Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    A ka “zot shtëpie” në veri (Video) !!!!

    A ka “zot shtëpie” në veri (Video)
    Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 13:36
    Në kushte normale, kur Policia ose organet tjera të rendit vërejnë diçka të dyshimtë, jo të zakonshme e ndalin, e kontrollojnë dhe në raport me rrethanat veprojnë. Por, të jesh qytetarë në veri të Kosovës, vështirë se mund të mbështetesh në mbrojtjen e organeve të rendit.

    Derisa, Policia dhe organet tjera të rendit aludohet se janë për vendosjen e rendit, ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, kjo video e tregon tërësisht të kundërtën. Në video mund të shihet se si organet e sigurisë (këtë rast shihet vetura Carabineri) nuk ka guxim të përballet me një grup tejet të vogël serbësh. (Fokusoni në minutën e shtatë).

    Disa serbë përmes telefonit koordinohen për të ndjekur makinën e Carabinierave. Gjatë bisedës së tyre telefonike dëgjohet plani se në cilat rrugë alternative mund të shkojë makina dhe ku mund të ndalet. Makina e Carabinierave shkon drejt urës së Leposaviqit, ku i organizuan një 'pritë'. Ndërkaq, në momentin kur dalin serbet nga vetura, makina e Carabinierave largohet me shpejtësi të madhe. Serbët vazhdojnë t’i ndjekin ata.

    Prandaj, nuk është çudi që situata në veri është në këtë gjendje, e tensionuar, jashtë kontrollit dhe mbizotëron krimi.

    Urojmë që qytetarët të mos jenë pre e strukturave kriminale në atë pjesë, në mënyrë që të mos iu duhet ndihma e organeve të rendit. Me këtë video që shohim, vështirë se do t’iu dilnin në ndihmë. (Telegrafi)

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,16,63373

    http://www.youtube.com/watch?v=MjDt01KxB0w
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    A thua me te vertete eshte keshtu sic shkruhet ne ket artikull. Apo eshe vetem nje loje e carabinierve italian dhe serbeve te atjeshem kinse Veriu eshte nen Kontroll te repte nga ana e strukturave ilegale okupese te shtetit serb.

    Personalisht mendoj qe kjo eshte vetem nje loje e ndyer e Carabiniereve dhe ketyre serbeve. E arsyeja e kesaj eshte qe vetem te shtijne frigen tek Shqiptaret se kinse asgje s'mund ti beje atyre askush. Ndonese ketu ka gisht edhe qeveria Thaciste. Mbetet te shofim ne javet - muajt ne vijim.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Veriun e Kosoves e kane humbur politikanet shqipetare te Kosoves,ne vitin 1999/2000. Per kete pjese te veriut te Kosoves Unmiku dhe serbet kishin marreveshje qe nga viti 1999. Politikanet shqipetare ne Kosove nuk kane pasur kohe te merren me ceshjen e kufirit te Kosoves ,pore ata vrieshin me njeri tjetrin per qerim hesapesh Shik dhe uck, vjedhje , korrupcion ,tradheti te luftes.

    Veriu i Kosoves aktualishte mbetet nje fronte luftarak ndermjet shqipetareve dhe serbeve . Kete fronte luftarak e kemi si dhurate nga Unmiku dhe politikanet shqipetare .

    Si munde qe ne video policia Italiane e Euleshit frigohet nga nje automjet i serbeve ,kurse ne mes te Kosoves ata EULESHI kure te duane e arestojne jo vetem kriminelet shqipetare, pore edhe Ministrat apo Kryetarin e shtetit si te duane .


    EULESHI eshte organ ekzikutiv vetem per shqipetaret , kurse per serbet ata reagojne sjellshem si me femijet etyre .Kush eshte fajtore ne kete raste ?? Per fate te keqe vete shqipetaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 23-09-2011 më 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •