Perdorimi i argumentit se ne Kosove e Maqedoni gjate komunizmit feja islame ka qene e diskriminuar eshte nje argument i trilluar. Jane mesuar keta qe te perdorin argumente qe perdoren ne Shqiperi, ku vertete feja ishte e ndaluar, mirepo perdorimi i te njejtave argumente pa dhene asnje fakt eshte nje trillim i vertete.
E verteta qendron ne faktin se sot ne trojet shqiptare, sidomos ne Kosove dhe Maqedoni do te kishte shume me shume shqiptare, po te mos ishte puna e felliqur qe bene hoxhallaret te porositur nga pushteti sllav per t'i bindur shqiptaret se jane turq dhe se duhet te shkojne ne Turqi, ne vendin ame! Sot krekoseni se kemi kaq apo aq milione shqiptare ne Turqi, qe ne fakt jane bere me turq se turqit. Ata njerez e kishin vendin ketu e jo ne Turqi. Ne Turqi shkuan shume edhe te joshur nga hoxhallaret e paguar nga pushteti sllav. Deri vone ne Kosove eshte permendur edhe ne forme urimi thenia "kofsh turk, bema kete nder apo ate nder". Pra, keta elemente destruktiv jo qe shkeleshin nga "komunistet" (sic keni qejf t'i quani pushtetet sllave 1945-1999) por ne fakt kryenin punen per ta, pra pastronin Kosoven e Maqedonine nga shqiptaret.
Ne Kuvendin e Kosoves doli njefare shpellari (pamjen te pakten e kishte te njeriut te epokes se Neandertalit) i quajtur Gezim Kelmendi, i cili tha se para L2B ne Kosove mesohej edukata fetare. Paramendoni cfare brockulle tha ky trucung! Ne Kosove u mesua shqip vetem disa muaj gjate pushtimit Autro-Hungarez te Kosoves gjate L1B dhe gjate L2B kur Ernest Koliqi solli mesues nga Shqiperia ne Kosove. Ne shkollat e Kosoves para L2B mesohej serbisht, shkronjat cirilike, kurse fene natyrisht se ua mesonin, sepse deshironin t'i benin sllave me identitet fetar muslimane, sic eshte puna e goraneve e boshnjakeve. Ky shpellari kujton me nostalgji kur te paret e tij mesonin ne shkolla serbe, sepse ata kishin mundesi te mesonin edhe per fene e tyre! Sa anakronike, sa antikombetare jane keta njerez!!!!
Disa nga deputetët e Partisë së Drejtësisë, të cilët një muaj më parë kishin kërcënuar kryeministrin Hashim Thaçi se nëse nuk i bind deputetët e partisë së tij për të votuar projektligjin për edukatën fetare, do ta braktisin koalicionin, tashmë janë zmbrapsur.
“Kërcënimi” i këtyre deputetëve është neutralizuar nga kreu i qeverisë Thaçi, i cili iu ka dhënë kohë edhe disa muaj deputetëve të PD-së, që kjo çështje të shqyrtohet brenda një komisioni, shkruan “Zëri”.
Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, i cili ditë më parë kishte kërcënuar se do të ikë nga koalicioni në rast se nuk kalon ky projektligj, duket se premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi ia kanë “zbutur” gjakun.
Ahmeti ka thënë se në bazë të premtimeve nga ana e partnerit qeverisës, në këtë rast PDK-së, së pari do të hiqet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, i cili e ndalon shaminë në shkolla.
“Kemi premtime që do të formohet një komision, që do t’i studiojë disa vende të rajonit dhe evropiane, e i cili duhet të raportojë për këtë në Kuvendin e Kosovës dhe pas raportimit të shikohet mundësia e amandamentimit të projektligjit për edukatën fetare”, ka thënë Ahmeti për “Zëri”.
Sipas tij, nëse nuk realizohet kjo, atëherë ai qëndron prapa deklaratave të mëparshme, që parashikon daljen nga koalicioni qeverisës.
Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, gjatë ligjëratës në namazin e Bajramit akuzoi disa deputetë për fyerje ndaj myslimanëve. Bashkësia Islame e Kosovës, sipas tij, nuk do të jetë spektatore pasive dhe të shikojë se kush më tepër po fyen ndjenjat e myslimanëve në Kosovë.
“Nuk është e drejtë e askujt që islami të fyhet në raport me atë se do të hyjë ose jo lënda fetare nëpër shkolla. E drejtë e çdo anëtari të Parlamentit është që të votojë ligjin ose jo, por nuk është e drejtë e askujt që të fyejë identitetin islam dhe ndjenjën islame. Kjo ka ndodhur dje fatkeqësisht nga disa parlamentarë. Unë i thërras ata që të vetëdijesohen, se ka kaluar koha e komunizmit, kur avancohej ai që fyente ndjenjat fetare”, ka thënë ai
Ai theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës, e shtyrë nga mospërgjigjja në kërkesat e saj, do të detyrohet që të ndërmarrë edhe hapa të tjerë dhe sigurisht përgjegjësia do të bie mbi të gjithë ata që fyejnë ndjenjën islame.
Pa reagime nuk ka mbetur as Lëvizja “Bashkohu”, e cila ka vlerësuar se në politikën kosovare ende po mbizotëron mentaliteti komunist i frymëzuar nga ideologjia sllavo-komuniste.
Sipas tij, ajo që ka ndodhur në kuvend, ka qenë një abuzim dhe një manipulim nga koalicioni qeverisës. “Ipeshkvia e Kosovës ka bërë presion te partitë politike që të mos votojnë këtë ligj, derisa në gjithë Evropën kjo e drejtë implementohet”, ka thënë Ramiqi, transmeton “Zëri”.
Ai ka përmendur shumë herë me emra kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Për të parin ka thënë të ketë qenë shumë mirë i informuar për vendimin e Kuvendit të Kosovës kundër bartjes së shamisë dhe moslejimin e futjes së mësim-besimit nëpër institucionet publike shkollore.
“Kjo ka qenë një marrëveshje e organizuar shumë më përpara”, ka thënë ai, transmeton “Koha.net”.
Për Mustafën Ramiqi ka dhënë një porosi se “toka që po kërkojmë për ndërtimin e xhamisë, në qendër të qytetit, nuk është toka e tij, por e jona”. Ndërsa, vendimin për ndërtimin e një xhamie në një lokacion tjetër ai e ka quajtur “vendim injorant dhe të pamenduar mirë nga Isa Mustafa”.
Për edukatën fetare n shkolla është deklaruar edhe Lëvizja "Vetëvendosje!". Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj Lëvizjeje, Visar Ymeri, në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se para se të vendoset për fenë, do të duhej që për këtë çështje të hapej një debat shoqëror, që të studiohen vendet e tjera e pastaj të ndodhë votimi në Kuvend.
"Shteti duhet të jetë sekular ashtu siç e parasheh Kushtetuta, por në shkollat publike mund të futet një lëndë për fenë. Pastaj mund të vendoset nëse do të mësohet për një fe apo më shumë dhe me çfarë metodolgjie apo përmbajtje" ka thënë Ymeri, për të shtuar se secili individ do të duhej të ishte i lirë në zgjedhjen e vet se si do të vishet. /Telegrafi/
O Naim Trnovo Mjerani, cfare do te beje Bashkesia Islame sipas teje, kur thua qe nuk do te jete spektatore pasive? Fjale e madhe kjo, e njerezit per dallim nga kafshet qe lidhen me litar, ata lidhen me fjale te veta. Nese nuk do te jete spekatore pasive, si do te "aktivizohet", do te nderseje skuadrat xhihadiste kunder perfaqesueve te kombit qe paraqesin shumicen e tij, apo cfare?
Ky Trnovo kerkon vetem votim "po" ose "jo", i pengon debati, arsyetimi i mendimit kunder. Kjo tregon per tolerancen e ketyre orientaleve ne mendesi. Cfaredo kontestimi i ideve te tyre eshte "fyerje e islamit", se ata jane mekembesit e Muhamedit dhe tash duhet t'ia bejne avokatine Islamit.
Ne fund ky mjeran thote se BIK do te ndermarre hapa te tjere si rrjedhoje e "mospergjigjes" ne kerkesa te saj. Trnovo, pergjigjja te eshte dhene, eshte nje JO e madhe, nese eshte ashtu sic po pretendoni ju se jeni 2 000 000 ne Kosove, atehere shtyni perpara idene e referendumit dhe te shohim se sa do t'ju dalin me numra. Hajt he burre i dheut, mos u tut, mos u fshih para mjekrres se Fuad RamIC (mbiemer sllav edhe ky!) dhe atyre mjeraneve qe i shkojne prapa e qe thojne se nuk jemi UFA (donte te thoshte UFO-jashtetokesore). Cfare hapi do te ndermarresh ti o sllav i turqizuar, do te leshosh "fatwa" kunder deputeteve qe ta prishin timin, apo cfare.
Thone mbrojtja me e mire eshte sulmi, paraqiten si viktima, si njerez qe po fyhen nga superstruktura e popullit (deputetet, intelektualet), kurse ne fakt jane ata qe fyjne. Gjuha qe perdorin eshte komuniste, duke qene se jane totalitariste ne ngritjen e tyre:
1. nuk pranojne mendimin ndryshe;
2. nuk pranojne mendimin kritik ndaj dogmave te tyre;
3. nuk pranojne faktin se shumica nuk i do;
4. deshirojne qe si pakice t'ua imponojne shumices rregullat;
5. deshirojne t'iu futen ne familje njerezve (ceshtja e veshjes)
6. kercenojne shumicen se do te "behen aktive"
A nuk jane keto atribute te shoqerive komuniste, psh Shqiperia e Hoxhes dhe BRSS e Stalinit, a nuk kishin keto atribute?!
Nuk eshte problemi te Trnovo e RamIC, problemi eshte te ai grusht i njerezve qe u shkojne prapa e ua mbushin xhamite per festa (se ato vetem festave mbushen). Besimtaret e vertete islame duhet te falen ne shtepite e tyre, nuk kane nevoje per ndermjetes me krijuesin te kene njerez si Trnovo e RamIC, mos u coni uje ne mullirin e tyre, se ai mulli eshte duke punuar per Serbine dhe Rusine. Me pamjet qe u serviren mediumeve boterore per festat islame ne Kosove, ketij vendi i jepet etiketa e te qenit nje vend islam ne zemer te Evropes, kurse krijohet percepcioni se bastion mbrotjes i Evorpes nga keta islamiste eshte Serbia!!!
Po, po, edhe ti.
Kete nuk ke mundesi ta ndryshosh edhe nese e nderton xhamin me te madhe ne bote.
Cilat rrena?kjo pun ka mar fun qysh moti keto rrena te pa fetyrve dhe njerzve te pa moralshem.
Sipas teje, fjalet e nje hoxhes qenkan me te vleshme se shkenca. Kush i ka treguar hoxhes se nuk eshte ashtu si shkruan shkenca, por si pretendon ai?!
Ky eshte vetem paragjykim dhe fyerje e padrejte e jotja ndaj atyre grave, motrave dhe nenave.ashtu edhe ne parlamentin e kosoves, shkojn neper pufa , kurse grat ja lojn truprojeve, nkjo se qka ndodh gjdo dit, dhe be fund del me kravat dhe i delkaron epshet e veta.
A ke ndonje argument per ato qe thua?
Pershendetje
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 31-08-2011 më 09:49
Jo ti qe je i krijuar nga majmunat, une nuk jam, nga majmunat edhe kerkush nuk e per krah ket ne bot , pos ata qe jan nga ta.
argument po lyp, met pru, per ato gra ? nese ti je izoti me pa diqka qka ka ndodh ne shpi tande, ku disa femi jan lind qysh aty , dhe kure nuk i ke par prinderit duke e kry at muhabet,, edhe ti ke lind , aka argument per ket , ndoj foto , apo video.
e jupasardhsit e majmunave, kogja i keni ga stergjyshve.
Ndryshuar për herë të fundit nga vetima : 31-08-2011 më 09:55
Ti po e pranon se paska njerz qe kane prejardhjen nga majmuni.
Edhe ti je neri.
Prandaj je pasardhes i majmunit si gjithe njerzit tjere.
(kallxoja edhe hoxhes keto fjale!)
Poargument po lyp, met pru, per ato gra ?
Ti do te thuash se vetem ja ke fute kot, se nuk di asgje per ato cfare pohove per ato grate?!nese ti je izoti me pa diqka qka ka ndodh ne shpi tande, ku disa femi jan lind qysh aty , dhe kure nuk i ke par prinderit duke e kry at muhabet,, edhe ti ke lind , aka argument per ket , ndoj foto , apo video.
Pershendetje
Mund te rrine shume mire edhe ne opozite. Gjerat ndyshojne kur hashimi eshte kryeminister, ateher edhe pjesemarrje ne qeveri eshte obligative(per hashimin kuptohet).Eshte obligative qe serbet te jene pjese e qeverise!Jo jo mendoj qe je gabim ketu. Obligative eshte te jene pjese e parlamentit..jo e qeverise.
Ne raste te veqanta eshte edhe pjesemarrje ne Kuvend obligative(per Kuvendin), ndryshe nuk mund ta kryeje funksionin e vet. Pra nuk eshte thjesht vetem garantim i se drejtes. Eshte nje e drejte e garantuar qe nese nuk shfrytezohet e bllokon Kuvendin. Nuk obligohen shkijet, ata mund te bejne çfare te done..
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Vetëvendosje pro edukatës fetare në shkolla
http://www.botasot.info/mesme/visar-ymeri3466..jpg
Lëvizja Vetëvendosje është për edukatën fetare në shkolla. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër, kjo parti që e lëshoi seancën, ka thënë se në shkollat publike mund të futet një lëndë ku do të mësohej për fenë, por kjo duhet të vij vetëm pas një debati shterrues në shoqëri. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka sqaruar në një emision televiziv pozicionin e partisë së tij.
"Shteti duhet të jetë sekular ashtu siç e parasheh Kushtetuta, por në shkollat publike mund të futet një lëndë për fenë. Pastaj mund të vendoset nëse do të mësohet për një fe apo më shumë" ka thënë Ymeri.
Më tej ai ka shtuar, se para se të vendoset për fenë, do të duhej që për këtë çështje të hapej një debat i madh shoqëror, të studiohen edhe vendet e tjera e më pastaj të futet në votim. Duke i komentuar akuzat e partive të tjera kundër Vetëvendosjes, ai ka thënë se "sulmet vijnë nga frika që kanë këto parti për aktivitetet në rritje të Vetëvendosjes".
Bota Sot
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-08-2011 më 13:38
Krijoni Kontakt