Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Wink SHBA-të do ta bllokojnë propozimin rus në OKB

    Këshilli i Sigurimit Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të shqyrtuar raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon për gjendjen në Kosovë.
    Mbledhja kushtuar Kosovës është dashur të mbahej dje, në orën 16 sipas kohës së Evropës së mesme, por u shty për shkak të çrregullimeve që shkaktoi uragani Irene në New York.

    Ban Ki-Moon në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.
    Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq. Po ashtu në seancë për herë të parë si përfaqësues i UNMIK-ut pritet të marrë pjesë shefi i ri i këtij misioni, diplomati afgan Farid Zarif.

    Sipas të gjitha gjasave, në këtë takim nuk do të ketë marrëveshje për deklaratën e propozuar nga Rusia. Ditorja “Blic” shkruan se SHBA-të kundërshtojnë atë deklaratë, ndaj priten debate të ashpra.

    “Në deklaratën presidenciale të cilën e ka shtruar Rusia janë pikat të cilat SHBA-të nuk do t’i pranojnë”, thotë burimi i “Blic” duke shtuar se SHBA-të kundërshtojnë edhe pikat në të cilat kërkohet dënimi i pushtetit në Prishtinë që të dërgojë njësitet speciale në veriun e Kosovës. /Telegrafi/

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush eshte deklarate ruse qe do te kundershtohet nga amerikanet ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Kush eshte deklarate ruse qe do te kundershtohet nga amerikanet ???
    eshte spjeguar!

    Citim Postuar më parë nga Principat Lexo Postimin
    “Në deklaratën presidenciale të cilën e ka shtruar Rusia janë pikat të cilat SHBA-të nuk do t’i pranojnë”, thotë burimi i “Blic” duke shtuar se SHBA-të kundërshtojnë edhe pikat në të cilat kërkohet dënimi i pushtetit në Prishtinë që të dërgojë njësitet speciale në veriun e Kosovës. /Telegrafi/

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Rrofsh, nuk e kisha vene re.


    Gjithashtu, mendova se mos kishte ndonje boce deklarate ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •