PershendetjeAgani paralajmëron referendum për fenë në shkolla
Prishtinë, 30 gusht – Ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Buja, çështjen e edukatës fetare në shkolla e konsideron të mbyllur, Partia e Drejtësisë e koalicionit qeverisës të vendit sikur nuk pajtohet me vendimin e ligjvënësve.
Lideri i kësaj partie, Ferid Agani, njëherësh monistër i Shëndetësisë, ka thënë se do të propozojë mbajtjen e një referendumi. “Mund të bëhet një referendum me pyetjen nëse jeni për ose kundër edukatës fetare në shkolla. Besoj se shumica do ta përkrahin propozimin tonë”, ka thënë Agani në emisionin Interaktiv të KTV-së, të hënën mbrëma.
Ministri është shprehur i zhgënjyer me deputetët e PDK-së që votuan kundër në Kuvend, por ka thënë se koalicioni nuk lëkundet nga refuzimi i mësim-besimit.
Agani ka pohuar se Komisioni që do të formohet do të marrë praktikat evropiane dhe ligjet në fuqi, për të dhënë një rekomandim të ri në Kuvend.
I pyetur nëse partia e tij mbështet Lëvizjen Bashkohu për protesta kundër vendimit të Parlamentit, Ferid Agani ka preferuar rrugët institucionale për zgjidhjen e problemeve.
http://www.kohaditore.com/?page=1,13,67727
Krijoni Kontakt