Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Universalizmi vs Globalizmit

    A DO T’IA DINIM VLERĖN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?
    Shpirti, ky emėr i vjetėr por i pavjetruar, shfaqet prapė nė botėn qė jetojmė por qė s’ėshtė e jona. Shpirti qė nga dijetarėt tradicionalė cilėsohej si uji nė tėndafil, si zjarri nė thėngjill, si vaji nė ulli, nė kohėn e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtėsi. Gjykuam se mendja dhe truri ynė janė komponentet tona mė tė rėndėsishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u pėrpjekur ta zotėrojmė botėn para se ta zotėrojmė veten, harruam se ē’do tė thotė prania e vetes nė botė. Harresa na bėri t’i studijojmė retė pa menduar pėr qiellin, degėt pa menduar pėr rrėnjėn, syrin pa menduar pėr dritėn, derisa vetmia zbriti ne thellsinė e zemrave dhe na pikėlloi pėr tė kaluarėn e na bėri me ankth pėr tė ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kėsaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologėt modernė pėr shpirtin, por feja e tyre e reduktuar nė produkt kulturor tė kohės, nuk na dha pėrgjigje, por thjeshtė na ndaloi tė bėnim pyetje. Sidoqoftė, shpirti nuk u qetėsua dhe nuk do tė qetėsohet kurrė me ushqimet e trupit. Ēdo dashuri ka epsh por ēdo epsh nuk ėshtė dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet qė shkakton dashuria, nuk shėrohen me asnjė kėnaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk ėshtė shėrimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndėrkaq tė dyja bashkė i takojnė njeriut qė edhe nė globalitet mund tė pyes: A do t’ia dinim vlerėn shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njėlloj si shpirti, pyetje e vjetėr qė kėrkon pėrgjigje tė re. Por, para se tė merrnim pėrgjigje, me njė ekzaminim shumė tė kujdesshėm do tė vėrenim se jorastėsisht, botės ku jetojmė i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, pėr ta reduktuar nė globalizėm. Globalizimi nėnkupton vetėm globin, ndėrkaq universalizmi rrjedh nga UNI qė na e kujton njėshin. Njėshi na kujton vetėm njė realitet tė ekzistencės. Gjithēka buron nga Njėshi dhe i kthehet Atij. Tėrndafili mbetet pa ujė, thėgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtėsitė e tė djeshmes dhe tė nesėrmes duke marrė pėrgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartė…” (50:22).

    Fatmir Muja

    http://www.fatmirmuja.com/artikulli.php?id=16

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •