Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 156
  1. #131
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Ne nje teme per Vetevendosesit jam shprehur se prej tyre nuk pritet asgje, perveç zhurmes dhe thashethemeve, sepse ata jane analfabete politike. A per kesi nxenesish e per kesi shkollash ka nevoje Kosova?

    Kesi shkollash do te pergatisin qytetarin e neserm te Kosoves:
    Une e kam deshte VV per kishe patriotizem , por me kete me kan dal prej qejfit .

    Se kan me voten time

  2. #132
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Alma Lama shprehet ndryshe. Paragrafet e nenvizuara.

    Pse iku Vetëvendosje?

    Deputetët e Vetëvendosjes e lëshuan sallën e Kuvendit ditën kur votohej lejimi ose jo i mësim-besimit në shkollat publike. Mufail Limani thotë se Vetëvendosja u frikësua të pozicionohet në lidhje me këtë çështje. E, Burim Ramadani thotë se Lëvizja e Albin Kurtit nuk i kupton momentet historike.

    Nga Jeton Musliu më 31 gusht 2011 në ora 08:19
    Burim Ramadani nuk i ka rënë pishman për fjalët e thëna për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ditën kur Parlamenti i Kosovës votoi për moslejimin e mësim-besimit në shkollat publike.

    Një ditë më pas, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës rithekson se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kupton momentet historike për vendin - siç ishte, sipas tij, votimi i së hënës për Ligjin për arsimimin parauniversitar.

    Votimi i Ligjit për arsimin parauniversitar, ku ndodhej edhe një nen për lejimin e mësim-besimit në shkollat fillore e të mesme publike në vend, ishte një nga këto momente të rëndësishme, por në të cilën, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi të marrë pjesë.

    Në momentin kur duhej të votohej për këtë çështje, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje braktisën seancën, arsyen e së cilës e shpjeguan më vonë nëpërmjet një komunikate për media.

    Sipas tyre, arsyeja e daljes nga salla ishte mënyra se si u procedua me një rend dite për t’i shqyrtuar 14 ligje në lexim të dytë, e për amendamentet në të cilat deputetët nuk ishin njoftuar fare më herët.

    “Në kohën derisa po vazhdonte seanca e Kuvendit, ne si deputetë na vinin rekomandimet e komisioneve për ligjet për të cilat pritej të votohej, ndërkohë që një pjesë e këtyre ligjeve as që i kishin kaluar fare disa prej komisioneve të domosdoshme”, sqaroi Lëvizja Vetëvendosje.

    Por këto arsye nuk i bindin analistët politikë dhe përfaqësuesit e partive politike.

    Analisti Mufail Limani thotë se të hënën Vetëvendosja u frikësua të pozicionet përballë këtij momenti të madh.

    “Faktikisht ata kanë dalë prej konceptit të vet në lidhje me atë se si e mendojnë shoqërinë kosovare. Kjo është shmangie dinake nga ballafaqimi më serioz i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës. Ata po kalkulojnë duke e rezervuar të drejtën e tyre që të pozicionohen atëherë kur ata duan. Por kanë gabuar rëndë. Atë ditë ne e kemi parë këtë Lëvizje duke dezertuar”, thotë Limani për Express.

    Edhe Burim Ramadani, deputet i AAK’së, beson se ishin arsye tjera atë që i shtynë deputetët e Vetëvendosjes që ta braktisin seancën.

    “Nuk dua të spekuloj se cila ishte arsyeja e daljes së tyre nga seanca, por të hënën është marrë vendim kundërshtues që çikat tona me qenë larg ferexheve e formave ekstreme të islamit”, thotë Ramadani.

    Ndaj deklaratave të Ramadanit, ka reaguar Alma Lama, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nuk ka rëndësi çfarë thotë AAK’ja në raport me këtë çështje”, thotë Lama për Express. “AAK’ja lufton për kredon e vet politike”, thotë ajo, duke shpjeguar të vërtetën e cila sipas saj, qëndron pas vendimit të Vetëvendosjes për dalje nga seanca.

    Lama thotë se vendimi i Vetëvendosjes për të dalë nga seanca e së hënës, është marrë pasi në mëngjes është ndërruar agjenda e rendit të ditës.

    “Pavarësisht nga kjo, unë kërkova të qëndronim, por pas debatit brenda deputetëve tanë, u vendos të dilet nga seanca”, thotë ajo, duke shprehur hapur pozicionin e saj për futjen e lëndës fetare dhe lejimit të shamive në shkollat publike.

    “Vota ime do të ishte kundër, sikur të votoja”.

    “Shteti është laik dhe i ndarë nga feja, dhe ku kisha e xhamia janë të ndara nga shteti”, thotë deputetja Lama, duke shtuar se miratimi i dy neneve të tilla që do të lejonin këtë, do të ishte budallallëk.

    “Miratimi do të ishte budallallëku më i madh të cilin shqiptarët nuk e kanë bërë as 100 vjet më përpara”, thotë Lama, e cila deklaron se flet në emër të saj personal dhe jo në atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Për të kuptuar se cili është qëndrimi zyrtar i kësaj force politike, Expressi është munduar të martën të kontaktojë së paku edhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

    Sidoqoftë, për Burim Ramadanin nga AAK’ja, dalja e deputetëve të partisë së dytë më të madhe opozitare në vend në atë moment kur votohej “nuk ishte serioze për një force politike shtetformuese dhe shtetndërtuese”.

    “Ata mund ta bartin sa të duan flamujt kombëtar në gjokse, por votimi i së hënës ishte moment historik, kur u vendos për diçka që ka të bëjë jo me vitet, por me dekadat e ardhshme”, thotë Burim Ramadani nga AAK.

    Daljen nga kjo seancë, Lëvizja Vetëvendosje e ka arsyetuar duke thënë se derisa ajo vazhdonte, në të njëjtën kohë nëpër zyrat e grupeve parlamentare në ndërtesën e Kuvendit shpërndaheshin tekstet e ligjeve në fjalë dhe tekstet e amendamenteve në këto ligje.

    “... Dhe pikërisht për shkak të kësaj ne kërkojmë që të jemi shumë më të kujdesshëm me to. Për shkak të rëndësisë së ligjeve dhe amendamenteve të tyre ne insistojmë që ato t’i lexojmë me kujdes dhe vendimin karshi tyre ta formulojmë me kujdes”, ka sqaruar Vetëvendosja.

    http://gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,61743

    Megjithate mungon nje qendrim zyrtar nga VV.

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Une e kam deshte VV per kishe patriotizem , por me kete me kan dal prej qejfit .

    Se kan me voten time
    As timen

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Alma Lama shprehet ndryshe. Paragrafet e nenvizuara.

    Pse iku Vetëvendosje?

    ...
    Ne fakt veprim normal dhe i pritur nga VV.
    VV nuk fiton asgje, nese imiton forcat tjera politike.

    Veprimi i kundert me partite tjera politike, te cilat kryesisht kane qendrime te njejta per te gjitha temat politike, Eshte shenje identifikuese e VV. Dhe parimisht eshte mire qe ekziston nje parti e tille.
    Megjithate VV duhet patjeter ta thote publikisht pozicionin zyrtare te partise lidhur me kete teme te rendesishme. Mendoj se ata edhe ketu formalisht do ta mbeshtesin kerkesen per referendum, nese do te kete nje te tille.
    Si duket ka njerez brenda VV, te cilet kane bere kalkulime qe do tiu kushojne. Vota e fundamentalisteve islamik, te tille jane shumica qe kerkjone ta futin fene ne shkolla publike, nuk sjelle favore te menduara, por vetem rrite dyshimin ne sinqeritetin dhe qellimet e VV. Eshte loje shume e rrezikshme e VV.

    Pershendetje

  5. #135
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Shume belbezonte ky Visari gjate intervistes. Zakonisht eshte me i rrjedhshem kur flet per tema te tjera.

    Personalisht me pelqeu rezonimi i Alma Lames, mirepo fakti qe ne VV eshte Hysamedin Feraj (i afert me ithtarin e neo-osmanizmes Abdi Baleten) tregon se kjo levizje ka ne gjirin e saj elemente shume ekstreme sa i perket aspektit fetar.

    VV eshte shprehur zeshem per shume ceshtje qe kane te bejne me kombin shqiptar, mirepo fakti qe udheheqesi i saj Albin Kurti dhe ideologu i saj Adem Demaci nuk u shprehen ne lidhje me kete ceshtje, por lane Visarin te belbezoje, flet se kane frike te rreshtohen ne nje ane apo ne tjetren. Kjo mungese guximi do t'iu hakmerret me keq se sa te ishin deklaruar ne nje menyre apo ne tjetren.

  7. #137
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kush votoi për e kush kundër Edukatës fetare

    Kush votoi për e kush kundër Edukatës fetare


    http://koha.net/repository/images/31...08112042_1.jpg



    Publikuar: 31.08.2011 - 20:43
    Prishtinë, 31 gusht - PDK-ja tradhtoi partnerët e koalicionit në qeveri ditën e hënë. Propozimet e PD-së për votimin e dy amendamenteve: Edukatën fetare në shkolla dhe bartjen e shamive, nuk u mbështetën nga opozita, por as nga PDK-ja. KTV-ja ka raportuar, mbështetur në një procesverbal të votimit në seancën e 29 gushtit, se shumica e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së votuan kundër.

    “Prej 29 deputetëve të PDK-së, 7 deputetë votuan për futjen e edukatës fetare në shkolla. Ata janë: Elmi Reçica, Latif Gashi, Zenun Pajaziti, Ganime Musliu, Safete Hadërgjonaj, Arsim Bajrami e Valbona Dibra. 22 deputetët e tjerë të PDK-së, të pranishëm në sallë, votuan kundër”.

    Prej 18 deputetëve të LDK-së, vetëm katër votuan për futjen e Edukatës fetare në shkollat laike: Ali Sadria, Lufti Haziri, Imri Ahmeti dhe Arben Gashi. 14 deputetët e tjerë të partisë së Isa Mustafës votuan kundër. Propozimi i Partisë së Drejtësisë së Aganit ka marrë përkrahje edhe nga minoritetet, ndërsa AAK-ja ka votuar kundër.

    Për çështjen e dytë, atë të bartjes së shamive në shkolla, u deklaruan 64 deputetë kundër, ndërsa vetëm 18 votuan për. Kësaj radhe, të gjitha partitë kryesore, PDK, LDK e AAK ishin kundër. Në të dyja votimet, vetëm tre deputetë shqiptarë votuan pro, Ganimete Musliu e PDK-së, Ali Sadria i LDK-së dhe Ukë Rugova.
    Koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #138
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    S’do të ketë referendum për shamitë dhe edukatën fetare



    http://koha.net/repository/images/re...09110934_1.jpg


    Publikuar: 01.09.2011 - 09:34
    Prishtinë, 1 shtator – Partia e Drejtësisë nuk do të mund ta shtyjë përpara çështjen e organizimit të referendumit për deklarimin e kosovarëve nëse duan të lejojnë mbajtjen e shamive nga nxënëset në shkolla dhe nëse duan që pjesë e kurrikulës të jetë edhe lënda e mësim-besimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kushtetuta e ndalon këtë.

    Neni 81 i aktit më të lartë juridik të vendit flet për legjislacionin me interes vital. Aty theksohet se për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve që kanë këtë status kërkohet vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, si dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë. Po në këtë nen precizohet se “asnjëri nga ligjet me interes vital nuk mund t’i nënshtrohet referendumit”.

    E në mesin e ligjeve me interes vital, sipas nenit 81 të Kushtetutës, janë edhe “ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare”, si dhe “ligjet për arsimin”.

    Dy ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar, dhe me një votim të ngushtë nuk ka përfshirë në to dy amendamentet e sponsorizuara nga grupi parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, pjesë e të cilit janë edhe deputetët e Partisë së Drejtësisë. Amendamentet ishin mbështetur edhe nga dy grupe parlamentare të tjera, duke çuar në 27 numrin e deputetëve sponsorues.

    Njëri amendament thoshte se “institucionet shkollore publike dhe private duhet të përmbahen nga çdolloj i diskriminimit fetar apo etnik, si dhe përhapja e urrejtjes ndërfetare e etnike”, e tjetri se “institucionet shkollore, publike dhe private i japin rëndësi të veçantë komponentit edukativ të procesit mësimor nëpërmjet zbatimit të lëndës edukata fetare dhe morale, si lëndë fakultative (joobliguese), në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira të shteteve të Bashkësisë Evropiane”.

    Pas kësaj Ferid Agani, që është ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se do të propozojë mbajtjen e një referendumi.

    “Mund të bëhet një referendum me pyetjen nëse jeni për ose kundër edukatës fetare në shkolla”, ka thënë Agani për KTV-në. “Besoj se shumica do ta përkrahin propozimin tonë”.

    Por kjo iniciativë tashmë është lënë mënjanë.

    Amir Ahmeti, nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dhe deputet që kishte kërcënuar se do të largohej nga koalicioni qeveritar në rast se amendamentet nuk kalojnë, ka thënë të jenë marrë vesh me kryeministrin Hashim Thaçi që çështjes t’i japin zgjidhje së shpejti.

    “Kemi marrë premtimin nga kryeministri që shumë shpejt do të ndalet diskriminimi i vajzave që bartin shami, të cilave nuk u lejohet të vijojnë shkollimin. Është çështje ditësh, dhe jo javësh ose muajsh kur do të rregullohet kjo”, ka thënë Ahmeti, duke aluduar në shfuqizimin e paragrafit të një udhëzimi administrativ, me të cilën s’u lejohet vajzave që gjatë orës së mësimit të mbajnë shami. “Pastaj një komision parlamentar së bashku me Qeverinë do të diskutojnë mundësinë që së pari të vizitohen disa vende evropiane, të merren modelet e tyre dhe në bazë të standardeve dhe praktikave evropiane të kthehemi me një raportim në Kuvend dhe të hapim debatin gjithëkombëtar e të shohim mundësinë e amendamentimit të ligjit”, ka shtuar ai.

    Sikur ky premtim të mos merrej, ai ka thënë se do ta kishin mbajtur fjalën që tre deputetët e Partisë së Drejtësisë të dilnin nga koalicioni, duke lënë partnerët e koalicionit me shumicë fare të brishtë në Kuvend.

    Deri më tash nuk ka pasur lëndë fetare në shkollat e Kosovës, përjashtuar ato të sistemit paralel serb. Ndërkaq prej dy vjetësh nuk iu është lejuar të vijonin mësimin në shkolla publike nxënësve që kanë refuzuar të heqin shamitë gjatë orarit të mësimit.

    Koalicioni për Kosovë të Rr, pjesë e të cilit ka qenë edhe Partia e Drejtësisë, në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit kishte dhënë premtimin për inkorporimin në kurrikulë të lëndës fetare dhe për mundësinë që do t’ua krijonte vajzave në ndjekjen e shkollimit, pavarësisht nëse ato refuzojnë të zbulojnë kokën.

    Ky subjekt politik është i përfaqësuar me 9 deputetë në Kuvend dhe është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, ministri i Arsimit i së cilës parti gjatë mandatit të shkuar kishte sanksionuar me një udhëzim administrativ përjashtimin nga klasa të nxënëseve që nuk hiqnin shamitë.

    Në mandatin e ri kjo parti sërish ka mbajtur Ministrinë e Arsimit për vete, por e ka ndërruar ministrin. Enver Hoxhajn e ka zëvendësuar me Ramë Bujën.

    Buja i ka thënë gazetës se nuk e ka problem të implementojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi.
    Koha net
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #139
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Une e kam deshte VV per kishe patriotizem , por me kete me kan dal prej qejfit .

    Se kan me voten time
    Sjellje qyqaresh keta te VV,nuk guxojne te marrin qendrime te hapura por ikin nga parlamenti....neser kur do duhen te mirren vendime edhe me te renda si do ja bejne,prap do ikin dhe ulin bishtin....

    Edhe une nuk do i votoja po te isha ne Kosove.....
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #140
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Ooo MOSS!
    VV-ja dhe Rugova po na e bojne ktahen? Po kush na mbeti pa na tradhtuar o bura?

    Gjithsesi Like e ka VV-ja nga nje josimpatizuese e saj.
    I feel Kosovereign!

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •