Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    REAGIME:

    Berisha: WikiLeaks, Arsen Lupen i kohërave moderne

    Kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e kabllogrameve që implikojnë atë, familjen e tij dhe disa funksionarë të tjerë të lartë në afera të mëdha korruptive.

    Në deklaratën e tij Berisha pranoi se ato që janë publikuar në kabllogramet e WikiLeaks janë shkruar edhe në mediat shqiptare duke pretenduar se ka pasur manipulim të informacionit nga ana e Wikileaksit ndërsa tjetër ai tha se e dënonte veprimin e vjedhjes së informacionit të bërë nga ajo. Dy gjëra këto të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

    “Së pari, ajo që ju këshilloj është t’i lexoni sa më shumë. Së dyti, meqenëse më pyetët, kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar të akuzave dhe ndërakuzave të ndërsjella që forcat politike adresojnë ndaj njëra-tjetrës. Unë qëndrimet e mia ndaj Wikileaks i kam shprehur. Ai është një Arsen Lupen i kohërave moderne, ka bërë një vjedhje dhe këtu nuk ndryshon qëndrimi im ndaj zotërisë, i cili nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të vendit më të madh e të fuqishëm të botës. Kjo përsa i përket atij, përsa i përket pjesës tjetër, ju them lexoni sa më shumë. Ato, siç e keni parë, janë të gjitha një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, madje jo tërësisht e plotë njëqind përqind, por aty afër”, tha Berisha.

    Nga ana tjetër kreu i maxhorancës tha se SHBA-ja mbetet mike e shqiptareve dhe jo partive. “Ju garantoj se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, vlerësimi për ambasadorin Arvizu është i palëkundur. Ky vend mik e ka shumë të qartë qëndrimin e tij, mbështet shqiptarët e Shqipërinë dhe jo forca të caktuara politike. Tani, të komentoj për akuzat e mediave, ato janë komentuar shumë herë”, nënvizoi kreu i qeverisë” tha Berisha.

    /Shekulli/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shqipëtarët kanë shansë historike të mësohen se si duhet dhe si nuk duhet punuar për shtet !

    Falemnderit Amerikë për kët zbulim epokal....,të tregohet historia që po ndodhë aktualisht...!

    Ku janë prokurorët,gjykatësit,avokatët,gazetarët,shoqëria civile e etjera e tjera....,që nuk ngrisin zërin për spastrimin e kësaj shoqërie nga e liga,hajnat,të korruptuarit,spiujt.....
    Deri ku arrinë poshtërsia jonë...!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Po me vika keq per Z.President te vetmuar ne krye hhaha


    Kerkoj falje per daljen nga tema, por nuk shoh se cfare te reje po na thokan keto rrjedhjet ...?

  4. #54
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    WikiLeaks: Thaçi i ‘frikohej’ Limajt, opozita e dështuar

    http://www.zeri.info/fotot/36204/has...tmir_limaj.jpg


    Ish-ambasadorja Kaidanow i bën “horë” partitë politike
    Në dokumentet e fundit sekrete të Departamentit të Shtetit të botuara nga WikiLeaks, ku është përfshirë edhe Kosova, tregohet për një politikë më ndryshe, nga ajo që jemi mësuar ta shohim. Aty thuhet se Hashim Thaçi nuk i donte listat e hapura në zgjedhje, pasi që “frikësohej” se nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, do të dilte më i votuar se ai. Kurse Hajredin Kuçi kërkonte zëvendësimin e disa deputetëve të PDK-së që kishin merita të luftës. Opozita e Kosovës përshkruhet e dobët, e pafuqishme përball Qeverisë së Thaçit dhe reflektojnë karakterin e liderëve të tyre, shkruajnë mediat në Kosovë duke ju referuar portalit WikiLeaks.
    Në një raport diplomatik të Ambasadës amerikane në Prishtinë, dërguar Departamentit të Shtetit, në gusht të vitit 2007, shkruhet në detaje për përçarjet brenda partisë së Hashim Thaçit dhe rivalitetin brenda partisë.
    Sipas këtij dokumenti, Hashim Thaçi nuk i donte listat e hapura në zgjedhjet që do të mbaheshin në nëntor të atij viti, pasi që “frikësohej” se nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, do të dilte më i votuar se ai.
    Po ashtu Wikileaks, jep detaje tjera për përçarjet në PDK dhe rivalitetin brenda saj. Në këtë dokument paraqiten bisedat e zyrtarëve të PDK-së me ata të Ambasadës amerikane, përfshirë atë të nënkryetarit të PDK-së, tani zëvendëskryeministrin aktual Hajredin Kuçi.
    Ai përshkruhet t’i ketë thënë në atë kohë zyrtarëve të Ambasadës amerikane se PDK-ja do të duhej t’i zëvendësonte disa deputetë, siç ka thënë Kuçi, ata kanë zënë karriget vetëm për shkak të meritave në luftë, siç janë Nait Hasani, Hydajet Hyseni, Xhevat Bislimi.
    WikiLeaks ka botuar dokumente sekrete, që flasin edhe për opozitën. Ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow në korrik të vitit 2009 i kishte shkruar se partitë opozitare: AAK, LDD e AKR, nuk po i bënin dot ballë Qeverisë së Hashim Thaçit, ku më shumë të angazhuar, e të organizuar e she vetëm AAK-në, që jeton me shpresën për t’u kthyer në pushtet.
    “Përkundër shkathtësisë taktike, AAK-së dhe pjesës tjetër të opozitës i mungojnë votat në Kuvend për ta sfiduar koalicionin qeveritar. Prandaj, e frustruar me ambiciet politike në Kuvend, AAK sulmon koalicionin e PDK-së nëpërmjet komunikatave duke e akuzuar për korrupsion, pastaj nëpërmjet mbulimit të orkestruar medial nga gazeta e saj përkrahëse Zëri, dhe nga sfidimi ligjor i vendimeve qeveritare.
    AAK po provon që të forcohet nëpërmjet apeleve të maskuara për nacionalizmin shqiptar. Gjithashtu po mban qëndrim provokativ, të pa kompromis ndaj çështjeve të sigurisë dhe sovranitetit, sidomos kur bëhet fjalë për veriun, dhe kjo jep një ton shqetësues shovinist në diskutimin politik në mesin e përpjekjeve për ndërtimin e institucioneve multi-etnike të Kosovës. Përkundër aftësive organizative, AAK pengohet nga e kaluara e saj korruptive dhe rekordi i mjerueshëm i arritjeve në qeverisjen e saj prej vitit 2004 deri më 2007. AAK mbetet alternativa kryesore për shumë kosovarë të shtresës së ultë, por i duhet të punojë shumë për ta përmirësuar vendin e 5 dhe 9%, me të cilin përfundoi në zgjedhjet e 2007”, shkruhet në dokument.
    Ndërsa për AKR-në thuhet se është më shumë një hobi maskaradë e një të pasuri sesa një parti politike.
    “AKR u krijua në vitin 2006 nga një prej biznesmenëve më të pasur të Kosovës, Behxhet Pacolli, një tajkun dinak që ka një konzorcium ndërtimi me bazë në Zvicër. Ai u pa fillimisht si diletant dhe AKR-së iu dhanë pak shanca për të kaluar pragun zgjedhor për të marrë ulëse në zgjedhjet e 2007-s. Por, AKR u paraqit para votuesve me një mesazh miqësor për biznesin që zgjoi interesimin e bizneseve të vogla. Në javët e fundit të fushatës raportohet se Pacolli investoi në reklama më shumë para sesa të gjitha partitë e tjera bashkë. Partia përfundoi e treta me 13 % dhe me 13 ulëse në Kuvend (tani vetëm me 10).
    Pacolli është lider që mungon, që kalon më shumë kohë jashtë Kosovës sesa brenda saj. Në mungesë të tij, AKR udhëhiqet nga dy liderët parlamentarë të saj, Ibrahim Makolli, ish-aktivist për të drejtat e njeriut dhe Ibrahim Gashi, profesor i së drejtës, pa përvojë politike derisa nuk u bë pjesë e AKR-së.
    Të dy kanë shumë pak gjëra të përbashkëta me Pacollin, dhe ndërmjet vete. Pacolli, që e udhëton globin në lobim për njohjet e Kosovës, e paraqet veten si burrështetas, dhe jo një politikan i ricikluar. Një refren i zakonshëm në Prishtinë është se kritikat e AKR-së drejt qeverisë rriten në proporcion direkt me atë se sa larg është Pacolli prej Kosovës. Partitë e tjera opozitare e shohin AKR-në si partnerin e heshtur të PDK-së”, thuhet në dokument.
    LDD, shkruan se u krijua pas Kuvendit katastrofal zgjedhor të LDK-së në vitin 2006 kur ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga zyrtarët në të lartë të LDK-së, Nexhat Daci e humbi garën zgjedhore për partinë me Fatmir Sejdiun.
    “Daci, që fitoi reputacion si kryekuvendar i vështirë dhe autoritar, e formoi më 2007 LDD-në me disa mbështetës besnik.
    Duke kërkuar vota nga votuesit tradicional të LDK-së që ishin të pakënaqur për koalicionin me AAK-në, ai e dërgoi LDD-në drejt vendit të katërt në zgjedhjet e 2007. Partia, e formuar më shumë nga inati sesa parime të dukshme politike, duket se ekziston vetëm për të penguar estabilishmentin politik në Prishtinë. 10 deputetët e saj, një rreshtim i mbetjeve të patalentuara të LDK-së, janë zakonisht përkrahës të besueshëm, nëse jo të zjarrtë të makinacioneve ditore parlamentare të AAK-së.
    Një shembull aktual i cektësisë së kësaj partie mund të shihet edhe në shamatën që po zhvillohet se cila parti do të udhëheqë me Komisionin e ri Parlamentar të Inteligjencës. Komiteti duhet të udhëhiqet nga opozita dhe LDD është e para që mund ta ketë. Por, kandidati ‘më i mirë’, që LDD mundi ta propozojë ishte një deputet bandit, Gani Geci, i njohur për të keq, kur gjuajti karrige në Kuvendin e LDK-së dhe që rrahu me grushta kryetarin e Komisionit për buxhetin në ndërtesën e Kuvendit.
    Anëtarët e mundshëm të këtij komisioni nga partitë e tjera refuzojnë ta pranojnë këtë njeri si kryetar dhe e kanë lënë pezull krijimin e komisionit. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDD-së, javën e kaluar bëri thirrje për tejkalimin e krizës, dhe ishte e qartë se kishte frikë nga konfrontimi me deputetin e partisë së tij”, shkruan ambasadorja.
    Ndërsa komenti i fundit është se tri partitë opozitare reflektojnë karakterin e liderëve të tyre.
    “AAK është e organizuar, kalkulative dhe e dalldisur në ambiciet për t’u kthyer në pushtet. AKR, hobi part-time i një biznesmeni të pasur dhe të hutuar, duket më shumë si një OJQ apo grup konsultues sesa parti politike. LDD është një ish-bashkëshort(e) e inatosur dhe e hidhëruar nga prishja e martesës me LDK-në dhe nuk ka vizion apo maturi politike për ta bërë askënd me vete. Të pangjashëm në qëllimet e tyre dhe kolektivisht shumë pak në numër për të sfiduar koalicionin, opozita është e paaftë të ofrojë kontroll efektiv ndaj qeverisjes së PDK-së”, thuhet në dokument.
    Bota sot

    Sa ju besoni wikileak-save sidomos atyne qe pregaditen dhe perpunohen nga shekulli e tema ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 05-09-2011 më 13:21
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #55
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/77arvizu-parlament.jpg



    Arvizu: S'kam koment për Wikileaks, njerëzit të formojnë mendimin e tyre
    Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, ripërsëriti qënrimin zyrtar të SHBA për mos prononcimin mbi publikimet më të fundit të Ëikileaks, pasi gjërat që kanë dalë prej kabblogrameve janë të dënueshme për vendin e tij.
    Këto deklarata ambasadori amerikan i bëri mjenjëherë pasi mori pjesë në seancës e parë të sezonit të Kuvendit të Shqipërisë.
    “Ju e dini qëndrimin tonë zyrtar që të mos komentojmë gjëra që kanë lidhje me Ëikileaks. Të gjitha cështjet që kanë dalë janë të dënueshme. Por, ato janë botuar në shumë mënyra dhe njerëzit do të nxjerrin opinionin e tyre. Nga pikëpamja ime njerëzit duhet të formojnë mendimni e tyre dhe nuk ka problem për këtë. Por, ka dicka që kam parë që është raportuar se nuk më ka bërë të ndihem mirë. Kjo ka lidhje me disa përshkrime që i kanë cilësuar njerëzit si spiunë, pra ka njerëz që veprojne dhe mendojmë në këtë mënyrë. Jam shumë i zhgynëjyer se e dija që ditët e sigurimit i kishin lënë pas. Ka njerëz që e kanë khyer kokën pas. Këta nuk do jenë personat që do e shtyjnë para këtë vend. Të gjtihë njerëzit duan që vendi të eci përpara dhe SHBA do jetë për ta mbështetur”,- theksoi ambasadori i SHBA.
    Sa i përket situatës në vend Arvizu, ripërsëriti apelin për rritjen e bashkëpunimit midis palëve duke nënvizuar se për këtë si mazhoranca ashtu edhe duhet të përmbushin detyrimet që ju takojnë.
    “Është e rëndësishme që palët të shprehin pikëpamjet e tyre. Megjithatë nuk duhet të pretendojmë se nuk ka pasur probleme nga raporti i OSBE ODHIR, por e rëndësishme është se të dy palët kanë kuptuar që të punojnë sëbashku për cështje të rendësishme. Ajo që dua të përmend është ajo që i kam thënë edhe kryeministrit, ndonëse mazhoranca ka më shumë karrige në palament, është e rëndësishme që ato që janë në pushtet të bëjnë kompormise por dhe opozita të bëje punën e saj. Por, duke parë situatën aktuale është e rëndësishme që mazhoranca të japë sa më shumë kompromis”,- theksoi Arvizu.
    Duke u ndalur tek rekomandimet OSBE/ODIHR ambasadori amerikan deklaroi se Shqipëria është vend sovran, por nëse ka organizata që mund të ofrojnë ekperizën e tyre kjo është e rëndësishme.
    “Le të flasin për rekomandimet e OSBE ODIHR, besoj se duhet të jemi realist se ka ndasi. Sic tha edhe kryeministri ato duhet të përfshijnë edhe ndërhyrjen e të tjerëve. Ky është vend sovran. Por nëse ka oganizata që ofojnë ekpertizë është e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme që reformat të nisin dhe të përmbushen, besoj se të gjithë ne e dimë qëbëhet fjalë për cështje besimi.
    Bota Sot


    rrofesh o Arveiz se na meson mire!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #56
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Wikileaks: Topi, Presidenti është i vetmuar në krye

    Nga: ELIRA ÇANGA


    /Shekulli/
    Na lodhe me keto PRALLA Amerikane
    Lavdi XHAXHIT

  7. #57
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Na lodhe me keto PRALLA Amerikane
    hahahahahahah!

    Ne fakt "ju" keni nevoj per PERRALLA!

    Na trego nji here ti se ku qendron e Verteta! z.Soldier!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 06-09-2011 më 12:56
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #58
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Tani e mora vesh se "kush" je! LAVDI XHASHIT?????

    TA KISHA PAR ME PARE AS QE DO TE ISHA DREJTUAR!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #59
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Tani e mora vesh se "kush" je! LAVDI XHASHIT?????

    TA KISHA PAR ME PARE AS QE DO TE ISHA DREJTUAR!
    Narofsh TOPAT
    Lavdi XHAXHIT

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mbi WikiLeaks dhe Temën

    Opinion e Shtunë, Shtator 10th, 2011

    FATOS LUBONJA

    Në një prononcim për shtyp mbi dokumentet e WikiLeaks-it, Berisha tha se nuk ka asgjë të re, janë gjëra që i ka parë në shtypin e përditshëm shqiptar. Ky është një pohim që duket i pakundërshtueshëm, por që paradoksalisht askush s’e beson. Vërtet shumicën e atyre gjërave që thuhen në kabllot i kemi lexuar apo dëgjuar , por ato, megjithatë kanë një rëndësi të veçantë – me gjithë përpjekjen e Berishës për të na thënë se asgjë e re s’ka ndodhur. Po pse kështu? Së pari, sepse ato, ndryshe nga ç’thotë Berisha, nuk janë thjesht grumbullim faktesh. Nga dokumentet del qartë se Ambasada e SHBA, për t’u informuar mbi çfarë ndodh në emër të interesave të veta më së pari, por edhe të vendit që konsiderohet aleat në NATO, mban kontakte me politikanë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, ndjek shtypin. Kuptohet se s’ka se si të mos ndodhë që shumëçka nga ato që këta thonë në publik, ta thonë edhe në Ambasadë. Por kabllot, megjithatë, nuk janë thjesht një renditje e informacioneve që ata vjelin. As një bashkim mekanik i atyre që thonë politikanë e gazetarë të maxhorancës dhe të opozitës. Ato janë më shumë se kaq, sepse janë edhe shqyrtim e seleksionim i tyre mbi bazë kredibiliteti, janë edhe të shoqëruara me konkluzione e komente si sintezë logjike e informacionit të mbledhur. Në një farë mënyre, pra, ato çka thuhen aty identifikohen me të vërtetën që nxjerrin amerikanët për këtë vend, veçanërisht do ta thosha këtë duke iu referuar komenteve dhe konkluzioneve. Së dyti, ato janë të rëndësishme nga fakti se këtë punë e bën një aktor i huaj që nuk është i përfshirë në luftën politike shqiptare, pra që s’ka interesa të lidhur me partitë që merren në shqyrtim. Së treti, se ky aktor nuk është dosido, por ambasada e shtetit më të fuqishëm në botë që, pa dyshim, ka pushtet e ndikim të madh mbi politikën shqiptare. Së katërti, sepse shqiptarët vetë i mbajnë shumë sytë nga SHBA e të huajt në përgjithësi me shpresën se do t’i nxjerrin këta nga balta ku kanë ngecur.
    Cili është konkluzioni që del duke lexuar raportimet e ambasadorit Withers dhe jo vetëm? Sipas çfarë kam lexuar, konkluzioni kryesor del në një kabllo dramatike, ku thuhet se “ligjin në Parlamentin shqiptar e bëjnë kriminelët”, i cili përfundon me këtë vërejtje: “Ky është një fenomen shumë shqetësues, me të cilin ne (kupto SHBA) dhe komuniteti ndërkombëtar do të duhet të merremi në një të ardhme”. Në konkluzionet bie po ashtu në sy se nuk bëhet dallim midis maxhorancës dhe opozitës në këtë drejtim. E njëjta gjë kur flitet edhe për ngjashmërinë midis Berishës dhe Ramës përsa i përket prirjes për të kontrolluar gjithçka në emër të pushtetit të tyre e të klientelës së tyre.
    “Një pikë dritë” vjen, sipas Ambasadës, nga fakti se ka disa pak deputetë që kanë filluar të bëhen të vetëdijshëm se Shqipëria nuk duhet të ketë kriminelë në Parlamentin e vet. Por, Ambasada, gjithsesi, është e shqetësuar kur shtron pyetjen “se sa kohë do të na duhet për t’i hequr këta rufjanë nga pushteti?” – sepse Shqipëria e njerëzve të ndershëm është e varfër, sepse mungon transparenca, se ka një Gjyqësor dhe Prokurori që kuptohet qartazi se janë të pafuqishëm për të vepruar kundër “peshqve të mëdhenj” edhe për shkak se janë të infektuar rëndë nga korrupsioni. Pesimizmi shtohet kur sheh se të njëjtat konkluzione të errëta hidhen edhe mbi rolin e gjendjen e mediave shqiptare, të cilat cilësohen si medie ku “pavarësia është përjashtim dhe jo normë” dhe ku “politika, media dhe biznesi janë partnerë të pandarë”.
    Me fjalë të tjera, sikur amerikanët të mos kishin thjesht e vetëm autoritetin moral, por të kishin në komandën e tyre edhe Prokurorinë e Gjyqësorin, në Shqipëri do të ishin hapur një numër i madh procesesh të bujshme që do të çonin në shkrirjen e dy partive të mëdha e të disave më të vogla dhe pluralizmi shqiptar, e shumëçka rreth tij do të fillonte nga e para. Në fakt, kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët e thjeshtë në mënyrë naive nga amerikanët. Mirëpo kjo nuk ka gjasa të ndodhë, sepse, sikurse e provon edhe përvoja e vendeve arabe, ndryshimi nuk mund të vijë dot nga amerikanët nëse nuk lëvizin shqiptarët. Ata mund të japin vetëm një dorë dhe, për më tepër, ne jemi në një sistem tjetër nga ai i vendeve arabe, sepse jemi në një demokraci, paçka se në kuptimin më të keq që i japin disa autorë kësaj fjale: si sistemi më i sofistikuar për të fshehur e zbutur shfrytëzimin dhe grabitjen e njerëzve dhe jo si pushteti i këtyre njerëzve, siç e do fjala. Duke qenë kështu ne kemi ende iluzionin se, edhe me ndihmën e amerikanëve, dy bandat që kemi në drejtim të vendit tash njëzet vjet, do të mund të shndërrohen në parti normale e se Gjyqësori, mediat dhe bizneset do të çlirohen nga kthetrat reciproke që i lidhin me këto banda. Dokumentet e WikiLeaks-it tregojnë jo vetëm se “e vërteta hollohet, por nuk këputet”, por edhe se edhe ashtu “e holluar” ajo punon në këtë drejtim.
    * * *
    Në këtë pikë përfitoj nga rasti të sqaroj disa lexues që më kanë kërkuar të vërtetën mbi përfshirjen e emrit tim në një kabllo të Ambasadës lidhur me gazetën “Tema”. Sipas kësaj kablloje, në një eveniment në Ambasadë i kam thënë njërit prej funksionarëve se “pronari i Temës (i kujtoj lexuesit se bëhet fjalë për Beson e Tajvanit, jo për Mero Bazen), ka interesa të rëndësishme financiare”. Më tej thuhet se “Lubonja dhe gazetarë të tjerë e kritikuan rrahjen e Bazes, por janë të kujdesshëm të vënë në dukje se Tema, që dikur ka qenë pro-Berisha, është kthyer në anti-Berisha kur marrëdhënia e tyre reshti së qeni fitimprurëse materialisht”.
    Personalisht nuk e kujtoj këtë bisedë, por konfirmoj se si gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, kam pasur kontakte me Ambasadën Amerikane prej kohësh dhe se i gjej ato që thuhen në këtë kabllo, për mediat në përgjithësi dhe Temën në veçanti, në përputhje të plotë me mendimet e mia. Gjej, po ashtu, se dy pohimet që më atribuohen janë shumë pak në krahasim me çfarë kam shkruar e thelluar në artikuj, si: “Pse u shit/ble gazeta Tema”, “Gazetarë llogoresh”, “Mbi mizerabilitetin e mediave”, “Punë batakçinjsh” etj. (Të gjitha të botuara në gazetën “Korrieri”, që nuk ka pasur pronar Frangajn e Klanit, por të njëjtët pronarë për të cilët punonte asokohe Mero Baze, ata të Vizion +). Madje, në shkrimin “Punë batakçinjsh” (Korrieri 28 dhjetor 2009, http://perpjekja.blogspot.com/search...A00%3A00%2B01% 3A00&updated-max=2010-01-01T00%3A00%3A00%2B01%3A00&max-results=50…), kam shtjelluar qartë se pretendimi i Bazes se Berisha në 2005-n ka qenë i ndershëm, por u korruptua nga familja, është një gënjeshtër që e provon pikërisht rasti i Bazes dhe i atij që u bë më pas pronari i Temës. Pasi kam komentuar shitblerjet spekulative të ndërtesës së ish-”Tajvanit” si grabitje të pronës publike (shoqëria e PD Shqiponja në 1997-n ia shiti një biznesmeni për një shifër të ulët, i cili, ia shiti një greku për 750 000 dollarë, i cili, vetëm pas gjashtë muajsh ia shiti Besos së Tajvanit për 1 milion e 200 mijë) kam shtjelluar edhe se si pronarit të ri i duheshin edhe 1300 e ca metra katrorë pronë publike përreth; se si për ta blerë këtë me një çmim qesharak i duheshin, përveç votave të këshilltarëve të mikut Rama, edhe votat e të paktën dy këshilltarëve të PD (që na kishte premtuar se do ta hiqte kazinonë e Besos nga Tajvani dhe e kishte akuzuar këtë si simbol të korrupsionit të socialistëve) dhe se si, për këtë, i erdhi në ndihmë kush: vetë këshilltari i PD, Mero Baze, që shkoi në zyrën e Berishës një ditë para votimit, i mori dorën këtij … dhe votimi e pastaj shitja “u kryn”. Dhe pastaj, gazeta “Tema”, megjithëse me humbje, u shit nga Merua tek Besua për 500 000 euro – histori kjo që vërteton se Berisha ka bërë korrupsion me njerëz si Merua shumë më herët nga koha kur ky filloi t’i sulmojë familjen si shkak i korrupsionit të tij e se, madje, e ka bërë edhe me njerëz të PS, duke konsoliduar kësisoj të njëjtin sistem.
    Siç shihet, pra, mendimin se Merua, i cili njihet si gazetari që për 15 vjet i ka shërbyer Berishës si tub i jashtëqitjes së pjesës së tij më të keqe (po të perifrazojmë një shprehje të Edi Ramës mbi gazetën ku ky punonte asokohe), nuk është prishur me Berishën dhe bashkuar me Ramën për çështje ndershmërie, por me logjikën e banditit që, po s’u pagua si duhet, kalon në bandën tjetër, e kam shprehur shumë më detajuar në shtypin shqiptar. Këtë mendim e kam konsoliduar edhe më fort kur kam parë se Merua, që s’ka lënë gjë pa thënë për korrupsionin dhe klientelën socialiste në përgjithësi e të Ramës në veçanti, jo vetëm reshti së kritikuari këta, por filloi të punojë si “tub” i bosit të ri me të njëjtin gjuhë e stil. Duke qenë se kam menduar e shkruar kështu, s’kam pasur se si t’i them të tjera gjëra kujt më ka pyetur në Ambasadë. Dhe komenti i Ambasadës, pasi ka shoshitur tërë burimet, duke përfshirë edhe versionin e Bazes, është ky: “Historia e Temës është historia e gazetarisë shqiptare në mikrokozmos. Baze ka përdorur lidhjet e tij të afërta me Berishën për të ngritur gazetën dhe për të tërhequr mbështetës financiarë për Temën dhe, sipas disave, për të pasuruar veten”. “Shkurt, mbyllja e Temës na hedh dritë të keqe mbi klimën e pashëndetshme të mediave shqiptare, ku politika, media dhe biznesi janë partnerë të pandarë”.
    Ky realitet shqiptar është i dukshëm për të gjithë, me gjithë shoshën që përdorin gazetarët e bandave për ta mbuluar atë. Si pjesë e vrimave të kësaj shoshe ishte edhe gjuha e Hoxhës që përdorën disa duke na cilësuar ne që ftohemi në Ambasadë (në fakt edhe ata janë ftuar) si “spiunë” të Ambasadës, a thua se paskam pirë ndonjë kupë gjak me padrinot e tyre që më detyron të ruaj sekretet e krimeve të bandës, apo se i paskam shërbyer Berishës, ndërkohë që Mero e di mirë se në shkrimin që përmenda e kam cilësuar edhe Berishën si atë: batakçi.
    Për hir të së vërtetës, presioni i asaj që e kam quajtur gazetari e llogores, e gjysmë të vërtetave e larjes së mëkateve vetjake duke denoncuar mëkatet e kundërshtarit, e hajdutit që bërtet kapeni hajdutin, që, tek e fundit, kërkon të përjetësojë sistemin e dy bandave që zëvendësojnë njëra-tjetrën në pushtet, është i madh. Në “Liri e mediave apo liri e shprehjes” (Korrieri, 12 nëntor 2009), kam shkruar se “mediat në Shqipëri nuk janë viktima, që kërkojnë të çlirohen, sikurse janë përpjekur shumë gazetarë (dhe jo vetëm) t’i paraqesin ato (…). Në Shqipëri, viktima e vërtetë është liria e shprehjes, kurse çështja e lirisë së mediave është diçka tjetër (…). Sepse mediat tek ne janë, fatkeqësisht, një nga shtyllat kryesore të sistemit të korrupsionit që është ngritur në Shqipëri”. Megjithatë, gazetarët nuk janë të gjithë njëlloj. Ka nga ata që e kritikojnë këtë gazetari në emër të pavarësisë së pushtetit të katërt, ka nga ata që e vuajnë pasivisht, edhe pse nuk e thonë dot një fjalë kundër tij, ka nga ata që kërkojnë ta mbajnë më këmbë si mënyrë mbijetese e pasurimi; ka edhe nga ata që këtij shërbimi të keq i mbivendosin edhe ligësitë personale, injorancën dhe moralin e shprishur thellë. Besoj që shkrimet dhe prononcimet e mia të shumta lidhur me këtë temë vërtetojnë se unë bëj pjesë ndër të parët. Dhe ndjehem mirë kur shoh se edhe përfundimet e Ambasadës përkojnë me idetë dhe të vërtetat e mia

    panorama

    -

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •