http://www.botasot.info/mesme/nn-ditelindja1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/pacolliaaaa1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/pacollibbbb1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/pacollicccc1.jpg
http://www.botasot.info/reklama/pacollidddd1.jpg
Rama e Meta, ndaras në ditëlindjen e Pacollit
Hashimi e Isa i lënë gratë n’shpi
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka mbushur 6 dekada jetë. Ai të martën mbrëma ka organizuar një festë të madhe, në pronën e tij në Hajvali, ku sipas informatave kanë qenë të ftuar rreth 500 persona.
Sipas një të pranishmi në këtë “dasmë” të madhe kanë interpretuar këngët e tyre 13 këngëtarë të njohur të estradës, ndër të cilët edhe Eli Fara, si dhe ansambli i valleve “Shota”, kurse prezantuese ka qenë (Sonila Meço).
Në mesin e mysafirëve të shumtë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pastaj kryeministri dhe partneri i koalicionit qeveritar, Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës dhe i LDK-së, Isa Mustafa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifati, kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, pastaj presidenti shqiptar, Bamir Topi, kryetari i PS-së, Edi Rama me bashkëshorten Linda, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi etj.
Aeroplani privat i Behgjet Pacollit ka fluturuar të paktën dy herë drejt Tiranës, pasi Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë dashur të udhëtojnë bashkë.
Dëshmitari ka treguar se në këtë kremtim të paparë të një ditëlindje në Kosovë, nuk ka qenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Kryeministri Berisha edhe zonja Topalli ka qen i ftuar por kan qen me agjend te zën.
Pranë Behgjetit, në njërin krah ka qenë presidentja Jahjaga, kurse në krahun e djathtë të tij, bashkëshortja Masha. Fëmijtë e kanë ndihmuar që ta presë tortën e ditëlindjes së 60.
Por, liderët kryesorë në vend,Hashim Thaçi e Isa Mustafa, duket se vendosën të lënë gratë e tyrë në shtëpi. Fotot e publikuara nga Pacolli tregojnë Hashimin e Isën jo të shoqëruar. Në fakt, zonjat në fjalë mund të shihen pothuajse vetëm kur mbahen zgjedhjet dhe shkojnë për të votuar me burrat e tyre.
Bota Sot
Krijoni Kontakt