Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    PDIU: OMONIA pjesë e një plani ndikimi nga jashtë për regjistrimin

    PDIU: OMONIA pjesë e një plani ndikimi nga jashtë për regjistrimin

    Balkanweb, 31 gusht 2011

    TIRANË- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncoi sot thirrjet provokative të organizatës OMONIA në Korçë që vllehët të deklarohen si grekë.

    Në prag të regjistrimit të popullsisë shqiptare, OMONIA ka ftuar dje të gjithë vllehët e qytetit të Korçës të deklarojnë pa frikë identitetin e tyre grek.

    Në një deklaratë për shtyp PDIU, ka reagur duke sqaruar se vllehët e jugut kanë qënë baza kryesore e e Rilindjes Kombëtare dhe që këto deklarime duhet të ndiqen penalisht.

    "Vllehët e Korçës kanë qenë baza kryesore e Rilindjes Kombëtare në Jugun e vendit në shekullin e 19-të dhe ata mbeten dhe sot krenarë për shqiptarësinë e tyre. Këto deklarime plotësojnë elementë e veprës penale, ndaj i bëjnë thirrje organeve kompetente që të fillojnë ndjekjen penale ndaj autorëve të thirrjes",- thuhet në deklaratën e PDIU.

    PDIU akuzon se ky akt i OMONIA-s, tregon se ato janë pjesë e një plani ndikimi nga jashtë, për regjistrimin e popullsisisë, plan që sipas kësaj force politike e pohoi edhe konsulli grek Ikonomu.

    "Me këtë akt, thirrësit tregojnë se janë pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit të popullsisë, plan që u bë publik me deklarimet provokative, jashtë statusit diplomatik, të konsullit grek në Korçë, Ikonomu”,- vijon deklarata e PDIU.

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nënvizon faktin se veprimi i ndërmarrë më së fundmi nga ana e OMONIA-s, tregon se procesi i regjistrimit po shantazhohet nga sengmente të caktuara.

    “Kjo tregon se procesi i regjistrimit në Shqipëri po shantazhohet nga segmente të caktuara të shtetit grek dhe të shiturit e tyre në vendin tonë. Ne duam t’i bëjmë të qartë këtyre shantazhuesve, brenda dhe jashtë, se Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e fillimit të tranzicionit që mund të ketë frikë, që mund të blihet me viza, apo me pensione. Fqinjët le të mendojnë të zgjidhin krizat e tyre, pa guxuar të merren me punët tona",- përfundon deklarata e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
    (e.m/BalkanWeb)
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    OMONIA nis regjistrimin e komunitetit grek

    Omonia ka shpallur platformën e saj afatmesme për regjistrimin e popullsisë minoritare e cila jeton në jug të vendit kryesisht në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Në një mbledhje të organizuar fundjavën e kaluar në qytetin e Sarandës, krerët e Omonias kanë vendosur për nisjen e fushatës së regjistrimit të popullsisë greke në jug të vendit e cila braktisi censusin e vitit të kaluar, i cili u ndërmor nga shteti shqiptar.

    Sipas një deklarate zyrtare në përfundim të kësaj mbledhjeje e shpërndarë në gjuhën greke, është vendosur që në datën 24 korrik, të fillojë shpërndarja e formularëve për regjistrimin e individëve nga kjo organizatë që mbron interesat e popullsisë helene në jug të vendit.

    Sipas parashikimeve të krerëve të Omonia-s, ky process, synon të identifikojë të gjithë prezencën e popullsisë greke në Republikën e Shqipërisë përfshirë edhe ata që ndodhen me banim resident në Greqi apo vende të tjera të Botës. Pra në regjistrim do të hyjnë edhe pjesa e popullsisë greke që nuk banon momentalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Procesi sipas krerëve të Omonias, pritet të finalizohet diku nga Krishtlindjet pra afër fundit të vitit dhe me mundësi variable për t’u shtyrë më tej, dhe kjo, në varësi të plotësimit të të gjithë kritereve të rregjistrimit dhe prekjen e të gjitha zonave minoritare. Procesi i regjistrimit do të jetë i rregullt dhe konform standarteve europiane.

    Sipas Omonia-s, ku regjistrim do të plotësojë ato kritere që kanë munguar në thelb, në censusin e një viti më parë të ndërmarrë nga autoritetet shtetërore shqiptare. Vitin e kaluar, Omonia dhe PBDNJ, i bënë thirrje popullsisë minoritare të mos merrte pjesë në regjistrim ,dhe kjo thirrje gjeti përkrahjen e shumicës dërmuese të këtij komuniteti në Gjirokastër dhe Sarandë.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •