Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Milkway nese ke deshir muj me te pru hala mirpo kisha kerku nga ti te di se a eshte kall naj kish xhat luftes ?
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
shkau kurre nuk ka deshe te na e crrenjose kete fe e as fet tjera,sa xhamia jane ndertu ne kosove ne kohen e kralit?sa ne kohen e titos?sa ne kohen e milloshevicit?
ne kohen e kralit nuk ka pase asnje shkoll ne gjuhen shqipe,ka pase plot mejtepe.
feja nuk ka qen dhe nuk eshte pengese e bashkim vllazerimit,as ati komunist e as e keti demokratik.
sa shqiptaret musliman jane sllavizu ne sangjak te novi pazarit,turqizu ne prizren e shume qytete tjera.
serbia do te deshironte qe politika e shqiptareve te kosoves te ishte religjioze,fundamentaliste,ata do te donin qe politika e LDK te ishte si e vellazerise muslimane e UCK si hamasi.
kerkesa per lejimin e bartjes se shamise dhe mesimit fetar(musliman dhe te krishter)ne parim eshte e drejte,por menyra si behet kjo kerkes eshte krejtesishte e gabuar,nuk eshte ofru asnje shpjegim cka do te mesojn nxenesit e klases se pest,6,7,8 etj kush do te jap mesim,krijohet pershtypja se qellimi eshte qe te sigurohen vende pune,rroga nga shteti per hoxhollaret.
“Populli shqiptarë ka fenë e rilindësve, me vlerën e së cilës kemi ardhur deri këtu”.(Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit te Kosoves)
Kryeministri i vendit(Thaçi) la të nënkuptohet se mbështet këtë amandamentim ligjor(mesimbesimit), i cili u shpreh se është për vlerat evropiane dhe respektim të plotë të kushtetutës.
“Ajo çfarë ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë rastësi, por organizim që të refuzohen kërkesat tona”, ka thënë Ramiqi(nga komuniteti i besimtareve musliman), duke shtuar se për të gjitha këto ka qenë fare mirë i informuar kryeministri Thaçi, por ai është sjellë sikur për këtë po vendos Kuvendi.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Femijet rrine urt, o Ximi, sepse femijes se njome e te shkrete i permendet panderprere, nga ana e hoxhes; xhahnemi, zjarri e shejtani. IU fusin friken ne palce femijeve te shkrete.
Krijohet nje frige e tmerrshme ne koken e tyre duke bere qe femijet te rriten, zhvillohen, piqen dhe te vdesin me tmerrin dhe friken nga xhehnemi. Kjo eshte arsyeja e 'diciplinimit' te tyre ne mejtep. Ne kete menyre nje femije mund te jete nje besimtar i devotshem, lehte i manovrueshem dhe i indoktrinuar mire; por ne anen tjeter ai do te jete nje njeri i dobet, me te drejta te mohuara dhe i paplotesuar gjate tere jetes. Do t'i mohohet mundesia e zgjedhjes duke iu marre me kete rast ekskluziviteti i kesaj mundesie nga vet hoxha dhe ata qe e percjellin hoxhen nga pas...e qe nuk jane gje tjeter veq nje gjenerate e mehershme qe ka kaluar neper proceduren e njejte qe po kalojne tani edhe keta femije.
Ne shkollat publike dhe laike nuk ekziston elementi i frikesimit me xhahnem, me zjarre qe nuk shuhen kurre, me shejtan etj etj. Praktikohen metoda mesimore qe sherbejne ne aftesimit e femijeve ne menyre qe te pregaditen vet, pa kurrfar presioni e frige nga xhahnemet e shajtanet, te bejne dallimin nga e mira dhe e keqja ne baze te logjikes dhe njohurive qe i kane mesuar gjate jetes...e jo ne baze te imponimeve dhe frikesimeve nga shejtanet e kuq, me brire, qe ndezin zjarre te medha ne te cilat do te digjen te gjithe ata qe nuk e degjojne hoxhen etj...
P.s. ne fotot qe i ke sjelle ti, jane gjithsejt dy apo tri xhami, por te fotografuara nga pozicione te ndryshme dhe me aparate fotografike te ndryshme. Vetem xhamine e Lagjes se Hadum Ages, qe gjendet ne Gjakove, e pashe 3-4 here aty.
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 30-08-2011 më 17:24
Nuk eshte shkelje e demokracise. Ju a jeni shqiptar..? Nese po ateher perfaqesuesit e popullit tend shqiptar(shumica gati absolute) deklaruan se nuk ka nevoje per kete indoktrinim fetar neper shkolla. Kjo eshte demokracia. Shpalluni pakice muslimane dhe do te keni trajtim te veçante dhe te gjitha privilegjet. Sikur shkijet, ata mendoj se ne shkollat e tyre kane sigurisht ore mesimi fetar.
Pra nuk eshte shkelje e demokracise, shkelje e vlerave evropiane po.. permes demokracise. Por vlera evropiane te mirefillta ne nuk kemi fare dhe kjo shkelje eshte vetem routine e funksionimit te shtetit te Kosoves..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ximi e di mor burr qe xhamijat jane kall ne lufte , por une se pata ne kete kuptim .
Une e thash qe xhamijat para lufte sjane kall , por vetem jane qel me te madhe.
Asnjehre ne Historine e Shqiptareve nuk ka pase probleme nderfetare. Gjithmone dhe Gjithnje problemi kyc tek Shqiptaret ka qene dhe eshte Mos Zgjedhja e Ceshtjes Kombetare. Lufta e UCK-se ne Kosove, Lufta e UCPMB-se ne Lugine te Presheves dhe lufta e UCK-Kombetare ne Iliride nuk eshte bere nen betimin e flamujve fetar as te atij Krishter e as te atij Islam. Por qe te trijat luftrat e Shqiptareve ishin nen betimin te te vetmit Flamur - Flamurit Kombetar Shqiptar me Shqiponje Dy Krenare. Skender Beu, Ismail Qemaili, Isa Boletini, Avni Rustemi, Adem e Hamze Jashari, Fehmi e Xheve Lladrovci, Adrian Krasniqi e shume e shume heronj e deshmore te Kombit Shqiptar neper shekuj nuk luftuan armiqte tane shekullore me flamuj fetar po keta deshmore luftuan me Flamur Kombetar Shqiptar. Para se te jemi Musliman, para se te jemi Katolik, para se te jemi Ortodoks, apo para se te jemi me fe tjera apo edhe pa fe - Ne Gjthmone dhe Gjthnje se pari duhet te jemi SHQIPTAR. Sepse vetem keshtu kemi mbijetuar, mbijetojme dhe do mbijetojme. Feja eshte ceshtje personale e cdo individi. Ndersa KOMBI eshte ceshtje e te Gjitheve NE.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt