Vetëvendosjes i ikin dy deputetë
Lëvizja “Vetëvendosje” nga nesër do të ketë dy deputetë më pak në Grupin Parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Partnerët nga Lëvizja për Bashkim edhe zyrtarisht do të paraqesin nesër vendimin për t’u larguar nga ky grup parlamentar.
Lëvizja për Bashkim, në një njoftim për media ka thirrur për nesër një konferencë për media, ku do të publikohet vendimi i Lëvizjes për Bashkim për tërheqjen e dy deputetëve të saj, Aurora Bakalli e Agim Kuleta, nga Grupi
Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe do të shpalosen arsyet e këtij vendimi. Lajmi nga ky subjekt politik do të bëhet publik nesër në orën 11:00.
/Indeksonline/
tema
Krijoni Kontakt