Dua te skanoj me material (te printuar),dhe me pas ti beje disa ndryshime.
E provova me skanerin tim me osionin OCR dhe e ruajta si PDF .
Kur e hapa me AdobeAcrobatWriter 5 ,nuk arrinte te bente modifikime.
A ka egziston ndonje menyre per zgjidhjen e ketij problemi.
Sigurohu që e ke ruajtur si tekst PDF-në, sepse ka mundësi të jetë imazh, prandaj dhe nuk e redakton dot. Për të parë nëse është tekst, tek menuja zgjidh Edit > Select All; Edit > Copy; pastaj hap Notepad ose Word dhe zgjidh Edit > Paste. Nëse teksti u kopjua me sukses, atëherë PDF është krijuar siç duhet.
Për të modifikuar tekstin, duhet të zgjedhësh veglën TouchUp Text Tool që është bashkëngjitur në figurën më poshtë. Kjo vegël është krijuar për të bërë ndryshime të vogla. Nëse të duhet të shtosh paragrafe të tërë, ose nëse ke një dokument me format të komplikuar, është mirë që pasi skanon dokumentin me opsionin OCR, ta ruash atë në formatin DOC dhe t'i bësh ndryshimet në Word; pastaj ta kthesh në PDF.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 26-11-2005 mė 11:48
Cilėsia e fotografive dixhitale dhe pėrmasat e printimit
Me duhet te pregatis nje kopertine(faqen e pare) te nje referati dhe ne kete faqe duhet te ve nje figure.Meqenese nuk kam printuar ndonjehere me duhet te di sa duhet ti ve dimensionet(sa pixel) e fletes qe te jete e pershtatshme me njefaqe flete formati e zakonshme???
Ju faleminderit.
Kur do të printosh një fotografi me përmasa të caktuara, atëherë krijoje atë me njësitë CM ose INÇ. Një letër format është 8.5 INÇ e gjerë dhe 11 INÇ e gjatë. Një INÇ është 2.54 CM.
Përveç përmasave, duhet të përcaktosh edhe cilësinë e fotografisë. Cilësia matet me piksela për inç (ppi) ose piksela për cm (ppc). Sa më shumë piksela të kesh në një cm, aq më e lartë do jetë cilësia e imazhit të printuar. Në të njëjtën kohë, sa më e madhe të jetë cilësia, aq më i madh është skedari dixhital i fotografisë. Përveç memorjes që do zërë në hard disk, fotografitë me cilësi të lartë kërkojnë shumë memorje për t'i modifikuar, prandaj kompjuterat që ndërtohen për përpunimin e fotografive duhet të kenë sa më shumë memorje (mbi 512 MB) dhe një procesor të shpejtë.
Duke marrë parasysh përmasat dhe cilësinë e letrës ku do printohet, cilësinë që lejon printeri, dhe memorjen që ke në kompjuter, zgjidh një cilësi të pështatshme. Për cilësi mesatare ne një letër të zakonshme formati, zgjidh 150-200 piksela për inç (60-80 piksela për cm). Për cilësi të mirë në letër fotografie dhe printer kastile për fotografi, zgjidh një cilësi 300 ppi (120 ppc) e lart. Mund të krijosh edhe një fotografi me 600 ppi, por ndryshimi nga 300 ppi do jetë tepër i vogël për t'u dalluar me sy. Pra, 150-300 piksela për inç janë zakonisht të përshtatshme për printimin e fotografive.
Nëse do përdorësh fotoshop, cilësia quhet "resolution" dhe gjendet tek menuja Image > Size. Tek e njëjta tabelë ke edhe përmasat për printim (document size) që mund t'i vendosësh në inç ose cm. Për letër formati përdor:
gjerësia (width) = 8.5 inç
gjatësia (height) = 11 inç
cilësia (resolution) = 300 piksela për inç (pixels/inch)
Kur krijon një imazh të ri në fotoshop, zgjidh një nga shabllone të gatshme për printimet me përmasa standarde si fotografitë, kartolinat, letrat e formatit, etj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 02-12-2005 mė 22:00
Si fillim te duhet te ndryshosh tekstin origjinal duke i bere shkronjat me te trasha.Te photoshopi fut tekstin,zgjedh stilin e germave dhe aty zgjedh dhe aplikon tipin"Bold" E ben save(ruan) tekstin ne hard drajv.Pastaj klik prape ne file/open dhe fut tekstin qe ndryshove.Ty te duhen vetem konturet e shkronjave,pa mbushje brenda.Perdor funksionin "opacity" dhe e kthen perqindjen e mbushjes se shkronjave nga 100% ne 0%.Kjo do e ktheje tekstin kontur,pa mbushje si ne figuren e dyte poshte:
Mund te gjesh dhe instalosh fonte te gatshme qe jane pa mbushje vetem me kontur,si ne kete faqe "EF LOOKA.like Empty "http://www.fonts.com/findfonts/detail.htm?pid=404717
Eshte dhe nje program krijus logosh (stema perfaqsimi kompanish) qe e kthen tekstin automatikisht ne kontur,se mbaj mend emrin e programit.
Tekstin e transformuar pastaj e printon.
ide e mire eshte dhe ajo qe ka then benseven11 - po besoj se do kesh te veshtire te merresh dhe me shkarkimin e fotoshopit e instalimin asaj,
po kjo me lloje shkrimi me duket si me e shpejt per mua:
ketu poshte ke disa nga llojet qe ke kerkuar. nqs do shpjegoje cik me shume per formen apo ndonje tjeter mund te postoja me shume- Nqs te duhet ndonje Stem e vecant mos nguro te pyesesh.
Krijoni Kontakt