Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Berisha, fushatë e ulët ndaj Sollakut


    TIRANE- Beteja e gjatë e kryeministrit Berisha për të shkarkuar krye-prokurorin Theodhori Sollaku ka zënë vend të dukshëm në kabllogramet e ambasadës amerikane. Në një prej tyre, të dërguar në 2 maj 2006 nga ambasadorja amerikane, Marcie B. Ries, theksohet se kryeministri Berisha po e ashpërson fushatën e tij ndaj Sollakut, duke pretenduar se ai është pengesë për luftën ndaj krimit të organizuar. “Berisha e akuzon Sollakun për gjithçka, nga dembelizmi deri te lidhjet me krimin e organizuar në një përpjekje për ta diskredituar ish-këshilltarin e tij, duke e detyruar të japë dorëheqjen.

    Problemet
    Sollaku, energjia dhe sukseset e të cilit në detyrën janë të diskutueshme e ka mbajtur deri tani vendin e tij pasi ai mund të zëvendësohet vetëm nga presidenti”, - theksohet në mesazh. Ndërsa Sollaku nuk ka qenë aq energjik në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, akuzat e Berishës ndaj tij deri tani kanë rezultuar të pabaza. Ka gjasa të mira që shumica e PD-së të vendosë të largojë Sollakun edhe pse në Kushtetutë kjo theksohet se ndodh vetëm në rastet kur ka abuzime të mëdha me detyrën nga ana e kryeprokurorit. Duket se shumë energji po derdhet kot në një konflikt që nuk do të sjellë asnjë të mirë. Kjo gjë mund të përfundojë vetëm në një konfrontim kushtetues mes parlamentit që kërkon heqjen e kryeprokurorit dhe presidentit që kërkon ta mbrojë atë. Ambasadorja amerikane në Tiranë thekson se fushata kundër Sollakut mund të jetë një sulm i planifikuar i Berishës ndaj tij. I nxitur nga mbrojtja që Presidenti Moisiu po i bën Sollakut, Berisha ka vendosur të luajë fort duke deklaruar në televizion se Sollaku ka lidhje me krimin.

    Konflikti
    Por si është puna e tij? Deri tani nuk ka të dhëna se Sollaku ka lidhje me krimin. Kur u pyet nga ambasadorja, kryeparlamentarja Topalli tha se ajo nuk kishte prova që Sollaku ishte i korruptuar a po i lidhur me krimin, por ishte e bindur se hetimi do të nxirrte diçka. Kreu i OSBE-së në Tiranë, Vacek tha se ishte i pakënaqur me shpjegimet e Sollakut lidhur me disa raste të hetimeve në Vlorë që kishin të bënin me krimin e organizuar. Edhe specialisti ynë në OPDAT, që ka punuar bashkë me Sollakun në të shkuarën thotë se ai nuk ishte në dijeni të asgjëje që e lidh Sollakun me krimin. Megjithatë, ai tha se Sollaku në disa raste kishte mungesë agresiviteti ndaj disa çështjeve si për shembull rastet e ryshfeteve ndaj ish-ambasadorit Fator Tarifa. Specialisti i OPDAT tha se Sollaku kishte një kasetë ku Tarifa kërkonte ryshfet, por nuk e kishte çuar për hetim atë sepse kishte thënë se duheshin më shumë dokumente. Por, çështja e vërtetë është nëse Berisha dhe kompania e tij do të ndjekin procedurat apo do të kalojnë kufirin dhe do të cënojnë pavarësinë e institucioneve në Shqipëri. Cilido të jetë rezultati i hetimit të mundshëm ndaj Sollakut, është thuajse e sigurt se fati i tij është përcaktuar paraprakisht. Edhe nëse Moisiu do të refuzojë ta shkarkojë atë, aftësia e Sollakut për të bërë punën e tij tani mund të jetë kompromentuar shumë për shkak të kësaj fushate të ulët.
    (GSH/BalkanWeb)


    -----------------------------------------

    Wikileaks, Topi: Qeveria presion mbi Presidentin dhe Institucionet e pavarura

    Nga: ERJONA RUSI



    TIRANE- Në një kabllogram të datës 29 janar 2010, Withers raporton për takimin që kish patur dy ditë përpara këtij mesazhi, me kreun e shtetit Bamir Topi, i cili i shprehte shqetësim për rritjen e presionit të qeverisë ndaj institucioneve të pavarura në vend por edhe ndaj vetë atij, institucionit të presidencës. “Gjatë takimit të 27 janarit presidenti Topi u shpreh i shqetësuar për rritjen e presionit të qeverisë shqiptare ndaj institucioneve të pavarura përfshirë këtu zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, shërbimet inteligjente, media dhe gjykatat. Topi tha se bojkoti i opozitës në parlament vazhdon të mbajë pezull reformat e nevojshme në gjyqësor, të cilat kanë nevojë për 84 vota që të miratohen.”-thuhet ne mesazhin e Withers. Ish ambasadori tregon se presidenti iu ankua gjithashtu për mungesën e një opozite politike profesionale në Shqipëri, duke thene se këtë rol nuk mund ta bëjë ai. “Topi tha se aftësia e tij për të ndërmjetësuar krizën aktuale politike mes qeverisë dhe opozitës është e limituar pasi Partia Demokratike nuk e pranon atë si ndërmjetës”-vijon Withers duke u shprehur në mesazh se ndau shqetesimin e tij me kreun e shtetit ndërsa i shtoi “atij se shqiptaret duhet të ngrihen dhe të flasin për demokracinë shqiptare pasi komuniteti ndërkombëtar mund të japë pëkrahjen e tij por nuk mund të flasë në emër apo në vend të shqiptarëve.

    Presioni në nivel maksimal
    Në mesazh thuhet gjithashtu se gjatë ketij takimi, presidenti Topi tha se “presioni polititik ndaj institucioneve te pavarura ka arritur në një nivel maksimal, duke përfshirë këtu edhe presionin ndaj vetë presidencës. Withers thotë se “Topi i kërkoi atij një takim kokë më kokë me Prokruroren e Përgjithshme Ina Rama, duke i thënë se ajo ka nevojë për mbështetje. "

    Ligji për SHISH, rikthim me epoken e Enver Hoxhes

    Gjatë takimit Topi dhe Withers diskutuan edhe mbi ligjin e ri për Shërbimin Informativ Shqiptar, ku kreu i shtetit i kishte shprehur shqetësimin se projektiligji i paraqitur në parlament i kujtonte ish Sigurimin e Shtetit të periudhës komuniste. “Megjithatë Topi pranoi se zyra e tij nuk ka marrë ende një kopje të draftit dhe duhet ende tëe rishikojë zyrtarisht të gjithë ligjin. Topi tha se ka bërë gjithçka mundet që nga zgjedhja e tij në krye të shtetit për të mbrojtur pavaresinë dhe profesionalizmin e Shërbimeve Inteligjente dhe tha se do të insistojë që të thotë fjalen e tij edhe në këtë projektligj.”-vijon mesazhi iWithers.

    Reforma në gjyqësor ka mbetur pezull
    Në po të njëjtin takim te 27 janarit 2010, Topi i pati shprehur shqetësim ish ambasadorit Withers se reformat e nevojshme në gjyqesor si dhe emërimet kyçe në Gjykatën e Lartë po mbaheshin peng nga bojkoti i socialistëve në parlament. Topi tha se për shkak se shumica e ligjeve që prekin sektorin gjyqësor kërkojnë një mazhorancë 3/5 në parlament, miratimi i reformave kyçe ishte i pamundur për sa kohë do të vazhdonte bojkoti i socialistëve. “Topi tha se do që Partia Socialiste të jetë pjesë e procesit të miratimit dhe dëshiron që të evitojë kandidatët e përzgjedhur vetëm nga një parti në Gjykaten e Larte dhe atë Kushtetuese. „
    “Topi ra në parim dakord ndaj sugjerimit të ambasadorit për të krijuar një komision gjyqesor bipartizan që do të ndihmonte në përzgjedhjen e njerëzve të kualifikuar për të mbushur një numër vendesh vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë të Kushtetueses. Ai ra dakord megjithëse me gjysmë zëri që me mbështetjen e ambasadorit të ndërmjetësojë diskutimet mes PD dhe PS për t’i dhënë fund bojkotit”-vijon mesazhi i Withers.

    Komentet e Withers
    Ndërsa në komentet e tij, në fund të këtij mesazhi, ish ambasadori amerikan shprehet se „duhen marrë parasysh këto shqetësime të presidentit, duke qenë se Topi është i ndërlidhur mirë me të dyja institucionet, Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH dhe se ka autoritet të konsiderueshëm në sektorin gjyqësor. “Topi ka punuar në të kaluarën në mënyrë efektive për të mbrojtur interesat e tij dhe të drejtën në sektorin gjyqësor dhe SHISH, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të dojë të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë”-komenton Withers. Sipas tij, me kaq shumë vende të lira në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në muajt e ardhshëm, vullneti i Topit për të luftuar bashkë me një komision gjyqësor që i jep peshë procesit përzgjedhës të gjyqesorit, mund të jetë çelësi për të shmangur çdo përpjekje të kryeministrit për të mbushur këto dy gjykata me miqtë e tij. Sa i përket bojkotit, ambasadorët e BE-se do t’i dërgojnë Topit një mesazh të ngjashëm për të ndihmuar ne zgjidhjen e krizës politike.
    (s.g/balkanWeb)

    --------------------------------------------------------------------

    Wikileaks: Damir Fazlliç ruhet nga policia


    TIRANE- Emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e prokurorisë. Problematika që rrethon Damir Fazlliç trajtohet në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: "Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme", ku thuhet: "Duke nisur nga data 10 Tetor dhe gjatë fundjavës kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë nisën një fushatë të re për të intimiduar dhe minuar punën e Prokurorisë së Përgjithëshme me pretendimin se prokuroria ka thyer ligjin duke tentuar të marrë në pyetje biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç.

    Ministria e Drejtësisë tentoi të sekuestrojë dosjen hetimore për Fazlliç dhe më pas po kjo ministri kërcënoi se do të ngrinte akuza për prokurorët në hetimin e Fazlliç. Por, zoti Berisha mohoi në një konferencë shtypi mohoi kategorikisht se ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme". Kabllogrami hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizon nga ku Damir Fazlliç shpjegoi versionin e historisë së tij për atë që akuzohej.

    Një përpjekje e përbashkët nga të dy për të pastruar emrin, vijon kabllogrami, me qëllim për t'i ngulur gishtat në sytë e opozitës. Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervisë televizive. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet. Ai u largua me urgjencë nga Tirana një orë më parë nga ç'e kish planifikuar. Ambasada Amerikane ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit për një mori çështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme.
    (.s.g/GSH/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #72
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks, SHBA: Arben Imami, një ministër aksidental

    Nga: ELIRA ÇANGA



    TIRANË- Kaq i papritur dhe aksidental është vendimi për të emëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Arben Imamin, aktorin që u kthye në politikan, sa edhe vetë ministri i ri është habitur nga ky lajm”. Këto janë komentet e ambasadorit amerikan në Tiranë, John L. Withers dërguar Departamentit të Shtetit. Në një kabllogram të dërguar më 24 shtator 2009, Withers përshkruan jo vetëm karrierën, por edhe karakterin e një prej personave që ka themeluar Partinë Demokratike, por që për një kohë jo të shkurtër u distancua prej saj. “Imami u ripajtua me Berishën vetëm në vitin 2003, por në fakt ai ka mbetur gjithnjë njeri i besuar i tij, edhe pse i ka mbajtur lidhjet edhe me Partinë Socialiste. Njihet si një politikan me mendim, i rezervuar dhe ndonjëherë një negociator i vështirë”. Sipas burimeve tona, Berisha e vendosi emrin e tij në momentin e fundit e në një bisedë të oficerit tonë politik me Sokol Olldashin, ky i fundit tha se edhe vetë Imami nuk ishte në dijeni të këtij vendimi para se ai të bëhej publik, thekson mesazhi. “Imami njihet si një njeri që nuk heziton të ushtrojë autoritet, por mund të bëhet i vështirë nëse është në stres. Ka dyshime për arsyet e kthimit të tij në PD, por në përgjithësi gëzon reputacion të mirë”, - thuhet në të.
    (e.m/GSH/BalkanWeb)


    ----------------------------------------------
    04 Shtator 2011 - 16:53 | Shqiperi

    Wikileaks: Rusmajli e Islami, “spiunët” e ambasadës

    Nga: ELIRA ÇANGA



    TIRANË- Ministra, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Është e gjatë lista e informatorëve të ambasadës amerikane lidhur me ngjarjet më delikate në Shqipëri. Shumë prej tyre jo vetëm kanë zbuluar sekretet shqiptare për përfaqësuesit amerikane, por edhe kanë spiunuar shefat e tyre te ata. Në një prej kabllogrameve të dërguar në nëntor 2009 në Departamentin e Shtetit nga ambasada amerikane në Tiranë, vihet në dukje se Partia Demokratike do të ndryshojë strategjinë e saj të sjelljes ndaj PS-së, duke e ashpërsuar tonin. Informatat janë dhënë nga Ilir Rusmajli, zyrtar i lartë në PD dhe zëvendëskryeministër që për një kohë të gjatë ka qenë kontakt i oficerit politik të ambasadës, theksohet në kabllogram.

    Informatat nga PD
    Sipas tij, Partia Demokratike kishte bërë një përpjekje të madhe duke ruajtur qetësinë përballë protestave të rivales së saj më të madhe, Partisë Socialiste dhe kërkesave për të hapur kutitë e votimit. Por, ai shtoi se thirrjet e PD-së për zgjedhje të parakohshme e kanë nevrikosur Berishën dhe e kanë bindur atë se mënyra e vetme për t’u marrë me PS-në është gjuha e ashpër. Rusmajli tha se thirrja e PS-së e ka radikalizuar Partinë Demokratike që tani kërkon një përgjigje të vijës së ashpër. “ne u përpoqëm për kompromis, por Rama u bë më radikal. Kryeministri beson se tani është koha për të mbrojtur zgjedhjet. Ne do të tregojmë forcën dhe vendosmërinë për këtë”, - tha ai. Rusmajli këmbëngul se retorika e nxehur politike nuk do të çojë drejt dhunës dhe hodhi poshtë edhe paralelizmat me vitin 1997, kur Shqipëria shkoi në prag të luftës civile. Rusmajli pohon se mendimi që nuk ka asnjë rrugë tjetër veç vijës së ashpër është e trishtueshme, por është e vërtetë, pasi kultura politike në Shqipëri kërkon që partitë të konfliktohen me njëra-tjetrën të paktën në fazat e para të konfliktit mes tyre. Për fat të keq sipas Rusmajlit, rruga e vizionit dhe kompromisit nuk është rrugë e shpeshtë në politikën shqiptare.

    Lajmet nga PS
    Informatat nga Partia Socialiste kanë dalë kryesisht nga kontakti i oficerit politik të ambasadës, që në këtë rast ka qenë Kastriot Islami. Duke folur për apelin e PS-së dhe Edi Ramës për zgjedhje të reja, Islami bën të ditur se Rama ka për qëllim të nxisë bazën me këtë thirrje dhe ta përgatisë atë për fushatën zgjedhore para votimeve të majit 2011, ku do të kandidojë sërish për Bashkinë e Tiranës. Islami i tha oficerit politik në nëntor 2009 se pavarësisht nga synimet e Ramës, askush nuk beson dhe as Berisha dhe as komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojnë zgjedhje të parakohshme në vend, gjë që do të thotë se Rama do të vazhdojë presionin e tij dhe do të rrezikojë një krizë më të madhe politike për ti arritur ato. Berisha është i stërvitur në artin e politikës së fshikullimit, ndaj edhe do të bëjë të pamundurën për të shkatërruar kundërshtarin e tij. Anëtarë të tjerë të parlamentit shqiptar i thanë oficerit politik të ambasadës se bojkoti vetëm e nxit PS-në të bëhet më agresive, ndërsa Islami tha se Berisha shpreson të shkatërrojë mbështetjen e bazës për Edi Ramën duke afruar pas vetes oligarkët e lidhur me PS-në dhe deputetët e pasur të kësaj partie në mënyrë që ta dobësojë Ramën. Rusmajli nga ana e tij tha se Berisha po u shkak pas këtyre biznesmenë, pasi ata kanë ndikim te Edi Rama. Ka edhe informatorë të tjerë mes politikanëve shqiptarë, mes të cilëve edhe Pandeli Majko, i pyetur nga ambasada lidhur me profilin e Ilir Metës apo përfaqësues të shoqërisë civile që janë afruar së fundmi me politikën.
    (e.m/GSH/BalkanWeb)

    -------------------------

    Kabllo- ministrat, portrete “MADE IN USA” për Berishën dhe 15 ministrat
    Sali Berisha, kryeministër


    Kreu i qeverisë aktuale Sali Berisha përmendet në dhjetëra kabllograme të Ambasadës Amerikane për DASH-in. Berisha përmendet shpesh si anëtar i ish-klasës komuniste të vendit, përmendet sidomos për përpjekjet pa fund për të shpëtuar djalin e vet nga drejtësia mbi Gërdecin, dhe në disa kabllograme përshkruhet Berisha që njohin gjithë shqiptarët: euforik, dhe “i paaftë për të menduar për gjëra normale”. Kabllogramet venë në lojë shpalljen me fanfare të projekteve të mëdha që nuk bëhen kurrë realitet dhe i quajnë ato “mirazhe në shkretëtirë”.

    Një kabllogram tjetër i pabotuar deri më sot në median shqiptare është shumë interesant. Tregon se një nga zyrtarët më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, Stuart Jones, do të vizitojë Tiranën dhe për këtë arsye Ambasada Amerikan jep sugjerimet e saj për ato që duhet të flasë. Mes sugjerimeve janë edhe porositë konkrete për tre nga personazhet kryesore të politikës në Shqipëri: Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama. Për Berishën, duke folur mbi pasojat e krimit të Gërdecit ambasada sugjeron:

    “… Nën presion të madh nga hetimet, kryeministri Berisha po bëhet gjithmonë e më i çrregullt duke sulmuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe sistemin gjyqësor në përpjekje për të minimizuar dëmin politik dhe kriminal që mund ti bëhet atij vetë, familjes dhe aleatëve. Gjatë takimeve bilaterale ju do të keni mundësinë që ti jepni mesazhin që vjen direkt nga Uashingtoni që tentativat e qeverisë për të frikësuar prokurorët, për të kontrolluar drejtësinë dhe për të marrë më shumë kontroll në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe ndaj medias së lirë, janë të papranueshme. …

    Edhe pse shumë anëtarë të PD-së e shohin Berishën si një pengesë politike, ai mbetet në kontroll të plotë të partisë dhe qeverisë. Asnjë vendim i rëndësishëm nuk merret në qeveri pa miratimin e tij. Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se tentativat e fundit për të bllokuar dosjet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërcënimet për arrestimin e prokurorëve janë aprovuar nga vetë Berisha. Teksa hetimet për Gërdecin janë drejt përfundimit, ka shumë mundësi që djali i Berishës do të jetë i përfshirë – një përfundim që do të ishte shkatërrues për Berishën në planin politik dhe do të ketë pasojë kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin.

    Frika e këtij përfundimi është ajo që stimulon këto sjellje antidemokratike nga kryeministri Berisha- sjellje që duket se do të bëhen edhe më të ashpra teksa hetimet vazhdojnë. Berisha ka nevojë të dëgjojë nga ju në termat më konkrete se përpjekjet që po bën për të minuar institucionet e pavarura janë të papranueshme dhe se ne nuk do të rrimë në qetësi dhe të lejojmë atë të dëmtojë demokracinë e brishtë shqiptare. Berisha duhet të dëgjojë mesazhin se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një tregues i mirë se sa serioze është demokracia shqiptare…”

    Edmond Haxhinasto

    Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

    Emri i ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto përmendet vetëm një herë në kabllogramet e deritanishme të Ambasadës Amerikane publikuar në Wikileaks. Në këtë rast ai citohet si mbështetës i Ilir Metës, shprehimisht “mbështet propozimin e Metës për reformën zgjedhore”.

    Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë

    Në një kabllogram të 14 nëntorin 2007 ku diskutohen etapat e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe kryesisht detyrat që duhet të kryejë vendi ynë shkruhet:

    “…Berisha ka mbledhur disa ministra të rëndësishëm (Basha- MPJ, Mediu- Mbrojtja, Bregu- Integrimi- Nishani MB, Bode- Financë, Ruli- Ekonomi), por ishte një grup me një solist. Pas një recitimi të gjatë të suksesit të reformave, ai mori listën e detyrave të pabëra me entuziazëm dhe u zotua të kryejë punët e domosdoshme që të ketë një histori të mirë për ti treguar NATO-s në takimin e mesit të janarit….”

    Në një kabllogram të marsit 2008 Ambasada komenton prurjet e reja të politikës shqiptare.

    “Qeveria e kryeministrit Berisha dominohet nga ministra që sapo kanë mbushur 30 vjeç. Teksa më të rinj nuk do të thotë më të zgjuar, kompozimi reflekton një trend që vlerësohet pozitivisht nga shumë shqiptarë: dhënia e pushtetit atyre që nuk kanë marrë pjesë në të shkuarën komuniste…”

    Bujar Nishani – Ministër i Brendshëm

    Ina Rama sapo ka marrë detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe ka nisur një reformë në prokurori duke ndryshuar pothuajse të gjithë drejtuesit në nivel qendror dhe lokal. Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e shqetësuar për emërimin e disa prej drejtuesve të rinj, mes tyre edhe kandidatura e vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Bujar Nishani. Më poshtë kabllogrami i 6 shkurtit 2008:

    “…Disa vëzhgues janë të shqetësuar veçanërisht me emërimin e Arjan Ndojës në postin e kreut të prokurorisë së Durrësit. Ndoja është shkarkuar nga ish kryeprokurori Sollaku për shkelje në detyrë. Rama propozoi të ripunësojë Ndojën, i cili raportohet të jetë një ish-shoku i klasës së saj, në vend të disa kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Prokurorisë, një trup këshillimor në rekrutimin dhe rritjen profesionale të prokurorëve. Një nga të rekomanduarit ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili, kundër pritshmërive, nuk u emërua…”.

    Më 23 prill 2008 Ambasada Amerikane në Tiranë i shkruan kryeministri Berisha e shqetësuar se një komision për viktimat e Gërdecit nuk po funksionon. Kabllogrami thotë:

    “Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave në Gërdec, i kryesuar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani po ecën ngadalë. Zgjedhja nga Nishani e Alfred Ollit si koordinatori i grupit në Gërdec ishte një zhgënjim…”

    Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes

    Celulari i Arben Imamit ka qenë “telefoni zëvendësues” i Ambasadës Amerikane për Berishën, kur ky ka qenë shef kabineti. Në 18 korrik 2008 Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një përmbledhje të kontakteve shqiptare dhe ka shkruar “Sekretaret e kryeministrit janë të afta të komunikojnë në anglisht (Znj Eda ose Znj Vali). Shefi i kabinetit, Arben Imami të ndihmon në orët jashtë orarit…” Në një portret të Imamit, hartuar nga Ambasada thuhet:

    “…Berisha i ka vënë Imamit nofkën, “Gjenerali nga Jugu”. Kur shpërthyen protestat e dhunshme në Maj, policët e protestave e sulmuan Imamin dhe me një goditje në fytyrë, ja rrëzuan të gjithë dhëmbët e parë. Disa protestues dhe një figurë sportive e shqiptarëve i kthyer në politikan Agim Fagu thuhet se kanë bërë shaka me Imamin kur merrte veten dhe i thanë: “Gëzohu! Po luftojmë për diçka shumë më të rëndësishme se disa dhëmbë…

    Me rënien e qeverisë së PD-së në 1997 dhe me ngritjen në fuqi të PS, Fatos Nano e emëroi Imamin “ Ministër të Reformave Legjislative dhe Mardhënieve Parlamentare”. Në qeveritë socialiste pasuese të drejtura nga rival të ndryshëm në PS , Imami vazhdoi të përfitonte favore, duke u bërë ministër i Drejtësisë nën Kryeministrin Ilir Meta, dhe më pas Ministër i Qeverisjes Vendore/lokale dhe Decentralizimit nën Kryeministrin Pandeli Majko. Në 2003, Imami u josh që të pajtohej me një Berishë të “reformuar” dhe të kthehej me të djathtën. Mund të bëhet i i vëshirë kur është i stresuar. Në përgjithësi, është shumë i rezervuar. Ka dyshime mbi arsyet e kthimit të tij tek PD-ja…”

    Ridvan Bode – Ministër i Financave

    Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, i titulluar “Këtë javë në Shqipëri, 12-18 prill 2008”, Ambasada Amerikane ka informuar Departamentin e Shtetit për mundësinë e krijimit të fraksioneve brenda PD-së. Duke përmendur një projektligj të Topallit për të zhveshur presidentin Topi nga kompetencat, Ambasada flet për grupimin e njohur të deputetëve mbështetës të Topit.

    “Deri më tani fraksionet brenda PD-së ishin parë vetëm në kafene dhe restorante ose në takime zyrtarësh që ishin shokë mes tyre. Por ditët e fundit teksa po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe ato elektorale, nisën të dalin në sipërfaqe ide për reformimin e institucioneve kushtetuese, ide të cilat po nxjerrin në dritë ndarjen që ekziston brenda mazhorancës qeverisëse. Një amendament shkaktoi debate të shumta brenda tre grupimeve brenda PD-së. Javën e kaluar një deputet demokrat, prezantoi “në mënyrë të pafajshme” një amendament që do të zhvishte Presidentin nga fuqia e tij kryesore: Dekreti. Sipas propozimit, të gjithë dekretet presidenciale duhet të firmoseshin edhe nga kryeministri përpara se të hynin në fuqi.

    Brenda PD-së u krijua një opozitë me mbështetësit e Topit ndërsa kryeministri Berisha tha se nuk kishte dijeni për këtë propozim… Duket se ideja ka ardhur nga vetë Berisha dhe u përqafua menjëherë nga dy fraksione oportunistësh në PD (grupimi i Topallit dhe ai i dyshes Bode- Rusmali, i drejtuar nga ish-ministri i Drejtësisë dhe përfshin edhe ministrin aktual të Financave), të cilët kënaqen të sulmojnë grupin e tretë “topistët”.

    Eduard Halimi – Ministër i Drejtësisë

    Emri i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk përmendet në asnjë kabllogram të Ambasadës Amerikane nga ato që janë publikuar deri më tani nga Wikileaks

    Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

    Në një kabllogram të datës 17 prill 2009, me titull Bechtel për qeverinë shqiptare: “Mos e hapni rrugën Durrës-Kukës në qershor”, ambasada zbardh një nga skandalet më të mëdha të qeverisë. Firma që ndërtoi tunelin e Kalimashit i kërkoi qeverisë që të mos e hapte për zgjedhje pasi do të rrezikonte jetën e njerëzve, por kjo gjë nuk u mor parasysh. Në këtë kabllogram, ambasada i kushton vëmendje faktit që Olldashi ishte kundër hapjes. Pas disa vjetësh, kur të ketë shpëtuar nga hija e rëndë e Berishës, Sokol Olldashi do të mund të mburret me këtë kabllogram.

    Aty shkruhet se ai, si ministër i transportit, ndoshta s’ka qenë dakord me hapjen e rrugës para përfundimit. Mirëpo, drejtuesit e “Bechtel” mendojnë se as Olldashi, as disidentët e tjerë, nuk kanë kurajo që ta çojnë këtë opinion gjer para liderit të pagabueshëm, doktor Berishës që ndër të tjera, e ushtron autoritetin e vet edhe në lëmin e inxhinjerisë e arkitekturës. Sipas Strok, drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Transporteve, dhe ndoshta vetë ministri Olldashi, janë të mendimit që hapja e rrugës duhet shtyrë për në tetor, për arsye sigurie, mirëpo ai mendon se askush nuk ka dëshirë t’ia komunikojë këtë gjë kryeministrit. Strok gjithashtu mendon se drejtori i Drejtorisë së Rrugëve mund të ketë probleme ligjore nëse firmos një shtesë në kontratë për kosto të tjera, dhe në fakt ai u akuzua më vonë për faktin se i kishte shtuar kostot për të mbuluar shpenzimet e fushatës së Berishës..”

    Në një kabllogram tjetër 15 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009 Ambasada Amerikane lëshon bombën për njerëzit që kanë hyrë në parlamentin shqiptar dhe e rendit Sokol Olldashin në një nga 7 deputetët për të cilët ka prova për trafik droge dhe lirim të kriminelëve nga burgu. “Shkelësit e ligjit bëhen ligjbërës” titullohet kabllogrami ku shkruhet: “Olldashi është momentalisht ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Deputet i PD-së nga Fieri dyshohet për kontrabandë mallrash dhe lëndësh narkotike. Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje”.

    Myqerem Tafaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës

    Emri i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj nuk përmendet në asnjë kabllogram të ambasadës amerikane, nga ato që janë publikuar deri më tani nga Wikileaks


    Vasili: Në kabllogram vetëm për gripin e pulave

    Emri i ministrit të shëndetësisë, Petrit Vasilit del për herë të parë në kabllogramet e ambasadës amerikane në 1 shtator 2008, në kohën kur ai ishte deputet i LSI-së që ishte një prej partive më radikale në opozitën kundër Berishës. Në një vlerësim që i bënte politikës së kohës, para Samitit të Bukureshtit, kur Shqipëria mori ftesën për në NATO, ambasada amerikane ishte e shqetësuar për reformat politike që do të bënin të mundur përfundimin e këtij procesi të gjatë të integrimit në strukturat veriatlantike. Kabllogrami titullohet “Opozita dhe maxhoranca afrohen nën kërcënimin e pushkës së Bukureshtit” dhe në të citohet Petrit Vasili që në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të LSI, deklaron se “vullneti politik duhet të përkthehet në produkt politik, përmes reformave”.

    Një vit e ca më vonë, në 20 tetor të 2009, Vasili përmendet së dyti në kabllogramet amerikane, tashmë si ministër i shëndetësisë i qeverisë Berisha, por pa theksuar ndonjë gjë të veçantë për të. Në nëntor të po atij viti, Vasili përmendet në dy kabllograme rresht, për epideminë e gripit të shpezëve, virusit famëkeq H1N1. Në kabllogram shkruhet se “Vasili mori masa të përshtatshme” por vë në pah faktin që megjithë rastet e shtuara ministri deklaronte publikisht se nuk ka epidemi, por 7 ditë më vonë, në Shqipëri izolohen 129 raste të H1N1, dhe ambasada raporton se “ministri Vasili deklaron që Shqipëria është në prag të pandemisë”.

    Spiro Ksera:

    Emri i ministrit Spiro Ksera nuk përmendet në asnjë kabllogram të ambasadës amerikane nga ato që janë publikuar deri më tani nga Wikileaks

    Genc Ruli:

    Genc Ruli përmendet fillimisht në një kabllogram të 27 korrikut 2006, ku ambasadori tregon se si Besnik Mustafaj i kishte rrëfyer që Ruli planifikonte një vizitë në Iran. Më pas Ruli përmendet në një kabllogram të nëntorit të 2007, si pjesë e një ekipi me ministrat më të rëndësishëm që Berisha i kishte grumbulluar për të takuar ambasadorin e SHBA në NATO, Nuland, i cili vizitonte Shqipërinë për çështje të integrimit në NATO. Sipas raportit të ambasadës amerikane, i gjithë ekipi i ministrave heshti, ndërsa Berisha pasi pranoi detyrat e pakryera, recitoi “vetëm suksese”.

    Në prill të 2008, kur ishte duke u diskutuar privatizimi i ARMO-s, Ruli përmendet në kabllogram si favorizues i një firme hungareze që kishte paraqitur interes për privatizimin. Firma quhej MOL, dhe sipas ambasadës amerikane, ajo ka mundësi të ketë qenë një prej bizneseve të varura nga kompania ruse LUKOIL. Në të njëjtin kabllogram zv.ambasadori Steven Cristina shprehet se për Rulin ka kohë që flitet se është i korruptuar, dhe këto kanë marrë kredibilitet edhe nga vetë veprimet e Rulit. Në të njëjtin kabllogram thuhet se Rezart Taçi, që po konkuronte me MOL për privatizimet e ARMO-s, i kishte rrëfyer ambasadës se Genc Ruli ka lidhur marrëveshje të fshehtë me MOL.

    Aldo Bumçi: Ministri i Kulturës, shpesh PD e përdor si “zagar”

    Aldo Bumçi përmendet vetëm në një paragraf, në qindra kabllogramet që dërgonte ambasada amerikane në Tiranë. Ndoshta zoti Bumçi mund të kish merituar të përmendej më gjatë, po edhe kaq nuk është pak, për këtë deputet “prominent” të PD-së (siç shkruan kabllogrami). Gjithsesi, meqenëse është shumë shkurt, po e botojmë krejt tekstin e përkthyer.

    “Gjatë një dëshmie, sekretarja e ish-ministrit të drejtësisë, Aldo Bumçit, ka theksuar se ka patur të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në vitin 2007. Kur është pyetur për një letër që Bumçi ia dërgonte Mediut, letër në të cilën Bumçi jepte aprovimin për projektligjin mbi çarmatosjen që do i hapte rrugë Gërdecit, sekretarja pohoi se Bumçi kishte shkruar sipër zarfit “për Shkëlzen Berishën”.

    Pas kësaj dëshmie Bumçi, ende një deputet prominent (dhe shpeshherë një zagar sulmi i PD-së), akuzoi ish-sekretaren e vet për shpifje, dhe e paditi. E frikësuar sekretarja deklaroi publikisht se dëshmia e saj ishte e manipuluar”. Me këtë paragraf nis e përfundon portretizimi i Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçit, nga ambasada amerikane.

    Fatmir Mediu: A thonë të vërtetën lotët?

    Mediu për herë të parë përmendet nga Uidhers në nëntor të 2007, kur, në një vizitë të një delegacioni të lartë të NATO-s, Berisha mbledh ministrat kryesorë. Kabllogrami vë në dukje se ministrat, ndër ta dhe Mediu, heshtin dhe lënë vetëm Berishën të flasë. Në dhjetor të 2007 Uidhers raporton se Mediu i kërkon ndihmë SHBA për demontimin e armëve, ndërkohë që i ofron ambasadorit mundësinë që një pjesë të armatimeve e municioneve të vjetra shqiptare të shkojnë në Afganistan e në Irak. Këtu duket se fillon një histori që tre muaj më vonë shënjon thellësisht karrierën e ministrit aktual të ambientit.

    Kabllogrami tjetër ku përmendet Mediu është ai i ditës së shpërthimit, ditë kur ministri i telefonoi një gjenerali amerikan për t’i kërkuar ndihmë. Dy ditë më vonë Mediu e takoi vetë Uidhersin, në një situatë të nderë. Ambasadori raporton se ministrit i dridhej zëri, dhe përlotej prej situatës tragjike. Mediu i tha Uidhersit se do të jepte dorëheqjen dhe se kishte folur për dorëheqjen në telefon edhe me Berishën e Ramën.. Nga ana e tij, Uidhersi e këshilloi ta jepte sa më shpejt dorëheqjen, që të mos bëhej shumë çështje mediatike. Nuk kuptohet në atë kabllogram nësë Uidhers vërtet e ka besuar pafajësinë e Mediut, se natyrisht që ai nuk mund të shprehej për këtë çështje. Megjithatë në një kabllogram të mëvonshëm, kur prezanton ministrin e ri të mbrojtjes, Gazmend Oketën, Uidhersi shkruan se: “Ambasada ka punuar prej kohësh me Oketën… ai nuk i vonon proceset, firmos urdhrat e nevojshëm, dhe i mbaron punët. Është i dedikuar, i vendosur, efektiv dhe pa njolla korrupsioni në dijeninë tonë, ai është “anti-Mediu””.

    Në kabllogramin e qershorit 2008 shfaqet ish-shefi i shtabit, Luan Hoxha, i cili i rrëfen ambasadorit se Mediu ka patur dijeni për gjithë procesin. Në kabllogramet e mëtejshmë gjuha që Uidhers përdor për Mediun ndryshon, ai shkruan se Berisha e shpall të pafajshëm ish-ministrin, e më vonë, në mars të 2009, shkruan se Berisha e Mediu lidhin “Koalicionin e Gërdecit”. Mediu në kabllogramet e shumta që vijojnë përmendet për çështje të lidhura me Gërdecin, për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, Delijorgjin e Fahri Balliun, si edhe për mbrojtjen që ka marrë nga bija e Berishës. Komentet e Uidhersit nuk kanë qenë vetëm sekrete, e kjo ka bërë që Mediu të mos i ketë mirë marrëdhëniet me këtë ambasador.



    Emri i ministrit Nasip Naço nuk përmendet në asnjë kabllogram të ambasadës amerikane nga ato që janë publikuar deri më tani nga Wikileaks

    Genc Pollo: Dështoi me partinë e vet, ka nevojë për post

    Në korrik të 2008 kur Berisha ndërroi disa poste ministrash në qeverinë e tij, del për herë të parë emri i Genc Pollos, në kabllogramet e publikuara. Genc Pollo aty përmendet si një aleat i Berishës, partia e të cilit tashmë ka vdekur, e që ka nevojë për një post me staturë politike që të rimëkëmbet. Këtë staturë, ia jep vendi i zv.kryeministrit.

    Pollos i bëhet një CV e shkurtër, që nga shkollimi e gjer të aktiviteti politik, fillimisht me PD, e pasi sfidoi Berishën në 1999, me PDR. Pollo më pas përmendet në një kabllogram të 2009, kur së bashku me ministrin Imami e me kryeministrin Berisha ai ndoqi çështjen e blerjes së helikopterëve nga qeveria shqiptare. Ambasadori shprehet i shqetësuar për faktin se procedura e blerjes së këtyre helikopterëve nuk qe transparente, duke eliminuar ofertën amerikane e duke pranuar atë europiane. Siç i rrëfyen më vonë ambasadorit vetë ministrat, helikopterët u porositën në Europë sepse përmes kësaj blerje Shqipëria synon të marrë mbështetje për integrimin në BE…

    /Shekulli/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #73
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Leaks on WikiLeaks

    Leaks on WikiLeaks

    nga Redi Shehu





    Në kohën kur të gjithë janë fokusuar në atë se çfarë WikiLeaks po kullon në media, do ishte e udhës të përqëndrohemi në anën tjetër të fenomenit, në burimin e kësaj rrjedhjeje apo kullese mediatike e cila po trazon ujrat e ndenjura të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Një website, një organizatë (OJF) dhe një individ që afishohen nën logon “Ndihmo WikiLeaks të mbajë qeveritë të hapura” dhe nën moton “Publikime që përmirësojnë transparencën dhe transparencë që krijon një shoqëri më të mirë për të gjithë”. Një ideal thjesht i përkryer për t’u besuar.



    Por, a e bën më të hapur botën Wikileaks dhe a thua vërtet do ta kemi të zbatueshëm atë termin shumë të preferuar “shoqëri e hapur” (open society)? Një ndër efektet e që shkakton dalja e një informacioni të paautorizuar, qoftë në marrëdhëniet ndërnjerëzore apo edhe ato ndërqeveritare, shkakton menjëherë efektin e kundërt atë të mbylljes se menjëhershme me një dozë shtrëngimi akoma më të madh. Njerëzit janë të prirur më së shumti të sigurohen mbi masat e ruajtjes së sekreteve se sa të vendosin t’i nxjerrin ato. Kështu që, edhe pasojat e WikiLeaks në fakt do të bëjnë që sistemet e komunikimit të ruhen më mirë të jenë më të sofistikuara dhe pak ose aspak do të ketë përfitim shoqëria në rrugën e vet drejt hapjes. Pastaj një pyetje tjetër shtrohet se ku qëndrojne kufinjtë e hapjes së shoqërive ? Individët, organizatat por edhe qeveritë nën presionin e të qënurit të zbulueshëm do të mbyllen më tepër dhe do të thonë gjithmonë e më tepër atë që nuk mendojnë dhe do mendojnë atë që nuk thonë.



    Për një WikiLeaks të hapur

    Pak ose aspak është bërë e ditur rreth prapaskenave të WikiLeaks. Nje organizatë jo fitimprurëse (OJF) e cila pretendon të ndërtojë qeveri të hapura dhe një shoqëri të hapur, është tipikisht e mbyllur në eufemistikën e luftës për transparencë. Datuar që në fillimet e veta në vitin 2007-të Wikileaks pati kërkuar së pari ndihmë për bashkëpunim prej “Freedom House” një organizatë amerikanë në Washington e kryesuar prej këshilltarit të zëvendës Sekretarit të Mbrojtjes në kohën e administratës Bush, William H.Taft. Kërkesa e saj (Wikileaksi) për fonde qe shtrirë edhe më tej në shumë fondacione korporatash.[1]



    Burimet fianciare të WikiLeaks sipas Assange janë: “Ne kemi qenë të rregjistruar si bibliotekë në Australi, si fondacion në Francë, si gazetë në Suedi. Kemi dy organizata bamirësie më Sh.B.A” . Në Gjermani beniamini financiar i WikiLeaks është “Wau Holland Foundation”. Ndërsa kur Assange pyetet për emrat konkretë që qëndrojnë pas tyre ai shprehet:” WikiLeaks merr gjysmën e të hollave nga “kontakte personale” përfshirë “njerëz milionerë që na mbështesin” por nuk mund të përmend emra sepse mund të humb grantet financiare për arsye të ndjeshmërisë politike të problemit” (WikiLeaks Keeps Funding Secret, WSJ.com, August 23, 2010)[2]. Po i njëjti Assange na bën të ditur për fokusin e WikiLeaks: “Shënjestra jonë kryesore janë regjimet tepër shtypëse në Kinë, Rusi dhe Azinë Qëndrore, por do të jemi në ndihmë edhe të atyre palëve në Perëndim të cilët dëshirojnë të shpalosin sjelljet imorale të qeverive të tyre… Ekspozimi i këtyre sekreteve potencialisht mund të shkaktojë edhe rënien e shumë administrative përfshirë edhe administratën e SH.B.A-ve” (WikiLeaks and Julian Paul Assange : “The New Yorker June 7, 2010”)



    Ajo që e bën kureshtare situatën është pozologjia e servirjes se dokumentave. Kush përcakton çfarë ? Ku gatuhet supa informative dhe seleksionimi? “New York Times”, “The Econimist”, “The Guardian” kanë qene të përfshira në publikimin e lajmeve dhe njëkohësisht në redaktimin e informacionit të dhënë. Këtë na e thotë vetë Assange: “WIkiLeaks nuk është i vemti publikues i kabllogrameve të ambasadave të Sh.B.A-ve. Media të tjera përfshirë britaniken “The Guardian”, “New York Times”, ”El Pais” në Spanjë si dhe “Der Spiegel” në Gjermani kanë publikuar të njëjtat kabllograme të redaktuara ….”. (The Redacting and Selection of Wikileaks documents by the Corporate Media (Shih Intervistën me David E. Sanger, Fresh Air, PBS, December 8, 2010)[3]. Është një fakt i ditur që “New York Times” ka qenë një shërbëtore e mirë mediatike e familjes Rockfeler. Bosi i kësaj gazete Arthur Sulzberger Junior është nipi i Arthur Hays Sulzberger i cili ka qenë shefi i Fondacionit Rockfeler. Gjithashtu Ethan Bronner zv/editori për çështjet e jashtme të “New York Times”, dhe Thomas Friedman janë pjesë e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Rockfelerët kanë maxhorancën e aksioneve të disa korporatave mediatike në Sh.B.A.[4]



    Roli redaktues i “New York Times” në materialet e Wikileaks sipas një marrëveshjeje midis Assange dhe disa mediave kryesore, jepet në një intervistë që David E. Sanger shefi për Washingtonin i kësaj gazette, ku ai thotë: “Ne iu futëm kabllogrameve për t’i redaktuar materialet të cilat mund të dëmtonin individë ose edhe veprime të ndërmarra tashmë, kështu që ia parashtruam qeverisë së Sh.B.A-ve dhe i kërkuam nëse kishin redaktime të tjera për të sugjeruar” (Shih: PBS Intervistë “The Redacting and Selection of Wikileaks documents by the Corporate Media”, PBS interview on "Fresh Air" with Terry Gross: December 8, 2010). Po i njëjti David E. Sanger është anëtar i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë si dhe anëtar bordi të Institutit ASPEN pjesë e të cilit janë Madelein Albright, Condoleeza Rice, ish Sekretari i Mbrotjes William Perry, Ish shefi i CIA-s John Deutch, presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick etj. (Shih po ashtu: F. William Engdahl, Wikileaks: “A Big Dangerous US Government Con Job”, Global Research, December 10, 2010). Kjo ka bërë që ajo që thotë gazetari i “pavarur” Sanger në intervistën e tij “ ia parashtruam qeverisë së Sh.B.A-ve dhe i kërkuam nëse kishin redaktime të tjera për të sugjeruar” të vejë në dyshim qëllimin e mirë për një shoqëri të hapur dhe qeveri të hapura të cilat ndoshta duan të jenë të hapura vetëm për disa çështje të caktuara, fjala vjen për interesa gjeopolike të rajoneve që siç Assange përmend në fillim, rajone si Kina, Rusia, Lindja e Mesme, Azia Qëndrore ndoshta edhe Shqipëria. Pra, përdorim i informacionit të rezervuar, seleksionim dhe shpërndarje në media për qëllime gjeopolitike dhe propagandistike e gjitha në luftën fisnike për një shoqëri të hapur në rrugën drejt së vërtetës !



    Julian Assange në vitin 2008 merr çmimin “New Media Award” dhënë nga revista “The Economist”[5]. Sir Evelyn Robert Adrian de Rothschild ka qenë kreu i kësaj reviste nga 1972 deri 1989. E shoqja Lynn Forester de Rothchild është aktualisht pjestare e bordit të “The Economist” ku edhe familja Rothchild ka një masë të admirueshme aksionesh në këtë revistë. Po ashtu ish kreu i kësaj reviste për vitet 1974-86 Andrew Stephen Bower është aktualisht bosi i “J. Rothchild Capital Management Fund”. Por ajo që e bën më interesante shfaqjen është fakti se avokati personal i Julian Assange, Mark Stephens i studios më të famshme ligjore në Londër “Finers Stephens Innocent” është njëkohësisht edhe këshilltari ligjor i “Rotchild Waddwsdon Trust” (Trusti i Rothchlid-ëve). [6]



    Arma politiko-ekonomike WikiLeaks

    Pas kësaj mburojeje si dhe lidhjesh me fije të panumërta mes WikiLeaks, kreut të saj Assange dhe korporatave të mediave, korporatave financiare, lidershipeve të politikave ndërkombëtare, natyrshëm lind shqetësimi në lidhje më shoqëritë e hapura dhe idealin e transparencës dhe triumfit të së vërtetës. Informacione të “redaktuara” të “përpunuara” u serviren popujve që mbi bazën e tyre të ndërtohen opinione, lëvizje, protesta, luftra, të cilat në emer të shoqërive te hapura, të së vërtetës tashmë të manipuluar mediatikisht të mund të modelojnë rendin botëror politiko-ushtarako-financiar.



    WIkiLeaks përtej moralizimeve është arma e radhës e cila në formën e një banke të dhënash tashmë ka të depozituar qindra mijëra informacione të lidhura me fushat e politikës, ekonomisë, ushtrisë etj. Ato mbahen të kyçura dhe “trajtohen” nga një grup i fuqishëm i cili i përdor dhe i lëshon herë pas here këto informacione në varësi të rrethanave, konjukturave politike, apo edhe situatave ekonomike në mbarë botën. Një informacion i lëshuar për një vend të caktuar ndaj një tjetri, mund të shkaktojë luftë mes tyre. Një informacion financiar ndaj një vendi në krizë mund të shkaktojë falimentimin e tij. Po ashtu informacione mbi situatat e bankave mund të rëndojnë krizat ekonomike deri në kolaps. Një informacion ushtarak ndaj një vendi tjetër mund të sjellë një seri komplikacionesh e kështu me radhë. Të gjitha këto për t’i shërbyer një elite politiko-financiare e cila duke gjetur mjetin e radhës nën idealin e pastër të transparencës të mund të ruajë domeinin mbi rendin botëror. Kjo tregon se tashmë metodologjia për këto qëllime po bëhet gjithmonë edhe më e ndërlikuar.



    Dhe për ta mbyllur po citoj Theodore Dalrymple editorialistin e “City Journal” i cili për çështjen shprehet: “Shpërbërja e dallueshmërisë midis sferës publike dhe private ka qenë një ndër synimet më të mëdha të totalitarizmit. Hapja dhe leximi i e-mail-ave të të tjerëve nuk ka ndonjë dryshim me leximin e letrave të të tjerëve. Në fakt WikiLeaks ka marrë përsipër rolin e çensuruesit të botës. Edhe pse disa djallëzi apo të vërteta na janë shfaqur përmes saj, qëllimi nuk justifikon mjetin”.





    [1] http://wakeupcallfortruthseekers.wordpress.com



    [2] http://online.wsj.com/article/SB1000...926853198.html



    [3] http://www.globalresearch.ca/index.p...t=va&aid=22378)



    [4] http://www.cfr.org/about/membership/roster.html.



    [5] http://www.phumph.com/hiddenhands(b).html



    [6] http://www.phumph.com/hiddenhands(b).html

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mesazhi i Wikileaks: Berisha nuk është njeriu i Amerikanëve!

    05. 09. 2011 nga Kritika


    E gjithë ajo që po publikon Wikileaks këto ditë për Shqipërinë përcjell pikerisht këtë mesazh, që Berisha s'ka lidhje me Amerikën, dhe më e rëndësishmja, Berisha s'ka përkrahjen (suportin) e SHBA-s. E thënë ndryshe, Wikileaks "pastroi" emrin e SHBA në Shqipëri, dhe përgënjeshtroi manovrat djallëzore të Berishës(isteve) se gjoja ai është njeriu i Amerikanëve dhe ka mbështetjen e tyre.

    Pyetja që shtrohet tani, pas gjithë kësaj "parade" ekstravagante të Wikileaks, është: Njeriu i kujt është ai atëherë???

    Gjatë gjithë këtyre viteve Berisha është përpjekur fort të paraqitet politikisht i komplikuar, se gjoja kishte suportë të gjerë perëndimore, se gjoja lobohej hapur nga SHBA, dhe kishte mbështetje të fshehtë/hapur të Gjermanisë e Francës. Por ja që për 2 javë fushatë të Wikileaks, ra 20 vjet strategji e gënjeshtërt e tij, ose siç ne themi në zhargon "i doli boja katranit". Ai nuk është as njeriu i Amerikanëve (kjo tani është zyrtarisht e sigurtë e provuar nga shkresa të firmosura e vulosura direkt nga ambasada e këtij vendi), dhe as njeriu i Europianëve (Anglezëve, Gjermanëve, Francezëve - zemrës së Europës) të cilët s'duan t'ia shikojnë surratin e dëgjojnë zërin.

    Po atëherë, i kujt është ai?
    Përgjigja është e thjeshtë tashmë. Na ndihmon vetë historia jonë në këtë aspekt. Berisha nuk është gjë tjetër, por thjesht një Esat Toptan Jr. Është këlyshi i fqinjëve: grekëve e sllavëve. Kaq, jo shumë filozofi. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe. Prej 100 vjetesh ata kishin kompromentuar tërë klasën politike në Shqipëri, e jo s'do kompromentonin "burrin e shkinës".

    Por ndryshe nga Esati origjinal, ky tjetri, Esat Jr. ka opozitën e ashpër Amerikane dhe Europiano-Perëndimore. Fundi i filmit dihet tani... Arithmetika bëhet edhe me gishta...

    PS: Wikileaks i ktheu shpresën nacionalizmit shqiptarë. Diktatura e Berishës nuk është as e djathtë dhe as nuk suportohet nga Amerika, siç Berisha u përpoq fort të nenkuptohej. Diktatura e tij është thjesht pushtimi i fshehtë i fqinjëve në Shqipëri. Kaq.
    Albania Uber Alles

  5. #75
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Edi Rama do t’ua hedhë socialistëve dhe ndërkombëtarëve deri në kongres
    12-09-2011 / Gazeta 55

    Socialistëve po u ofrohet një wikileaks privat, i paverifikueshëm dhe sipas stomakut të kryetarit. Ai bën letra të hapura e shkrime, për t’u thënë vartësve se po bën opozitë e po ua mbron interesat. Por gënjeshtra është e përmasës ndërkombëtare, pasi njëkohësisht, po tentohet të paraqitet ndërprerja e bojkotit si reformë, edhe pse mbetet në fuqi urdhri për të mos votuar asnjë projektligj. Gjithçka është një taktikë mashtruese që kërkon të fitojë kohë deri me 5 nëntor, kur do privatizohet partia e do të përzihet disidentët

    Koha e cila, duket nuk është në favor të Edi Ramës, është gjëja më e rëndësishme për atë, të paktën deri në kongresin e 5 nëntorit të këtij viti. Pikërisht, në funksion të përfitimit të kësaj kohe, për të mos ju lënë shkas dhe arsye ët tjerëve, sigurisht brenda PS-së (ku edhe ai ka problemet më të mëdha, për shkak të “fatit’ të postit të kryetarit të diskutueshëm të partisë), që të merren me atë, ka zgjedhur të bëjë inekzistentin dhe shurdh-memecin… Ah po… Ai, i cili tashmë ka gjithë kohën e domosdoshme në dispozicion, i është rikthyer letrave të hapura e shkrimeve, për t’u thënë se po bën opozitë e po u mbron interesat. Këtë gjë ai e ka bërë edhe vite e vite më parë..., por sepse tashmë letrat e hapura dhe editorialet me bazë Wikileaksin, duhet të konsiderohet si “kryebërje opozite” dhe kur shkruante, bie fjala “Ina, Ina, hiqi brekët”, duhej konsideruar “publicistikë”, një dreq e kupton dhe e merr vesh... Nejse, Edi Rama ia ka dalë, që me kapërcimin nga “publicistika” e tipit “Ina, Ina, hiqi brekët”, te “të kryebërjes opozitë”, me kabllogramet e Ëikileaksit, të vërë në gjumë anëtarësinë dhe strukturat e PS-së, por, pse jo edhe të gënjejë ndërkombëtarët... Duke ju ofruar socialistëve një Wikileaks privat, të paverifikueshëm dhe sipas stomakut të tij…, ai po arrin që “me një gurë të vrasë dy zogj”... Nga njëra anë, të sulmojë zërat kundër, përfshi edhe Gramoz Ruçin, të cilëve ju ka dalë emri në kabllogramet e Wikileaksit... Dhe nga njëra anë, t’ju tregojë anëtarësisë dhe strukturave të PS-së, se ai edhe me letra të hapura dhe editoriale, është duke bërë opozitë, por se na radhë të parë, duhen sqaruar disa situata me disa drejtues të PS-së, që ju ka dalë emri në kabllogramet e Wikileaksit. Kjo sigurisht, është edhe një mesazh, për “kongresmenët” të cilët në 5 nëntor, “duhet të jenë në lartësinë e kërkuar të vigjilencës” dhe të linçojnë këdo që i ka dalë emri apo jo te Wikileaksi, por që do të guxojnë të thonë ndonjë fjalë “kundër’ Edi Ramës, apo, apo, të guxojnë e të akuzojnë atë për “humbje zgjedhjesh”. Por, me heshtjen e tij, me sjelljen prej shurdh-memeci, por me letrat hapura dhe editorialet, ai njëherazi po tenton të gënjejë edhe ndërkombëtarët. Ndërsa, lart e poshtë “shpërndan fjalë” se do të ndërpresë bojkotin, pa ju lënë kohë konfirmimit të këtyre thashethemeve, biles, biles, për të kundërtën, moskonfirmin e tyre, ai nxjerr Vasilika Hysin para mediave për të deklaruar se puna e bojkotit është një blof, dhe se opozita dhe deputetët e saj, nuk do të votojnë asnjë prej ligjeve që janë shtysë për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Për ta bërë sa më të besueshme para ndërkombëtarëve qëndrimin e tij të shtirur, ai bën sikur ju bën qejfin në emër të “solidaritetit për 11 shtatorin”, por nga ana tjetër, brenda të njëjtës letër të hapur, apo editoriali të radhës, ai edhe këtë ngjarje të rëndë tragjike, me bazë terrorizmin, e ngatërron dhe e përzien qëllimisht me kabllogramet e Ëikileaksit... Pikërisht, këtu ai më shumë se kurrë del zbuluar dhe i dekonspiruar në sjelljen e tij “me dy fytyra”. Duke ngatërruar me dashje, përmbajtjen subjektive të kabllogrameve të Wikileaksit me ngjarjen e rëndë terroriste të 11 shtatorit, Edi Rama, i ndërgjegjshëm se midis tyre nuk ekziston asnjë lidhje, nuk mundet gjithsesi të fshehë një lojë hipokrizie me politikën shqiptare dhe ndërkombëtarët, për të fituar kohë deri me 5 nëntor. Kjo kohë është e domosdoshme për atë, sepse ndërsa në 5 nëntor ëndërron të privatizojë krejtësisht partinë, ai do ti japë mundësi vetes pas kësaj, të përzërë kundërshtarët prej saj, si edhe të vazhdojë të zhgënjejë ndërkombëtarët (sikurse në dy vitet e kaluara), me sjelljet e tij bojkotuese dhe protestash të dhunshme, nën qëllimin e vetëm të të pasurit kohë për njëfarë parapërgatitjeje për betejën e vitit 2013...
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 12-09-2011 më 10:52
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #76
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Narofsh TOPAT
    Vendbanimi jote eshte aty ku te tjeret nxjerrin jashteqitjen. Nuk ma ha mendja se do te takohemi ndo nje here. Ne raste te tille do ta tregoja une shume mire ty si behet ajo qe kekruar me lare. Fatkeqesisht cdo shoqeri ka edhe fundrrinat e veta ashtu sic je ti dhe lloji jote. Nji Qenie Ordinere si ti nuk meriton as ajrin per frymemarrje more Qelbanik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 12-09-2011 më 13:07
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #77
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Korrieri Online

    Probleme personale… me Shtetet e Bashkuara

    Nga Prec Zogaj


    Kabllogramet e kapura nga Wikileaks janë njëlloj kurthi për politikanët që përmenden në to. Si do të reagojnë, kur të njihen me gjëra që nuk u janë thënë ndonjëherë në sy? Si do ta përjetojnë momentin e përballjes me psikoprofilin e tyre të skicuar nga dora e diplomatëve amerikanë? Nuk ka qenë parashikuar tani kjo përballje. Ndoshta as në të ardhmen. Kabllogramet kanë një afat dhjetëvjecar për t’u deklasifikuar si materiale të brendshme. Por edhe pas dhjetë vjetësh nuk do të nxirreshin në pazar. Buja dhe interesi i kabllogrameve lidhet me faktin se nga një anë ato janë produkt i një sulmi elektronik të pashembullt në kështjellën me të madhe të diplomacisë botërore aktive. Nga ana tjetër dhe kjo është më sharmante për publikun e gjerë këto kabllograme janë si një nxjerrje e parakohshme sekreti. Ndoshta edhe zyrtarët amerikanë po i shohim më me vemendje tani se në kohën kur janë shkruar. Është efekti i dekonspirimit. Këto raporte duken më konfidecialë kur dalin se sa kur hartohen. Rrjedhimisht, për politikanët që permenden në to flet me shumë mënyra se si reagojnë sot se sa ajo që është shkruar për ta dje. Ky është kurthi, ku bien ata që anatemojmë bashkë me piraterinë e themeluesit të Wikiliksit, Asange, edhe lëndën dhe nënshkruesit e kabllogrameve . Duke përzier një gjë të drejtë me një ngutje, një veprim të arsyeshëm me me një budallallëk. Lënda e kabllogrameve, edhe pse e publikuar në mënyrë pirate të dënueshme, është amerikane.

    Është diplomacia jopublike për Shqipërinë në ato kabllograme. Publikimi i saj na jep mundësinë ta njohim para kohe dhe të refektojmë në kohë për mënyrën si na shohin diplomatët amerikanë. Në parim, njohja dhe portretizimi i politikanëve shqiptarë nga diplomatët e vendeve mike ka gjasa të jetë më objektive, pavarësisht se subjektivizmi është i pranishëm në çdo lloj portretizimi njerëzor. Diplomatët e vendeve mike kanë disa avantazhe në krahasim me gazetarët, shkrimtarët apo studiuesit vendas të psikoprofileve politike. Së pari, janë të ftohtë dhe të distancuar nga jeta e politikanëve vendas. Së dyti, nuk kanë e nuk mund të kenë probleme personale me ta. Së treti, nuk kanë interesa vetjake për prona, poste, tendera, fonde publike, vende pune, e tjerë pasi janë të huaj. Prirja e natyrshme e diplomatëve për të shkuar mirë me Kryeministrin apo Presidentin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet interes vetjak. Së katërti, puna e tyre, përfshirë informacionet që dërgojnë në qendër, gjykohen nga një sistem që përfaqëson një shkollë të konsoliduar të profesionalizmit dhe mendësisë demokratike.

    Ambasadori amerikan në Tiranë, përshembull, nuk mund të bëj të zezën të bardhë apo të bardhën të zezë sepse ashtu e sheh, apo sepse ashtu i pëlqen. Ai mund të jetë subjektiv por jo deri në atë shkallë sa ta paraqesë realitetin tjetër për tjetër. Nuk e lë profesioni dhe formimi të jetë teprueshëm subjektiv. Por edhe po ta teprojë apo të lajthisë, është sistemi amerikan, është Ambasada, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Presidenti që nuk e lënë të vazhdojë, që e korigjojnë , madje edhe e rrëzojnë. Edhe pse manifeston individualitetin dhe temperamentin e tij në punë- dhe kjo është njerëzore- ambasadori i SHBA-së është pjesë e sistemit të vendit të tij, është Amerika në Shqipëri, është Presidenti amerikan në Shqipëri. Këtë e themi edhe kur qëllon që amabsadori , për një çast, nuk mban qëndrimin që na pëlqen. Vetëm të vdekurit nuk gabojnë. Gabojnë njerëzit. Gabojnë edhe shtetet. Por SHBA ka meritën se korigjohet shpejt falë principeve dhe vlerave mbi të cilat funksionon.

    Nga moria e politikanëve dhe deputetevë shqiptarë të përmendur në kabllogramet e ish ambasadorit Ëidhers, ai që ka reaguar në mënyrën më korrekte, sipas meje, është deputeti Paulin Sterkaj. Përtej shpjegimeve për çfarë është shkruar për të , zoti Sterkaj bëri dy pohime politike dhe intelektuale me vlerë. E para, tha se ndihej mirë që ambasada e një e vendi mik si SHBA e ndiqte aktivitetin e tij politik. E dyta, tha se ambasadori Ëidhers kishte bërë detyrën e tij pasi nuk mund të mbahen informacionet për deputetët, por ndërkaq besonte se është vetë sistemi amerikan i verifikimit dhe analizës së informacionit që ndan të vërtetën nga gënjeshtra. “Nuk të djeg kabllogrami, por verifikimi, analiza”, tha si me shaka Stërkaj. Ai ishte i bindur se në këtë sistem akzua e implikimit të tij në një vrasje gjatë fushatës elektorale të vitit 2009 kishte rënë tashmë. Ai parashikonte ta lexonte këtë gjë në një kabllogram tjetër që mund të publikohet pas disa vjetësh.

    Se kush mund të ketë një mendim të vetin në lidhje me çfarë shkruhet në kabllograme. Por ia vlen të përqafojmë të gjithë pikëpamjen për sistemin që vendos në vendin e duhur çdo lloj informacioni dhe ndan gjatë verifikimit të vërtetën nga gënjeshtra. Kjo mund të ishte pikpamja e kryeministrit Berisha gjithashtu. Madje për shkak të përvojës dhe staturës, ai mund të shkonte më tej. Këtu nuk është fjala për të glorifikuar symbyllur apo me servilizëm sistemin amerikan. Por realisht ky sistem është dëshmuar më i përparuari, më demokratiku. Vetë servilizmi është i huaj për këtë lloj sistemi. Berisha u shballancua si akush tjetër dhe dha përgjigje sa të pabesueshme aq edhe problamatike kur u pyet për kabllogramet në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

    E para, ai nënvlersoj në një mënyrë të palejueshme për një kryeministër rolin e Ambasadës amerikane në formulimin e politikës amerikane për Shqipërinë.Është e vërtetë se qëndrimet vinë nga Uashingtoni në Tiranë, por Uashigtoni nuk i merr nga qielli informacionet për Shqipërinë. Ambasada merr pjesë në formimin e politikës së Departmentit të Shtetit me informacionet që dërgon. Ambasada, ndërkaq e ekzekuton këtë politikë. Mendoj gjithashtu se Departamenti i Shtetit merr pjesë në “përzgjedhjen” e informacioneve nga Ambasada. Nëse SHBA ka problem Gërdecin, do të kenë përparësi informacionet për Gërdecin. Nëse ka tërhequr vëmendjen dukuria e hyrjes së një fluksi biznesmenësh të pashkolluar në politikë, informimi do të fokusohet te ky problem. Nga kjo pikëpamje Departmenti është edhe Ambasadë dhe Ambasada është edhe Department.

    E dyta dhe kjo është më e rënda, zoti Berisha i konsideroj “tërësisht personale” kabllogaramet e ambasadorit Ëidhers për të. Ai nuk u shpjegua dhe nuk mund të shpjegohej për ketë. Ç’probleme personale mund të ketë midis ambsadorit amerikan dhe kryeministrit të një vendi si Shqipëria? Ç’probleme personale mund të ketë pasur midis ambasadorit të Presidentëve Bush dhe Obama , siç ishte Ëidhers dhe kryeministrit Sali Berisha? Të gjithë e dimë se çfarë mund të jenë problemet personale midis dy njerëzve. Problemet personale lindin nga marrëdhëniet e punës, fqinjësia deri edhe nga rivalitetet e vjetra apo të reja për një femër.

    Është kaq e madhe distanca midis një afroamerikani me detyrën Amabsador dhe një shqiptari me detyrën Kryeminsitër sa është qesharake të mendosh se ambasadori ka arsye tërësisht personale kur shkuan ato që ka shkruar për kryeministrin. Është qesharake qoftë kur e mendon si shprehje deliri, qoftë kur e mendon si tentativë diversioni nga zoti Berisha. Natyrisht, vetë zoti Berisha ka aq përvoja dhe është aq inteligjenc sa ta dijë mirë këtë. Por ai kërkon tu flasë ndjekësve të tij, kërkon të luajë me mendësinë vendase, më saktë me kufizimet e mendësisë vendase. “E shikoni! Ambasadori ka pasur probleme personale me mua, prandaj ka shkruar ashtu”! Kush ta besojë, lë ta besojë.

    Nuk ka qenë asnjeherë herët, por tani është plotësisht vonë të ndiqet politika populiste e veçimit të ambasadorit të SHBA-së nga vendi i tij. Kjo është një mënyrë e vjetëruar dhe pa perpsektivë për të mos njohur gabimet. Çdo ambasador që vjen nga Uashingtoni në Tiranë vjen me dëshirën e mirë për të mbështetur me zemër të pastër Shqipërinë dhe drejtuesit e saj politikë.

    Disensi apo përplasja e tyre me Berishën vjen si një përplasje kulturash politike. Berisha nuk e ka kulturën e ndarjes së pushteteve, nuk e ka kulturën e sundimit të ligjit, nuk e ka kulturën e pavarësisë së gjyqësorit, nuk e ka kulturën e zgjedhjeve të lira. Për këtë shkak ai do të krijojë marredënie të ndara dhe do të konfrontohet në mënyrë të pashmangshme me përfaqësuesit e diplomacisë amerikane. Nga kjo pikpamje, të ashtuquajturat problemet personale me amabsadorin nuk mund të mos jenë probleme personale me SHBA-në.

  8. #78
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    preq zog ciftelia i paska ra teneqes! Wikilieksat e withersit shtypi majt i interpreton ne baze te shijeve plevnices edo-ruciste.

    http://www.zeri.info/fotot/37204/mai..._325910024.jpg


    Shqipëria kërkoi kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës
    17-09-2011 14:30 CET

    WikiLeaks ka publikuar një mori informacionesh nëpërmjet kabllogrameve për sjelljen apo veprimtarinë e përfaqësive diplomatike amerikane në vende të ndryshme dhe për fusha të ndryshme. Të përqendruar kryesisht te raportimet në kabllograme të diplomatëve amerikanë për politikën dhe zhvillimet në vendet e botës, përfshi Shqipërinë, për anëtaren e re të NATO-s, është theksuar interesi për të mbuluar hapësirën ajrore të Kosovës.

    WikiLeaks publikoi bisedimet e drejtorit të Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, me diplomatë amerikanë.

    Ish-ambasadori amerikan John Withers raportonte në Uashington, sipas WikiLeaks-it, se drejtori i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Ervin Mazniku, ishte përfshirë në bisedime me ambasadën amerikane në Kosovë dhe homologët e tij të Aviacionit Civil në Prishtinë, për të kërkuar mbështetjen mbi interesimin e mbulimit nga Shqipëria të hapësirës ajrore të Kosovës.

    Kabllogrami i ish-ambasadorit Withers nuk lë dyshime për përpjekje të tipit të pretendimeve për “Shqipërinë e Madhe”.

    Kabllogrami përqendrohet thjesht tek interesimi i Shqipërisë, përfshi Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar mes të dy palëve.

    “Më 19 janar 2009, drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku, u takua me ambasadorin amerikan për të diskutuar negociatat teknike në NATO në lidhje me transferimin e hapësirës ajrore të Kosovës, aktorëve rajonalë. Ai tha se qeveria e tij dhe qeveria e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja në lidhje me dhënien e përgjegjësisë së plotë Shqipërisë për hapësirën ajrore të Kosovës [Shënim: MoU (Memorandumi i Bashkëpunimit), shkruan se do të kryhet një studim fizibiliteti në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje të tillë]. Për këtë qëllim, ai kërkoi mbështetjen e qeverisë amerikane sa i përket lobimit me aleatët e tjerë të NATO-s, që të bien dakord, në mënyrë që t’i lejohet qeverisë së Shqipërisë kontrolli i plotë ndaj hapësirës ajrore të Kosovës. Ambasada kërkon udhëzime nga qeveria amerikane në lidhje me pozicionin e qeverisë amerikane për këto negociata”.

    Këtu është edhe fundi i përmbledhjes së kërkesës për veprim që është theksuar në WikiLeaks.

    Sipas kabllogramit të ish-ambasadorit Withers, në lidhje me negociatat në vazhdim, Mazniku shprehu qëndrimin e tij se Kosova e kundërshton pjesëmarrjen e Serbisë apo të Maqedonisë në një ndërmarrje të përbashkët (me gjithë se raportohet kundërshtim i pjesëmarrjes serbe).

    “Ai tha se qëllimi i MoU të nënshkruar së fundmi mes Kosovës dhe Shqipërisë është që të kërkohet një marrëdhënie e tillë që t’i lejojë Shqipërisë përgjegjësinë e plotë për të menaxhuar hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës. Ambasada ka marrë një kopje të kësaj MoU, në të cilin palët bien dakord vetëm që të kryejnë një studim fizibiliteti të një marrëdhënieje të tillë dhe që Shqipëria premton se do të përballojë mungesat e përcaktuara nga studimi.

    Një marrëdhënie e tillë mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Transporteve, Drejtorisë së Aviacionit Civil dhe Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, ka sjellë hartimin e një raporti të përbashkët në lidhje me hartimin e planit për të zhvilluar këto kapacitete.

    Sipas menaxheres së projektit të “Lockheed Martin” për Shqipërinë, Alberta Allan, (Lockheed Martin mund të jetë pala kontraktuese për të zhvilluar kapacitete të tilla) qeverisë së Shqipërisë një sistem i tillë mund t’i kushtonte rreth 20 milionë dollarë, në mënyrë që të zhvillonte një sistem radari primar dhe sekondar në veri të Shqipërisë, në rajonin e Kukësit, që të mund të mbulohej hapësira ajrore e Kosovës.

    Ndërkohë që një radar i thjeshtë sekondar mund të kushtonte 5 milionë dollarë. Një sistem i dyfishtë mund të mbulonte edhe hapësirën e gjysmës veriore të Shqipërisë, ndërkohë që Shqipëria pjesën e saj të jugut mund ta mbulonte nëpërmjet Greqisë. Mazniku nuk shprehu ndonjë shqetësim në lidhje financimin e një projekti të tillë, duke pretenduar se radarët mund të gjeneronin të ardhura të mjaftueshme për tre vite, për të përballuar koston e vetvetes nëpërmjet tarifave të kalimeve tranzitore nga Kosova.

    Qeveria e Shqipërisë po përdor të njëjtën skemë financiare kalimesh tranzitore për të përballuar operacionet e trafikut ajror. Ai vlerësonte se një kontroll 100 për qind do të mund të rriste të ardhurat e qeverisë së Shqipërisë sa i përket tarifave të mbikalimeve tranzitore me 75 për qind. Mazniku nuk cilësoi sesi do të ndahej kostoja e radarëve mes ministrive.

    Mazniku vuri në dukje se ai do të udhëtonte në Prishtinë më 26 janar për t’u takuar me ambasadën amerikane në Prishtinë së bashku me homologët e tij kosovarë, për t’u përpjekur për të bindur ambasadën amerikane që të ofronte mbështetjen në vazhdim". /ina/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #79

    Wikileaks - “Berisha ka frikë nga Gërdeci”

    “Berisha ka frikë nga Gërdeci”

    Vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Stuart Jones në Tiranë i ka paraprirë një informacion i detajuar se ku duhet ta përqëndronte bisedën me zyrtarët shqiptarë.

    Ky informacion mësohet nga një kabllogram dërguar nga ambasada amerikane më 24 tetor 2008, përmes të cilit zotit Jones ambasada amerikane i kërkon përcjelljen e mesazhit të Uashingtonit tek kryeministri Berisha, për të ndalur sulmet ndaj prokurores së përgjithëshme, e cila një prej hetimeve kryesore ka shpërthimin e Gërdecit.

    “Vizita juaj zhvillohet në një kohë kur sa vjen dhe po shtohen pasiguritë për publikun shqiptar, vecanërisht në klasën poltike. Vizita e presidenti Bush në Shqipëri dhe ftesa për ta pranuar këtë vend në NATO janë lajme te së djeshmes”, thuhet në fillim të kabllogramit.

    Gjithnjë e më shumë, shqiptarët janë përqëndruar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe duke u përpjekur për të vlerësuar pasojat nga hetimet rreth shpërthimit në Gërdec, dhe në korrupsionin që ka të bëjnë me projektin e rrugës Durrës-Kukës.

    Hetimi i Gërdecit, vijon kabllogrami, është një presion në rritje për kryeministrin Sali Berisha, i cili intensivisht në mënyrë të crregullt muajt e fundit ka sulmuar prokuroren e përgjithëshme dhe sistemin e drejtësisë, duke tentuar limitimin e dëmit politik dhe potencialisht kriminal për veten, familjen dhe aleatët.

    Se cfarë qëndrimi duhet t’i shprehë Jones kryeministrit Berisha, kjo sygjerohet si më poshtë:

    “Gjatë takimeve dypalëshe keni mundësinë të dërgoni mesazhin e Uashingtonit se sulmet e vazhdueshme për të intimiduar prokuroren e përgjithëshme, kontrolli i sistemit të drejtësisë, përfshirë tentativën për një kontroll total të shërbimit sekret, gjithashtu dhe të medias së lirë, janë të papranueshme. Të tilla veprime jo vetëm kërcënojnë të ardhmen e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu mund t’i shkaktojnë për një kohë të gjatë dëme marrëdhënieve bilaterale”.

    Ambasada amerikane e paralajmëron Stuart Jones se kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha nuk do të kursehen ta shesin vizitën tek shqiptarët, se gjithcka në marrëdhëniet tona bilaterale shkon si mos më mirë.

    Prandaj komentet tuaja private apo publike, sugjeron ambasada amerikane, duhet të jenë ndërtuar me një kalibër të kujdesshëm për të treguar se ne jemi një mik dhe aleat i vendosur i Shqipërisë, por që nuk do të heshtim apo të mbyllim sytë përballë qeverisë shqiptare, e cila po tenton t’i rrokullisë prapa reformat demokratike.

    Në pjesën e dytë të kabllogramit informues drejtuar Stuart Jones analizohet figura e politikanit Sali Berisha ku thuhet:

    “Takimi kryesor i juaji do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi cdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konsenguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”.

    “Frika nga të tilla zhvillime është e mundur ta udhëheqë Berishën drejt një sjelljeje anti-demokratike në rritje, e cila do të intensifikohet ndërsa hetimi vazhdon. Berishës duhet t’i thuhet nga ana juaj në mënyrë direkte, se të tilla sulme të vazhdueshme po shkaktojnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, gjë e cila është e papranueshme dhe se ne nuk do të jemi në krahun e tij duke e lejuar të dëmtojë demokracinë e gjallë shqiptare, por ende të brishtë”, vijon kabllogrami.

    “Gjithashtu, Berisha duhet të dëgjojë nga ana juaj se zgjedhjet e përgjithëshme do të jenë një indikator se sa serioze është demokracia shqiptare dhe nuk do të shikohen si një cështje teknikalitetesh, por seriozitet i normave demokratike”, thuhet më tej në të.

    Ambasada amerikane në kabllogramin informues ka përfshirë edhe Edi Ramën, ku nëntitulli tij është: Edi Rama, kryeministri ardhshëm?

    “Takimi me Ramën është një mundësi për të takuar burrin i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Në dy vitet e fundit Rama ka punuar shumë në rritjen e imazhit të partisë në të gjithë vendin me shpresën e fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Por shumë personave në PS po i soset durimi me mënyrën hezituese të Ramës për tu përballur në mënyrë agresive me Berishën në cështjen e Gërdecit”.

    Kabllogrami origjinal në anglisht ( http://wikileaks.org/cable/2008/10/08TIRANA770.html )

    Viewing cable 08TIRANA770, SCENESETTER FOR EUR DAS STUART JONES' VISIT TO

    C O N F I D E N T I A L SECTION 01 OF 03 TIRANA 000770

    SIPDIS

    E.O. 12958: DECL: 10/22/2018
    TAGS: PGOV PREL PHUM KJUS ECON MARR AL
    SUBJECT: SCENESETTER FOR EUR DAS STUART JONES' VISIT TO
    TIRANA

    Classified By: Ambassador John L. Withers, reasons 1.4 (b) and (d)

    ¶1. (U) Embassy Tirana warmly welcomes your visit to
    Tirana, a city you will find unrecognizable since your last
    visit to Albania 14 years ago.

    ¶2. (C) Your visit comes at a time of growing uncertainty
    for the Albanian public and especially for Albania's
    political class. Although the past year and a half - a
    period bookended by President Bush's visit to Albania and
    U.S. ratification of Albania's NATO invitation - has been
    repeatedly hailed by the GOA as confirmation of Albania's
    emergence into the Euroatlantic community, the visit and
    invitation are now yesterday's news.
    Increasingly, Albanians are focusing on next year's
    parliamentary elections as well as trying to gauge (and
    manage to their own advantage) the fallout from the
    nearly-completed investigations into the Gerdec explosion and
    into alleged corruption involving the Durres-Kukes road
    project.
    Although still firmly in charge
    of both his Democratic Party (DP) and government, Prime
    Minister Sali Berisha faces growing discontent within the
    DP as potential successors maneuver for position. Under
    growing pressure from the investigations, Berisha has
    become increasingly erratic in recent months, lashing out
    at the Prosecutor General's Office and judiciary in an
    attempt to limit political and potentially criminal
    damage to himself, his family and his allies.
    Although still largely untouched by the world financial
    crisis, many feel it is only a matter of time before
    Albania too feels the pinch.

    ¶3. (C) During your bilateral meetings you will have the
    opportunity to deliver the message straight from Washington
    that ongoing government attempts to intimidate prosecutors,
    control the judiciary, and take greater control over the
    country's intelligence services as well as the free
    media, are unacceptable. Such actions not only threaten
    Albania's NATO
    aspirations, but also risk doing long-term damage to the
    bilateral relationship. You should also urge the PM,
    President, FM and Defense Minister to accelerate efforts to
    clean up Albania's massive, aging and
    extremely dangerous stocks of communist-era munitions.
    Berisha and FM Basha will spare no effort in using your
    visit to prove to Albanians that all is well with the
    bilateral relationship. Your public and private comments
    will need to be carefully calibrated to show
    in no uncertain terms that although we remain Albania's
    committed friend and ally, we will not stand by silently as
    the GOA tries to roll back hard-won democratic
    reforms.

    BERISHA: STILL ALBANIA'S "INDISPENSIBLE POLITICIAN"
    --------------------------------------------- ------

    ¶4. (C) The key meeting during your visit will be your
    bilat with Prime Minister Berisha. Although many in
    Berisha's own party increasingly see him as a political
    liability, he remains firmly in control of both the party
    and the Albanian government. A hard worker and
    micromanager, no important decision within the government
    is made without his approval. We have every reason to
    believe that recent attempts to seize files from the
    Prosecutor General's Office and threaten prosecutors with
    arrest were approved by Berisha himself. As the Gerdec
    investigation nears completion, it appears increasingly
    likely that Berisha's son could be implicated - an outcome
    that would be politically devastating to Berisha and have
    potential criminal consequences for his son Shkelzen. Fear
    of this outcome is what is likely driving Berisha's
    increasingly anti-democratic behavior - behavior that will
    likely only intensify as the investigation
    continues. Berisha will need to hear from you in the most
    direct terms that his ongoing attempts to undermine
    independent institutions are unacceptable, and that we will
    not stand aside and allow him to damage Albania's vibrant,
    yet still fragile democracy. Berisha must also hear the
    message that next year's elections will be a key indicator
    of how serious Albania is about democracy, and that even a
    technically botched election will be seen not as a simple
    technical problem but as a lack of political will and
    seriousness about democratic norms.

    EDI RAMA: ALBANIA'S NEXT PM?
    ----------------------------

    ¶5. (C) Your meeting with Tirana Mayor Edi Rama will give

    TIRANA 00000770 002 OF 003


    you an opportunity to meet the man who could be Albania's
    next Prime Minister. Over the past two years Rama has
    worked hard to boost his and his party's image across the
    country, in hopes of winning next year's parliamentary
    elections. Rama and his Socialist Party have been
    enthusiastic supporters of Albania's NATO aspirations and
    of a strong relationship with the U.S. However, many
    within Rama's own party are growing impatient with Rama's
    seeming reluctance to aggressively confront Berisha over
    Gerdec.
    Instead, Rama has stressed repeatedly that the SP must work
    to defeat Berisha and the DP through elections, and Rama has
    opposed using street demonstrations or a no-confidence motion
    in Parliament to pressure Berisha. You should stress with
    Rama the absolute importance of rapid passage of an
    electoral code so that Albania can avoid the last minute
    scramble that has plagued previous elections, as well as
    his party's role in ensuring good elections next year.


    PRESIDENT TOPI: WAITING IN THE WINGS?
    --------------------------------------

    ¶6. (C) Although a member of Berisha's Democratic Party and
    nominated by Berisha for the post of President (the
    Albanian President is selected by the Parliament, requiring
    a 2/3 majority vote), Topi's dislike for Berisha is
    palpable. The two remain fierce political rivals, and have
    butted heads repeatedly in recent months. Topi is the
    Prosecutor General's main political patron and he has
    worked to defend the PG's independence against Berisha's
    attacks. Although many within the DP and opposition see
    Topi as the only person within the DP with the gravitas and
    unifying presence to replace Berisha at the head of the
    party, Topi's supporters within the DP are relatively weak
    and disorganized.

    DEFMIN OKETA: THANKS FOR YOUR SUPPORT, GET MOVING ON DEMIL
    --------------------------------------------- -------------

    ¶7. (C) Our military-to-military relationship remains
    outstanding. Albania contributes 215 troops in Iraq, plus
    140 to ISAF in Afghanistan. As coalition partners prepare to
    leave Iraq at the end of this year, we are working to
    possibly re-hat Albanian forces to provide security for
    UNAMI, contingent upon ongoing negotiations with the UN and
    the Government of Iraq. Domestically,
    the Ministry of Defense has undertaken commendable efforts to
    modernize and reform its military. However, the armed forces
    are still suffering from the aftermath of the March 15 Gerdec
    explosion. The fallout from the tragedy included the sacking
    of the
    Defense Minister as well as most of the top flag officers of
    the military,
    resulting in a risk-averse general staff. Consequently,
    although our Office of Defense Cooperation has close ties and
    unprecedented access, reform has dragged. This is especially
    true of efforts to eliminate 100,000 tons of excess,
    corroding munitions inherited from its communist past which
    pose a potentially deadly threat to the civilian population.
    Although ODC helped the Minister develop a national
    demilitarization plan early this year, to date no significant
    demilitarization has taken place. DefMin Oketa is
    soft-spoken and
    well-respected. While you can commend him on the vast
    reforms the Ministry has already undertaken, you should urge
    him to continue and increase these efforts. He should hear
    from you the critical need
    for Albania to accelerate demilitarization efforts.
    We are ready to help in any way we can and are currently
    exploring additional assistance through EUCOM, but
    Albania needs to show its commitment to tackling this problem
    by moving forward with its demilitarization plan.

    THE ECONOMY: FIRING ON ALL CYLINDERS, BUT FOR HOW LONG?
    --------------------------------------------- ----------

    ¶8. (C) The Albanian economy continues to hum along at a
    strong clip, with GDP growth of over 5 percent for the past
    five years. Although still listed as the second poorest
    country in Europe, Albania's days as an economic basket
    case are long past. Nevertheless, Albania remains
    dangerously dependent upon remittances from abroad to offset
    its huge trade deficit, and
    many fear that the construction sector - the largest single
    sector of the economy in terms of GDP - is a bubble waiting
    to burst. Foreign investment is very weak, primarily due to
    concerns over corruption, property titling, bureaucratic
    incompetence, and lack of commercial/administrative courts.
    The country remains highly dependent on Italy

    TIRANA 00000770 003 OF 003


    and Greece for both exports and imports, and Greek and
    Italian banks dominate the banking sector. Although
    Albania has been largely untouched so far by the global
    financial crisis, recent weeks have seen increased
    withdrawals from banks by cautious depositors. You should
    stress to your interlocutors the need for contingency
    planning on the part of the GOA - something the Central
    Bank has begun but the Finance and Economy Ministries have
    not.


    WITHERS

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte e qarte se vithe vidhersi i ardhur nga moska.. ne tirane.. ka dashur ta beje kryeminister edvin ruc mime ramiz ali nexhmijen..
    jo me kot ai erdhi vete e i inspektoj barrikadat qe seli rozja kish ngritur posht penxhereve te kryeministrise.. dhe u dha zemer khmer rruzhve te ps-se..

    fraza e fundit.. e tregon qarte se vithja ka dashur te beje ate qe beri linoja.. pra te ri-sjelle ne shqiperi regjimin polpotist..

    dhe 21 janari eshte frymezim vithe -- lino-ist..

    vithe.. i them vithegjërit widhers..

    jo me kot ne 21 janar erion veliasit ishin nga me aktivet e me barbaret..

    e dihet se erioni i ben nga njiher ca takime bith me bithe me mariz linone diku jashte..

    duket se me kte ka lidhje dhe zelli i madh i erion veliut per te shkuar ne gerdec e per ti nxitur katundaret atje te jene njesit gueril i ed rucit..

    pra gerdeci.. eshte aksion i perbashket i shum aktorve..

    me qellimin per te rrezuar sali berish matufin..

    pra gerdeci nuku plasi vete..

    e plasen me telekomando celular..sikurse ja plasen ketij konomit..

    ..

    desht zoti.. qe vithja iku e i mbeten pergjisem revolucionet qe desh te beje.. dhe erdhi ZOTI VETE:: ARVIZUUUUU..

    rrofsh o arviz se pa prezencen tende sot do ishte shqiperia.. Republika socialiste e shqiperise 1970-te..

    me sekretar te pare edvin mavrinë..

    me hasnedare ina ramen..

    me hysni kap.. gramoz rucnë..
    me ramiz ali mime kordhelen..
    me rita mark blendo klosin ..
    me spidho kolek.. paskal milon..
    me manush..shpetim gjiken ose fatmir tocken..
    me haxhi llesh.. ku ta gjesh haxhi lleshin.. se do keshem gjinush tako ngjelin..

    etjetj..

    ..

    delijorgjua.. vakancat me edvinin i bente para plasjes..

    hmm..

    ..

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •