A duhet të ndërpriten bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, siç po kërkon përsëri opozita?
A duhet të ndërpriten bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, siç po kërkon përsëri opozita?
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Patjeter.
Kosova nuk ka asnje perfitim nga bisedimet me Serbine.
Arsya kryesore, pse Kosova bisedon me Serbine eshte detyrimi i dhunshem i politikaneve te korruptuar dhe te kriminalizuar nga ana e nderkombetareve, dhe kryesisht per interesa te Serbise dhe te disave nga nderkombetaret.
Pershendetje
Nese nderpriten bisedimet, qeveria e Kosoves nuk do kete mundesi te shprehe ate qe kerkon dhe per ate qe eshte e vendosur ta mbroje apo ta coje deri ne fund
Keto Bisedime apo Negociata ne mes te Kosoves dhe Serbise te filluara ne fillim te ketij viti, ne fakt nuk jane negociata ndermjet Shtetit te Kosoves dhe Shtetit te Serbise sic pretendojne keta Qeveritare - Pushtetare - por keto Bisedime apo Negociata jane pikerisht ndermjet Qeverise se Hashim Thacit dhe Shtetit Serb. Per arsye se Shteti Serb ne keto Negociata - Bisedime te cilat edhe vet i ka kerkuar - ka hyre per qellimet e saja strategjiko-politike. E ato jane sic: Hyrja sa me e shpejte ne BE - Boshnjezimi i Kosoves dhe paraqitja e saj para fytyres se BE-se dhe SHBA-ve ja kinse tani Serbia eshte shtet demokratik me vlera demokratike europiane. Ndersa Kosova si Shtet nuk ka pase fare Interes te saj nga keto Negociata - Natyrisht se Interesi kyc ishte per vet Hahsim Thaci qe te qendroj sa ma shume qe eshte e mundshme ne Pushtet pa Shtet Normal me Sovranitet te Plote.
Dirigjent kryesor i ketyre Bisedime apo Negociatave eshte vet Shteti Serb - ku tani haptazi shifet se ajo ben negociata apo bisedime vetem atehere kur asaj i shkon shtati - i konvenon.
Per kete arsye mendoj qe Qeveria e Thacit duhet me pa asnje medyshje ti Nderpres keto Negociata - sepse Kosova dhe Populli nuk jane sepse fare nuk kane hyre. Vazhdimi i ketyre negociatave eshte ne Dem te Kosoves.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Jo nuk ben ne ndalojne bisedimet.
Gjithnje do ket nevoje per bisedime, sidomos me Serbine, me te cilin shtet kemi luftuar.
Cdo bisedim shkon ne te mire te qytetareve te secilit shtet.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Natyrisht se Bisedime duhet te kete me kendo - me cdo shtet. Mirepo si mund te bisedosh me ate apo me ata qe nuk te njofin. Si mund te bisedosh apo negociosh me ata te cilet nuk te kane kerkuar asnje falje publike rreth asaj qe ken bere gjate gjithe shekullit te kaluar. Si mund te bisedosh apo negociosh me ata qe te djegin kufijte (shtepine ) tende dhe vejne barikada e me te ndryshmet neper rruget e Mitrovices. Si mund te bisedosh me ata te cilet dita - dites ne cdo aspekt mundohen ta bejne sa me JO funksionale edhe ashtu kete Pavaresi te Cunguar qe ka Kosova. Cfare bisedash dhe rrezulltate te mira dhe ne favor tendin pret nga ata te cilen nuk ta njohin egzistimin tend si Shtet i Pavarur dhe Sovran.
Bisedime te mirefillta dhe te drejta do kete vetem ateherash kur te dyjat shtete njofin njera - tjetern ne cdo aspekt. Kur te dyjat Shetete e respektojne Integritetin dhe Sovranitetin e tyre - respektivisht teresine teritoriale. Bisedime te mirefillta dhe ne dobi te qytetareve nga te dyjat shtete do kete ateherash kur Shteti Serb Repekton qenien e Shqiptareve ne Lugine te Presheves dhe te drejtat e tyre ne trojet e tyre.
Ndonese Bisedime te mirefillta dhe te drejta per te miren e qytetareve mund te behen me Kroacine, Malin e Zi e Maqedonin. Por me Shtetin i cili ende synon dhe ka aspirata per te na shkateruar me shume - fare asesi nuk duhet te kete asnje bisede gjer sa te plotesohen kushtet per keto bisedime.
Nuk mund te besh biznis me ndonje kompani qe nuk njeh egzistencen tende si biznis. Biznis te mirefillt behet vetem atehere kur te dyjat biznese njohin qenien e njera - tjetres.
Si mund te bisedosh me ate Shtet kur asnje marveshje nuk e konkretizon dhe nuk e ben. Si mund dhe per cfare duhet biseduar me ata qe 2000 Mahune i shtine ne Kosove me targa dhe dokumente Serbe - dhe asnje nuk te lejon te kalon Shtetin Serb ose tranzit ose per dergim te mallrave me targa te Republikes se Kosoves dhe Dokumente te Republikes se Kosoves.
Me keto bisedime qe ben Qeveria e Thacit me Shtetin Serb - do behet Boshnjezimi i Kosoves ku kryeqytet i republika Serpskes ne Kosove do jete Gracanica.
Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 10-10-2011 më 14:58
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
S'ka bisedime dhe s'ka patur asnjeher ne mes Kosoves dhe serbise, kjo eshte vetem
maske me te cilen mbulohen marreveshjet ndermjet evroserbisedhe serbise. Qiviria e Kosoves thjeshte perdoret si kukell per tu fshehur pas kolonizatori, per t'ja lene ne dore ta menaxhoje me rrena e propagande pakenaqesine e qytetareve, kundershtimet e opozites(VV), etj.. dhe formalisht te paraqitet si subjekt i pavarur qe shpreh vullnet politik.
Mashtrim gjigantesk per qytetarin shqiptar.. por ketij aq i ben.. Mjafton te shihet qfare reagimi kane ndaj mallrave te shkijeve..![]()
![]()
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Krijoni Kontakt