Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 83 prej 83
  1. #81
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    A thue jan tuj u publlikue kabllat e viteve 1990-91, kur ramiz alia, i trembur per vdekje prej ngjarjeve çaushesk, kreu tranzicionin "gradualisht" per tek sali berisha.

    Ata kablla jane me aktuale se keto te sotmet, keto jane vetem kontornot.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse gjithë kjo frikë nga heqja e imunitetit

    Opinion e Enjte, Shtator 22nd, 2011

    AGIM NEZA

    “Lutjet” e vazhdueshme të Kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për opozitën, për të votuar heqjen imunitetit të deputetëve, nuk është një risi. Kjo është ripërsëritur prej tyre gjatë këtyre viteve të fundit, ashtu siç e kanë përsëritur edhe ndërkombëtarët. Gjatë gjithë kësaj periudhe, opozita më shumë ka qëndruar në pozicionin e heshtjes apo të kundërshtimit, madje të duket sikur pushtetin e ka e majta, e cila frikësohet se me heqjen e imunitetit, mund të zbulohen aferat korruptive të qeverisjes!!
    Çudia është se kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili nuk ka imunitet, vazhdon të ketë “dhimbje” për deputetet e tij (PS) duke u treguar kryeneç edhe me ndërkombëtarët dhe në veçanti me Departamentin e Shtetit të SHBA, që ka kohë që kërkon heqjen e imunitetit të deputetëve! Pse kanë frikë? Pse duhet të insistojnë të ruajnë këtë privilegj nëse e ndiejnë veten të pastër, pra të papërfshirë në afera korruptive apo ndonjë trafik? Deputetët Socialistë, ku në përbërjen e tyre mbizotërojnë biznesmenët, por edhe ata që kanë ushtruar më parë detyra të rëndësishme në qeverisjen e vendit, e kanë justifikuar zyrtarisht pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive se vilat, apartamentet, tokat, dyqanet, bizneset e ndryshme, makinat luksoze dhe sasitë e lekëve, dollarëve apo eurove në numrat e tyre të llogarive janë vënë me “djersën e ballit” ose nëpërmjet bizneseve të tyre apo ndonjë trashëgimie para se të bëheshin deputetë!
    Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, gjer në këto momente, nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit për ndonjë deputet të Partisë Socialiste. Pra nuk ka asgjë për të frikësuar opozitën në parim.
    Votimi për heqjen e imunitetit të deputetëve do të ishte një tregues i dinjitetit të tyre për të treguar se të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit. Nga ana tjetër, heqja e imunitetit të deputetëve do të ishte “fillimi i ri” i vizionit të ri për bashkëpunimin në Parlament midis maxhorancës dhe opozitës, në miratimin e shumë ligjeve të domosdoshme pas bojkotit të gjatë të Partisë Socialiste në Parlament. Ky është një moment i përshtatshëm dhe në kohën e duhur për të hequr imunitetin, në veçanti për rastet kur një deputet akuzohet për afera korruptive, pastrim parash, mbështetje të grupeve terroriste, apo përfshirje në trafiqe të ndryshme. Kam shkruar edhe herë të tjera në gazetën “Panorama”, duke evidentuar se heqja e imunitetit nuk është gijotinë për deputetët, është thjesht një gatishmëri për t’u përballur me ligjet e Drejtësisë, të cilat i keni miratuar ju, deputetë të nderuar, dhe të cilave u nënshtrohet çdo shtetas shqiptar. Imuniteti nuk duhet të jetë strehë për ata që përballen me përgjegjësi penale në gjykata, dhe as një shtysë për ata që gjykohen nga gjykatat që të kërkojnë apo të mbrojnë poste të larta qeveritare. Deputetët duhet të miratojnë heqjen e imunitetit dhe të përballen me drejtësinë. Teologu amerikan Rajnholld Nibut, thoshte: “Aftësia e njeriut për drejtësi e bën demokracinë të mundur, ndërsa prirja e njeriut për padrejtësi e bën demokracinë të domosdoshme”. Duke hequr imunitetin do të jeni të barabartë përpara ligjit, siç është elektorati që ju ka zgjedhur dhe, nga ana tjetër, do të jeni më të qetë të përballeni me organet e Drejtësisë për të dëshmuar se keni vepruar dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, qofshin këto akuza me fakte apo thashethemnaja kafenesh. Nuk keni më kohë për të humbur! Me aktin tuaj për të hequr imunitetin, të paktën do t’u jepni shpresë njerëzve të fillojnë të kenë besim te politika dhe t’ju besojnë juve më shumë se sa kabllogrameve, apo shkrimeve të gazetave që ju “damkosin” në vazhdimësi.
    Heqja e imunitetit, natyrisht, është e lidhur me organet e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e tyre. Ka ardhur koha që opinioni publik të dijë se kush është i korruptuari, kush është trafikanti, kush është ai/ajo politikan që i shërben me dinjitet elektoratit dhe kombit.
    A ka pasur sukses Drejtësia në rastet e heqjeve të imunitetit?!
    Maxhoranca, me të mirat dhe të këqijat e saj, ka dhënë një shembull tepër pozitiv duke votuar për heqjen e imunitetit të ish-ministrit z. Lulzim Basha, ish-ministrit z. Fatmir Mediu, ish-zv.kryeministrit dhe ministrit z. Ilir Meta. Pra, maxhoranca tregoi vullnetin e saj se është e gatshme t’u heqë imunitetin edhe figurave më të rëndësishme të qeverisë dhe ministrave më të besueshëm të Kryeministrit Berisha.
    Nuk është faji i maxhorancës pse kalojnë afatet e hetimit. Nuk është faji i maxhorancës dhe i të akuzuarve pse gjykata pushon një çështje, qoftë kjo edhe e Mediut apo e Bashës. Nuk është faji i maxhorancës se herë pas here Prokurori-Gjykatë karakterizohen nga “pingpong policy” (“politika e pingpongut”) për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Nuk është faji i maxhorancës kur Presidenti i vendit dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prof. dr. Bamir Topi, flet për “sekserë gjyqtarësh” apo për “gjyqtarë sekserë” dhe nuk jep asnjë emër konkret dhe nuk merr asnjë masë ndaj atyre që ai i mendon të korruptuar apo që kanë lidhje me sekserë apo trafikantë! Nuk është faji i maxhorancës pse Gjykata e Apelit liron apo zbut dënimet për pjesëtarë të bandës së Lushnjës dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prof. dr. Bamir Topi hesht! Kur dihet se Presidenti Topi ka nën hyqëm KLD-në, SHIK-un, Prokurorinë, Gjykatat, pra ka të gjitha burimet e informacionit të saktë zyrtar për të ditur se kush janë “sekserët”, kush janë të korruptuarit dhe pse gjykata liron të dënuarit për krime! Më e pakta që kërkon opinioni publik nga kreu i shtetit është që Presidenti i Republikës, në funksionin edhe të kryetarit të KLD-së, të mos heshtë, pra të “guxojë” të prononcohet se është i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve për çështje që janë të ndjeshme për opinionin publik dhe të inkurajojë me emra dhe të mbrohen ata gjyqtarë dhe prokurorë të përkushtuar që japin dënime me burgim të përjetshëm apo që dënojnë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit.
    Pa e pasur ndër mend të dyshosh për ndershmërinë dhe profesionalizmin e këtyre drejtuesve të Drejtësisë shqiptare, me atë që thonë ata të bëjnë të dyshosh! Pra, ata janë të prirë, fatkeqësisht, më shumë te “show mediatik” për Aleancën Kuq e Zi apo transferime gjyqtarësh, sesa për të përmirësuar defektet aty ku vërtet çalon Drejtësia.
    Dhe këtë “dyshim” nuk e kam vetëm unë apo qytetarët e thjeshtë, por e kanë edhe ndërkombëtarët, të cilët, krahas kritikave të tyre, herë pas here përcjellin mesazhin për të përmirësuar situatën në sistemin e Drejtësisë. Pra, unë nuk po them asgjë më tepër sesa thotë raporti i Komisionit Europian i vitit 2010, përgatitur nga ekspertët Francis Desterbeck dhe Thierry Loquet, ku thuhet tekstualisht: “… Emërimi në Gjykatën e Apelit nuk ishte transparent. Korrupsioni në Gjyqësor duket në fazën e emërimit të gjyqtarëve dhe pranimi në Shkollën e Magjistraturës, ku u kërkohet ryshfet kandidatëve. Kur gjyqtarët emërohen, janë ata që kërkojnë ryshfet për ‘të rikthyer investimin’…” etj.
    Opozita, me të drejtën e saj ka drejtuar shënjestrat ndaj qeverisë për korrupsionin, por nuk e kemi dëgjuar qoftë në një rast të vetëm të drejtojë “shigjetat”, të kritikojë drejtuesit e Drejtësisë. Madje, para disa ditësh, kryetari i PS-së, zoti Edi Rama, në një editorial theksonte: “Pyetja ime për Presidentin e Republikës dhe prokuroren e Përgjithshme nuk fajëson as njërin, as tjetrin prej tyre, sepse jo vetëm as njëri, as tjetra nuk kanë detyrë të dënojnë askënd, kjo është punë e gjykatave…”. Çdo qytetar, dhe në mes tyre edhe unë, pyes kryetarin e opozitës Edi Rama: Nga kush varet Drejtësia? Kush e drejton Drejtësinë? Kush i emëron prokurorët, kush i emëron gjyqtarët? Kush e kontrollon Gjyqësorin? Kush e kontrollon Prokurorinë? Nëse Edi Rama kërkon drejtësi, duhet ta kërkojë te kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe te prokurorja e Përgjithshme. Asnjë nga këto institucione nuk janë në varësi të Kryeministrit Berisha. A ka presione ndaj prokurorëve, gjyqtarëve apo drejtuesve të institucioneve të ndryshme, siç thuhet herë pas here dhe siç po i lexojmë në kabllograme këto ditë? Nëse po, atëherë si është e mundur që këta persona që janë nën presion për vendime të ndryshme nuk paskan të paktën kurajën të bëjnë dorëheqje dhe t’u hapin krahun të tjerëve që kanë guximin dhe përkushtimin të luftojnë korrupsionin?! Në këtë mënyrë, të gjithë do të bindeshin se të paktën ekziston dëshira e tyre për t’u përballur me të keqen, por për “rrethana” të ndryshme e kishin të pamundur. Por, e vërteta është ndryshe, ata e lakmojnë karrigen e drejtuesit të Drejtësisë, duke mos bërë drejtësi. Kjo, me sa duket, tani është kuptuar edhe nga ndërkombëtarët, duke qenë se të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit e Drejtësisë kanë pasur mbështetjen logjistike dhe verbale nëpërmjet mesazheve individuale apo publike nga organizmat ndërkombëtarë dhe në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë është e qartë, debati për heqjen e imunitetit nënkupton luftën kundër korrupsionit. Shpresoj dhe besoj se këtë gjë e ka të qartë edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Kur je pa imunitet, e vetmja “strehë” për të vërtetuar nëse je i “baltosur” apo jo do të ishin organet e Drejtësisë, të cilat janë të pavarura me ligj. Heqja e imunitetit të deputetëve dhe beteja për të pasur një Drejtësi profesionale, të ndershme, të guximshme dhe eficiente, do të reduktonte korrupsionin dhe luftën ndaj krimit në tërësi.

    panorama

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Dhe Forumi funksionon si Politika jone ku ka vec Albaneze.
    Me vjen mire te them qe cfare jane "shkruar" nga WIKI jane te verteta,sepse JA,keta jemi ne shqiptaret HISTORIKISHT ku hapim V.r.i.m.e.n e b.y.t.h.e.s me vrap te te tjeret dhe pastaj bejme si GANS-a,se mendoj se nuk pa e degjoi askush.........................
    NE NJE VEND,KU S'NJEH QENI TE ZONE,......ne nje vend ku Ngrysesh PATRIOT,e Gdhihesh TRADHETOR.............Politikane zorrethare,antikombetare,perderaste, den baba den.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •