Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pandi Stratobërdha, njeriu që u dha siguri digave shqiptare

    gsh

    -

    “Ai ishte njeriu që u dha siguri digave shqiptare”
    » Dërguar më: 14/09/2011 - 13:34





    Gilmana Bushati

    Pak ditë më parë, pikërisht më 8 shtator 2011, iku nga kjo botë profesori i nderuar, Pandi Stratobërdha. Mbase
    shumëkush mund të pyesë se kush ishte ky njeri, por mjafton t'u përgjigjemi, se le të kthejnë kokën nga digat e hidrocentraleve të Shqipërisë mbi sigurinë e të cilave ai ka vënë firmën. Ndër të paktat herë që doli në publik profesori, ose siç njihet në fushën e shkencës, babai i hidroteknikës dhe hidraulikës shqiptare, ishte në kohën e përmbytjeve të mëdha në Shkodër, ku vihej në dyshim siguria e digave. Ai i kishte projektuar me saktësinë e një matematicieni, prandaj e qetësoi shoqërinë shqiptare me pak fjalë "morëm një vendim qeverie që të projektohen të gjitha argjinaturat me elementë sigurie. Në Europë nuk ka siguri më të lartë se tek ne". Në kohën e përmbytjes ai kritikoi vetëm menaxhimin e digave dhe jo sigurinë e tyre, për të cilën shteti solli dhe një ekspert nga Italia, që tha po të njëjtën gjë për sigurinë e digave shqiptare. Për figurën e profesorit flet Petrit Zeneli, historian dhe studiues. Ai shprehet i pikëlluar se si shteti, Akademia e Shkencave nuk gjeti pak kohë dhe pak hapësirë që profesor Stratobërdhës t'i bëheshin nderimet e fundit si një shqiptar i mirë, si një shkencëtar që nuk i vjen më këtij vendi. Është ai që na tregon disa detaje të jetës së profesor Pandit, të cilin të gjithë e kërkuan për të marrë firmat për projektet e tyre, madje i venin në shtëpi për të shpejtuar punë, dhe asnjeri nuk u kujtua se këtij vendi iu largua një njeri i nderuar.
    Zoti Zeneli, pak ditë më parë u nda nga jeta profesor Pandi Stratobërdha. Cili ishte ai për shoqërinë shqiptare?
    Këto janë ditë të trishtueshme për ne, pasi u nda nga jeta një shkencëtar i madh që nderin ia bënë të vogël, madje mund të them aspak. Ai ishte shkencëtari "i moshuar" që punonte gjithë ditën mbi grafikë e projekte, që shkonte me shërbime urgjente brenda e jashtë shtetit. Në fakt sot abuzohet shumë me fjalën thjeshtësi, modesti e humanizëm, por profesor Pandi i kishte gjithë këto cilësi. Ai vdiq 82 vjeç, por deri në ditët e fundit të jetës së tij, punoi te privati për t'i shtuar diçka atij pensioni qesharak që merrte. Një fund të tillë në fakt e kemi dëgjuar për artistët, shkrimtarët, piktorët, muzikantët, që shoqëritë e çdo sistemi padrejtësisht i vlerësojnë me vonesë, por për një autor veprash energjetike gjigante, që i sjellin kaq përfitime në para ekonomisë së një vendi; situata të tilla, në 20 vjet ekonomi tregu, janë të paimagjinueshme. Mund t'ju duket e pabesueshme, por edhe pse certifikoi gjithë ato vepra të mëdha të hidroteknikës dhe hidrocentraleve shqiptare, që me padrejtë u anatemuan në 1990, vepra që sjellin sot fitime kolosale shtetit shqiptar, ai nuk kishte as edhe një makinë modeste për të shkuar në punë, pasuria e tij më e madhe ishte familja dhe shkenca e tij. Një sekret i vogël për profesor Pandin është se ai kur ishte student ishte një basketbollist, kërcimtar e më së shumti dhe një pianist i mirë. Në sezonin e verës kur kthehej nga Bashkimi Sovjetik për në vendlindje ai merrte pjesë në ato mini-konkurset e vogla të vallëzimit që zhvilloheshin në anije. Sa për pianon, atij i parapëlqente pjesa e Hajdenit "Qirinjtë", një pjesë mjaft e vështirë edhe për pianistët profesionistë.
    Ju thatë se ishte babai i hidroteknikës dhe hidraulikës shqiptare, kur i ngriti këto fakultete dhe kush e përkrahu?
    Po, ai kështu quhej nga shkencëtarët në vend. Me të ardhur nga Bashkimi Sovjetik, ai i futet punës për të hapur fakultetin e Inxhinierisë Hidroteknike. Dhe pas shumë përpjekjeve, me ndihmën edhe të kolegëve ai e hap këtë fakultet që fillimisht i kishte tekstet në rusisht dhe zgjedh dhe një staf të përgatitur për të nisur hapat e para të një dege shkencore mjaft të rëndësishme për vendin tonë. Për 36 vjet me radhë ishte shefi i katedrës së Hidraulikës, por edhe pas daljes në pension, profesor Pandi nuk e ndali asnjëherë punën e tij në fushën e mësimdhënies, pranë fakultetit, si dhe atë kërkimore duke shtuar intensivisht numrin e botimeve. Ai punoi në firma të njohura shqiptare në fushën e projektimeve hidroteknike.
    Cili ishte kontributi i tij në fushën e shkencës?
    Nuk thuhet me pak fjalë kontributi që ai dha në shkencë për vendin e tij. Si pedagog, prej afro 55 vjetësh, nxori nga duart e tij mbi 10 mijë studentë inxhinierë, është autor i mbi 14000 faqeve botime shkencore, 74 vëllimeve; mbi të gjitha është autor i teorisë dhe praktikës së modelimeve të shtretërve me shtatë tregues, nga tre që njeh praktika botërore, duke i bërë një sfidë të plotë asaj. Përveç këtyre, ai ka kryer me korrektesë e profesionalizëm të lartë edhe detyra të tjera të shumta shtetërore e shoqërore si; 35 vjet anëtar i komisionit të ujërave kufitare me fqinjët, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të kërkimeve hidraulike (1966-1989), anëtar i Komitetit Kombëtar të Digave të mëdha, përfaqësues i Shqipërisë në qendrën e kërkimeve dhe ujërave në rajonin e Detit të Zi, në Kiev, anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, nënkryetar i Shoqatës Atdhetare të krahinës së Vakëfeve të Korçës.
    Një jetë për t'u mbajtur mend zoti Zeneli, po kush e kujtoi atë deri në ditën e fundit?
    Më vjen keq ta them, por për atë njeri, që dha aq shumë për Shqipërinë, nuk u kujtuan ata që po përfitojnë nga puna dhe firma e tij. Çuditërisht, në ceremoninë mortore nuk u gjendën asnjë përfaqësues i pushtetit dhe politikës në vend, që më e pakta duhej të ishin aty atë çast. Profesor Pandit duhet t'ia organizonin këtë ceremoni në një institucion shtetëror ose shkencor, për t'i kthyer 0,01 për qind të asaj që ai la pas në fushën e energjetikës e me të cilën mburren e majmen biznesmenë vendas e të huaj. E ç'rëndësi ka. Ai ishte dhe mbetet një dijetar i papërsëritshëm që i dha dritë Shqipërisë dhe popullit të tij, por njeri i thjeshtë, që u përcoll po me thjeshtësi nga populli me dhimbje e respekt të veçantë. "Edhe njerëzit e mirë vdesin një ditë fizikisht", - u shpreh në ngushëllimin e saj, zonja Saemira Pino. Ndërsa profesor Kiço Negovani, u shpreh për të se "vetëm logjika e jashtëzakonshme, talenti i rrallë dhe lapsi i mprehtë i një fenomeni si profesor Pandi, mund të zgjidhnin ekuacione të një shkalle vështirësie tepër të lartë, që s'arrihej edhe nga matematicienët më në zë, brenda e jashtë vendit".

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Ngushellime familjes se ketij njeriu kaq te talentuar.
    Nuk e di nese kane te bejne apo jo, por ketu ne mergim, kam pasur miresine te njoh per nje periudhe fare te shkurter regjizorin e pare shqiptar, te talentuarin Z. Viktor Stratoberdha, i cili u nda nga jeta fare pak muaj pas kalimit te milleniumit, duke realizuar keshtu deshiren e tij te fundit. Mendoj se cdo njeri eshte me fat kur takon , njeh nga afer figura te tilla qe e ngrejne nivelin e shoqerise se kombit
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •