Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 83
  1. #31
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Me te vertet jeni njerez te "cuditshem". Mundoheni te mbuloni te verteten, ne cdo menyre. Edhe kur ja ben "muuuu". Kur nuk ju pelqen e verteta gjithmone mundoheni qe te kapeni ne teknikalitete qe nuk kane ansji rendesi. Rendesi ka qe keto dokumente jane shkruajtur. Me Rendesi eshte fakti qe ato tani kane dale, dhe vertetojn me se miri te gjitha "spekulimet" dhe akuzat qe jane bere Qeverise. Sa i perket Opozites, ajo nuk ka asnji gje ne dore. Kur,dhe ne qoftese do te marrin ndonjehere qeverine shikojm atehere. megjithese shpresat jane te zbehta.
    Po këtu është puna se. Pse nuk ka gjë në dorë ? Vetë Ambasada Amerikane thotë që Rama është "konfuz"(me shumë të drejtë do shtoja), dhe e akuzon se ka shkatërruar FRESSH-in ?! Të kuptohemi, nuk kam asnjë simpati për socialistë e komunistë, sidomos të kësaj partie, të tipave që ka atje e që janë të kapur me lloj lloj larje parashë në aksin Shqipëri/Amerikë/Europë(kryesishtë para që ikin të pastrohen në kahun jashtë shqipërisë), por mungesa e një opozite të shëndoshë në një shtet pluralist dhe demokratik nuk më duket gjë fort e mirë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #32
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    WikiLeaks: Serbia dëshiron “shpëtim fytyre” në Kosovë



    http://koha.net/repository/images/wi...09110929_1.jpg



    Publikuar: 01.09.2011 - 09:31
    Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, nuk dëshiron “betejë” për Kosovën, por është i dëshpëruar se si askush nuk po i ndihmon Serbisë që të gjendet një zgjidhje e cila do “t’ia shpëtonte fytyrën”.

    Sipas një depeshe diplomatike të publikuar nga WikiLeaks, në një takim me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Spindelegger, në shkurt të vitit 2010, ministri i Jashtëm serb, që në paraqitjet publike ka qasje ekstreme, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të “përballet për Kosovën në OKB”, por se kërkon që të gjendet një zgjidhje që do t’ia shpëtojë fytyrën edhe Serbisë e edhe Kosovës.

    Në depeshen diplomatike të dërguar në State Departament nga Ambasada e SHBA-së në Vjenë, përshkruhen detaje të takimit të Jeremiqit me homologun e tij austriak, në kohën kur pritej vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe diheshin përpjekjet e Serbisë që të kërkonte rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pas opinionit.

    “Serbia nuk po kërkon ballafaqim për Kosovën në OKB-së, por mund të vazhdoj me këtë përpjekje nëse nuk gjen mënyrë tjetër për të gjetur një zgjidhje që do t’ia shpëtonte fytyrën”, shkruan në këtë depeshe.

    Ministri Spindelegger e ka paralajmëruar asokohe Jeremiqin se konflikti i vazhdueshëm me Kosovën do t`i dëmtojë rëndë aspiratat evropiane të Serbisë. Një dëm i tillë, Spindelegger i ka thënë Jeremniqit se do të shkaktohej edhe nëse Serbia insiston në atë që përflitej asokohe se Serbia do të kërkojë një rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

    “Jeremiq ka thënë se Serbia ka luajtur rol konstruktiv dhe është ballafaquar me rastin e Kosovës pa konflikt”, thuhet në depeshen diplomatike, ku tërhiqet vërejtja e zyrtarëve austriakë se ministri serb “si duket i ka harruar zhvillimet e vitit 1999 në Kosovë”.

    “Spindelegger ka kërkuar nga Jeremiqi që të jetë realist dhe të kuptojë se gjasat që të hapet çështja e statusit të Kosovës janë minimale", thuhet në shkresë.
    Koha
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks, Çekia: Ja pse u vonua liberalizimi i vizave



    TIRANE-Shqipëria nuk e siguroi dot liberalizimin e vizave në vitin 2009 pasi dokumentacioni në vend ishte një lëmsh i vërtetë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme çeke, Tomas Szunyog, thuhet në një kabllogram të dërguar më 27 prill 2009 nga ambasada amerikane në Pragë drejt Departamentit të Shtetit. Sipas tij, në Shqipëri kishte rreth 700,000 deri në 900,000 njerëz tërësisht të paidentifikuar. Këta njerëz si dhe ata të identifikuar apo dokumentuar dy herë me emra të ngjashëm komplikojnë listat e votuesve dhe zgjedhjet në përgjithësi.

    Dokumentacioni

    "Autoritetet shqiptare kanë nisur të shpërndajnë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Ka rreth 3.1 milionë vetë në bazën e re të të dhënave, që përfshin edhe shenjat e gishtërinjve dhe kur të kompletohet ky do të jetë një përmirësim i madh", - thekson Szuyong. Ky lëmsh me dokumentacion e përligj mesa duket edhe faktin se Shqipëria, ashtu si dhe Bosnja mund të mos sigurojnë këtë vit liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi do të mund ta sigurojnë atë pasi kanë përmbushur kriteret e Bashkimit Europian. "Procesi i liberalizimit të vizave konsiderohet teknik dhe jo politik, por një kriter politik natyrisht që përfshihet edhe këtu, ndërsa ky fakt ka shqetësuar disa vende të BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave me Serbinë dhe jo me Shqipërinë", theksohet në kabllogramin që citon zyrtarin e lartë çek.

    Aplikimi

    Në të njëjtin dokument theksohet edhe se Shqipëria do të mund të paraqesë aplikimin për të siguruar statusin e vendit kandidat për në BE në prill të vitit 2009. Në kabllogram theksohet se kryeministri Berisha ka vendosur mesa duket ta paraqesë këtë aplikim dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Sipas të dhënave, aplikimi do të diskutohej në të njëjtën kohë me atë të Malit të Zi në qershor të vitit 2009, por Shqipëria e vonoi paraqitjen e aplikimit të saj dhe kjo nuk ndodhi. Diplomati çek, siç theksohet në kabllogram, ka bërë të ditur se ka ende pengesa në rrugën e Ballkanit drejt anëtarësimit në bashkimit Europian dhe për secilin vend këta janë të ndryshme. "Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë një mik të fortë te Çekia, por çekët nuk mundën të përmbushnin synimet e tyre lidhur me vendet e rajonit gjatë presidencës me rotacion të BE-së. Tre presidencat e ardhshme të Bashkimit Europian, për fat të keq, nuk do të jenë aq entuziaste sa Çekia lidhur me zgjerimin e BE-së drejt Lindjes, ndaj do të mund të shohim një ngadalësim të progresit në këtë drejtim për 18 muaj.
    (s.g/GSH/BalkanWeb)


    ----------------------------


    Sulmohet Wikileaks, zhduken dokumente për Shqipërinë



    TIRANE- Faqja online e internetit Wikileaks, websajti më i famshëm për publikimin e korrespondencës mes ambasadave amerikane në të gjithë botën me Departamentin Amerikan të Shtetit është sulmuar.

    Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Twitter dhe mendohet se është shpërndarë nga vetë Julian Asanzh, themeluesi i australian i faqes online. Mesazhi i përcjellë në Twitter është «Wikileaks.org është aktualisht nën sulm”. Një javë më parë Wikileaks publikoi, qindra dokumente, pjesë e korrespondencës së ambasadës amerikane në Tiranë me DASH.

    Aktualisht në faqen e Wikileaks ndodhen vetëm 6 dokumente për Shqipërinë ndërkohë që dje rezultonin gati 700 dokumente të tilla.

    Organizata njofton se ka pësuar sulmin informatik gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa po procedonte me publikimin e një vale të re mesazhesh diplomatike amerikane, të njohura ndryshe si kabllograme, mes te cilave edhe qindra të dërguara nga Ambasada amerikane në Tirane drejt DASH, që nga viti 2007 deri në 2010-ën.
    (s.g/balkanWeb)

    ------------------------------------

    Sekretet e Wikileaks, DASH: Rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe diplomacinë



    TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmojnë se publikimi i dokumentave sekrete nga Wikileaks vë në rrezik jo vetëm sigurinë individuale, por edhe atë kombëtare.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar përmes zëdhënëses Viktoria Nuland, e cila shprehu shqetësimin për të dhënat e zbuluara nga dokumentat e klasifikuara.

    Një javë më parë Wikileaks publikoi rreth 300 kabllograme të ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Ajo tha se publikimi i të dhënave apo dokumentave sekrete jo vetëm kërcënojnë marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, por edhe përbëjnë rrezik për sigurinë e individëve.

    Nuland nuk ka konfirmuar vërtetësinë ose jo të materialeve, por është përqëndruar në pasojat që ka publikimi i tyre.

    “Mbetemi të shqetësuar për këto publikime të paligjshme. Përveçse kjo ka dëmtuar përpjekjet tona diplomatike, kjo e vë sigurinë e individëve në rrezik, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe minon përpjekjet tona për të punuar me vendet për të zgjidhur problemet e përbashkëta",- u tha Nuland gazetarëve.

    “Vazhdojmë të monitorojmë cdo gjë që publikohet, si veprime për të zbutur dëmin ndaj sigurisë kombëtare dhe ndaj atyre individëve që mund të preken”,- shtoi më tej zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit, deklarata e së cilës vjen menjëherë pas publikimeve më të fundit të Wikileaks, i cili sipas ekspertëve gjithsesi është treguar i përmbajtur në publikimin e emrave.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ambasada SHBA: Si ia prishi Berisha lokalin Fidel Yllit

    Katër shqiptarë me shtetësi amerikane janë ankuar në Ambasadë në lidhje me prishjen e pronave të tyre nga qeveria në vjeshtë të vitit 2005. Një prej tyre është Fidel Ylli, biznesmen dhe sot deputet i Partisë Socialiste. Në atë kohë Policia Ndërtimore shkatërroi lokalin e Fidel Yllit, i cili ndodhej në oborrin e Akademisë së Arteve. Ylli kërkoi një milionë dollarë kompensim. Dy gjykata i kanë dhënë atij 540 mijë dollarë kompensim, por i pakënaqur, Ylli e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Më poshtë po ju paraqesim tekstin e plotë të historisë së Fidel Yllit të publikuar në kabllogramet e Ambasadës Amerikane. Në fund të kabllogramit, ambasada shënon: Pretenduesi C: Fidel Ylli, shtetas amerikan. Pretenduesi nuk ka nënshkruar aktin e privacisë Ëaiver.

    Titulli: Raport për shpronësimet në 2009
    Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 8.6.2009
    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
    Firmosur ambasadori Xhon Uidhers


    “… Pretenduesi është një ndërtues/biznesmen, i cili ka tre projekte/prona të prishura nga Policia Ndërtimore në vjeshtë të vitit 2005. Gjatë dhjetë viteve të fundit ligji shqiptar ka ndaluar ndërtimin e bizneseve private në oborret e objekteve arsimore shtetërore. Sidoqoftë, gjatë qeverisjes së PS-së nga 1997 deri në 2005, një numër biznesmenësh janë kontraktuar direkt nga qeveria për të ndërtuar në prona të tilla, në shkëmbim të rehabilitimit të godinës së shkollës ose duke i dhënë paratë e qerasë shkollës. Qeveria ka lëshuar leje ndërtimi dhe lokale, hotele, pika karburanti, zyra etj janë ndërtuar nga kompani private.

    Në tetor 2005, qeveria e re e PD-së deklaroi se ndërtesa të tilla ishin në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye do të shkatërroheshin menjëherë, pa kompensim për pronarët. Një nga pronat e para të shkatërruara ishte një lokal i njohur i pretenduesit. Edhe pse vetëm pak orë pas njoftimit ligjor, pretenduesi arriti që të marrë një vendim gjykate që pezullonte prishjen deri sa gjykata të ishte shprehur për këtë çështje.

    Pretenduesi i tregoi këtë urdhër shefit të Policisë Ndërtimore pak minuta përpara se të niste shkatërrimi. Shefi i tha se duhet të zbatonte urdhrat për prishjen e ndërtesës. Brenda 20 minutash godina u shkatërrua. Pretenduesi bëri një padi në Gjykatën e rrethit Tiranë duke kërkuar shumën e një milionë dollarëve. Në vitin 2006 gjykata i dha të drejtë pretenduesit dhe gjobiti Policinë Ndërtimore me 400 mijë dollarë. Pretenduesi nuk ishte i kënaqur me vendimin dhe e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit duke kërkuar kompensim më të madh. Gjykata e Apelit vendosi në favor të tij dhe i dha edhe 140 mijë dollarë të tjerë. Pretenduesi, sërish i pakënaqur me vendimin, e dërgon çështjen në Gjykatën e Lartë ku ende pritet që të jepet vendimi.

    Edhe pse Ministria e Transportit, Telekomunikacionit dhe Punëve Publike ka siguruara Ambasadën se 1. Policia e Ndërtimit duhet të kishte zbatuar vendimin e gjykatës dhe procesi ligjor duhet të ishte zhvilluar dhe 2. Policia e Ndërtimit duhet të njoftojë zyrtarisht për planet e saj, njoftimi ligjor u krye të premten pasdite dhe prishja ndodhi të hënën në mëngjes, përpara se gjykata të merrte vendim.

    Bashkë me këtë situatë Ambasada i tregon qeverisë shqiptare faktin që një nga ndërtesat, me tetë kate dhe vlerë investimi dy milionë euro, nuk ndodhej aspak në pronë publike, por ishte e lidhur me një ndërtesë dykatëshe në pronën publike.

    Në rastin e ndërtesës tetëkatëshe, pretenduesi ka ngritur dy akuza, një kundër Policisë së Ndërtimit për të bllokuar prishjen e mëtejshme të ndërtesës dhe një të dytë kundër Këshillit Kombëtarë të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë që të konfirmojë lejen e ndërtimit, e cila ishte revokuar më parë nga KKRRTRSH pas prishjes së aneksit.

    Pretenduesi i fitoi të dyja çështjet në Gjykatën e Tiranës. Më 18 tetor 2007, Gjykata e Apelit vendosi në favor të pretenduesit për çështjen me Policinë Ndërtimore. Procesi po vazhdon në apel për çështjen me KKRRTRSH-në. Pretenduesi nuk ka kërkuar kompensim pasi ai shpreson që të jetë në gjendje të përfundojë projektin.

    Ambasada nuk ka dëgjuar nga pretenduesi prej më shumë se një viti. Pretenduesi, një anëtar i Partisë Socialiste në opozitë, ka shumë gjasa të zgjidhet në parlament në qershor. Deri sa çështja është në gjykatë, Ambasada e konsideron si çështje të mbaruar deri në daljen e fakteve të reja”.

    /Shekulli/

    -------------------------------------

    Wikileaks: “Younger Berisha” të zgjidh hallin Argita Berisha

    “Berisha e vogël të zgjidh hallet”. Ky është titulli i njërit prej kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. Mesazhi i është dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit nga Ambasada në Tiranë dhe i shpjegon ngritjen e një njeriu që mund të të zgjidhë çdo hallë: Vajzës së kryeministrit Berisha, Argita (Berisha) Malltezit.

    “Në qendër të Tiranës ndodhet një goditë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

    Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëeri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shenjë e aftësive të saj ligjore, pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet ditën e nesërme, një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”.

    Roli i dhëndrit të Berishës në prishjen e ndërtesave në Jalë

    Ambasada Amerikane komenton prishjen e ndërtesave në Jalë me kërkesë të Jamarbër Malltezit. Skandali renditet përkrah tragjedisë së Gërdecit, skandalit të rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve të dyshimta me Damir Fazlliç

    Një vit pas prishjes së ndërtimeve në Jalë, Banka Botërore ka nisur një hetim për ndikimin që ka pasur dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Ambasada komenton situatën dhe e cilëson rastin konkret si korrupsion që duhet ti shtohet rasteve të tjera si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe marrëveshjet me Damir Fazlliç.

    Titulli: Familja Berisha e lidhur me ndërtimet e Bankës Botërore
    Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 10.02.2009
    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
    Firmosur ambasadori Xhon Uidhers


    “Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale. BB ndaloi projektin dhe tashmë po heton skandalin në qendër të të cilit ndodhet prishja me dhunë të disa ndërtesave në vitin 2007 në kundërshtim me politikat e Bankës Botërore. BB pritet që të nxjerrë përfundimet e këtij hetimi në mes të shkurtit.

    Media lokale ka shtënë në dorë kohët e fundit kopje të dokumenteve të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, në të cilat çështja konsiderohet si “një nga hetimet më të vështira që është ndërmarrë këto 14 vitet e fundit”. Skandali është rreth projektit të BB-së “Për menaxhimin e strukturuar të bregdetit të jugut”, i drejtuar nga dhëndri i Berishës, Malltezi… Banka Botërore pranoi të financonte projektin pasi mori garanci nga qeveria Berisha se asnjë ndërtesë nuk do të prishej deri sa të ishin kryer të gjitha procedurat dhe banorët e zonës të ishin rregulluar në një zonë tjetër.

    Por në 26 mars 2007, Malltezi dërgoi një letër tek autoritetet lokale, përfshirë edhe kreun e Policisë Ndërtimore, për tu ankuar mbi “ndërtimet pa leje në bregdetin e jugut”, veçanërisht në Jalë. Në letër thuhej se fotografitë ishin financuar nga projekti. Maltezi kërkoi që të merreshin masa sa më shpejt. Më pak se një javë më pas, më 3 prill, policia njoftoi banorët që shtëpitë e tyre do të prisheshin. Atyre iu dha pesë ditë afat për të apeluar vendimin në gjykatat lokale, gjë të cilën ata e bënë, Por përpara se gjykatat të shqyrtonin apelin, buldozerët nisën shkatërrimin e shtëpive, proces i cili përfundoi më 17 prill.

    Në një kërkesë të mëvonshme, maltezi i premtoi Policisë Ndërtimore se zyra e tij kishte siguruar pajisjet e nevojshme për të kontrolluar situatën në terren. Këto pajisje ishin aparate fotografikë dixhital, kompjuterë, GPS etj. Në fund të letrës së tij shkruhej: “Vazhdimi i ndërtimeve pa leje përgjatë bregut vë në rrezik vazhdimësinë e projektit të financuar nga BB dhe donatorët”.

    Shpejtësia e implementimit të vendimit për prishjen ishte e paprecedent. Në shtesë të kësaj, u prishën vetëm ndërtesa që pengonin projektin. Deri më tani banorëve të prekur nuk i është dhënë as ndihmë financiare dhe as kompensim.

    Kritikat dhe anëtarë të opozitës pretendojnë se është abuzuar me projektin e BB-së për përfitime personale të Malltezit dhe kanë kërkuar që prokuroria të hetojë çështjen. Nga ana e tij, Berisha ka akuzuar panelin e hetuesve të BB-së se po hedh baltë dhe po shpif kundër qeverisë shqiptare…

    Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve të biznesit me biznesmenit hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar. Ne do të vëzhgojmë se sa do të kërkojë të fitojë politikisht opozita nga ky skandal. Zyrtarët e korruptuar dhe shpërdorimi i detyrës janë një çështje e nxehtë për votuesit, por nga ana tjetër është një thikë me dy presa për opozitën për shkak të së kaluarës dhe të tashmes së tyre me marrëveshje të tilla”.

    /Shekulli/

    --------------------------------------

    Kabllogramet e Wikileaks dhe heshtja e qeverisë


    Qeveria shqiptare po përpiqet të injorojë botimin e kabllogrameve të ambasadës së SHBA-së në Tiranë nga një pjesë e medias shqiptare, duke tentuar të krijojë idenë se në këtë pikë po vepron njësoj si ka vepruar me kabllogramet qeveria amerikane. Në të vërtetë, qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim ndaj mënyrës se si kanë përfunduar këto dokumente sekrete në duart e shtypit, por nuk ka injoruar problemet e nxjerra prej tyre. Ndryshe prej saj, qeveria shqiptare ka heshtur qysh ditën e parë dhe ka nxitur heshtjen dhe në median e cila thuajse kontrollohet e gjitha prej saj. Arsyet përse hesht qeveria shqiptare janë të kuptueshme. Gjithë fryma e korrenspodencës zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, përcjell qëndrim krejt të kundërt të Uashingtonit me qeverinë shqiptare. Dhe ky është përfundimi i parë i dëmshëm për qeverinë shqiptare.

    E dyta, duhet të shikojmë kontrollin e saj të frikshëm mbi heshtjen ndaj këtyre skandaleve të botuara. Një qeveri e cila arrin të vendosë kontroll mbi median dhe opinionin publik në këtë mënyrë si e ka vendosur qeveria shqiptare, është një qeveri më e rrezikshme dhe e dëmshme për qytetarët e vet, se ajo qeveri naive që bën gabime në qeverisje apo nuk shmang dot korrupsionin në qeverisje. Një qeveri që kontrollon debatin publik dhe e orienton atë sipas dëshirave të saj, është një qeveri që ka përvetësuar liritë e vendit që qeveris dhe qytetarëve të saj. Ky përfundim është më i frikshëm se sa dalja në shesh e shumë horllëqeve të kryeministrit lidhur me shumë skandale që ka tentuar t’i mbulojë, ku shquan ai i rrugës Durrës-Kukës.

    Shqipëria është ndër vendet e fundit që preket nga stuhia e Wikileaks. Në fillim SHBA dhe më pas qeveri të mëdha perëndimore, u goditën nga publikimi i sekreteve, që është padyshim e dëmshme për punën e diplomacisë serioze, por e pazëvendësueshme për medien, e cila ka mundësi të verifikojë qëndrimet e saj lidhur me shumë çështje të nxehta në të cilat është prezente politika amerikane. Në të gjitha këto vende, jo vetëm që pati debate të ashpra dhe të gjata, por u paguan dhe miliona euro për publikimin e këtyre raporteve nga gazetat prestigjioze të atyre vendeve. Mjafton të kujtojmë se media të tilla si “New York Times”, “Guardian”, “Spiegel” apo medie spanjolle, paguan miliona euro për të pasur ekskluzivitet në ato kabllograme. Ky është vitaliteti i lirisë në ato vende dhe shenjë e qartë se gabimet në qeverisje apo skandalet e brendshme, nuk kanë prekur sistemin e demokracisë.

    Heshtja e frikshme që shoqëron botimin e këtyre skandaleve në një pjesë jo të vogël të medias shqiptare, është shenjë se rregjimi është bërë i frikshëm dhe imponon heshtjen ndaj çështjeve që prekin mbijetesën e tij. Në këtë vend ka media që vrapojnë pas marrëzive të kryeministrit, i cili deklaron se qëndroi 2 orë e gjysëm në ujë dhe media që debaton me zjarr për marrëzinë e tij. Kjo media po ashtu, debaton mbi lajthitje të tij ideologjike apo njerëzore, boton çdo vulgaritet të tij në mbledhje të qeverisë, dhe hesht ndaj të vetmeve të vërteta që kanë dalë ndonjë herë në dritë nga një burim i besueshëm për këtë qeveri.

    Kjo është shenjë serioze e mungesës së lirisë për t’i thënë shoqërisë të vërtetën. Futja e shoqërisë nën thundrën e frikës për të debatuar, është një standart i rregjimeve mafioze dhe diktaturave feudale dhe shoqëria shqiptare po jep shenja të qarta të këtij standarti.

    Kryeministri vazhdon të flasë idiotësi nëpër mbledhje qeverie dhe media vazhdon tu bëjë jehonë pa pasur kurajo të mendojë për ato që thotë. Dje për shembull, ai shpiku një ide të re, për të bërë një muze të diktaturës komuniste në burgun famëkeq të Spaçit në Bulqizë, që sipas tij, njerëzit të shikojnë të shkuarën e këtij vendi (!). Dhe, askush nuk ngrihet të thotë të vërtetën e hidhur se ky njeri kërkon të zhdukë çdo kujtim të hidhur të komunizmit nga sytë e opinionit publik. Simboli perfekt i kohës së komunizmit dhe vendi perfekt për t’i edukuar njerëzit me të shkuarën e zezë të këtij vendi, është Piramida në qendër të Tiranës. Ai është objekti ideal për t’u bërë një muze që të dëshmojë krimet e komunizmit dhe rregjimeve autoritare në këtë vend. Sali Berisha kërkon ta fshijë kujtimin e saj dhe atë që ajo përfaqëson, dhe mendon se na mbush mendjen duke ngritur një “vatër kulture” në Spaç kundër komunizmit. Në Spaç nuk shkojnë më as zogjtë për të parë çfarë ka mbi rrënojat e ish burgut. Tirana është qyteti simbol dhe i ndriçuar për ta bërë atë që duhet bërë kundër komunizmit dhe Piramida është objekti i duhur për ta ndëshkuar atë rregjim. Sali Berisha, i cili në të vërtetë frikësohet nga pesha që do zërë në muzeun e rregjimeve autoritare në këtë vend, kërkon ta lërë këtë vend pa histori dhe pa debat rreth historisë. Për krimet e komunizmit mendon të bëjë një kasolle në Spaç, që gjithçka të harrohet, ndërsa për devijimet e rënda deri në degradim të qeverisjes së tij, po dikton heshtje të opinionit publik. Ky është në të vërtetë muzeu i gjallë i një rregjimi, i cili po rrënon vendin. Sjellja e tij është manekini më i mirë ilustrues i rregjimit të frikës dhe antivlerave në këtë vend. Sado larg ta çojë hijen e diktatorit Sali Berisha, ajo po rritet e dukshme dhe e gjallë në zyrën e tij, në ndërtesën e qeverisë, në atë vend, ku në 21 janar është vrarë për të qëndruar në pushtet.

    /Shekulli/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Julian Asange eshte mik i Edi Rames dhe prandaj nxjerr vetem kablograme kunder Saliut.

    Cudi tek ky forumi se kuptoka njeri qe USA me ane te Asange te cilin e komandon sipas orekseve te saj poltike po i thote Saliut shiko se cfare mendon USA per ty.
    Deri sa te dalin edhe kablogramet e krimeve me renda te shohim ca do beje Saliu do kerkoje strehim poltik te sulltani Bruenit apo te Hugo Chavez.
    Vetem keto publikon shekulli dhe bw, mesa duket paska dhe te tjera qe "nuk i paskan lexuar" gazetat e me siperme lol

    Komentet e Withers: Si flasin anglisht politikanët shqiptarë

    Wikileaks zbardh telegramin me komentet e ish-ambasadorit për komunikimet në anglisht me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Në “test” edhe stafet e liderëve shqiptarë apo politikanëve të tjerë, të lidhur me ambasadën

    Tiranë Në telegramet e ish-ambasadorit të SHBA-ve, John Withers, politikanët më të rëndësishëm shqiptarë komentohen si në profile politike, po aq sa edhe në personale. Herë për nevoja të ambasadës e herë për kuriozitet personal, ish-ambasadori karizmatik, Ëithers nuk ka lënë pa përmendur edhe aftësitë e tyre për të folur anglisht apo gjuhë të tjera të huaja. Në një telegram të zbardhur nga Ëikileaks, e që mban datën 17 korrik 2008, “njerëzit e ditës” së ambasadorit janë kryeministri Sali Berisha, presidenti Bamir Topi dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha. Dhe jo vetëm ata! Stafi i ngushtë i kryeministrit apo presidentit kanë kaluar gjithashtu “testin” e anglishtes, apo të gatishmërisë për të komunikuar me Ambasadën Amerikane ditë e natë. Pas të dhënave personale dhe numrave të kontaktit, komentet e Ëithers janë edhe më interesantet, lidhur me liderët shqiptarë. Kryeministri Berisha duket se e ka kaluar me sukses testin për të komunikuar pa përkthyes me Ëithers, fakt ky i njohur edhe publikisht. “Kryeministri flet mirë anglisht. Sekretaret e tij gjithashtu, ndërsa shefi i kabinetit, Arben Imami (sot ministër i Mbrojtjes) është shumë i dobishëm për orët e vona”,-shkruan në komentin e tij ish-ambasadori. Komunikimi me presidentin e Republikës, Bamir Topi nuk dukej të ishte po kaq i thjeshtë për zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Sipas komentit përbri të dhënave të Presidentit, e njëjta vështirësi ishte edhe për shefin e tij të kabinetit. “Presidenti kupton anglisht, por e flet atë pa dëshirë. Njësoj është edhe shefi i tij i kabinetit, Dashamir Xhaxhiu”,-shkruan Ëithers në komentin e tij, duke shtuar fill se këshilltari diplomatik i Presidentit, Arben Cici ndihet më rehat teksa flet anglisht. Kur vjen radha tek ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha, ish-ambasadori shprehet pa hezitim për nivelin e lartë të komunikimit të tij në anglisht, sikurse edhe sekretaret e tij. Komunikimi në anglisht, CV-ja personale dhe profesionale e detaje të tjera pikante gjenden në telegramet që ish-ambasadori Ëithers i niste Departamentit amerikan të Shtetit. Një tjetër politikan që duket se tërhiqte vëmendjen e ambasadorit ishte Genc Pollo, për të cilin gjendet një CV e gjatë në një prej kabllogrameve të Ëithers, e ku përmendej se ministri fliste rrjedhshëm Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht dhe Italisht. Personazhe të tjerë të jetës politike në Shqipëri analizohen si për pozicionet që mbajnë, ashtu edhe për ambiciet e tyre në politikën e ditës, por aq sa edhe në projeksionet e së ardhmes. Komenteve të ish-ambasadorit nuk i kanë shpëtuar ato që ai i quan franksione në PD, ku sipas tij spikasin kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, grupi Rusmali-Bode dhe ai i Presidentit Topi. Në krahun e majtë të politikës, ambasadori Ëithers ka veçuar në shënimet e tij përplasjen Rama-Nano dhe një sërë teorish konspirative për ish-kryeministrin, figura e së cilit vazhdon të komentohet plot interes në politikën shqiptare dhe në qarqet diplomatike.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #36
    Transferimet në Prokurori, Withers: Ina Ramën e mbështet Topi

    Ish-ambasadori John Withers shpreh shqetësimin, përmes një telegrami të nisur në DASH për uljen në detyrë të 14 prokurorëve. “Transferimi i bashkëpunëtorit të Sollakut, Ardian Visha, ka lënë shije të keqe si ulje në detyrë. Ina Rama emëroi shokun e saj të klasës, Arjan Ndojën, edhe pse u shkarkua për shkelje”

    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers ka komentuar gjatë lëvizjet në Prokurorinë e Përgjithshme, të propozuara nga Ina Rama. Në një telegram të dërguar në Washington më 6 shkurt 2008, ish-ambasadori përcjell shqetësimet dhe komentet mbi këtë lëvizje në masë të 14 prokurorëve, që asajkohe cilësohej si politike. Vëmendjen e Withers e kanë tërhequr veçanërisht uljet në detyrë të Xhevat Hanës, që në atë kohë kishte dosjen Durrës-Kukës dhe të drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Ardian Vishes, që sipas ambasadorit njihej si njeriu i besuar i Sollakut. Nga ana tjetër, Withers ka pohuar në këtë telegram atë që flitet prej kohësh, se kryeprokurorja mbështetej ngushtë nga presidenti Topi, të paktën në fillim të punës së saj.

    Telegrami i datës 6 gusht 2008

    Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ndërmori valën e parë të ndryshimeve në zyrën e saj, që prej emërimit në nëntor të vitit 2007. 14 prokurorë të cilët ishin duke shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme janë lëvizur nga pozicionet, ndërsa janë ndryshuar drejtuesit e disa prej prokurorive lokale. Prokurorët e transferuar u emëruan në Prokurorinë e Apelit, atë për Krimet e Rënda dhe në qarqe të vendit. Edhe pse kryeprokurorja Ina Rama pohoi se lëvizjet ishin apolitike dhe kishin si qëllim ristrukturimin dhe dinamizmin në operacionet e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, opozita i konsideroi lëvizjet si të motivuara politikisht dhe në kundërshtim me ligjin. Të tjerë vëzhgues kanë vënë në dijeni se Prokuroria e Përgjithshme ishte e mbingarkuar në staf dhe kishte nevojë për reformë. Në 21 janar, Presidenti Topi dekretoi transferimin e 14 prej 33 prokurorëve që aktualisht shërbenin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe aprovoi drejtuesit e rinj në disa Prokurori të rretheve. (Shënim: Propozimet e Prokurores së Përgjithshme për ndryshimet në staf duhet të aprovohen nga Presidenti.) Rama justifikoi ndryshimet, me reduktimin e stafit në bazë dhe forcimin atje ku kishte nevojë të prokurorive. Drejtuesit e Prokurorive të Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit u zëvendësuan gjithashtu si pjesë e ndryshimeve. Sipas burimeve në zyrën e Prokurorisë, të tjera ndryshime në Prokuroritë e rretheve janë planifikuar në të ardhmen. Nga 14 prokurorët e transferuar, 7 u emëruan në Prokuroritë e Apelit, dy të tjerë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të cilën Ambasada ka vlerësim të lartë. Bashkëpunëtori i ngushtë i ish-kryeprokurorit Sollaku, i cili mbante postin e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Ardian Visha u transferua në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës. Rama transferoi gjithashtu prokurorin Xhevat Hana, një nga tre prokurorët që merrej me dosjen e Rrëshen-Kalimashit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Transferimi i Hanës hasi kundërshtinë e opozitës, e cila e akuzoi Ina Ramën për ndëprerje të qëllimtë të hetimit për këtë çështje të shumëdiskutueshme. Në një deklaratë për shtyp, Prokurorja e Përgjithshme siguroi se Hana do të vazhdonte të merrte pjesë në hetimin e çështjes, pavarësisht transferimit. Opozita kritikoi fort ndryshimet e stafit, duke i konsideruar ato spastrim dhe në kundërshtim me ligjin. Disa juristë shprehën shqetësimin se Ina Rama nuk po i kushtonte rëndësinë e duhur krijimit të sistemit të karrierës dhe promovimit, që mund të rregullonte ndryshimet në të ardhmen. (Ina Rama i tha ambasadorit se krijimi i një sistemi të tillë ishte prioritet për të. Ajo do të eksplorojë sisteme të ndryshme të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen). Disa vëzhgues janë veçanërisht të shqetësuar për emërimin e Arian Ndojës në krye të Prokurorisë së Durrësit. A ishte shkarkuar nga ish-prokurori Sollaku, për shkelje gjatë hetimeve të tij, por ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë dhe Gjykata e Lartë e quajti shkarkimin e tij si të paligjshëm. Rama propozoi riemërimin e Ndojës, një ish-shok i klasës së saj, sesa kandidatë të tjerë të propozuar nga Këshilli i Prokurorisë. Një pjesë e kandidatëve të rekomanduar ishteSokol Nishani, vëllai i ministrit aktual të brendshëm, që ndryshe nga pritshmëritë, Rama nuk e emëroi. Një kontakt me reputacion të mirë në rrethin e juristëve tha se ishte normale që Prokurorja e Përgjithshme të bënte ndryshime në rrethin e ekipit menaxherial. Ai shtoi se pritej që presidenti Bamir Topi të mbështeste Ina Ramën në përpjekjet e saj të para, pasi ajo sa kishte marrë detyrën dhe se kishte nevojë për mbështetjen e tij për momentin. Ndryshimet e personelit në zyrën e Prokurores së Përgjithshme erdhën në kohën e pritshmërive të mëdha për Ina Ramën. Shumë prej juristëve pranuan se kjo zyrë ishte e mbingarkuar me staf. Ligji i Prokurorisë së Përgjithshme i jep titullarit të drejta të plota për lëvizje, duke minimizuar argumentet se Rama shkeli dispozitat për të realizuar uljet në detyrë. Vetëm transferimi i njeriut të besuar të Sollakut, Ardian Vishës, në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, ka lënë shije të keqe si ulje në detyrë. Prokuroria e Përgjihshme, si thuajse të gjitha institucionet e pavarura në Shqipëri, kanë nevojë për të implementuar një sistem karriere dhe promovimi. Për kohën që po flasim, mungojnë provat për transferime me prapavijë politike.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Lexova para pak kohesh qe nje dokumentacion i konsiderueshem per shqiperin ishte hequr nga site e wikileaks.
    Me falni qe po ju nxjer nga tema po mund te me informoj dikush me teper reth ksaj çeshtjeje?
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  8. #38
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    03 Shtator 2011 - 07:39 | Shqiperi


    Wikileaks, “Si të vjedhësh votat me stilin shqiptar”

    NGA: ELIRA CANGA



    TIRANE - Zgjedhjet mund të vidhen në njëmijë mënyra me stilin shqiptar. Të paguash për votën, ta dërgosh atë me kutinë e picave, të mbyllësh sytë para manipulimeve, t’u bësh presion anëtarëve të komisionit apo votuesve; të gjitha këto funksionojnë në proceset e brishta elektorale në Shqipëri. Ky është konstatimi i ambasadorit amerikan John Withers në një kabllogram të dërguar më 12 qershor 2009 në Departamentin e Shtetit, ku shpjegon me hollësi se si funksionojnë zgjedhjet në Shqipëri. “Edhe pse ka bërë përparime, Shqipëria mbetet një vend ku manipulimet në zgjedhje nuk mungojnë. Blerja e votave, ryshfeti për komisionerët, kartat e rreme apo frikësimi votuesve; të gjitha funksionojnë në vend. Si Partia Socialiste, ashtu dhe ajo Demokratike kanë akuzuar njëra-tjetrën për mashtrime në zgjedhje, por ambasada ka pyetur disa deputetë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për ta kuptuar më mirë këtë. Për fat të keq, ndërsa ky kabllogram shkruhej, një aktivist i PD-së u vra me armë zjarri nga një aktivist i PS-së në një qendër votimi në Durrës, gjatë një grindjeje për posterat elektoralë”, thuhet në mesazh. E gjithë përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve i takon qeverisë shqiptare.

    Pikënisja në 1996
    Zgjedhjet e vitit 1996 ishin pika më e ulët për Shqipërinë. Kishte parregullsi serioze, mbushje të kutive të votimit, frikësim të votuesve nga ana e policisë. “Autorët” e fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 1996 ishin presidenti i asaj kohe, Sali Berisha dhe zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Ferdinand Poni. Fakti se Berisha është kryeministër sot dhe Poni merret me kartat e identitetit, ka shqetësuar PS-në që u frikësohet manipulimeve të reja.

    Hidh votën, të lutem!
    Një taktikë e vjedhjes së zgjedhjeve është votimi ‘karusel’, që do të thotë: një militant plotëson një fletë votimi dhe ia jep një votuesi bashkë me 50 mijë lekë për ta hedhur në kutinë e votimit. Procesi përsëritet gjatë gjithë ditës. Ka edhe variante të tjera të skemës, ku militantët aspak bujarë nuk të ofrojnë shpërblim, por të kërcënojnë me rrahje apo të shantazhojnë nëse nuk do ta bësh atë që kërkojnë.

    Votë me "pica"
    Një tjetër teknikë që ka edhe më shumë efekt është votimi me fletët e vendosura në kutitë e picave. Gjatë gjithë ditës, komisionerët porosisin pica dhe në kutitë e tyre vendosen fletët e votimit të mbushura për njërën parti apo për tjetrën. Komisionerët kanë marrë për të mbyllur sytë ndaj kësaj teknike edhe shpërblime të majme deri në 500 euro. Askush nuk numëron sa vota ka në kutitë e votimit dhe sa votues rezultojnë në regjistrin zgjedhor.

    Kartat e rreme
    Një tjetër mënyrë është të votosh disa herë me karta të rreme. Sipas këtij plani, militantët votojnë disa herë me emra të ndryshëm ose dhe me një emër, por që nuk është shënuar nga komisioneri. Me kartat e reja të identitetit, kjo supozohet të largohet si teknikë, por nuk dihet nëse do të ndodhë vërtet.
    Ka probleme ende me shpërndarjen e kartave të identitetit në Shqipëri dhe ndaj ka shqetësime se kjo teknikë e votimit të shumëfishtë mund të vazhdojë sërish.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    ----------------------------------------------------

    Wikileaks, Pakti detar, Withers: U tensionuan marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

    Nga: ERION KACORRI


    TIRANE - Në një prej kabllogrameve të ambasadorit Withers drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit ishte dhe raportimi mbi marrëveshjen e ujrave mes Shqipërisë e Greqisë, sipas Wikileaks.

    Sipas ambasadorit Withers, mosmiratimi i marrëveshjes së ujrave dhe ai i varrezave greke ka bërë që marrëdhëniet shqiptaro-greke të kthehen në pikënisje, ku sic përmend ai ato ishin të komplikuara e të tensionuara. Withers shprehet i pasigurtë për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, pasi nuk e di se si do jenë ato në një kohë që nuk janë miratuar dy marrëveshje, ajo e varrezave greke dhe pakti detar.

    Gjykata shprehej në opionin e saj se kishte gjetur probleme proceduriale dhe përmbajtësore me këtë marrëveshje. Opionini i gjykatës ishte surprizues pasi gjërat rrallëherë janë të njëzëshme në Shqipëri dhe qeveria e Shqipërisë kishte mbrojtur me forcë dhe në mënyrë publike marrëveshjen kur fillimisht ajo u përball me kundërshtinë publike. Një diplomat grek u shpreh se ai ishte i zhgënjyer me vendimin dhe sugjeroi raporte me përfitime reciproke pasi Shqipëria kishte ende nevojë për Greqinë për shkak të disa problemeve të cilat po përpiqet të zgjidhë.

    Në letrën e ambasadorit Withers shkruhet se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë marrëveshjen e prillit 2009 me Greqinë lidhur me pjesën jugore të Shqipërisë. Marrëveshja e cila ishte firmosur në muajin prill në Tiranë, erdhi gjatë vizitës së parë të një kryeministri grek në Shqipëri që nga viti 1992 duke u vlerësuar nga grekët, por duke u kundërshtuar nga media në Shqipëri.

    Në kabllogram nënvizohet roli i Gazeta Shqiptare, e cila pothuajse cdo ditë botoi artikuj që dënonin marrëveshjen duke e quajtur atë të njëanshme, të padrejtë, të paligjshme dhe jo kushtetuese.

    Partia Socialiste në opozitë i kërkoi gjykatës që ta rishikonte marrëveshjen dhe me sa duket gjykata ra dakord edhe pse nuk ka publikuar ende arsyetimin duke thënë vetëm se marrëveshja kishte vetëm mangësi proceduriale dhe përmbajtësore. Një vezhgues sugjeron se gjykata duhet të ketë marrë dritën jeshile nga kryeministri Berisha për një vendim të tillë duke qënë se mandatet e disa prej këtyre gjykatësve përfundojnë së shpejti dhe ata nuk do të donin të rrezikonin emërimet e ardhshme duke shkuar kundër vullnetit të kryeministrit Berisha. Vëzhguesit dolën gjërësisht me spekullime se marrëveshja ishte firmosur në mënyrë që Greqia të ndihmonte Shqipërinë të antarësohej në NATO.

    Ioanis Vikelidis i ambasadës greke deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte zhgënjyes duke shtuar se sipas tij, grekët kishin arritur një marrëveshje detyruese me Shqipërinë. Sidoqoftë, Vikelidis tha se pala shqiptare nuk kishte ratifikuar as marrëveshjen për varrezat greke në Shqipëri, ndonëse kishin pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë. Ai gjithashtu fajësoi rolin e medias në këtë proces duke nënvizuar se i kishin fryrë zjarrit duke raportuar në mënyrë të papërgjeshme për këtë cështje.

    Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis e cila kishte qënë në detyrë në kohën e arritjes së marrëveshjes deklaroi në mënyrë publike se anulimi i marrëveshjes ishte nxitur nga grupet ekstremiste duke shtuar se lideri i Partisë Socialiste Edi Rama u ishte bashkuar këtyre grupeve duke kundërshtuar marrëveshjen.
    (BalkanWeb)

    ------------------------------------------------------------------------


    03 Shtator 2011 - 13:03 | Shqiperi

    Wikileaks, Votuesit fotografojnë votën nga frika se mos i heqin nga puna

    TIRANE-Një tjetër mënyrë edhe më e përdorur është kërcënimi apo frikësimi i votuesve. Ka votues militantë apo thjesht të frikësuar, që në zgjedhjet e kaluara kanë fotografuar veten për t’u treguar shefave apo zyrtarëve që kanë votuar për një parti të caktuar, ndaj edhe nuk duhet të hiqen nga puna”, theksohet në kabllogramin e Withers-it, publikuar nga Wikileaks. “Ka militantë të tjerë që u bëjnë shantazhe votuesve dhe i kërcënojnë ata deri edhe me rrahje, në mënyrë që të votojnë për një parti apo një tjetër. Humbja e punës është një frikë reale në Shqipëri dhe ka pasur raste kur një kandidate socialiste ka thënë se nëna e saj do të votojë për PD-në, vetëm për të mos e hequr nga puna”. “I takon qeverisë të garantojë zgjedhjet dhe në fakt, Berisha ndodhet përballë një sfide të madhe në këto zgjedhje, meqenëse së fundmi është folur edhe për përfshirjen e familjes së tij në aferën e Gërdecit. Rreth 3 mijë vëzhguesit që do të vijnë në Shqipëri, duhet të shohin me imtësi zgjedhjet dhe të gjithë procesin”, theksohet në mesazh.

    (GSHBalkanWeb)


    ---> Kjo tregon që futja në NATO qe një favor i Amerikës ndaj popullit Shqiptar, por se realisht, si shtet qënkemi pak a shumë si ato Afrikanët kur vjen puna tek demokracia.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks, aferat e MEICO, i shiti armë Bosnjës e Kroacisë


    TIRANE-Kompania shqiptare e shitjes së armëve, MEICO i shiti armë Bosnjës dhe Kroacisë, duke ndihmuar kështu luftërat në ish-Jugosllavi. Ka dyshime se kjo kompani donte të shiste edhe eksplozivin e rrezikshëm ekzagjen (RDX) që ndodhet në Mjekës, për të cilin ekspertët amerikanë kanë kërkuar largimin e menjëhershëm. Kjo bëhet e ditur në një kabllogram që ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit më 15 korrik 2009, një vit pas skandalit të Gërdecit. Dokumenti i publikuar dje nga “Wikileaks” ishte sekret dhe duhej të publikohej në vitin 2019.

    Aferat e MEICO-s
    “Për shkak të përfshirjes në tragjedinë e Gërdecit, imazhi i kompanisë shqiptare të import-eksportit të armëve pësoi një goditje të rëndë vitin e kaluar. Për pasojë, drejtori Granit Leka pretendon se shitja e armëve nga Shqipëria është mbyllur thuajse fare, megjithëse Leka po punon për të rivendosur në vend imazhin dhe aktivitetin e MEICO-s”, theksohet në kabllogram. Për këtë qëllim, Leka ka kërkuar ndihmën amerikane në sigurimin e shitjeve legjitime të armëve në Afganistan. “Ne këshillojnë të mos jepet një ndihmë e tillë. Së pari ka shqetësime serioze lidhur me municionet shqiptare, që janë kryesisht sovjetike apo kineze të prodhuara 30 vjet më parë. Së dyti, përpjekjet për të shitur municion mund të nxisin hezitimin e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar demilitarizimin apo shkatërrimin e armëve, që është prioriteti ynë i sigurisë kombëtare për Shqipërinë”, - këshillon Withers. “Leka, gjithashtu i tha oficerit tonë politik se MEICO nuk është përfshirë në tentativat për të shitur municione dhe eksplozivë të mbledhur në Mjekës, por Ardian Shashaj në Ministrinë e Mbrojtjes e ka hedhur poshtë një deklaratë të tillë”.

    Përfshirja në Bosnjë
    MEICO u krijua në tetor 1991, pas rënies së komunizmit, dhe kishte për qëllim menaxhimin e municioneve që forcat ushtarake të regjimit të izoluar komunist të vendit kishin grumbulluar për vite të tëra. Në vitin 1991, qeveria socialiste me jetë të shkurtër, emëroi Ylli Pinarin si drejtor të parë të MEICO-s. Pinari luajti një rol të rëndësishëm si ndërmjetës i kompanisë derisa u arrestua në vitin 2008, pas skandalit të Gërdecit. Por drejtimi i tij zgjati vetëm një vit, pasi qeveria demokrate e zëvendësoi atë në vitin 1992. Me kreun e ri, demokratët emëruan edhe Granit Lekën në krye të fabrikës së municioneve në Mjekës. “Në vitin 1994, Leka bëri shitjen e parë ndërkombëtare të MEICO-s. Kroacia, e angazhuar në luftërat jugosllave dhe boshnjake bleu municione me vlerë 2 milionë dollarë. Pas kësaj, Leka u emërua drejtor i MEICO-s. Në vitin 1995, Bosnja bleu gjithashtu municione nga MEICO për t’i përdorur në luftë”, theksohet në mesazh. Sipas një burimi tjetër, specialist perëndimor, gjatë viteve ’90 Shqipëria i ka shitur eksplozivë RDX edhe Iranit. Një kontenier me 150 ton RDX ende ndodhet në fabrikën e Mjekësit dhe mban etiketën e Ministrisë së Mbrojtjes, destinuar për Iranin. Ministria e Mbrojtjes bëri një hetim jozyrtar dhe konfirmoi se nuk i është shitur eksploziv Iranit.

    Ekzogjeni
    Ekspertët amerikanë kanë shfaqur shqetësimet lidhur me praninë e eksplozivit ekzogjen (RDX) në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Leka thotë se as ai dhe as MEICO nuk janë përfshirë në përpjekjet për të shitur eksplozivin”, thuhet në kabllogram. Sipas të dhënave, një firmë çeke dërgoi në vitin 2008, përfaqësues hungarezë dhe kosovarë për të pyetur për eksplozivin. “Leka thotë se oferta iu duk joserioze dhe i ktheu mbrapsht. Por, përfaqësuesit bënë presion me anë të Shashajt për të kërkuar firmën e MEICO-s në marrëveshje. Pakti nuk është nënshkruar, por nuk është firmosur as urdhri për shkatërrimin e eksplozivit, siç u kërkuar nga këshilltarët amerikanë.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


    ------------------------------------------------------------

    Wikileaks, Reforma në polici, zyrtarët e korruptuar s’lëvizin nga vendi



    TIRANE-Ambasadori amerikan në Tiranë ka shprehur shqetësimin për korrupsionin në radhët e policisë dhe në veçanti për moslëvizjen e Agron Kuliçajt nga posti i shefit të shërbimit sekret në polici. Në një kabllogram të dërguar nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, theksohet se ministri i Brendshëm, Lulzim Basha është vënë në dijeni për këtë, po ashtu edhe shefi i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

    Por, Burgaj ka vënë në dukje se Kuliçaj është i lidhur ngushtësisht me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për ta lëvizur atë nga vendi duhet të vijë nga zyra e kryeministrit. “Një javë pas marrjes së detyrës, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj njoftoi se do të bënte një rokadë në polici duke lëvizur të gjithë zyrtarët e lartë. Dy javë më pas u bënë ndryshime në policinë kufitare dhe në shumë drejtori të tjera.

    Ambasada vlerëson faktin se ndryshimet ishin në përputhje me rregulloren dhe sipas standardeve, por është e shqetësuar se drejtori i Shërbimit sekret të Policisë, Agron Kuliçaj nuk u përfshi në ndryshime”, theksohet në kabllogram. “Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët e huaj refuzojnë të mbështesin policinë shqiptare për shkak të pranisë së tij. Burgaj tha se edhe ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe të tjerë në polici që janë të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Por, ai tha se nuk kishte pushtet për ta larguar apo lëvizur Kuliçaj. Ai tha gjithashtu se, nëse ambasada ishte e shqetësuar, ky shqetësim duhej të diskutohej me kryeministrin, pasi vetëm ai mund të marrë vendime për Kuliçajn”, theksohet në mesazh.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    -------------------------------------------------------------

    Wikileaks, Ries: Berisha injoroi apelin e SHBA për skemat piramidale


    TIRANE-Në një kabllogram të dërguar në Departamentin e Shtetit më 27 prill 2006 nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Marsi Ries, theksohet se kryeministri i Shqipërisë ka një histori të trazuar me SHBA-në, pasi kishte refuzuar të dëgjonte thirrjet e hapura të Uashingtonit se skemat piramidale do të sillnin për pasojë shkatërrimin e ekonomisë së vendit dhe me në fund edhe rënien e institucioneve në vitin 1997, kur ai ishte president.

    Në kabllogramin e publikuar nga Wikileaks thuhet se “Berisha tani ka ndryshuar dhe po punon me shumë vullnet për të na treguar se është një prej partnerëve tanë më të besueshëm, veçanërisht lidhur me politikën e jashtme dhe çështje të rëndësishme që shqetësojnë SHBA-në. Programi i tij i brendshëm është përqendruar në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe këtu, ai ka pasur një lloj suksesi. Ambasadorja Ries thekson gjithashtu se situata ekonomike në Shqipëri është e mirë dhe po shkon drejt zhvillimit, ndërsa vendi konsiderohet një aleat lidhur me politikën amerikane në rajon.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks, Nano, akuza Rajerson e Hill për komplot me Berishën


    TIRANE-Fatos Nano, kryeministri i ri shqiptar, ka akuzuar hapur ambasadorin Rajerson, Kris Hill dhe CIA-n për një komplot me Sali Berishën, për ta larguar atë nga pushteti”. Ky është informacioni që ambasadorja amerikane në Tiranë, Marisa Lino i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit në 8 gusht 1997, lidhur me kryeministrin e sapozgjedhur të Shqipërisë. Ajo e përshkruan Nanon si një njeri, të cilin burgu e ka ndryshuar tërësisht.

    “Në deklaratën e fundit në parlament para arrestimit, Nano akuzoi ish-ambasadorin amerikan Uilliam Rajerson si dhe CIA-n për organizimin e gjyqit të gënjeshtërt ndaj tij, me qëllim që ta largonin nga skena politike. Nano akuzon Berishën edhe se po e kthen Shqipërinë në një republikë bananesh nën kontrollin e Amerikës”, thekson Lino. Ajo shkruan se pas daljes nga burgu, Nano ishte kthyer në një njeri që pinte shumë duhan, kafshë sociale që shijonte netët e vona vetëm me rrethin e tij të ngushtë. “Ai është një njeri shumë i përqendruar te vetja, që është serioz edhe kur bën shaka”, thekson Lino në dokumentin e saj.
    Bashkëshortja e tij, shoqja e klasës në shkollë të mesme, shkonte ta vizonte në burg çdo javë, ajo nuk flet shumë, por mendimi i saj është i rëndësishëm për Nanon”, thekson mesazhi. Miku më i ngushtë i tij në kohët më të këqija, edhe kur ishte në burg, është Bashkim Zeneli, që nuk ka pasur kurrë pozicion tepër të lartë. Thuhet se Nano ka marrë një ndihmë të madhe në karrierën e tij nga bashkëshortja e diktatorit shqiptar, Nexhmije Hoxha, në kohën kur ai ishte një studiues i ekonomisë në Institutin e Marksizëm-Leninizmit. Ndërsa përshkruan jetën e tij dhe karrierën politike, ambasadorja amerikane në Tiranë thekson edhe se Nano është arrestuar me akuzën për korrupsion në 30 korrik 1993 dhe është dënuar me 12 vjet burg në një proces gjyqësor, ku pati shkelje të mëdha të procedurave. Nano është kryetar i Partisë Socialiste dhe rruga e tij në politikë ka qenë disi e privilegjuar për shkak të formimit të tij, familjes nga vinte dhe një sërë rrethanash që iu krijuan në Shqipërinë e pas viteve ‘90. Në vitin 1996, ka pasur zëra që thoshin se në kohën kur ai ishte në burg, vajza e tij drogohej, ndërsa djali i tij kishte dalë jashtë kontrollit të së ëmës, duke u bërë rebel dhe i pabindur.
    Por tashmë që fëmijët jetojnë dhe studiojnë jashtë, djali në Selanik të Greqisë dhe vajza në Lion të Francës, familja është qetësuar dhe madje të katërt janë parë bashkë në një drekë në bregdetin e Durrësit”, theksohet në kabllogramin që jep të dhëna personale për liderin e ri të asaj kohe të Shqipërisë.


    ------------------------------------


    Biografia e Fatos Nanos sipas amerikanëve

    Wikileaks ka zbardhur së fundmi një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë u bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano është liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo është zgjedhur kryeministër. Ambasada tregon detaje të jetës së tij nga krijimi i një grupi rok ku Fatos Nano ishte solist deri tek burgu për korrupsion. “Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka”,- është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës. Më poshtë kabllogrami i plotë:

    Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”
    Datë 8 gusht 1997
    Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
    Merr Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomatët më Europë dhe Vatikanin
    Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino
    Klasifikuar si Material konfidencial


    “Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë. Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

    Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan. Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës. Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

    Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani. Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

    Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre. Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore. Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

    Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.
    Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë.

    Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion. Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

    Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet. Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.
    Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale. Ai ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.
    Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se para. Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.
    Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

    Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut. Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.
    Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij. Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

    Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta ata tani dukeshin se ishin bërë të mirë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit ku ishin të pranishëm edhe të huaj.
    Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka.

    Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte Bashkim Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë. Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punës e Jashtme.
    Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për atë.

    Kush është Fatos Nano
    Në vitin 1991 Fatos Nano filloi karrierën e tij politike pasi u zgjodh si Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri
    Në zgjedhjet që u mbajtën më 31 mars 1991, të cilat u fituan nga Partia Socialiste, ai u caktua përsëri si Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të japë dorëheqjen.

    Në mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit më pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga Presidenti Sali Berisha.

    Në 1997 Nano u liruar nga burgu pas trazirave të kryera në atë kohë, kur falimentuan firmat piramidale që shkaktuan një kryengritje të armatosur kundër Presidentit Sali Berisha.

    Në fund të vitit 1997 u zhvilluan dhe zgjedhjet e përgjithshme të cilat u fituan nga PS, ai u caktua si Kryeministër dhe dha dorëheqjen pas trazirave të ndodhura për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit.
    Në korrik të vitit 2001, PS fitoi zgjedhjet dhe Nano u bë kryeministër për të tretën herë në korrik 2002.

    Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe mazhorancën në parlament. Pas humbjes së zgjedhjeve, më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

    Më 8 korrik 2007 ai u fut në garën presidenciale në një përpjekje për të zëvendësuar Alfred Moisiun.

    /Tema/

    ------------------------------------------

    SHBA: Shefi i Shtabit, i korruptuar

    Një kabllogram shokues që ish ambasadori amerikan Xhon Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh shefin aktual të shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.

    Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

    Ambasada Amerikane në kabllogram thotë se pagesa e rryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.
    Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
    Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.

    Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ja dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjoze New York Times, e cila në atë kohë ishte bërë jo pak e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit.

    Ambasada shkruan se praktikë e rryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar.
    Shtete e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë rryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Widhers shkruan në dokumentat nisur Washingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë.

    Ish komandanti i regjimentit të komandove, kolonel Xhamal Gjunkshi pak javë më parë u vendos në krye të ushtrisë shqiptare./TCH/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •