor do tė tė gjejė nė vitin e tretė tė universitetit. Ē'marrėdhėnie ke me shokėt e shoqet e klasės, dhe si shkon me studimet?
Po ėshtė e vėrtetė, kėtė vit jam nė vitin e tretė tė shkollės sė lartė pėr Shkenca Politike. Sa i pėrket marrėdhėnieve me shokėt e shoqet e klasės, qysh e vogėl nuk para afeksionohesha shumė me ta. Nuk krijoj shoqėri tė ngushta, megjithatė ndėrtoj marrėdhėnie qė pėr bazė kanė respektin e ndėrsjelltė dhe si tė tilla mund tė them se shkojnė shumė mirė. Sa i pėrket rezultateve, personalisht duke marrė parasysh angazhimet, jam shumė e kėnaqur.
Fakti qė studion pėr Shkenca Politike, tregon qė nė njė tė ardhme s'do tė jetė ēudi tė tė shikojmė edhe tė aderosh nė kėtė fushė?
Politika ėshtė njė nga pikėsynimet e mia pėr tė ardhmen. Ndoshta pas disa vitesh do tė jem pjesė e saj, pa lėnė pas dore muzikėn qė ėshtė jeta ime.
Ē'mendim ke pėr politikėbėrjen nė Shqipėri?
Nuk mund tė them qė situata ėshtė optimiste...I ndjek me interes zhvillimet politike nė Shqipėri, mė sė shumti pas nisjes sė studimeve pėr kėtė fushė dhe mund tė them e bindur se kam shumė rezerva. Ka vend pėr pėrmirėsime, madje mendoj se ka ardhur momenti qė edhe politika shqiptare tė vihet nė shėrbim tė popullit, dhe jo nė shėrbim tė xhepave tė politikanėve. Nuk dua tė bėj fajtore njėrėn apo tjetrėn parti, me rėndėsi pėr mua ėshtė qė tė rikthehet dialogu mes palėve, pėr tė mirėn e qytetarėve.
Cilin prej politikanėve shqiptarė vlerėson mė shumė?
Janė disa dhe personalisht nuk do tė preferoja tė pėrmendja emra. Veēse mund tė them qė nė tė preferuarit e mi renditen politikanė tė djathtė e tė majtė, nuk parapėlqej tė bėj ndasi nė politikė. Unė jam me atė qė punon mirė, me atė qė mendon pėr tė mirėn e pėrgjithshme, mendon pėr popullin.
Pėr cilin krah politik bėre tifo nė zgjedhjet lokale, ose mė mirė nė koncertet e cilės parti kėndove?
E thashė edhe mė parė, s'mė pėlqejnė ndasitė dhe meqė po mė pyet pėr koncertet, kėndova nė fushatat e tė dyja palėve.
Do tė tė bėj tani njė pyetje private...A kemi ndonjė tė re nga jeta sentimentale?
Ende s'ka tė reja.
Jemi ende herėt, do ndoshta edhe njė dekadė qė tė vijė ai moment, po mė trego tė vėrtetėn, e ke menduar ndonjėherė martesėn? Si e imagjinon atė moment?
Natyrisht qė e kam menduar. Besoj se ēdo vajzė e mendon atė moment, sidomos pjesėn e vellos dhe tė fustanit tė bardhė. Megjithatė, unė mendoj se martesa ėshtė institucion dhe si e tillė kėrkon kohė pėr tė marrė vendime tė pjekura. Kam pėrshtypjen, duke e njohur mirė veten time, qė kur ta ndėrmarr atė hap do tė jem 100% e sigurt. Nuk i pėlqej pendesat apo kthimet pas. Sikundėr nuk pėlqej bashkėjetesėn, apo historitė me shumė djem. Kur ta gjej djalin qė do tė mė vjedhė zemrėn, do harxhoj pak kohė pėr ta njohur, e mė pas do kujdesem qė tė marr hapat e duhur konform parimeve tė mia.
Greta, tė flasim pak pėr pėrditshmėrinė. Si kalon ajo?
Mes angazhimeve nė Radio dhe shtėpisė, takimeve me miq tė afėrt, bisedave pėr punė, drekave familjare, koncerteve etj.
A merresh ndonjėherė me punė shtėpie?
Natyrisht qė ndonjėherė merrem me punė shtėpie. Them ndonjėherė, sepse koha e kufizuar mė pengon qė t'i kushtoj intensivisht vėmendje kėsaj pjese. Ka raste kur i futem me themel bashkė me Enin, megjithatė ndodh rrallė. Pjesa qė urrej mė shumė nė punėt e shtėpisė ėshtė larja e enėve, e kam si me bezdi se mė prishen thonjtė (qesh).
Po tė gatuash, di? Ēfarė ke si specialitet dhe kush tė ka mėsuar?
Pėrpiqem ndonjėherė qė tė gatuaj. Natyrisht qė pėr tė mėsuar mė ėshtė dashur t'i qėndroj mamit dhe gjyshes mbi kokė teksa realizojnė ato recetat e mrekullueshme. Jam pėrpjekur t'u vjedh ndonjė sekret dhe me sa kam parė, ia kam dalė. Madje njė ditė, mė kishte hipur nepsi pėr tė ngrėnė speca tė mbushura, mami s'ishte nė shtėpi dhe me recetėn e saj pėrmes telefonit ia dola ta gatuaja. Ajo kur erdhi, mė tha qė e kisha bėrė edhe mė tė mirė se ajo, tė gjithė kėshtu thanė, shpresoj mos ta kenė bėrė kėtė pėr tė mė ngritur moralin (qesh).
Dimė qė ke njė debulesė tė madhe pėr gjyshet. Ē'marrėdhėnie ke me to, ua tregon sekretet?
I dua shumė dhe mė vjen mirė qė janė gjyshe moderne. Mė dėgjojnė dhe mė japin kėshilla, siē vetėm gjyshet dinė t'i japin.
Mė fol pak pėr mamin dhe babin, sa kėrkues dhe sa tolerantė janė ata ndaj teje sot?
Nė fillim kanė qenė shumė kėrkues, sepse natyrisht kanė dashur mė tė mirėn pėr mua nė ēdo aspekt tė jetės. Sot, duke e parė qė me kalimin e viteve jam pjekur, janė bėrė mė tolerantė, madje do tė thosha bashkėpunues. Mė dėgjojnė dhe i dėgjoj, derisa arrijmė tė mesmen e artė. Nė aspektin e muzikės mami vijon tė mbetet kėrkuese edhe sot e kėsaj dite, ndoshta ngaqė kėtė pjesė e ka dashur shumė edhe vetė, ndėrsa nė biznes jemi partnerė.
Kush e ngre mė shumė zėrin nė shtėpi?
Tė gjithė e ngremė nė momentet tona, nė atė 5-minutėshin, po gjithsesi mami dėgjohet pak mė shumė, ndoshta edhe ngaqė ka marrė mbi vete stresin dhe pėrgjegjėsinė e drejtimit tė punės.
Mė flit pak edhe pėr Enin. Ē'marrėdhėnie ke me tė? Duket sikur ėshtė mė ēapkėne se ti. Ziheni shpesh?
Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė mė ēapkėne se unė, por me kalimin e viteve edhe ajo sikur ėshtė zbutur. Jemi motra, po aq sa edhe shoqe dhe kuptohemi qė nė sy me njėra-tjetrėn. Nuk e mbaj mend herėn e fundit kur jemi zėnė, kjo sepse ka ndodhur shumė pėrpara.
E kritikon ndonjėherė pėr mėnyrėn e tė kėnduarit
Unė pėr Enin jam kujdesur qysh prej fillimit tė saj nė muzikė, kemi bėrė shpeshherė bashkė nė shtėpi vokalica, kam bėrė nė njė farė mėnyre atė qė bėri mami pėr mua nė fillim. Sot e shikoj tė rritur profesionalisht, gjithsesi jemi gjithmonė tė hapura ndaj njėra-tjetrės pėr kritika.
Jeni bėrė sė fundmi edhe rivale nė biznes. A e bėni nė fund tė muajit bilancin se kush fiton mė shumė?
Ne jemi motra dhe, nėse kam unė shumė, ka edhe Eni, e njėjta gjė vlen edhe pėr tė anasjelltėn. Me rėndėsi ėshtė qė ne tė punojmė, pastaj tė ardhurat nė njė llogari shkojnė. Natyrisht qė pėr momentin edhe pėr shkak tė eksperiencės e moshės, unė kam pak mė shumė pushtet, e si pasojė edhe mė shumė tė ardhura se Eni, por kjo nuk pėrbėn shqetėsim pėr tė...
gsh
--
te lumte Greta!
nga eshte qo ēupa?
.
Krijoni Kontakt