Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Prishtinë: Shkon në rrojtore, e therin me thikë dhe e qëllojnë me plumba

    http://www.noa.al/home/noa/public_ht...ne-300x192.jpg


    Prishtinë: Shkon në rrojtore, e therin me thikë dhe e qëllojnë me plumba
    Transmetuar me: e Martë, 30 Gusht 2011 22:37


    Prishtinë, 30 Gusht 2011 NOA – Ajo që donte të bënte një burrë në Prishtinë, mesditën e sotme, ishte vetëm të qethej dhe të rruhej. Por është përgjakur, jo nga brisku i berberit por nga thika e katër meshkujve që nuk ngurruan dhe ta qëllojnë me armë zjarri.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 13.30 në Ulpianë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.
    Një burrë ka shkuar në rrojtoren ku shkonte rregullisht, disa qindra metra afër banesës së tij dhe ka nisur të qethet e të rruhet.
    Por në një moment, ai është gjendur nga breshëria e sulmeve me thikë dhe me armë zjarri, nga katër burra që e futën në mes.
    Në gjendje të rëndë për jetën, i dëmtuari është dërguar ne QKUK-Prishtinë, ku mjekët pohojnë se situata e tij është kritike.
    Lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës tha zyrtarisht për agjencinë NOA se “viktima është sulmuar dhe qëlluar nga katër meshkuj me mjet te mprehtë thikë, në një rrojtore për shkaqe të panjohura”.
    Policia shtoi edhe se i plagosuri po ashtu u qëllua edhe me armë zjarri nga katër të panjohurit. Policia tha se është vënë në kërkim të të dyshuarve por ende nuk ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tyre dhe as t’i identifikojë ata.
    a.b/e.t/NOA
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kësaj po që i thonë "të qethme".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se i therruni asht nji njeri i ndershem atdhetar e familjar athere sa ma shpejt u kapshin kriminelat..

    ne se i therruni eshte nji bordellist kur.varo kafiqo-ist..plackitso shantazhist..mir ja kan ba..

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    njerezit gjithmone vriten per nje arsye, eshte bere klishe kjo puna e vrasjeve,nuk i ben askujt pershtypje,them se ne rastin e tij e tij ka qene lajre borxhi
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •