Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha: Muze për Spaçin, Evropa të njohë krimet e Enverit

    http://www.botasot.info/mesme/August-31-16-26-57.jpg



    Berisha: Muze për Spaçin, Evropa të njohë krimet e Enverit

    “Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Evropa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historia është shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është Mbreti Zog pasi në programet e tij u vendos një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi, por ajo është një histori dritëhijesh”, ka shtuar më tej, Berisha.
    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha kërkoi që historia e dhimbshme e shqiptarëve që vuajtën nën regjimin komunist, duhet të konkretizohet me fakte.

    Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga Ministria e Kulturës të paraqesë në qeveri kërkesën për ndërtimin e Muzeut historik në Spaç.

    “Historia e vendit tonë është e cunguar. MTKRS duhet të sjellë në qeveri vendimin për ngritjen e muzeut të Spaçit”
    “Muzeu duhet të simbolizojë të gjithë ligësinë. Nuk mund të shkojmë drej 100 vjetorit të pavarësisë pa rideminsionuar historinë tonë. Kujtesa kombëtare është e domosdoshme sepse ne jemi komb që duhet të mësojmë për të ndërtuar të ardhmen, duke njohur edhe atë që përjetuam”, ka theksuar Berisha.

    Që në fillim të mbledhjes, Kryeministri Berisha i është referuar sot ndryshimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë duke shtuar se me këtë amendim zgjerohet spektri i përfituesve nga ligji.

    “Amendimi ne ligjin për të perndjekurit politik zgjeron spektrin e atyre që përfitojnë”.
    Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se në ligjin ekzistues është bërë një intepretim jo korrekt i veprave për të cilët janë dënuar gjatë diktaturës kundërshtatrët e regjimit.

    “Janë sajuar shpifje dhe akuza ndër më mosturiozet vetëm për të konsoliduar mekanizmin shtypës mbi qytetarët e këtij vendi. Dokumentat autentike faktojnë platformën e krijuar me dorën e diktatorit, platformën e ekzekutimit të kundërshtarëve politik pa gjyq, platformën e zbatimit verbërisht të çdo urdhri të armiqve të betuar të kombit shqiptar që themeluan partinë komuniste shqiptare”, ka theksuar Berisha.

    Më tej kryeministri Berisha ka kërkuar ndryshimin e historisë së periudhës së komunizmit, pasi sipas tij nuk reflekton të vërtetën ndërsa ka shtuar se është tragjike që edhe pas 20 vitesh historia nuk ka zbardhur të vërtetën tragjike që përjetoi populli ynë në mënyrën më mizore.

    “Për Enver Hoxhën është tragjike se ka një histori të trilluar në funskion të kultit të tij dhe akoma Europa nuk ka vepra të barbarizmit të tij dhe po kështu është edhe historia është shumë e cunguar. Njeriu që ndërtoi shtetin prap mbetet i skajuar dhe ky është Mbreti Zog pasi në programet e tij u vendos një mal shpifjesh mbi sundimin e tij. Një gjë është e sigurtë që historia do dalë siç është. Historia nuk mund të jetë vetëm me lavdi, por ajo është një histori dritëhijesh”, ka shtuar më tej, Berisha.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha: Kombi sot është i lirë

    Berisha: Kombi sot është i lirë



    http://www.botasot.info/mesme/September-1-15-59-561.JPG




    http://www.botasot.info/reklama/Sept...-15-58-173.JPG



    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në hapjen e ekspozitës së koleksionit mbretëror Adamidi Frashëri i krijuar gjatë një 100 vjeçari, u çel sot me rastin e 83 vjetorit të Mbretërisë.

    Gjatë përshëndetjes së tij kryeministri tha se hapja e kësaj ekspozite në 83 vjetorin e Mbretërisë përbën një ngjarje të rëndësishme. Kryeministri shprehu respektin dhe nderimin e tij, për familjen Adamidi, për këtë dhuratë, për këtë thesar të çmuar që i ka dhuruar Familjes Mbretërore Shqiptare, si mbajtëse dhe kultivuese e vlerave më të arrira të identitetit kombëtar të shqiptarëve.


    http://www.botasot.info/reklama/Sept...-15-56-454.JPG


    Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha: "Së pari dua të shpreh respektin dhe nderimin tim për familjen Adamidi, për këtë dhuratë për këtë thesar të çmuar që i ka dhuruar Familjes Mbretërore Shqiptare, si mbajtëse, si kultivuese e vlerave më të arrira të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

    Hapja e kësaj ekspozite në 83 vjetorin e Mbretërisë përbën një ngjarje të rëndësishme. Mbretëria shqiptare ishte një nga faqet më të rëndësishme në historinë mijëra vjeçare të kombit shqiptar. Në vitin 1912 etërit e pavarësisë së këtij vendi, pas përpjekjesh mbinjerëzore, do të ngrinin flamurin në Vlorë dhe së bashku me ta do të ishte aty edhe një përfaqësues i familjes kryesore të Matit , ndoshta ishte më i riu, dhe të paktë do të ishin ata që do të mendonin se vërtet ai nuk ngriti në Vlorë flamurin, por ai u shndërrua në flamur mbajtësin kryesorë të kombit shqiptar.

    Ahmet Zogu, me përkushtimin e tij, atdhetarizmin e tij, trimërinë, guximin, intelektin ia doli të ndalojë një rrokullisje të madhe, të nxjerrë pavarësinë nga një jermi në mjegullnajat Ballkanike. Doli të vendosë flamurin shqiptar në atë territor sigurisht të gjymtuar, por pa të cilin kombi sot nuk do të ishte më. Ahmet Zogu dhe Mbretëria u përball me të gjitha armiqësitë, racizmat e egra antishqiptare rajonale dhe ndërkombëtare, por me një diplomaci të shkathët bëri gjithçka që të konsolidojë pozitën politike të shtetit të ri shqiptar.

    U përpoq të krijojë miqësira e lidhje në mënyrë që shteti shqiptar të konsolidohej. U angazhua në një ndërtim të suksesshëm të vendit duke iu përkushtuar dhe Mbretëria u shndërrua pa diskutim në një shtet në një monarki konstitucionale, në të cilin vendi po zhvillohej.

    Natyrisht, Shqipëria dhe Mbretëria Shqiptare ishte viktima e parë në Evropën e Luftës së Dytë Botërore, por Kurora vazhdoi luftën e saj të vendosur. E vërteta është se mbështetësit e Mbretit, Zogistët, ishin linja më e kristaltë e luftës për çlirim të vërtetë kombëtar. Natyrisht siç ndodhi me vendet tjera të Evropës, Kurorat, e të cilave u transferuan përkohësisht në Londër, apo vende të tjera të lira dhe më pas shumica e tyre u rikthyen, kjo nuk ishte e mundur në Shqipëri.

    Një regjim më i paparë në Evropën e pasluftës, një regjim i cili për karrigen e pushtetit u bazuar në luftën më të egër në eliminimin dhe zhdukjen e kundërshtarëve ndaloi rikthimin pa asnjë meritë të Mbretit Zog dhe Kurorës në Shqipëri.

    Kjo ishte, zonja dhe zotërinj, fatkeqësia e dytë më e madhe kombëtare pas pushtimit të vendit.

    Megjithatë Mbreti, oborri dhe mbështetësit e tij për 50 vite, vazhduan përpjekjet e tyre të gjithanshme për Shqipërinë, për Kosovën për kombin shqiptar në tërësi.

    Historia vazhdon të jetë një njerkë e keqe për shqiptarët dhe kësaj radhe e kam fjalën ne vepra në shkrime, ajo nuk ju ka thënë shqiptarëve akoma të vërteta e tyre. Ajo sërish është e mbuluar me hirin toksik të regjimit diktatorial 45 vjeçar.

    Dhe njëherë unë ju bej thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërteta historike të tyre ashtu siç janë. Kombi sot është i lirë, por është shumë e rëndësishme të dije përpjekjen e madhe të burrave të tyre për të ndërtuar shtet në luftë kundër anti-shtetit, sepse duhet të jemi realist, Zogu u përball me përpjekje të pa ndershme të personaliteteve të ndryshme të asaj kohe, të cilët në mënyrën më absurde rrëzonin deri para vendosjes së Kurorës çdo javë nga një qeveri.

    Absolutisht që të gjitha për llogari të atyre fuqive që nuk donin ekzistencën e Shqipërisë. Historia duhet të flasë me të vërteta siç janë se kjo do ti ndihmojë shqiptarët të njohin më mirë veten e tyre. Kjo do ti ndihmojë ata të jenë vetja e tyre dhe të shohin më qartë drejt së ardhmes.

    Dhe njëherë dua t’ju përgëzoj për këtë ekspozitë këtë mënyrë dinjitoze që keni përzgjedhur ju për të nderuar 83 vjetorin e mbretërisë shqiptare kësaj ngjarje të madhe pa të cilën, nuk do të kishte pasur Shqipëri të pavarur, pa të cilën ekzistenca e një kombi mijëra vjeçar, do të ishte vënë në kërcënimin dhe rrezikun më të madh në historinë e tij".


    http://www.botasot.info/reklama/September-1-15-59-6.JPG
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Berisha kujtohet vone per disa veprime te cilat do te duhejt e ishin ndermarre me heret.

    Po me mire vone se kurre.

    Kur kam qene 5 vjeç e kam pare kete burg, sepse shkuam te takonim nje te afermin tone. Si femije mbaj mend deren e madhe te hekurt te hyrjes kryesore me nje kuti te vogel ne mes si dritare, sa per te nxjerre kryet.

    I gjithe takimi ishte nxjerrja e fytyres ne ate kuti sa per t'u pare syte.

    5 vite me vone prej asaj kutie e njoha te afermin tim kur u lirua nga burgu dhe sapo i shkeli kemba ne qytetin tone, une isha i pari person qe ai takoi dhe i foli ne pragmbremje. Me siguri dhe ai do te me kete mbajtur ne mend.

    Repsi dhe Spaçi nuk duhen lene qe te shkaterrohen, por urgjentisht duhen rikonstruktuar e rikthyer ashtu siç kane qene.

    Ato duhet ti tregojne brezave te sotem dhe atyre te ardhshem se çfare bene monstrat komuniste kunder shqiptarit.

  4. #4




    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-09-2011 më 12:43

  5. #5

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nerumi DYDRINAS ju falenderoj per keto video deshmi krimeve komuniste ndaj shqyptareve
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •