Close
Faqja 7 prej 32 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 318
  1. #61
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Provo njehere te shkosh ne start/run/services.msc Klik ok.
    Te dritarja e serviseve klikohet dy here ne servisin print spooler.
    Ne start up klik ne shenjen e v-se anash,hap menune dhe zgjedh caktivizo(disable).
    Shkohet start/search ketu fut *.SPL te rezultatet hiqen skedaret SPL
    Perseri ben nje kerkim duke futur *.SHD Te rezultatet e kerkimit i heq skedaret SHD.
    Shkohet lart ne browser ne tools/internet options/advanced Aty klik ne hiq files,(delete files) Shkon perseri ne start/run/services.msc,klik ok.Klik ne print spooler 2 here dhe pastaj ne menune e start up zgjedh automatik.Kliko apliko ok poshte.Provohet printeri nese do punoje. Hapet programi i printerit dhe shiko ne opsionet.Aty sigurohu qe printeri te mos jete configuruar te printoje ne file(virtual printing).Shiko edhe portin e printimit a eshte sakte?Pastro printimet ne proces qe jane aty pezull(delayed printing).Nqs asgje nuk punon,shkohet te faqja e kompanise qe ka prodhuar printerin dhe ri instalohet drajveri i printerit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #62
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771

    Printeri nuk i nxjerr mirė shkronjat

    Pershendetje te gjitheve.E kam nje problem me printer.Kam printer llaserik Canon X-800,punonte shume shume mire.Mbas 4 vitesh pun filloi qe ngjyra e printerit te dobesohet.Vendosa ta shkundi pak,por per fat te keq e shkunda pak me shum se sa qe duhet,ndersa tani kur printoj hedh shum ngjyre te zez ne mes te faqes?Mund te rregullohet kjo?

    Faleminderit

  3. #63
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Si fillim duhet ti besh nje test printerit.I fut vetem nje leter.E fik printerin dhe e ndez.Shtyp ne butonin(Start/Print).Kete mund ta besh edhe duke hapur programin e printerit dhe zgjedh aty funksionin test,selftest.Printeri do printoje 1 imazh me shigjeta me nuanca te ndryshme me numra poshte si ne kete figure.
    Te figura krahason shigjetat e zeza.Cila duket me mire?Ajo shigjete ka nje numer poshte.Klikon te numri.Kjo do beje qe printeri te nxjerre imazh dhe tekst te paster,kur te punoje.Vazhdon posti tjeter..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 15-08-2006 mė 18:38
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #64
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Pervec kalibrimit te printimit per cilesi,duhet pare si del teksti kur printohet.
    Nqs teksti/imazhi del i turbullt si ne figuren me poshte,atehere e ka fajin lloji i letres qe perdor.Shiko tek manuali ose brenda programit te printerit se cfare lloj letre rekomandohet per printerin.Psh rekomandohet leter e tipit Avery(emri kompanise qe ka prodhuar letren),leter Memorex,etj.Duhen perdorur vetem ato lloj letrash qe rekomandohen.A te ndodh njollosja e shkronjave ne leter te zakonshme apo leter me siperfaqe te llustruar,apo leter me shkelqim.Provo disa lloj letrash dhe shiko si do jape rezultatet printeri.Te opsionet e programit te printerit ndrysho rezolucionin DPI duke e zvogeluar pak.Kjo mund te rregulloje difektin e njollosjes se shkronjave.E zvogelon rezolucionin deri sa shkronjat te duken ne rregull.Shiko te opsionet e programit edhe per funksionin e trashesise se letres qe te jete korrekt,nqs ka nje funksion te tille.Perdorimi i nje letre me trashesi te caktuar qe nuk i pergjigjet trashesise se letres te opsionet,dmth trashesine e letres e ke te opsionet ndryshe dhe trashesia e letres reale qe perdor eshte ndryshe,sjane njelloj,jep printim te piset,me hije te zeza nje faqe te ndotur.Nqs shkronjat dalin shume te zbehta me ngjyre te dobet te zeze atehere atehere rezolucioni eshte ne nivel shume te ulet dpi.Duhet rritur rezolucioni pak.Ne kete rast mund te jete shkak edhe rezervat e pakta te bojes.Boja eshte duke mbaruar.Nqs faqja e printuar ka shkronja jo te plota qe nderpriten nga vija te bardha,atehere duhet pastruar kutia e bojes te pjesa ku nxjerr bojen.Nqs ne printim mungojne pika dhe printimi eshte jo i rregullt,zigzak,i valezuar etj,atehere duhet pastruar koka e printerit ku del boja.Gjithashtu duhen pastrur mire dy shufrat metalike qe mbajne letren qe ndodhen prane kutise se bojes.Duhet pastruar edhe pista horizontale ku rreshket kutia e bojes kur printon.Ajo ndotet shume me kalimin e kohes dhe ja kalon pisllikun letres kur printohet.Figura me poshte,tekst i turbullt me hije te zeza ne sfond.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #65
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ben flm,por mua me del problem tjeter.Kur e ndezi printerin mire fillon e gjitha e fus letren ja bej Print fillon printimi mirepo ne mes del vije e zeze deri ne fund te letres krejt e zeze e ne te majte e te djathte nuk del shkrim i mire nuk eshte i zeze sa duhet,mirepo ne mes del nga lart deri poshte nja 3cm zi.Sepse si te thash me perpara e shkunda njehere tonerin thash mos po vjen ngjyre,por ja ne mes tani del vetem zi.Besoj se do te kthesh pergjigje.

    Faleminderit edhe njehere.

  6. #66
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Sigurohu qe te opsionet e programit ke zgjedhur formatin e letres qe duhet.
    Psh letra e zakonshme eshte ne permasa 11.5 inchX8.5 inch(8 1/2) Permasat e madhesise se letres qe perdor duhet kontrolluar te programi se cfare lloj letre me cfare permasash ke zgjedhur ne program.Permasat e letres se zgjedhur ne program duhet jete e njejte me permasat e letres qe ke futur ne printer.Kur printeri te jete i fikur,duhet hequr toneri(cartridge) nga mbajtesja.Mbajtesja,foleja duhet pastruar mire brenda ne fund te brima ku del boja pasi do jete me ndotje,mbetje boje.Duhet pastruar mbajtesja e tonerit poshte ne pjesen e jashtme ku ben kontakt me letren afer me cilindrat rrotullues.Duhen pastruar mire cilindrat qe mbajne dhe percjellin letren.Shiriti i zi ne mes te letres tregon qe mbajtesja e tonerit kur punon,rreshket horizontalisht majtas djathtas,ben pauza te shkurtra ne mes te rruges,ndalese me shume se sa duhet dhe leshon boje pa kontroll.Nuk ka sinkronizim te leshimit te bojes gjate levizjes.Po te shikosh poshte tonerit,mund te kete nje flete te holle ngjyre bakri
    qe eshte nje sensor elektronik qe komunikon me drajverin e printerit.Ka te ngjare qe ndonje shirit i holle ne kete sensor te jete prishur,ose nuk komunikon mire me drajverin.Provo te riinstalosh drajverin e printerit nga cd-ja.Pas instalimit te drajverit dhe programit te printerit shiko me kujdes qe opsionet e printimit,rezolucionin(printim ekonomik me pak boje/HQ printim=printim me rezolucion te larte,provoji te dyja keto opsione dhe shiko ndryshimet. Kur printeri mbaron nga puna,mbajtesja e bojes me tonerin brenda ku ndalon? Ne cep djathtas apo diku ne mesin e gjysmes se djathte.Nje printer qe punon normal, e ndalon kutine e bojes ne nje pozicion shume preciz,ne cepin djathtas ose ne mesin e krahut te djathte(varet nga lloji i printerit).Nqs ku pozicion ndryshon,atehere eshte direkt tregues i prishjes se sensorit(flete e holle metalike), poshte kutise se bojes,ose problem me drajverin e printerit qe duhet ri instaluar.Provo te heqesh tonerin nga mbajtesja,foleja.Ndiz printerin.Do provokohet mesazh gabimi nga programi qe ska boje.Futet kutia e bojes dhe menjehere programi do te jape mesazhin"A eshte kutia e bojes e re?"Klikon ne "Po" dhe provoko nje test printimi.Shikohet testi i faqes se printuar.Nqs fleta te del ne printim normal pa shirit te zi atehere ka qene difekt me drajverin.Nqs vazhdon i njejti difekt atehere te eshte prishur sensori poshte tonerit qe kontrollon jo vetem daljen e bojes,shkallen e harxhimit, por edhe shpejtesine e levizjes majtas djathtas.Shiko me kujdes brimen ku del boja nga toneri.Eshte e veshtire te thuash,por qofte edhe nje demtim i vogel nje zgjerim sado i vogel i madhesise se brimes mund te shkaktoje kete difekt.Toneri eshte origjinal i blere ne dyqan apo eshte mbushur me shiringe nga shishe te vogla boje? Ne qofte se i ke bere rimbushje tonerit me boje nga shishe te vogla,ka te ngjare qe boja eshte me cilesi te keqe.Provoje printimin me ndonje leter te lemuar qe nuk i shkakton rezistence ne levizje mbajteses se tonerit,ose me ndonje leter tjeter.A ka ndryshim ne printim apo difekti eshte identik.Nqs difekti vazhdon te jete i njejte pamvarsisht se cfare ndryshimesh dhe provash ben,atehere duhet blesh nje toner te ri.Modeli i tonerit qe duhet blesh duhet jete model identik me tonerin qe ke.Shiko etiketen e tonerit per modelin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-08-2006 mė 22:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #67
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Ben teper diqka faleminderit.Tani do ta provoj nje nga nje dhe pastaj do te kthej pergjigje.

    Faleminderit teper.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e alditirona
    Anėtarėsuar
    30-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    209

    Skanimi i nje libri

    Doja te skanoja nje liber rreth 500 faqe po dua me pas qe te jete ne form libri.. si p,sh PDF..
    si mund ta arrij nje gje te tille...
    Gjithe te mirat.
    bashkimi sjell fitore.

  9. #69
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Omnipage pro eshte programi qe te duhet per te bere konvertimin e imazheve te faqeve te skanuara ne pdf format.Programi ka shume funksione per konvertime ne formate te tjere,percjelljen e materialit te skanuar ne dokumenta aplikacione,editim etj.Thuhet qe programi i ben proceset shume shpejt dhe lehte me nje klik.Mund te kopjosh pjese te vecanta tekst dhe imazh dhe ti ruash ne skedare te vecante etj.http://www.digitalriver.com/v2.0-img...html#automated
    http://rapidshare.de/files/23359050/OPPro15.part1.rar
    http://rapidshare.de/files/23386084/OPPro15.part2.rar
    http://rapidshare.de/files/23410607/OPPro15.part3.rar
    http://rapidshare.de/files/23445534/OPPro15.part4.rar
    http://rapidshare.de/files/23457296/OPPro15.part5.rar
    ---
    Rendesi ka qe te kesh skaner me rezolucion te mire 1200dpi e lart.Konfigurohet programi i skanerit per rezolucionin qe duhet jete maximum per qartesi shkronjash dhe pasterti imazhi.Zgjedh opsionin portret ose pejsazh(landscape) te skanimit.Shiko edhe funksionin e ndricimit dhe shpejtesise.
    Formati i imazhit per ti ruajtur materialet e skanuara mire eshte te jete jpg.(Jo format bmp ose png qe krijojne skedare te ruajtur te medhenj)
    Kontrollo madhesine e xhamit te skanerit.A ka hapesire xhami qe te mbuloje nje liber ta hapur.Pra te skanosh dy faqe libri menjehere.Mund ta besh skanimin duke vene librin permbys te hapur dhe dy faqet e librit te puthiten mire ne gjithe siperfaqen e tyre me xhamin.Pjesa me delikate eshte pjesa ku bashkohen dy faqet.Aty mund te krijohet nje fare distance nga siperfaqja e xhamit.Drita e skanerit nuk do reflektohet mire nga sektori i faqeve te pjesa ku ato bashkohen per pasoje ekziston rreziku qe pas skanimit te dy faqeve rreshtat e tekstit te dalin anash jo drejt por pak shtremeber
    si vale.Atehere kur vendos librin e hapur permbys mbi xham mire eshte te vendosesh ndonje material te rende me peshe siper dy kopertinave qe te shtype mire librin dhe te mos kete hapesire boshe ne pjesen ku bashkohen dy faqet me xhamin.
    --
    Menyre tjeter eshte qe te ndash librin flete flete.I hiqen dy kopertinat(kapaket) librit.Nqs lidhja e librit eshte bere me mastic,vinovil industrial,fletet e librit mund te shqiten nga njera tjetra me lehtesi.Skanimi ne kete rast duke futur dy flete per cdo skanim eshte me i lehte.Ne rastin e librave te lidhura me mastic ,vinovil mund tja heqesh te dyja kopertinat se bashku me pjesen e kurrizit qe bashkon kopertimat,pa i grisur,pa i shkeputur dy kopertinat nga njera tjetra me nje maje thike.Pasi ke mbaruar skanimin mund ti ribashkosh faqet e skanuara
    me kopertinat perseri me vinovil duke e rikoveruar librin sic ishte me pare.Nqs lidhja e faqeve te librit ka thurje material fijesh fabrike,atehere per ti ndare faqet
    me precizion i heq nje vize me stilolaps gjysem cm larg skajit te kopertines ku bashkohen dy faqet.Librin e fikson fort ne nje morsete. http://www.bak-rak.com/bak-rak.co.uk...vice%2080k.JPG Pjesa e librit me vizen duhet te jete jashte morsetes.Pastaj me nje share i ben prejen.Pas prerjes me nje leter zmeril e lemon pak siperfaqen e sharruar.Nje sharre ideale elektrike per kete pune. http://images.amazon.com/images/P/B0...1.LZZZZZZZ.gif Materiali preres duhet ti kete dhembet e imta,prerja behet e sakte e mprehet,pa kafshime letre,grisje,behet prerje e bute e lehte dhe pa dridhje te forta te sharres.Ose mund te perdoresh ndonje sharre me platforme si ato te marangozave ne ndonje dyqan biznes,marangozi mobiljesh nqs njeh ndonjeri.E ben prerjen ne 10 sekonda. http://www.mytoolstore.com/delta/36-675.jpg
    Faqet e librit te ndara nga njera tjetra,behen bashke dhe futen si tufe ne nje ushqyes(document feeder) ushqyesi mund te mbaje 25,50,100 faqe material,varet nga modeli i ushqyesit,dhe i pecjell faqet nje nga nje ne scanner ku behet skanimi i fleteve nje nga nje dhe futen imazhet ne kompjuter.http://www.applelinks.com/reviews/adf_scanjet.shtml
    Ushqyesin e zgjedh sipas modelit te skanerit qe ke.
    ---
    Nje menyre tjeter per skanim te faqeve te librit,pa e prere ose ndare faqet eshte te perdoresh skaner portativ si modelet "docupen RC 800,R700 dhe BW"keto skanera vijne bashke me programet edhe per te bere konvertim ne pdf.
    http://planon.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 13-09-2006 mė 20:20
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e alditirona
    Anėtarėsuar
    30-11-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    209
    Benseven11 te falenderoj shume per pergjigjem dhe shpjegimin qe i bere pyetjes sime.. nuk ka se ku te vete me qarte..
    FLM dhe per programin do mundohem ta zbres sa me shpejt..
    Gjithe te mirat.
    bashkimi sjell fitore.

Faqja 7 prej 32 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •