Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2010
    Postime
    13

    Nuk ndryshohet historia pa u zhbė Turqia

    Nuk ndryshohet historia pa u zhbė Turqia

    (Disa te dhena te shkurtera per Turqine dhe shqiptaret)

    Nga Xhevat Bislimi

    Nese turku (qeveria turke) kerkon ndryshimin e historise, atehere duhet ta zhbeje fare Turqine, duhet ta fshije nga faqja e dheut, sepse Turqia e sotme eshte themeluar, ruajtur, mbrojtur, qeverisur dhe zhvilluar nga iliro-shqiptaret. Themelues i kesaj Turqie, me kete kryeqytet (Konstatinopolin) ishte iliri nga Nishi, qe quheje Flauius Valerius Aurelius Constantinus (Konstantini), emrin e te cilit e mbajti edhe kryeqyteti qe sot quhet Stamboll gjate njemije vjetesh. Atehere nuk kishte kembe turku as osmanllie ne ate vend. Shumica ishin ilire (shqiptare) ose me origjine ilire (jo "greker", siē shkruajne e propagandojne "greket" e sotem). Ardhja e osmaneve ne ate vend dhe sundimi i sulltaneve u bene pengese per zhvillimin dhe perparimin e vendit. Edhe gjate kohes se sulltaneve, te cilet pervetesuan dhe me vone imponuan religjionin islam, shqiptaret ishin kurdohere shtylla e asaj Perandorie. Kujtojini Qyperlinjte (familja me e fuqishme pas asaj te Sulltanit), te cilet i dhane Perandorise turke tre kryeministra e shume politikane e zyrtare te tjere. Pastaj, mendoni sa gjenerale e pashallare shqiptare kishte ne ate kohe, sepse, shqiptaret ndjeheshin ne vendin e tyre edhe pas invazionit osman ne Konstantinopol. Rektori i pare i Universitetit te Stambollit ishte shqiptari Hoxhe Tahsini nga Shqiperia e Poshtme (Ēameria). Enciklopedine me te madhe ne bote e kishte shkruar shqiptari Sami Frasheri, i cili ua beri edhe alfabetin e gjuhes turke me shkronja latine, fjalorin frengjisht-turqisht, etj. Arkitekti me i njohur i Perandorise ishte arkitekt Sinani, shqiptar, etj., etj..

    Kur erdhi fundi i Perandorise, gjate Luftes se Pare Boterore, Sulltani turk pranoi marreveshjen e Fuqive te Medha per nje Turqi te vogel, e cila do te shtriheje ne njeqindemije km katrore! Perseri, edhe njehere, ishte shqiptari, Mustafa Qemali, qe i doli zot Turqise, me bindjen se ai ishte vend edhe i shqiptareve. Mustafa Qemali e fitoi luften dhe e beri Turqine me mbi katerqindemije km katrore, i perzuri edhe Sulltanin, edhe Kalifatin (turq), te cilet i konsideronte dhe ishin pengesa kryesore per ēlirimin, ndertimin dhe zhvillimin e Turqise. Ishte Ky, shqiptari, qe alfabetin arab per shkrimin e gjuhes turke e zevendesoi me alfabetin latin te Sami Frasherit. Ishte Mustafa Qemali qe turqve dhe shqiptareve te Turqise ua hoqi festen e kuqe greke, ishte Ai qe e ndau qarte fene nga shteti dhe e modernizoi Turqine. Prandaj, sot turq e shqiptare ne Turqi e quajne ATATURK, e therrasin ATE, baba. Jetoi shkurte, prandaj nuk ia doli t'ua garantoje te drejtate kombetare edhe bashkekombesve te tij ne Turqi, te cilet llogariten ne mbi tete milione. Kuptohet pjesa me e madhe te asimiluar me dhunen dhe trysnine shteterore turke. E sot, kane guximin dhe fytyren politikane e shtetare turq te vijne e shpikin turq ne Kosove, sepse nuk ka (shikoni mbiemrat e tyre "Krasniqi", "Luma"...) dhe te kerkojne ta ndryshojme historine!!? Vijne dhe i bejne muze Sulltan Muratit afer Prishtines dhe e quajne kete Sulltan si ēlirimtar dhe deshmor i vrare nga "serbi" Milosh Kopiliēi!!? Me nje gur dy zogj, thote populli yne i mire: Sulltani "ēlirimtar" dhe "deshmor", si dhe Kopiliēi, shqiptari, "serb"!!? Politikanet dhe pushtetaret tane mjerane i gelltisin me kafshaten e turpit dhe i ndjekin me buzen ne gaz e me nje indiference shembullore edhe keto perpjekje dhe projekte antishqiptare!! Mjafton t'u mbetet diēka ne xhep... Mirepo, Qeveria turke para se te angazhohet per ndryshimin e historise sjhqiptare dhe per shpikjen dhe gjetjen e turqve nder shqiptare do te bente mire te mendonte seriozisht per njohjen dhe te drejtat kombetare, politike, qytetare e demokratike te miliona shqiptareve qe jetojne ne vendin e tyre ose te te pareve te tyre ne Turqine e sotme. Po te kishim politikane dhe burreshtetase kete ēeshtje do ta ngrinin me force dhe vendosmeri... Ka pune edhe per inteligjencine, per mediat e publicistet e ndryshem... Kete te vertete historike duhet ta njohin dy popujt tane dhe kjo e vertete duhet te shfrytezohet nga qeverite e vendeve tona per forcimin e miqesise dhe vellazerise midis dy popujve tane. Ēdo ēasje, logjike, projekt dhe perpjekje tjeter eshte ne demin e dy popujve tane...
    Kosovapres

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Ne jemi vetem per te bere llafe gam gam gam. Sa per vepra jemi gjithmone te fundit. Posi jemi mendjendritur ne. Kemi qeverisur boten gjoja e akoma per vete jemi te paafte te qeverisemi e te ecim para.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga ekoliqi Lexo Postimin
    Nuk ndryshohet historia pa u zhbė Turqia

    (Disa te dhena te shkurtera per Turqine dhe shqiptaret)

    Nga Xhevat Bislimi

    Po edhe nėse zhbėhet ( fshihet nga faqe e dheut ) Turqia, prapė do tė thuhet:

    Na ishte njė herė e njė kohė njė Turqi kaq e padrejtė e barabre dhe kaq dėme e mjerim i solli popullit shqiptar ...

    Ka lėnė vėrragė tė kėqija e tė pashėrueshme nė shpirtin e shqiptarėve
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #4

    Ēajupi

    Sulltani


    Jam sulltan, mbret i vėrtetė,
    shok tė tjerė s'kam nė jetė;
    gjakėtor e zemėrderr,
    nga frika mė bėjnė nder!
    Dola nga fund' i Azisė
    si rrebesh' i perėndisė:
    Vrava, preva e shkretova,
    botėn me gjak e mbulova!')
    Kur zotova Anadollė,
    erdha mora dhe Stambollė,
    njerėzit i shkova nė thikė,
    dhe, kush mbeti, rron me frikė!...
    Jam i keq si egėrsirė,
    tė urtėt janė tė mirė,
    dua tė quhem i marrė,
    po puna tė vejė barė.
    Thera grekėr e bullgarė,
    thera ermenėt e mjerė,
    thera sa munda tė tjerė!
    Egėrsirė si ariu,
    me fytyrė si njeriu,
    me dėrgoi perėndia,
    qė tė vuaj' njerėzia!
    Evropa qė mė shikon,
    tė mė bėjė gjė s'guxon,
    se ka mejtime tė tjera...
    Prisha, vrava, preva, hera!
    Bėra.. po ē'nukė kam bėrė?
    Prisha botėnė tė tėrė!
    Mysliman' e tė krishterė
    Kam dėrguar n'atė jetė,
    me tepėr se ē'vdiqnė vetė!
    Jam i zoti, rroj me pallė,
    s'dua tė shoh njerėz tė gjallė!
    Nat' e ditė gjak kėrkoj,
    pa pirė gjak s'munt tė rroj!
    Dhe tani q'u bėshė plak,
    nukė munt tė fryhem gjak!
    Ata qė kam nėnė zgjedhė,
    tė mundijė tok t'i mbledhė,
    me dorė time t'i vrasė,
    tė pijė gjakn' e rajasė!
    Pse s'u bė nga perėndia
    me njė kokė njerėzia,
    qė ta presė menjėherė,
    tė mos mbeteshin tė tjerė!
    Tė mbetej dheu i shkretė,
    se doje tė rroje vete:
    me egėrsira tė rrojė,
    pa frikė tė mbretėroje,
    se mė duan e i dua,
    jemi njė gjak e njė sua!
    S'lash njeri pa tė keq!
    Gra e burra, djem e pleq,
    dridhenė kur mė kujtojnė:
    mėmatė mė mallėkojnė,
    mė mallėkojnė tė vetė
    edhe qajnė dit' e natė!
    Qajnė! Po kush nukė qa?
    Qajnė burra, qajnė gra,
    qajnė maletė pėr pyje,
    qajnė fushatė pėr lule!...
    Kudo shkela u tha bari,
    ē'la pushka e dogji zjarri!...
    Egėrsirė si ariu,
    hėngra dhe mish njeriu!
    Si kam dashur kam punuar,
    pse nukė jam i gėzuar?
    I lig jam, tė liga dua,
    nga kush mė vjen frikė mua?
    Nukė di se ē'kam i ziu,
    nga frika gjaku mė ngriu...
    Me punėra qė kam bėrė,
    mė duken armiq tė tėrė,
    mysliman' e tė krishterė;
    sa dhe trimat shqipėtarė
    zun' e mė punojnė varre!
    Humba Morėn' e Vllahinė,
    Bullgarinė me Serbinė.
    Bosnjenė me Mal' e Zi,
    Gjiritnė me Thesali.
    Keshė kombn' e Shqipėrisė,
    direk i gjithė Turqisė;
    pse s'mė priti sa tė vdesė
    pa tė mė dil i pabesė!
    Me Shqipėri tė lėftonem,
    kam frikė mos turpėronem;
    kam frikė nga Skėnderbeu
    mos dalė prapė nga dheu!...
    Se ē'mendoj, a ē'jam i marri!
    S'mė bėn dot gjė shqipėtari
    dhe sa tė jem vet' i gjallė,
    nga zgjedha s'ka pėr tė dalė.
    Pas meje nė kėtė jetė,
    guri mbi gurė mos mbetė!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Ne jemi vetem per te bere llafe gam gam gam. Sa per vepra jemi gjithmone te fundit. Posi jemi mendjendritur ne. Kemi qeverisur boten gjoja e akoma per vete jemi te paafte te qeverisemi e te ecim para.
    Mos flisni kuturu, sepse historia shqiptare nuk mund tė analizohet duke u nisur nga interpretimi i gabuar dhe nė shumė raste tendencioz i asaj qė x apo y mendon se ėshtė arėsyeja e gjėndjes ku ndodhemi aktualisht.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Davutoglu nė Kosovė: Historinė jo sipas Titos e Hoxhės

    http://www.botasot.info/reklama/davutoglu950-top.jpg




    Davutoglu nė Kosovė: Historinė jo sipas Titos e Hoxhės
    Bota Sot

    Shefi i diplomacisė turke, Ahmet Davutoglu deklaroi nga Prishtina se kosovarėt nuk duhet tė mėsojnė historinė qė lidhet me Turqinė, sipas teksteve tė kohės sė Titos apo Enver Hoxhės.

    Pas ministrit turk tė arsimit pak ditė mė parė, qė kėrkoi rishikimin dhe heqjen e pjesėve qė fyejnė popullin turk, edhe Ahmet Davutoglu pėrfshihet kėshtu nė kėtė debat.

    “Historia nuk ndryshohet dhe nuk do tė ndryshojė. Ajo cka mund tė ndryshohet ėshtė interpretimi i saj. Ne duam qė kjo tė bėhet nga njė grup intelektualėsh nė mėnyrė qė tė pastrojmė paragjykimet pasi ne nuk duam qė brezat e ardhshėm tė marrin mėsime tė gabuara.

    Ne nuk duam qė nė ditėt e sotme tė mėsojmė historinė e Titos apo tė diktatorit Enver Hoxha.

    Kėtė po e bėjmė me shtetin grek, por edhe me vetė historinė tė shkruar nė Turqi. Dua tė bėj tė qartė se ne nuk jemi kundėr historisė sė vėrtetė, por kundėr asaj ideologjike”, tha Davutoglu nė njė konferencė pėr media me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

    Ndėrkaq nė takimin me homologun e tij Enver Hoxhaj dhe kryeministrin Thaci ai tha se strukturat paralele serbe duhet tė zhduken dhe se Kosova e Serbia janė shtete tė barabarta brenda kufijėve aktualė.


    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    145
    Pse ne kemi qene gjithmone ne pozita inferiore gjate historise?
    Sepse secili ka punuar vetem per interesat e veta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •