Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Kur Një Ditë, Prizreni Ishte Qytet Amerikan?!

    KUR NJË DITË, PRIZRENI ISHTE QYTET AMERIKAN?!



    Më 4 Korrik, qyteti im Prizreni ishte festiv. Për nder të ditës së pavarësisë të SHBA-ve, të gjitha shtyllat në qendrën e qytetit ishin të stolisur me flamuj amerikan. Vetëm me flamuj amerikan dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. Edhe një herë: Vetëm me flamuj amerikan dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.
    Duke i shkruar këto reshta, gjithnjë kam pas një dozë të fshehur të dyshimit në vete se mos vallë dikush me këtë artikull mund të më keqkuptoj duke më cilësuar me atë epitete kujdestar kur dëshirohet të degradohet dikush – antiamerikan. Jo, jo, assesi! Përkundrazi më erdh shumë mirë për një iniciativë të tillë. Asgjë nuk ka të keqe në këtë bashkë/festim të kësaj feste të mikes tonë të madhe, SHBA-ve, vetëm me flamujt të tyre, por, përveç tek servilizmi ynë përgjërues tanimë i ditur naiv, paradoksi i absurdit të kësaj ndërmarrje, këtë herë qëndron kryekëput tek joprincipijaliteti. Pra, jo te kremtimi dinjitoz dhe shumë i meritueshëm në këtë mënyrë të pavarësisë së SHBA-ve në Prizren dhe Kosovë (stolisja e qytetit vetëm me flamuj amerikan), por tek parimi i përgjithshëm edhe në rastet e ngjashme kur është fjala, ta zëmë, për 28 Nëntorin, ditën e flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
    Nëse e kthejmë kujtesën jo më shumë se disa javë të ndodhur pikërisht më 10 Qershor dhe në këtë qytet, me rastin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur me pretekst se hiqnin nga shtyllat flamujt ahtisarian dhe në frymën e kësaj festeje, stolisnin sheshin kryesor të qytetit me flamuj kombëtar, nga ana e Policisë së Kosovës, dhunshëm ishin arrestuar 10 aktivistë të VV. Ata, atë ditë, në sytë e shumë mysafirëve dhe figurave eminente intelektuale dhe kombëtare që ishin prezent në këtë manifestim; në praninë e qindra qytetarëve familjar të rastit që ishin të shoqëruar edhe nga fëmijët e vegjël, brutalisht rrahën, ngrehën zhag nëpër rrugë dhe ofenduar me sharje nga më të ndryshme, këta të rinj idealist, entuziast dhe atdhetar, vetëm e vetëm pse tentonin ta stolisin qytetin me flamuj kuq e zi dhe ta bëjnë madhështore këtë festë?!
    Pse ky jopricipijalitet kur ka të bej me festat tona kombëtare.?!
    A do të veprohet kështu ngjashëm edhe në festën e 28 Nëntorit, e cila këtë vit përkon me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë?
    Kretë në fund, Zoti e bekoftë Amerikën dhe gjithë miqtë tanë të tjerë të sinqertë!
    Njëkohësisht, Zoti e vetëdijesoftë këtë politika/bërje në pushtet e cila, me këtë servilizëm aq naiv dhe vardisës, aq flagrant dhe aq joparimor, pavetëdijshëm dhe në heshtje, po eksponon dyshimin para tyre të finokërisë sonë në prapavijë?!!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Po kur te vije Cinko De Majo(5 Maji),festa e Meksikes cfare do beni ju aty, do mbushni rruget me flamuj meksikane??????Ato flamujt e huaj neper rruge ashtu eshte gabim,perjashto vetem rastet kur don te nderosh ardhjen e nje presidenti nga nje shtet tjeter.Per raste festash te huaja eshte gabim.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    per 4 korrikun s`po i rruhet amerikaneve
    edhe falenderimi ka nje fare limiti
    kur ai kalohet atehere eshte fallco

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po sepse fale atij 4 korrikut te amerikaneve mund te festohet sot 17 shkurti.
    Madje fale atij 4 korrikut mund te festohet edhe 28 nentori, se te ishte per miqte tane te evropes nuk do egzistonim si shtet.

    Ka plot probleme te tjera qe kerkojne me shume vemendje.

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    servilizma te tepruara...
    si pakuptim te festohet festa e pavaresise e nje shteti tjeter.

    do perfundojme si amerikanet qe festojne cinco de mayo vetem per te bere party, per te pire tequila e per te ngrene tortillas...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639
    Merrne me men, me nje sondazh qe e kishin bo ne Shqipni, dikun mi 70% kishin than Italia e mun Spanjen, kurse sondazhi n vete n Itali mi 70% kishin than qe Italia ska shanca me mujt Spanjen.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=144199&page=10


    (ne shqiptaret krejt jemi servila)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga roni_s Lexo Postimin
    Merrne me men, me nje sondazh qe e kishin bo ne Shqipni, dikun mi 70% kishin than Italia e mun Spanjen, kurse sondazhi n vete n Itali mi 70% kishin than qe Italia ska shanca me mujt Spanjen.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=144199&page=10


    (ne shqiptaret krejt jemi servila)
    shqiptaret e kane nga papunesia
    nuk e dine pse jetojne, per veten e vet apo per te tjeret

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •