Vdiq shqiptari qė disenjoi kartelėn American Express
Publikuar: 30.08.2011 - 10:26
NEW YORK, 30 gusht - Arthur Lika, autor i logos sė American Express-it, themelues i kompanisė Lika Associates nė New York mė 1955, mes klientėve tė shumtė tė tė cilės ishin kompani si Gillette, General Electric, Japan Air Lines etj, vdiq tė dielėn e kaluar, mė 21 gusht, nė New York. I ndjeri u lind nė Kosovė tė Pėrmetit, mė 25 tetor 1925. Erdhi nė Amerikė me prindėrit Kosta dhe Victoria Lika mė 1937. Gjatė Luftės sė Dytė shėrbeu nė Ushtrinė Amerikane. Mori pjesė nė tė famshmen Betejė tė Pykės (Battle of Bulge) ndėrsa mė pas shėrbeu si fotograf luftues dhe artist - korrespondent lufte pėr gjeneralin George S. Patton. Pėr shėrbimin nė luftė u nderua me ēmimet mė tė larta tė ushtrisė amerikane Bronze Star (Ylli i Bronztė) dhe Purple Heart (Zemra e Purpurt).
Pas Luftės Arthur Lika studioi nė Universitetin Shrivenham nė Angli dhe mė pas vazhdoi studimet nė Universitetin Columbia nė New York.
Arthur Lika la pas vetes bashkėshorten Hope, djalin A.J. dhe vajzėn Victoria, motrėn Mary Lika Natsu dhe bashkėshortin e saj Michael Natsu.
Varrimi i tė ndjerit u bė tė mėrkurėn e kaluar nė Trumbull, Connecticut. Shėrbimet fetare u kryen nė Kishėn Ortodokse Shqiptare Shėn Gjergji nė Trumbull.
Shkrimi nė vijim u botua mė parė nė gazetėn Illyria nė shkurt 1997 dhe mė pas nė librin nė vitin 2003 nė librin Shqiptarėt e Amerikės tė Vehbi Bajramit.
Kush nuk ka dėgjuar ose pėrdorur kartėn American Express? Ėshtė mbretėresha e kredit - kartave, jo vetėm nė Amerikė, por edhe nė Europė e kontinentet e tjerė. Jam habitur kur njė miku im, lexues i pasionuar i shkrimeve per fatet e shqiptarėve nė Amerikė, mė befasoi me pyetjen qė mė bėri.
- E di se kush e ka bėrė disenjin e kartės American Express?
- Jo, nuk e di, - ia ktheva.
- Si nuk e ditke? Po kėtė e dinė amerikanėt e mos ta dimė ne! Ėshtė njė shqiptar, - mė tha, - Arthur Lika. A nuk e vlen tė shkruash pėr tė?
...Njė tė dielė tė ftohtė janari, para se tė binte mugėtira, Arthur Likėn e takova nė banesėn e vet nė UN Plaza. Ai banonte aty qėkur u pėrurua kjo ndėrtesė gjigande, nė East River afėr pallatit tė xhamtė tė Kombeve tė Bashkuara.
Nė dhomėn e qelqtė tė pritjes, prej nga New York-u me dritat llamburitėse tė befasonte me pamjen e njė bukurie pėrrallore, mė pret Arthur Lika, veshur me elegancė. Pėr orė tė tėra mė foli pėr jetėn e vet qė kur mėrgoi nga vendlindja nė Amerikė mė 1937, pėr jetėn nė ushtri e pėr rrugėn e suksesshme tė tij nė disenj e reklamė.
Arthuri qe fėmijė vetėm 11 vjeē kur la vendlindjen, katundin Kosovė tė Pėrmetit dhe erdhi nė kontinentin e madh. I ati, Kosta, kishte mėrguar disa vite mė parė. Arthuri nuk i harron detajet e atij udhėtimi tė gjatė dhe tepėr tė vėshtirė me anijen Vullcania, nga Napoli nė New York. Kujton se nuk mund ti hante ushqimet qė shėrbeheshin nė anije ndaj ndihej thuajse tėrė kohėn i uritur. Kur arriti nė brigjet e Oqeanit Atlantik, nė New York, iu duk sikur po zgjohej prej njė ėndrre. I bėnė pėrshtypje tė veēantė Statuja e Lirisė, ndėrtesat e mėdha, rrugėt e gjera e makinat e shumta si pikat e shiut.
- Nuk u besoja syve nga ajo qė shihja. Amerika mu duk si tė ishte nė njė planet tjetėr, larg tokės, - thotė Arthuri.
Bashkė me vėllanė Keneth, nėnėn Viktoria dhe babanė Kosta, posa arritėn nė kontinentin e ri, u vendosėn nė njė banesė tė vogėl nė lindje tė Manhattan-it.
Shpėrngulja e familjes Lika nga Shqipėria nuk kishte kaluar pa trauma shpirtėrore. Veēanėrisht pėr nėnėn e Arthurit, ditėt e para nė mėrgim ishin tė skėterrshme. Nuk shkėputej dot nga Shqipėria. Tėrė kohėn veē atje i rrinte mendja. Me zemėr tė lėnduar kujtonte vazhdimisht Pėrmetin, deri sa u nda nga jeta mė 1981.
Po cila ishte rruga nėpėr tė cilin eci shkollimi dhe karriera e Arthurit?
Ai i pėrgjigjet pyetjes time me nje kujtesė tė freskėt, sikur gjithēka tė kishte ndodhur dje.
- Nuk kaloi as njė muaj pasi kisha shkelur nė Amerikė dhe mė regjistruan nė shkollė. Merreni me mend sa vėshtirė ishte pėr mua tė ulesha nė bangat e klasės, pa ditur asnjė fjalė nė gjuhėn angleze. Por, nga ana tjetėr, e dija se me vullnet do tė arrihej ēdo gjė. E kisha tė qartė se pa anglishten do ti ngjaja atij memecit qė kėrkon, por nuk e kuptojnė, meqė nuk mund tė flasė. Lodhja dhe stėrmundimi nisėn tė japin rezultatet e para, - thotė Arthuri.
Ai jo vetėm qė e mėsoi shpejt gjuhėn angleze, tė shkruar e tė folur, por arriti tė jetė ndėr nxėnėsit mė tė mirė.
Njė proverb kinez thotė: Ai qė tė ka mėsuar njė ditė, mbetet pėrgjithmonė babai yt. Arthur Lika ishte njeri me fat, sepse pati njė mėsuese tė mrekullueshme, zonjėn Davis.
Kur Arthuri filloi mėsimet nė New York, babait i erdhi njė letėr nga Shqipėria. Ish mėsuesi i Arthurit, nga Kosova e Pėrmetit, i shkruante Kosta Likės: Djali juaj, Arthuri, gjatė kohės kur ishte nxėnės nė shkollėn ku jap mėsim, kishte njė talent tė jashtėzakonshėm nė vizatim. Bėni pėrpjekje tė ndikoni nė mendjen e tij, qė tė ndjekė kėtė rrugė e tė mos shuhet talenti i tij. I gjeni ndonjė shkollė tė artit, qė delli i tij krijues tė zhvillohet edhe mė.
Kosta Lika, posa e lexoi letrėn, vajti nė shkollė te mėsuesja e Arthurit pėr ti treguar se ēi shkruante mėsuesi nga ai fshat i largėt. Zonja Davis, kur mėsoi nga ajo letėr pėr talentin e nxėnėsit shqiptar, filloi ti qėndrojė pranė e ti japė atij mėsime tė posaēme, e bindur se do ta ngjiste lart njė ditė Arthurin, atje ku e kanė vendin piktorėt e njohur tė Amerikės. Mė vonė, disa nga veprat e djaloshit tė ri, mėsuesja i vari nė muret e klasės.
Por, a mjaftonte qė gjithė talentin e tij Arthuri ta zhvillonte e ta pėrsoste vetėm gjatė orėve tė rregullta nė shkollė? Dėgjimi ėshtė fillimi i ēdo urtėsie, thoshte Hegeli. Dhe Arthuri i ri dėgjoi me vėmendje kėshillat e mėsuesit tė Pėrmetit, tė mėsueses sė New York-ut dhe tė babait. Pas orėve tė rregullta tė mėsimit vazhdoi tė thellonte njohuritė nė njė shkollė speciale tė artit nė Manhattan. Qysh nė kėtė moshė tė njomė, njė pjesė tė kohės sė lirė ai filloi ta kalonte nė muzetė mė tė njohura tė New York-ut dhe ra nė dashuri me veprat e artistėve tė njohur botėrorė. Harrohej me orė tė tėra me sy tė pėrqėndruar tek tablotė e portretet e piktorėve tė shquar duke ndjerė brenda vetes se po rritej shpirtėrisht piktori i ardhshėm.
Lufta e Dytė Botėrore Arthur Likėn e gjeti me uniformėn e Ushtrisė Amerikane. Ai shkoi nė luftė vullnetarisht, pa e detyruar kush, i shtyrė nga ndjenja e atdhetarizimit amerikan. Nėna e Arthurit ishte kategorike:
- Tu bėftė mamaja! Mos shko nė luftė, bir!
Babai i tij, po ashtu u mundua tia ndryshonte vendimin qė kishte marrė:
- Lufta nuk ėshtė dasmė. Mblidh mendjen, Arthur!
Por, Arthuri, i cili nė kėtė kohė jetonte me familje nė Massachusetts, tashmė e kishte mendjen top ti shėrbente patriotizmit dhe lirisė. Mė nė fund iu duk se i bindi prindėrit: Nuk do tė shkoj nė luftė tė mbroj veē Amerikėn, po edhe Shqipėrinė, u kishte thėnė atyre.
...Para se tė nisej me anije pėr nė Evropė, Arthuri me shokėt qėndroi dy ditė nė New York. Atė pak kohė tė lirė qė kishte ai e shfrytėzoi pėr tė vizituar mėsuesen e tij tė dikurshme, zonjėn Davis. Kur hyri nė klasėn ku ai kishte mėsuar vetė dikur, u befasua kur pa pikturat e tij nė muret e klasės. Nuk gjeti dot fjalė tė rrėfejė se ēfarė tallazi shpirtėror provoi nė atė moment. Ato nuk i kishin lėvizur nga vendi. Ishin aty ku i kishte vendosur prej kohėsh zonja Davis. Kėto piktura tė Arthurit ishin si ai fėmija qė pėrpiqet tė ecė kėmbadoras, pėrpara se tė ngrihet nė kėmbė. Mėsuesja, qė e kishte marrė pėrdore nė kopshtin e bukur tė pikturės, nė fillim nuk e njohu ish nxėnėsin e dikurshėm, i cili tashmė ishte bėrė burrė, kishte veshur uniformėn ushtarake dhe po qėndronte para saj i papėrmbajtur nga emocionet, tek shihte atė dhe pikturat e tij nė mur. Por kjo ishte vetėm punė ēasti.
- Ti je Arthur?! - kishte folur e habitur mėsuesja pas disa sekondash, duke vėshtruar me lot nė sy artistin e ri. Gjendja e tyre emocionale nuk kaloi pa u vėnė re nga fėmijėt e vegjėl. U dukej se dikush po shfaqte pėr ta njė skenė filmi, ku njera nga aktoret ishte mėsuesja e tyre. Po ky tjetri i veshur ushtarak, cili ishte? Pastaj, pėrse i dridhej zėri sa herė qė fliste dhe pse i binin lotėt?
Gjendja e elektrizuar nuk zgjati shumė. Mėsuesja u tregoi nxėnėsve se kush ishte Arthur Lika, pikturat e tė cilit ata i shihnin sa herė qė hynin nė klasė. Mė pas mėsuesja ia la fjalėn Arthurit. Ai u tregoi nxėnėsve gjithēka pėr mirėsitė e mėsueses sė talentuar, pėr vullnetin me tė cilin ajo e kishte udhėhequr atė drejt botės sė magjishme tė pikturės. Gjithēka rrodhi shpejt, pasi anija nuk priste. Ai duhej tė nisej me detyrėn e ushtarit pėr nė kontinentin e vjetėr, ku njerėzit kishin drejtuar pushkėt kundėr njėri- tjetrit. Lufta po bėhej tmerri i popujve.
Fjalėt e babait se nuk je duke shkuar nė dasmė dhe ki kujdes me tė papriturat qė mund tė tė sjellė lufta, Arthur Likės iu kujtuan shumė herė gjatė viteve qė shėrbeu ushtar nė Francė e Gjermani, ku gjithandej vringėllinin plumbat e armikut.
- Nė luftė, - thotė ai - njeriun e ndihmon edhe fati. - Plumbat nuk e gjetėn dot rrugėn drejt trupit tim. Ndoshta fati ua ndryshonte drejtimin.
Penelin ai nuk e braktisi as nė luftė.
- Gjatė kohės kur shėrbeja nė batalionin e kėmbėsorisė, - tregon ai, - bėja portrete tė ushtarėve, tė cilat u pėlqenin shumė.
Talenti nuk kaloi pa u vėnė re nga oficerėt e lartė tė batalionit. Njė herė, qendra e Armatės sė Tretė e gjeneralit George S. Patton nė Francė po kėrkonte njė piktor pėr disa punime artistike, siē ishin disenji i posterėve propagandues, i broshurave speciale dhe i disa projekteve tė tjera dhe mendimi qe se mė i pėrshtatshmi pėr kėtė ishte veē ai, Arthuri. E pyetėn nėse mund ta bėnte dot kėtė punė dhe ai e pranoi menjėherė ofertėn. Pasi kaloi me sukses testin e pranimit, u transferua nė selinė e Armatės sė Tretė, ku i dhanė titullin: Artist - korrespondent i luftės.
- Ishte njė kėnaqėsi e veēantė qė nė luftė tė ushtroja profesionin e artistit, - thotė Lika dhe mė tregon njė fotografi ku ka dalė me pushkė nė dorė nė njė rrugė tė Francės.
Pėr Arthur Likėn do tė mbetet i paharruar takimi i tij gjatė luftės me piktorin polak, Boleslaw Jan Czedekowski, i cili kishte bėrė shumė portrete tė njerėzve tė shquar dhe ngulmonte tė bėnte portretin e gjeneralit Patton, gjė qė e arriti pas njė takimi me gjeneralin. Czedekowski, me pėrvojėn e tij tė pasur nė art, u bė mė vonė mėsues i vlefshėm i Arthurit. Artisti shqiptar fitoi njė pėrvojė tė pasur duke parė piktorin polak se si e realizonte nė pikturė figurėn e gjeneralit tė njohur, nė 14 pozicione tė ndryshme.
- Mė kujtohet, - thotė Arthuri,- kur gjenerali Patton pėsoi njė aksident tė rėndė automobilistik. I shtrirė nė shtrat, i pėshpėriti gruas sė vet, Beatrice-s: Pėr festėn e Krishtlindjeve kam njė shpėrblim tė bukur pėr ju qė besoj se do ta pėlqeni, meqė e pėlqej edhe unė.
Gjenerali i tregoi zonjės portretin e vet, vepėr e artistit polak...
...Pas katėr vitesh, Arthur Lika u kthye nė shtėpi nga misioni ushtarak dhe sėrish vajti me vrap tė takonte mėsuesen e dikurshme tė tij. Por...sa u pikėllua! Zonja Davis kishte ndėrruar jetė. Arthuri edhe sot e kujton me mallėngjim tė madh mėsuesen e tij, e cila e inkurajoi atė nė vitet mė tė vėshtira e mė tė rėndėsishme, kur ai e ndjente veten si tė humbur nė mjedisin e ri amerikan.
Mė vonė, Arthuri shkoi nė Angli pėr tė studiuar e pėr tė pėrsosur njohuritė e aftėsitė nė art. Kthehet pėrsėri nė SHBA, ku vazhdon studimet nė degėn e arteve tė lira nė The Arts Students League dhe Columbia University nė New York. Po gjatė kėsaj kohe ai mori njėkohėsisht mėsime edhe nė Advertising Club tė po kėtij qyteti. Nė kėtė klub Arthuri zuri miqėsi e u lidh me njerėz tė artit, njėri prej tė cilėve ishte drejtor i njė agjencie tė reklamės. Ky, pasi pa talentin dhe aftėsitė krijuese tė Likės, i ofroi njė punė tė rregullt. A jeni i gatshėm tė filloni? - i tha drejtori i agjencisė. Pas dilemave tė para, nėse duhej tė fillonte punėn, apo tė vazhdonte mė tej studimet, Arthuri vendosi tė shkojė pėr tu testuar nė Mack Truck Company, e cila prodhonte autobusė, kamionė dhe pjesė tė tjera tė industrisė automobilistike.
- Zyrat e kėsaj kompanie, - kujton Arthuri, - ishin nė katin e 20 - tė tė ndėrtesės Empire State Building nė Manhattan. Pasi testuan aftėsitė e mia krijuese, mė pranuan nė punė si drejtor artistik, pėrgjegjės pėr disenjin e reklamave dhe literaturės promovuese pėr kompaninė.
Pas katėr vitesh pune si drejtor artistik nė disa kompani tė New York-ut, mė 1950 Arthur Lika vendosi tė hapė firmėn e vet tė reklamės e disenjit: Lika Associates, Inc., e cila vazhdon edhe sot tė punojė me shumė sukses nė New York. Ajo realizon tė gjitha fazat e disenjit, tė shtypjes, tė paketimit, tė promovimit e tė shitjes dhe tė identitetit tė koorporatave tė njohura. Hope Lika, zonja e Arthur Likės, me tė cilėn ai ka dy fėmijė, ėshtė nėnkryetare e kompanisė.
Arthur Lika ka realizuar disenjin e disa kartave tė kredisė (credit cards) siē ishte dhe American Express. Pėr kompaninė e njohur General Electric, ka realizuar disenjin e disa publikimeve. Ai ishte disenjator edhe i revistės Monogram.
Kompania Gillette ishte njėra nga klientėt e tjerė tė Arthurit. Ai udhėtonte shpesh nga New York-u nė Boston pėr tė takuar pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie. Artisti tashmė i njohur ėshtė autor i disenjeve edhe pėr Japan Air Lines, JC Penney Co., Merrill Lynch, US Army, US Air Force, The China Tourist Organization, Philip Morris, Chase Bank, Mbretėrinė e Arabisė Saudite etj.
Mė 1948, disa aktivistė shqiptarė iu lutėn Arthur Likės tė bėnte emblemėn e shoqatės Albanian American National Organization (AANO) si dhe disenjin e disa kopertinave tė revistės Shqiptari, organ i shoqatės. Disenjatori ynė nuk e fshehu kėnaqėsinė qė iu dha rasti tė krijojė kėto dy vepra pėr shoqatėn, bashkėthemelues i sė cilės ishte edhe ai.
Mė 1977, disa gra shqiptare tė qytetit Worcester kėrkuan nga Arthuri tė bėnte disenjin e njė libri mbi kuzhinėn shqiptare. Ai dhe zonja e tij punuan me dėshirė pėr tė dalė nė dritė ky libėr interesant e me vlera praktike nė gjuhėn angleze.
Prej njė kohe tė gjatė Arthuri ėshtė anėtar i Society of Illustrators Club. Ai ka fituar shumė ēmime pėr punėt e realizuara, tė cilat janė vlerėsuar lart nga ekspertėt e artit dhe tė reklamės.
Arthur Lika pėr herė tė parė vizitoi Shqipėrinė sė bashku me prindėrit mė 1970. Tepėr tė malluar, kishin shumė dėshirė tė shihnin edhe njėherė vendlindjen e tyre. Herėn e dytė, i ftuar nga qeveria shqiptare, Arthuri vajti nė Shqipėri mė 1996, bashkė me mikun e tij, regjizorin e filmave Stan Dragoti, pėr tė bėrė njė projekt qė do tė tėrhiqte investitorėt e huaj nė Shqipėri. Lika dhe Dragoti janė miq tė vjetėr, siē ishin edhe prindėrit e tyre, Kosta e Asllani. Dy artistėt u rritėn bashkė nė pjesėn lindore tė Manhattan-it dhe po bashkė vajtėn nė Tiranė tė ndihmonin Shqipėrinė.
- Jam krenar me sukseset qė ka arritur Dragoti, - thotė Lika dhe kujton kohėn kur e takoi regjisorin tonė me tė mbaruar Lufta e Dytė Botėrore. Ai nė tavolinėn e punės kishte atėherė njė projekt tė vėshtirė dhe vendosi qė tia besonte Dragotit. Por, regjisori ynė, tepėr i ri pėr njė projekt tė tillė, nė fillim pranoi, por pastaj hoqi dorė nga realizimi i tij.
- Edhe sot, - pohon Arthuri duke qeshur, - bisedojmė shpesh me Dragotin pėr atė projekt qė nuk e realizova dot as unė, as ai.
- Nga reklama dhe disenji kam krijuar njė standard tė mirė jetėsor. Por... kėtė punė nuk e bėj me zemėr. Dėshira ime ishte tė merresha vetėm me pikturė, sidomos nė gjininė e portretit, - thotė Arthuri duke lėvizur nga njė dhomė nė tjetrėn. Mė tregon pikturat qė i kanė dhuruar piktorė tė njohur amerikanė, fotografitė e familjes, orenditė dhe librat. Pastaj nga kati i 20-tė, ku ėshtė apartamenti i tij, i hodhėm edhe njė vėshtrim Manhattan-it. Kėtu mikpritėsi pėr shumė vjet ka derdhur energjitė e tij krijuese.
- Me New York-un ėshtė lidhur jeta dhe karriera ime, - thotė ai, duke parė ndėrtesėn e Kombeve tė Bashkuara.
- Nga tė gjithė flamujt qė valojnė para OKB-sė, mė afėr e ndjej flamurin shqiptar, - pohon Arthur Lika, artisti i luftės dhe i paqes dhe tregon dosjen e tij me punime, nė mesin e tė cilave duket edhe shqipja dykrenare shqiptare. ( Shkurt, 1997)
koha ditore
Krijoni Kontakt