Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 156
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Deputetët i thonë jo “Mësimbesimit” në shkolla

    Deputetët e Republikës së Kosovës të hënën kanë votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë, që ishte propozuar nga grupet parlamentare Kosova e Re, SLS dhe 6-Plus, pa mbështetjen e Komisionit funksional dhe Komisionit për legjislativ.

    Neni 3, amendamenti 7 dhe 8, i Ligjit për arsimin parauniversitar, që ka të bëjë me futjen e lëndës së mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla. Amendamenti 7 u kundërshtua nga 43 deputetë, 39 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Ndërsa amendamenti 8 u kundërshtua nga 64 deputetë, për ishin 18 deputetë dhe 1 abstenoi.

    Para hedhjes në votim të dy amandamnteve të Ligjit për arsimin parauniversitar, pati debate të ashpra mes deputetëve, që më të zëshmit ishin ata të Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deri sa të parët kërkonin që edukata fetare të futet në shkollat publike, pasi është edhe një standard evropian, deputetët e AAK-së, theksonin së kombi shqiptar ka tri fe, të cilat duhet të mbeten jashtë shkollave publike.

    Deklarimet më të ashpra ishin ato të deputetit Adrian Gjini nga AAK dhe deputetit Gëzim Kelmendi, nga Partia e Drejtësisë. Në arsyetimin për futjen e lëndës fetare në shkolla, Kelmendi tha se është një rikthim i kësaj lënde në shkolla, pasi kjo lëndë është mësuar edhe më parë, por me ardhjen e komunizmit është hequr, ndërsa është si lëndë në të gjitha shtetet evropiane. Por Gjini i tha Kelmendit se para Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur shkolla shqipe në Kosovë, ndërsa në vendet perëndimore studiohet Darvini, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Kelmendi ka reaguar ndaj fjalës së Gjinit, duke ia rikujtuar se çfarë thotë Teoria e Darvinit, gjë që shkaktoi reagimin edhe të deputetëve tjerë të AAK-së.

    I zëshëm gjatë debatit ka qenë edhe kryetari i PD-së, gjegjësisht ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

    Po ashtu edhe kryeministri i vendit la të nënkuptohet se mbështet këtë amandamentim ligjor, i cili u shpreh se është për vlerat evropiane dhe respektim të plotë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, por gjatë votimit deputetet e PDK-së e “tradhtuan” kryeministrin, sepse në votimin e dytë për votuan vetëm 18 deputetë.

    29.08.2011

    http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,61667

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nejse nuk eshte diqka per tu quditur, une per vete nuk kam besuar qe shoqeria jon te jete e gatshme te sfidohet me moral dhe parime morale.

    Aq e kriminalizuar eshte shoqeria jon sa qe pasuria e vetme qe na shpaloset gjendet neper kronikat e zeza dhe sidomos ne rastin e arsimit tone ku shkollat tona jan bere si klube nate qe ka edhe keso pamjesh :





    Kjo eshte nje deshmi qe ne vitet e ardhshme, votuesi musliman te ndaj kallamin prej sheqeri kur jep voten e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-08-2011 më 08:59
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Neve, si shqiptar, e dim mir cka do te thot feja. Pra, proprizimi ka qen i tepert.

    Bravo parlamentit per pjekuri.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #4
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nejse nuk eshte diqka per tu quditur, une per vete nuk kam besuar qe shoqeria jon te jete e gatshme te sfidohet me moral dhe parime morale.

    Aq e kriminalizuar eshte shoqeria jon sa qe pasuria e vetme qe na shpaloset gjendet neper kronikat e zeza dhe sidomos ne rastin e arsimit tone ku shkollat tona jan bere si klube nate qe ka edhe keso pamjesh :


    http://www.youtube.com/watch?v=Ymq_7lSsVqg

    te doja, kisha postuar video te te gjith shkollave te perendimit, ku, ndodhin marreziat e marreziave.

    dhe kisha postuar tere diten.

    ky, nuk eshte "fenomen" i ngusht shqiptar, por, trans-nacional. Eshte dukuri e epokes postmoderne...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  5. #5
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nejse nuk eshte diqka per tu quditur, une per vete nuk kam besuar qe shoqeria jon te jete e gatshme te sfidohet me moral dhe parime morale.

    Aq e kriminalizuar eshte shoqeria jon sa qe pasuria e vetme qe na shpaloset gjendet neper kronikat e zeza dhe sidomos ne rastin e arsimit tone ku shkollat tona jan bere si klube nate qe ka edhe keso pamjesh :


    http://www.youtube.com/watch?v=Ymq_7lSsVqg


    Kjo eshte nje deshmi qe ne vitet e ardhshme, votuesi musliman te ndaj kallamin prej sheqeri kur jep voten e tij
    Disiplina nëpër shkolla nuk vjen nga mungesa e edukatës fetare. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri kishte një disiplinë të ashpër që ndiqej me rigorozitet nëpër institucionet arsimore. Kultura dhe ndërgjegjësimi qytetar përcaktohen nga të tjerë faktorë.
    relata refero

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin
    te doja, kisha postuar video te te gjith shkollave te perendimit, ku, ndodhin marreziat e marreziave.

    dhe kisha postuar tere diten.

    ky, nuk eshte "fenomen" i ngusht shqiptar, por, trans-nacional. Eshte dukuri e epokes postmoderne...
    Edhe fenomeni ka etiologjin e tij (shkakun), kur e keqja e mund te miren, ateher kemi te bejme me moral te keq.

    Nese ke info se ne cfar gjendje jan shkollat ne kosove, ateher do ishe nje me mendimin tim.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Edhe fenomeni ka etiologjin e tij (shkakun), kur e keqja e mund te miren, ateher kemi te bejme me moral te keq.

    Nese ke info se ne cfar gjendje jan shkollat ne kosove, ateher do ishe nje me mendimin tim.
    PO pse sipas teje kush ka fajin qe keto femije kane ikur nga zinxhiri,se nuk mesojne fe ne shkolle apo se nuk i kane edukuar prinderit? Si thua ti student???Keto akte vagabondizmi te nxenesve jane si rjedhoje e mosperkushtimit te prinderve ndaj tyre ose llastimit.Disa u punon babi debutet dhe bejne sikur jane pronaret,disa i kane prinderit varfenjak dhe sillen si kafshe,disa i kane te shkolluar dhe vete femiu ashtu do dali.Nese do te gjesh fajtorin shiko neper familjet shqiptare te cilat shumica jane barkthare dhe nje pjese jane''pasuruar'' shpejt.Feja eshte zgjedhje personale jo kolektive,ashtu sic ka nga ata qe duan ta praktikojne ka dhe nga ata qe nuk duan,prandaj ekziston vota,shumica fiton.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Edhe fenomeni ka etiologjin e tij (shkakun), kur e keqja e mund te miren, ateher kemi te bejme me moral te keq.

    Nese ke info se ne cfar gjendje jan shkollat ne kosove, ateher do ishe nje me mendimin tim.
    Fisnik,

    ti e sjelle ktu kete video.

    dhe, e impostove postimin tend per te na thane neve "ja cka ndodh neper shkollat kosovare".

    Kurse, une, po te thom, qe, kjo dukuri, qe paraqitet ne video e youtub-it qe, ti, e sjelle, nuk ka te beje me nje fenomen tipik kosovar pra shqiptar, POR, eshte fenomen bashkekohor i epokes, ne te cilen jetojm te gjithe, shqiptar apo australjan.

    "morali i keq" nuk njef nacionalitet.

    a po kupton?
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Deputetit Ardian Gjini, i kishte mbetur hatri se ne shkollat tona nuk po mesohet per teorine e Darwinit....lol

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Po kjo ka qen nje gje e pritur sepse komunistat nuk e dojn fen poashtu edhe shumica e deputetve jan be milionera hajni nuk e don fen por shpresojm qe populli te vedijesohet dhe te mos i le te qendrojn gjat ne keto pozita qe kan

    Por padyshim qe e ardhmja na takon neve ,nese sot nuk u miratu ky ligj do miratohet ne te ardhmen
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •