Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 67
  1. #11
    Sigurisht emri i tij nuk ju pelqen sic thane edhe me siper ju sjell tmer vetem ai dinte edhe i vriste me rradhe..
    turp turp i bene edhe xhami afer bustit te tij .... cfare te presesh me shume...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    po ke te drejte, megjithate duhet te mbrojme nje Hero i cili ne fakt eshte identiteti yne kombetar.
    Pavaresisht se eshte ndertuar nje xhami ne Prishtine dhe sigurisht me pelqimin e radikalisteve islamike te cilet duan pa tjteter te nihilizojne vepren e tij, ka dhe ne Kosove njerez patriote dhe shqiptare te vertete te cilet perbejne shumicen e popullsise shqiptare ne Kosove. Ata pavaresisht fese islame duhet te mbrojne me argumenta historine e kombit tone per pjesen Skenderbeut sepse eshte historia me e faktuar dhe keshtu pro-turqit nuk do te mund te flasin dhe te krijojne historira te manipuluara ashtu sikunder kane nderuar nje tyrbe per Sulltan Muratin e

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    vazhdon.... e I dhe i falen atij.
    Kjo kerkon dhe aktivizimin e politikes.
    Te pakten politika kosovare eshte me konsekuente se sa politika tradhetare e Shqiperise e Nanos dhe e Berishes te cilet e kane shitur Shqiperine per 500 aspra.
    Turp t`ju vije, nuk kane pike koherence ne fjalet e tyre dhe jane bere sherbetoret e gjithkujt qe vjen nga jashte. Te pakten te mos jene sherbetoret e turqve dhe e qarqeve reaksionare te vendeve fqinje. Ndryshe Shqiperia mund te shperbehet.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    dikush ne faCE BOOK THA SE perse Gjo Kastrioti i martoi vajzat e veta me serbe? perse luftuan shqiptaret me aerbet kunder turqve me 1389?
    A e shikoni se sa ceket e kapin problemin? ngaterrojne te kaluaren me te sotmen. Serbet e Car Dushanit dhe shqiptaret e krishtere te asaj kohe u rrezikuan nga pushtimi turk dhe prandaj u bashkuan ne nje koalicion ballakanik per ta luftuar invazorin, megjithse humben- lufta tregoi se turqit nuk erdhen per turizem- erdhen si pushtues

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Fajin e ka Enver Hoxha dhe ata rishkruesit e historise brez pas brezi se si ju ka konvenu atyre duke heq e fut gjera te pa vlera pralla e duke fshi zhduk gjerat e verteta, per kete vuajm ne Shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ndoshta : 30-08-2011 më 14:04
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,109
    Postimet në Bllog
    22
    Njihet turpi dhe servilizmi i z. Nano, kryeministër i atëhershëm në zyrën-kabinet të të cilit varej një portret i mrekullueshëm i Heroit Kombëtar- Skënderbeut si dhe një bust të vogël të heroit kombëtar- i cili nuk bëri gëk mëk dhe nuk i dha përgjigjen e duhur pyetjes së Kryeministrit turk Erdogan: c`e keni atë tradhtar aty sipër?
    Dhe Nano heshti si servil i vërtetë.
    Po kështu fjalë të mira nuk mund të thuhen edhe për Berishën megjithë pragmatizmin dhe dëshirën e tij për ta integruar Shqipërinë në BE. Berisha nuk pati asnjëherë guximin të rivendosë portretin e Heroit kombëtar në zyrën e tij Kryeministrore, dhe në takimin me Erdogan më 2008, portreti dhe busti i vogël nuk ishte aty duke konfirmuar dhe njëherë se të dy këta Kryeminsitra kanë shitur idealin kombëtar dhe janë treguar servilë ndaj një Kryeministrit të huaj i cili jo-rastësisht ishte miku turk.
    Turpi nuk eshte as i Nanos, dhe as i Berishes. Turpi eshte i njeriut qe i nxorri ato fjale nga goja, pra i kryeministrit osman Erdogan. Erdogani nuk eshte kryeminister turk, eshte kryeminister osman, pasi vetem nje osman nuk tregon respekt per figurat kombetare te popullit qe viziton. Dhe vetem nje kryeminister osman si Erdogani, do te behej gaz i botes se qyteteruar, duke patur nje ligj qe denon cdo qytetar turk apo qytetar te huaj qe guxon te shprehet kunder figures se Ataturkut. Para disa kohesh Turqia hodhi ne gjyq Google, se perse lejon video qe denigrojne figuren e Ataturkut ne youtube. Nje perpjekje e hapur kjo e Erdoganit per te frenuar lirine e fjales. Por edhe nje hiprokrit i vertete, qe nga nje ane nuk i vjen mire t'i shajne kreun e shtetit modern turk, por nga ana tjeter nuk e ka per gje qe te ofendoje figurat kombetare te shqiptareve, ne shtepine e tyre.

    Heshtja dhe injorimi eshte pergjigjia me e mire ndaj Erdoganit. Kreret e shtetit shqiptar, nese do t'i pergjigjeshin ketij provokimi me te njejten gjuhe, mund te eksitonin shqiptaret nacionaliste ne rruge, por nuk do te avanconin interesat e vendit. Shqiperia ka nevoje per investimet e biznesit turk ne vend. Fjalet e kota nuk te japin buke, por investimet e firmave private turke ne vend hapin vende pune, punesojne shqiptare, japin buke familjeve te tera te punesuara ne keto biznese.

    Dhe sa me shume hapa Shqiperia ben perpara ne rrugen e saj drejt integrimit evropian, aq me shume i bie vlera maredhenieve me Turqine. Dhe nuk eshte rastesi, qe propaganda osmane mes shqiptareve si ne Shqiperi (Kuq-e-Zinjte) edhe ne Kosove, eshte rritur ndjeshem kohet e fundit. Qellimi i turqve eshte i dyfishte:

    - 1) Frenimin e integrimit te shqiptareve ne Bashkimin Evropian.
    - 2) Mbajtjen gjalle te kultures osmane mes shqiptareve.

    Turqia e shikon si shkelje ne kallo, si njolle turpi, nese shqiptaret (muslimanet e tjere te Evropes), do te integrohen ne familjen evropiane para tyre. Deri me sot, evropianet ia kane mbyllur deren ne fytyre Turqise, ne te gjitha kerkesat e saj per anetaresim. Duke e rritur ne kete menyre izolimin e Turqise ne arenen nderkombetare, dhe duke ringjallur ne Turqi frymen otomane.

    Erdogani eshte nje njeri karikature, qe meriton vetem injorim.

    Albo

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    po, Albo, ke te drejte, Turqia nuk mund te plotesoje kerkesat e BE sidomos per te drejtat e njeriut, fene, e per kete aresye kerkon aleate te tjere qe ti kete te lidhur pas brekeve te tyre si ne kohen e otomanizmit

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    po, Albo, ke te drejte, Turqia nuk mund te plotesoje kerkesat e BE sidomos per te drejtat e njeriut, fene, e per kete aresye kerkon aleate te tjere qe ti kete te lidhur pas brekeve te tyre si ne kohen e otomanizmit
    Shqiperia eshte me shumic muslimane. Qe dmth, eshte fatkeqesi per fanatiket krishtian, qe kan synuar rikrishterizmin e vendit. Ndershmeria e Turqis ndaj shqiptareve, shihet me sy te keq nga militantet e kishes se Vatikanit dhe asaj te Athines.

  9. #19
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga figaro Lexo Postimin
    Shqiperia eshte me shumic muslimane. Qe dmth, eshte fatkeqesi per fanatiket krishtian, qe kan synuar rikrishterizmin e vendit. Ndershmeria e Turqis ndaj shqiptareve, shihet me sy te keq nga militantet e kishes se Vatikanit dhe asaj te Athines.
    Mbi kete ndershmeri e ke fjalen??


    Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve!

    KONVENTA
    Mbi rregullat e emigrimit të popullatës nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi
    ( Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)

    Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

    -Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

    -Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

    Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

    Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
    M.

    Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
    M.

    Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

    Neni 1.
    Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
    Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

    Neni 2.
    Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

    1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
    Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

    2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
    Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

    3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;
    Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

    Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

    Neni 3.
    Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
    40.000 familjesh.

    Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

    Neni 4.
    Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

    1. Në vitin 1939 4.000 familje 2. Në vitin 1940 6.000 familje
    3. Në vitin 1941 7.000 familje
    4. Në vitin 1942 7.000 familje
    5. Në vitin 1943 8.000 familje
    6. Në vitin 1944 8.000 familje

    Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
    Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.
    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...7302358_501464 5_n.jpg
    Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

    Neni 5.
    Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër.

    Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.

    Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.

    Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.

    Neni 6.

    Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavdistën vjetore të të shpërngulurve.

    Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
    Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.

    Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.
    http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...7302375_255654 7_n.jpg
    Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue më 1920.

    Neni 7.
    Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për
    40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

    Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.

    Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

    Neni 8.
    Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë

    (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

    Neni 9.

    Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

    30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

    70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

    Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

    http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...7302388_176922 3_n.jpg
    Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

    Neni 10.
    Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

    Neni 11.
    Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

    Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.

    Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.

    Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

    Neni 12.
    Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

    Neni 13.
    Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

    Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

    Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

    Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

    Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

    Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.

    Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

    Neni 15.
    Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

    Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

    Neni 16.
    Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

    Neni 17.
    Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

    Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

    Neni 18.
    Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.
    Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

    Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

    Neni 19.
    Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

    Neni 20.
    Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

    Neni 21.
    Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

    Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

    Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve ... në Turqi... Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë.. ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllav...Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Geri,


    Je duke folur per nje regjim qe edhe Khalifatin e shfarosi !
    Kohen kur erdhi Turqia, ne ishim te pushtuar nga Serbia, dhe jo vetem Kosova por e ter Shqiperia !

    E te them te drejten qe ne mes Turqis dhe Serbis, un zgjedhi Turqin !

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •