Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Korēa leviz Luftetarin Kombetar

    po cpate o pelesh?




    ---------------

    GSH




    Familja e Odise Paskalit:

    Lėvizja e monumentit, atentat ndaj artistit


    » Dėrguar mė: 30/08/2011 - 10:45



    Leonardo Voci*

    SOS! Korēė-Shqipėri-Europė. Po i afrohemi 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavar ėsisė dhe 80-vjetorit tė krijimit tė monumentit tė "Luftėtarit Kombėtar" dhe vendosjes pikėrisht nė Korēėn e penės, tė mendjes, tė pushkės, tė qytetarisė, tė patriotėve, tė gjuhės sė bukur shqipe. Ėshtė njė rast i pazakontė nė botė, qė njė vepėr kaq e rėndėsishme pėr memorien dhe dinjitetin e njė kombi, me vlera tė jashtėzakonshme pėr kulturėn shqiptare dhe pėr krejt skulpturėn shqiptare, tė lėvizėt 5 herė rresht, nė pak vite. Njė atentat i hapur ndaj Artistit dhe Veprės, ndaj artit e kulturės, ndaj skulpturės dhe Traditės, ndaj trashėgimisė, tė tashmes dhe tė ardhmes, ndaj artistėve dhe qytetarisė, jo vetėm korēare, por tė krejt shqiptarisė. Asnjė njėri nuk ka drejtė tė kryejė lėvizje tė monumentit, pa plane rregulluese e miratim tė plotė tė artistit e urbanistėve, specialistėve pa dijeninė e artisteve dhe skulptorėve, familjarėve e trashėgimtarėve. "Luftėtari Kombėtar" ka autorėsi, ka ligj pėr ruajtje, pėr mbrojtje e mirėmbajtje, ka ligj pėr tė drejtėn e autorit dhe nuk ėshtė pronė private e njė kryetari prej Leshi, por ėshtė Trashėgimi Kulturore Kombėtare, ėshtė pasuri Kombėtare.
    Rastet
    Ky akt, vjen pas tentativės sė zhvendosjes tė Statujės sė Skėnderbeut nė Tiranė, gjoja me dinakėrinė e planit rregullues tė Sheshit Skėnderbej, por ka edhe mė shumė: pason me shkatėrrimin e bustit tė Naum Veqilharxhit nė 14 pjesė, e shitjen e bronzit pėr skrap por pason edhe me heqjen dhe largimin e bustit tė Skėnderbeut nga Galeria Kombėtare nga 5 drejtorė tė kėsaj Galerie, dhe fshehja nėpėr korridoret e kryeministrisė, qė mos ta shihnin, delegacionet turke; heqja pėrfundimtare e bustit tė De Radės nga njė shesh publik i Tiranės mė 1996, dhe sot s'dihet se ku ėshtė; shkulja dhe vjedhja e relievit tė Dėshmorit kolonjar vepėr e vitit 1935, nga Obelisku nė qendėr tė Kolonjės; spostimi i turpshėm i bustit tė Skėnderbeut dhe zėvendėsimi me bustin e Zogut nė Mat; vjedhja e dy relieveve tė mėdha prej bronxi nė bazamentin e monumentit tė Themistokli Gėrmenjit nė Korēė. Ne kemi mirėkuptimin e largimit tė bustit origjinal tė 1939 nga Kukėsi i vjetėr nė atė tė Ri, pėr efekt pėrmbytje, por jo vendosjen e njė plagjiature tė shėmtuar tė bustit tė Skėnderbeut tė Paskalit tė porositur s'dihet kur dhe nga kush, tė 2 busteve: njė nė Presidencė dhe njė nė Parlament.
    Heshtja
    Mirė PUSHTETI qendror dhe vendor i mbyll sytė, po ku janė artistėt, Kadaretė, Agollėt, skulptorėt, piktorėt, shkrimtarėt, poetėt, fotografėt, intelektualėt e pavarur, analistėt, qytetarėt? Pse heshtni nė kolektiv?! Flisni mė nė fund! Sot po ju shkulin veprat njė nga njė, pastaj historinė, memorien, lirinė e dinjitetin, gjuhėn ... Erozion shkatėrrimtarėsh, kudo! Mbrohuni pra, flisni… Unė, nuk dua tė rroj kėshtu dhe as ju besoj. Sepse, po tė ishte Odhise Paskali gjallė, Niko shkon pėr lesh e jo busti.
    Luftėtari Kombėtar
    Luftėtari Kombėtar nė Korēė simbolizon luftėtarin e lirisė, njė burrė shtatlartė i veshur dhe stolisur si mos mė mirė, trim dhe fisnik, i vendosur dhe heroik me njė armė nė dore, duke zbritur nga beteja, nė mbrojtje tė vendit dhe qytetarisė. Vendosja e armės jo nė pozicionin e luftės, por nė dorėn e djathtė me tytėn poshtė, Paskali zgjidh njė detaj fort tė vėshtirė psikologjik kombėtar, ku arma nė duart e shqiptarėve ishte bashkudhėtare nė tė gjitha etapat e zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare, por njėkohėsisht, jep dhe njė sinjal social e paqėsor pėr qytetarėt e vet, se kjo luftė tashmė ka mbaruar. Balli i lartė fisnik e burrėror, shtati i drejtė, me flokėt e hedhur tė gjatė dhe tė bukur e qė ja merr era, i gjithė trupi nė lėvizje me hapin e hedhur, fustanella elegante dhe guna e stolisur janė njė harmoni e pėrsosur e bukurisė shqiptare. Ky ballė i lartė, me shikimin drejt pėrpara, shpreh fisnikėrinė burrėrore tė shqiptarit tė kėtij shekulli. Ky luftėtar i lirisė sė kombit, duket sikur vjen nga thellėsitė e shekujve, nga malet e Shqipėrisė, nga malet e larta kreshnike tė mbuluara nga dėbora dhe me pyjet madhėshtore, duke sjellė me vete, lirinė e shenjtė, aq tė shtrenjtė pėr shqiptarėt, qė vinin nga luftėra tė gjata e tė vėshtira.
    Vendi
    Vendosja nė qendėr tė qytetit tė Korēės, nė front tė rrugės kryesore, ku nga prapa qėndrojnė malet dhe kurorat e buta si sfond, Paskali zgjidh nė mėnyrė perfekte, vendosjen e statujės, me njė koncept tė qartė tė arkitekturės krejt tė veēantė, me atė tė ndėrtesave tė Korēės tė asaj periudhe. Jo pa qėllim, Paskali identifikon Luftėtarin Kombėtar, si krijim tė tij tė hershėm, duke e lėnė qėllimisht nė formatin e anonimatit pėrgjithėsues, ku spikat aftėsia e afrimit tė personazhit luftėtar, afėr mendjes sė ēdo shqiptari. Ishin tė shumtė trimat fisnikė nga e gjithė Shqipėria qė kishin luftuar e rėnė pėr lirinė. Por ardhja e kėtij luftėtari fitimtar nga lufta, simbolizon aktin e fitores dhe vazhdimit tė ndėrtimit tė jetės, shoqėrisė, shkollės, civilizimit. Ky luftėtar do tė jetė, njė mbrojtės i denjė, me armė nė dorė. Ardhja e kėtij luftėtari nė vigjilje tė ruajtjes se kėsaj ēfarė ishte arrirė me gjak e sakrificė, sinjifikon pėrfundimin e luftės dhe shikimin drejt sė ardhmes. Bukurinė kėsaj vepre, ja shton edhe mėnyra se si Paskali e zgjidh nga ana vizuale, e jashtme, estetike. Veshja me rrobėn kombėtare, me fustanellėn e gunėn e hijshme, shpreh luksin e shpirtit dhe bardhėsinė e ēiltėr, tė drejtė tė ēėshtjes pėr tė cilėn lufton shqiptari. Vetė rroba tregon se shkolla shqipe, ua kishte hapur perspektivėn e zhvillimit dhe ky zhvillim duhej mbrojtur. Shqiptari i stolisur me rrobėn kombėtare, tregonte se ėshtė vetė shqiptari, qė duhej t'u dilte zot fateve tė kombit tė tij, tė gjuhės sė tij, tė familjes sė tij, duke e mėkėmbur nga e para, sipas traditės qė ai trashėgonte ndėr shekuj. Pėr kėtė qėllim e arsye tė pastėr, kėmbėngulja e Paskalit, me statujėn e tij nė qendėr tė qytetit tė Korēės, u bė simbol i qytetarisė me anė tė ngritjes sė shkollės shqipe. Ai donte t'i thėrriste ndėrgjegjes sė shoqėrisė, se kjo memorie, duhet ruajtur, mbrojtur, njohur dhe do tė shėrbente pėr brezat qė do tė vinin, si njė vend i pėrbetimit kombėtar. Para kėtij luftėtari do tė mblidheshin shqiptarėt, sa herė do tė vihej nė pikėpyetje, gjuha, liria, kombi, zhvillimi, drejtėsia, familja dhe e ardhmja e tyre.
    Kujtimet e Paskalit
    Mė ka mbetur nė mendje pėrshkrimi i Paskalit nė kujtimet e tij nga libri "Gjurme jete", i vitit 1985, pėr Luftėtarin Kombėtar.
    Paskali qysh fėmijė, ėshtė rritur e gatuar, me shpirt e mendje, i brumosur me pasionin pėr skulpturėn, e mė pas, nė rininė e mėvonshme, u shfaq me krijimin e sa e sa figurave tė kombit, nga duart e arta tė tij. Kėmbėngulja pėr tė skalitur ėndrrėn fėminore e memorien kombėtare, ėshtė t'u pasur zili, nga ēdo krijues i ēdo fushe. Kam shkėputur nga autobiografia e tij njė pasazh mbi krijimin e monumentit tė Luftėtarit Kombėtar: "Nė fillim tė vitit 1928 me thirrėn nė Korēė pėr monumentin e Luftėtarit Kombėtar. Mė jepej rasti tė realizoja ėndrrėn time pėr luftėtarin siē e kisha parė nė jetė, nė fėmijėrinė time, nė personin e komitit Nexhip Benja. Modelin e kisha pėrpara syve me shumė se nė fantazi. Pėrzjeva me dashuri realen me imagjinaren sepse kryesisht mė shėrbeu, kujtimi i viteve tė fėmijėrisė. U mundova ta shikoj portretin nė variante tė ndryshme, derisa njė natė vjeshte tė vitit 1931 nė studion time nė Torino, prej mbrėmjes deri nė agim, e konkretizova nė formėn qė ka.
    Me 28 nėntor 1932 u pėrurua monumenti pasdreke vonė, qė tė mė jepej mua mundėsia, tė vija nga Vlora ku paradreke tė asaj dite, ishte pėruruar vepra tjetėr ime, "Varri Monumental" i Ismail Qemalit, me statujėn e Flamurtarit. Porsa arrita afėr monumentit tė inauguruar pashė pranė bazamentit, njė plakė qė qante dhe dėgjova fjalėt e saj tė pėrsėritura 'korba unė, bir!".
    Nė njė moment njė plak e qortoi: 'Ky ėshtė Nexhip Benja moj!'.
    Ēava tė arrija plakun e ta pyes nga e kuptoi qė ishte Nexhip Benja, statuja ime, po mė humbi nė turmė. Mė vonė mendova mbi episodin dhe u binda se populli kupton drejt dhe mė shumė akoma, mbeta i vendosur tė kėrkoj, pėlqimin e tij, qoftė dhe nė ėndėrrimet e mia...". Ky fakt domethėnės, nuk i ka shpėtuar as Enciklopedisė Botėrore tė Artit, ku jo rastėsisht, ėshtė pėrzgjedhur si detaj ilustrues, koka e Luftėtarit Kombėtar tė Korēės. U ndala gjatė te kjo vepėr e viteve '30, pėr faktin se kjo statujė u paraprin shumė veprave tė tjera, dhe ėshtė arritja artistikisht mė e lartė, studimi nė detaj mė i thelluar, qėllimi mė i mirėpritur, qė do tė shėrbente si ogur i mbarė, nė pragun e realizimit tė shumė veprave tė tjera, qė do ta pasonin vit pas viti.
    Vepra
    Kjo vepėr tashmė simbol pėr vetė qytetin e Korēės, ėshtė kthyer pėr mua, nė njė simbol tė mirėfilltė tė shkollės shqiptare tė skulpturės, si abc, pėr ēdo skulptor shqiptar, njė pikė referimi pėr disa arsye: a) ėshtė si duhet tė jetė njė skulpturė e pėrmasave tė mėdha; b) te kjo skulpturė shohim aplikimin e disa shkollave tė skulpturės si atė klasike dhe atė moderne, qė ėshtė sa e vėshtirė, por edhe e bukur. Njė mision i pamundur, qė Paskali e zgjidh ne mėnyrė origjinale dhe tepėr fine.
    Shkolla klasike duket tek koka dhe tek detajet e tjera tė kokės, na jepen tiparet e forta mashkullore tė fytyrės, ku plastika ruan parametrat e statujave tė lashta greke e ato tė mėvonshmet skulpturat romake deri tė Rilindjes nė shekullin e XV, kur skulptura vishet me rrobė dhe ku mund tė dallosh palat e derdhura, sikur i prek me dorė. Kur sheh palat e fustanellės tek Luftėtari Kombėtar i Paskalit, tė krijon tė njėjtėn ndjesi, si ato skulpturat e lashta qė ndodhen nė Muzeun Arkeologjik tė Akropolit, apo nė muzetė e Napolit, Romes, deri nė "British Museum" dhe nė Mynih tė Gjermanisė. Paskali gdhend me finesė e riprodhon me zgjuarsi tė hollė, ato pjesė tepėr tė vėshtira pėr t'u realizuar nė material modern siē ėshtė bronzi. Ėshtė syri e dora e stėrvitur e Paskalit, qė ndėrthuret, me dijen e gjerė e shkollimin shumėvjeēar nė Itali nga viti 1914 deri nė vitin 1927. Ėshtė kėmbėngulja dhe pėrkushtimi maksimal, ėshtė qėllimi i tij final, tė sfiduarit e kėtyre shkollave, me vepra tė kalibrit artistikisht bashkėkohor, qė e kthen skulpturėn e Paskalit, dhe vetė Paskalin nė njė shkolle tė vėrtetė tė skulpturės shqiptare, nė institucion.
    Luftėtari
    Luftėtari Kombėtar i Korēės do tė trajtohet nga tė gjithė studiuesit e skulpturės, fotografėt e qytetit, studentėt e shkollave tė artit qė e vizitojnė kėtė qytet, nė njė pikė referimi, e skulpturės mė dinjitoze qė u vendos nė qendėr tė kėtij qyteti dhe u mbart mė vonė nė tekste shkollore tė tė gjitha cikleve, duke u ngulitur nė memorien e njerėzve se, "Luftėtari Kombėtar" dhe Korēa s'mund tė konceptohen pa njėri-tjetrin.
    Luftėtari Kombėtar mbetet ndėr veprat, njė nga me tė arrirat artistikisht, deri nė perfeksion nė sytė e shqiptarėve dhe tė kritikės serioze botėrore.

    *Piktor, i afėrm i Paskalit

  2. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    bravo o brari per kete shkrim..
    Kesaj radhe nuk kane gisht kmeret.. apo ē'thua ti? Kush duhet te jape llogari?
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ka ike koha e figurave te vjetra.
    ne mes te korces duhet gdhendur nje emigrant i ardhur nga greqia, i lodhur, i raskapitur

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    e tmerrshme Brar nuk rri ven pa i fut hunet.

    per shkakte punimeve e hoqen skenderbeun

  5. #5
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ka ike koha e figurave te vjetra.
    ne mes te korces duhet gdhendur nje emigrant i ardhur nga greqia, i lodhur, i raskapitur

    Tani ne kete kohe gjen me shume grek te raskapitur se sa shqiptar .
    Isha ne Korfus keto dite me pushime me shume ishin shqiptar qe pushonin se sa grek .
    A don, e s'din, a din e s'don !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga naqeta Lexo Postimin
    Tani ne kete kohe gjen me shume grek te raskapitur se sa shqiptar .
    Isha ne Korfus keto dite me pushime me shume ishin shqiptar qe pushonin se sa grek .
    shqiptare mund te ishin por jo nga korca, se korcaret vetem dine te punojne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •