(me ne Jug nuk ka, vetem t'ardhshin n'Mitrovic)

Baza Jug në Cepotin të Bujanocit si qendër për operacione paqëruajtëse

Presheva.com, 29 gusht 2011

Baza ushtarake "Jug" që është e ndërtuar në Cepotin, afër Bujanocit është njëra ndër bazat më të mëdha në regjion, deri në fund të vitit do të shëndrrohet në një qendër regjionale për stërvitjen e njvsiteve speciale që marrin pjesë në operacionet paqëruajtëse.

"Po planifikojmë që të përfundojmë dhe konvertojmë bazën Jug që ajo të jetë multifunksionale. Idea është që atje të bëhet qendër regjionale për operacione paqëruajtëse dhe shpresoj që së shpejti edhe do të bëhet" ka thënë ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac.

Baza "Jug" që zyrtarisht është hapur në nëntor të vitit 2009 ka 35 hektarë sipërfaqe, me 66 objekte ku 44 prej tyre janë të ndërtimit të lartë me hapsirë prej 22.000 metra katrorë ku mund të vendosen 1000 persona dhe pajisje speciale, përkrahje logjistike, pushim dhe aktivitete sportive.