Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 83
  1. #61
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    SHBA: Veshja e femrave shqiptare, e ekzagjeruar. Në biseda merren me thashetheme, meshkujt flasin për politikë

    Në kabllogramet e ambasadës amerikane për Shqipërinë, zbulohen edhe detaje interesante se si e shohin ata mënyrën e jetesës dhe veshjes së shqiptarëve, sidomos femrave. Më poshtë janë dy kabllograme të shkruara në shkurt të 2008-s, ku flitet për modën që ndjekin shqiptarët, si dhe për bisedat e zakonshme të tyre dhe se si shihet dhe gjykohet femra në Shqipëri.

    Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne e Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim. Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta, më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i veshin një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas trupit.

    Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit të tyre). E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.

    Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!
    Në lokale, femrat veç, meshkujt veç. Femrat bëjnë thashetheme e flasin për flokët, meshkujt për gjëra “të rëndësishme” si politika!
    “…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.

    Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

    Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.
    Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.
    Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”

    Shekulli

    ---------------------------------------------

    Wikileaks, prokuroria ngre grup të posaçëm për hetimin e akuzave

    Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin e akuzave të bëra nga ana e kabllogrameve të ambasadës amerikane.
    Bëhet fjalë për çështje si ajo e Gërdecit, rruga Durrës-Kukës, ajo e Damir Fazlliç etj.

    Lajmi bëheti i ditur nga ana e burimeve pranë prokurorisë.
    Wikileaks ka nxjerrë në dritë një sërë të dhënash të ambasadës amerikane, të cilat tregojnë implikimin e qeveritarëve shqiptarë në krime dhe afera korruptive. Në këto kabllograme përfshihen kryeministri Berisha, fëmijët e tij, veçanërisht Shkëlzeni për Gërdecin, si dhe një sërë deputetësh të rëndësishëm.

    Tema

    -----------------------------------------------

    Wikileaks, Arvizu: Njerëzit të krijojnë vetë opinionet e tyre mbi gjërat që janë botuar. Jam zhgënjyer nga emërtimet si ‘spiunë’

    Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka qenë i pranishëm në seancën e parë të sesionit të ri të Kuvendit, ku e pranishme ka qenë dhe opozita. Në përfundim të seancës që ka zgjatur mbi 1 orë e gjysëm, ai ka folur për dokumentet e Wikileaks.
    “Ne nuk komentojmë gjërat që dalin nga Wikileaks. Të gjitha këto çështje që kanë dalë, janë të ndëshkueshme me ligj. Por janë botuar shumë gjëra dhe njerëzit do formojnë mendimet e tyre mbi ato që janë botuar. Nga pikëpamja ime, njerëzit duhet të formojnë mendimin e tyre dhe nuk ka asnjë problem. Ka diçka që kam parë në media dhe që më bën të mos ndjehem mirë. Kjo ka lidhje me disa përshkrime e komente për emërtimin e njerëzve si informatorë, si spiunë. Për njerëzit që flasin kështu, veprojnë kështu, duhet të them se jam shumë i zhgënjyer. Mendoja se ditët e Sigurimit i kishim lënë pas. Ka njerëz që e kthejnë kokën pas, dhe ata njerëz nuk do e çojnë vendin përpara. Të gjithë njerëzit në këtë vend duan që ky vend të ecë përpara. SHBA do jetë këtu për mbështetje,” tha Arvizu.

    Në lidhje me seancën, ai tha se palët duhet të kujdesen për të zbatuar rekomandimet e ODIHR. Ai shtoi se mazhoranca duhet të japë më shumë për kompromisin.

    “Është e rëndësishme që të dy palët patën mundësi të shprehin opinionet e tyre. Ka pasur probleme serioze që kanë dalë nga raporti i ODIHR. Të dyja palët kanë pranuar se është e rëndësishme të punojnë bashkë.
    Dua të përmend diçka që e ka përmendur edhe kryeministri, që ndonëse mazhoranca ka më shumë karrige në parlament, duhet të bëjë sa më shumë kompromise. Por kjo nënkupton që edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Duke parë situatën aktuale mendoj se mazhoranca duhet të japë sa më shumë për kompromisin.

    Le të flasim për rekomandimet e OSBE/ODIHR. Duhet të jemi realistë, ka një ndarje shumë të madhe mes qeverisë dhe opozitës. Berisha dhe Rama thonë se do mirëprisnin trupa të tilla si ODIHR dhe Venecian. Sigurisht Shqipëria është vend sovran dhe shqiptarët vendosin se si e drejtojnë vendin e tyre. Por nëse ka organizata që janë të gatshme të ofrojnë ekspertizë, kjo është e rëndësishme. Mendoj se e rëndësishme që reformat të nisin, por që të përmbushen. Ne e dimë se bëhet fjalë për çështje besimi,” tha Arvizu.

    /Tema/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #62
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shumë interesante kjo e femrave, këta shikokan cdo trend në shoqerinë Shqiptare. Praktikisht kabllogrami i nxjerr veshjet e femrave vanitoze, te ekzagjeruara, jo profesionale në punë, jashtë statusit të tyre, dhe groteske. Pak a shumë ambient pa tru(derisa merret me veshjet), joserioz, kulturë superficiale etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 10-09-2011 më 10:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #63
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    /OPINION/

    Dy të vërtetat dhe Wikileaks-i
    Nga Alqi Kadenasi

    Koha ka treguar se në politikën e ditës, në interpretimet politike, por dhe jo të tilla, tek ne kemi gjithmonë dy “të vërteta “për të njëjtën ngjarje. Shumëkush do të thoshte se s’ka asgjë të keqe, asgjë për t’u shqetësuar për këtë fenomen. Përkundrazi.

    Në kushtet e lirisë së mendimit, interpretimi i fenomeneve nga këndvështrime të ndryshme është dhe mbetet një vlerë e shoqërisë së lirë. Njerëzit kanë subjektivitetin e tyre, formimin shoqëror e kulturor që i dallon e për pasojë që i drejton në një analizë e përfundim të dhënë.
    Por sidoqoftë, ajo ç’ka do të duhej të përbënte shqetësim për këdo është standardi i mirëpranuar tashma tek ne i dy “të vërtetave” për të njëjtin fenomen apo ngjarje.

    Tepër e lehtë është kjo të vërehet në politikën tonë.
    Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet është një shembull tipik i dy të vërtetave. Mazhoranca thekson se raporti vlerëson si asnjëherë transparencën dhe konkurrencën në zgjedhje e për pasojë, sipas saj, zgjedhjet vendore shënuan kulmin e suksesit të garave elektorale pas ’90-tës.
    Opozita, pas leximit të të njëjtit raport e miratimit të tij, pa asnjë ekuivok, i cilëson zgjedhjet si vjedhje e radhës.

    Gjendja dhe zhvillimi ekonomik i vendit trajtohet nga mazhoranca si shembulli pozitiv për Europën e më tej. Opozita ka kohë që flet për krizë ekonomike, ulje të standardit të jetesës dhe papunësi në rritje.

    Do të ishte bezdi për çdo lexues që të vijohej më tej me shembuj të tjerë se si tek ne, e njëjta ngjarje, i njëjti fenomen, është edhe negativ edhe pozitiv; edhe i dobishëm edhe i dëmshëm; edhe i drejtë edhe i gabuar; edhe i vërtetë edhe i gënjeshtërt etj. Por ajo që duket se po i vë kapakun kësaj farë tendence është interpretimi që po i bëhet nga media, opinionistët, politikanët e zyrtarët e rangjeve të ndryshme, kabllogrameve të Wikileaks-it.

    Është qesharake, por e vërtetë. Edhe Wikileaks-i tek ne po lexohet dhe vlerësohet sipas standardit të dy të vërtetave. Shikoni gazetën e qeverisë, pra RD. Pothuaj asnjë koment direkt për atë që çdo ditë, përmes kabllogrameve, amerikanët e ambasadës në Tiranë, nudo po na bëjnë me dije, se si e kanë vlerësuar aktivitetin e saj. Nga larg, mediat pro qeveritare përpiqen e qëmtojnë në të lajme që flasin diku për G.Ruçin e diku për B.Blushin apo P.Majkon.

    Po të lexosh këto ditë tërë shtypin proqeveritar e ke të vështirë të gjesh aty lajme me burim Wikileaks-in. Lexoni “K.Jonë”; “Standard” ; “Panorama” ; “55“, për të mos thënë vetë “RD”. Shikoni se me çfarë merret në “TV Klan” i madhi Fevziu në emisionin Opinion. Flet për operacionet plastike , për dashurinë e për çfarë tjetër, por asnjë fjalë për “cunamin” Wikileaks. Dhe kjo ka shpjegimin e vet. Në pamundësi të shpërdoret burimi në fjalë, atëherë e vetmja rrugë është gjoja injorimi i këtij burimi informacioni. Kësaj i thonë të mbulosh diellin me shoshë.
    Ndonëse në asnjë vend të botës nuk janë vënë në dyshim “të vërtetat” e shpallura në Wikileaks, tek ne ndodhi edhe çudia e radhës. Një ministër, qoftë ai që është, si Olldashi pati kurajon të hedhë poshtë denoncimin që i bëhet për aferën e Rrugës së Kombit dhe tunelit të saj. Në raste të tilla s’di njeriu i shkretë se ç’është më mirë. Të heshtë apo të flasë. Në të tilla raste, thuhet se Zoti më mirë të të mbyllë gojën, se sa të të lërë të thuash budallallëqe. Askush nuk eshte i perjashtuar nga folurit pa kuptim, nga te thenit budallallëqe. Fatkeqësi e madhe është ta bëjmë atë solemnisht, ka thënë një i urtë.

    Ndoshta në një nga ditët që vijnë do të jemi dëshmitarë të “interpretimit” të Wikileaks-it edhe nga ana e L.Bashës. Të shohim. I vetmi që nuk do të dëshironte të prononcohej drejtpërdrejt për të vërtetat e Wikileaks-it s’ka dyshim që është Berisha. Sidoqoftë le të presim. Wikileaks-i sapo ka hapur faqet e para për Shqipërinë.

    Nga ana e saj media opozitare dhe ajo e pavarur, e posaçërisht , gazetat “TEMA”; ”Shqip”; ”Shekulli” etj, apo stacionet televizive “Top Channel” dhe “Vizion + “ publikojnë çdo ditë e më shumë pikërisht ato materiale, ato kabllograme që e nxjerrin qeverinë lakuriq para shqiptarëve veçanërisht në farsën e luftës kundër korrupsionit. Kjo ka shumë rëndësi për të kuptuar se cila është e vërteta, pasi ne shumë gjëra i besojmë më shumë e më mirë kur na e thonë të tjerët se sa kur e themi vetë .

    Është rasti, sikundër edhe po vërtetohet, që opozita e pse jo edhe “të paanshmit”, të verifikojnë qëndrimet e tyre për ngjarje dhe fenomene të caktuara. Është interesante se mjaft opinionbërës që kanë qenë kritikë apo thellësisht kritikë ndaj qeverisë Berisha në ngjarje si zgjedhjet e vitit 2009, ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, fatkeqësinë e Gërdecit, revoltën e vrasjet e 21 janarit etj. si z.Baze; Zaloshnja; Krasniqi; Bushati; M.Nano; Vangjeli e mjaft të tjerë, kanë rastin të konfirmojnë vërtetësinë e qëndrimeve të tyre. Dhe kjo nuk është pak në këtë mjedis armiqësor qeveritar ndaj fjalës dhe të vërtetës.

    Pra, sipas meje, me gjithë përpjekjet tradicionale për të vijuar me standardin e “dy të vërtetave”, duket sheshit se Wikileaks-i po e thyen, po e shpartallon këtë traditë. E vërteta lakuriq duket se është më e fortë se gjithçka.

    Dhe një kontribut e pse jo, mësim tjetër, nga Wikileaks-i. Mjaft personazhe, disa politikë, disa qeveritarë e të tjerët mediatikë duket se ndodhen në një siklet të madh me të vërtetat që ditë për ditë po dalin sheshit dhe që lidhen edhe me opinionet e tyre personale të shprehura, sipas rastit, pranë ambasadës amerikane. Ne sot po njihemi me opinionet e tyre personale për Berishën, për Ramën, për kolegët e tyre ministra, gazetarë e biznesmenë, për fenomene dhe vendime të politikës, të gjyqësorit etj.

    Mirë apo keq, ky është tjetër problem. Ajo që është për të ardhur keq është fakti se në shumë e shumë raste “opinionet publike” të këtyre individëve dallojnë dhe ndryshojnë thelbësisht nga opinionet dhe qëndrimet e tyre “personale” që ne tashma i shohim të publikuara në Wikileaks.

    Të ndodhur në një situatë të tillë, aspak të favorshme dhe shumë kompromentuese, këta individë masivisht kanë preferuar deri tani të heshtin. Ndonjëri, si z.Olldashi, me guximin karakteristik të politikanit qeverisës të Shqipërisë, informon publikun se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që shkruhen për atë dhe që e kompromentonjnë rëndë.
    Shumë shpejt ne do të jemi dëshmitarë që edhe persona të tjerë do të përpiqen të na “sqarojnë” për dualitetin e mendimeve dhe vlerësimeve të tyre, duke u përpjekur të na bindin për “të vërtetën“. Në të tilla raste, autorëve do t’u duhet të mbajnë mend ndryshimet ndërmjet dy të vërtetave që na kanë servirur në kohë të ndryshme. Dhe kjo nuk është aspak e lehtë.
    Mark Tueni i madh ka thënë: – Nëse thoni të vërtetën, ju nuk keni pse të mbani mend asgjë.

    /Tema/

    ---------------------------------------------------------------------

    Aleanca Kuq e Zi: Wikileaks nxori në shesh fytyrën e Greqisë

    Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi që kanë pasur sot intelektualët shqiptarë dhe kosovarë, ka denoncuar presionin grek ndaj qeverisë shqiptare.

    Gjatë fjalës së tij, Spahiu ka thënë se thënë se kabllogramet treguan se Greqia i ka bërë presion dhe ka kërkuar të përfitojë nga Shqipëria për marrëveshjen e ujërave.

    Sipas Spahiut, kjo është e papranueshme, pasi çështja kombëtare nuk duhet të negociohet me askënd.
    Ai ka thënë se Shqipëria duhet ta meritojë integrimin dhe nuk mund të mbahet peng nga Greqia.

    /Tema/

    -----------------------------------------------------

    Prokuroria: Nuk kemi nisur hetime për Wikileaks

    Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar se ka vendosur që të ngrejë një grup të posaçëm për të nisur hetimet mbi të dhënat e fundit të zbuluara nga ana e Wikileaks për një sërë skandalesh në Shqipëri.
    “Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media.

    Prokuroria Shqiptare gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë”, thuhet në një njoftim të shkurtër të prokurorisë.

    /Tema/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #64
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    “Raporti” i Withers: Shqipëria i shiti Iranit armë eksplozive RDX?

    SHBA dyshon se Shqipëria mund t’i ketë shitur armë eksplozive Iranit. Në një kabllogram të posaçëm të ambasadorit John Withers i datës 15 korrik 2009, të botuar nga “Wikileaks”, bëhet e ditur dyshimi që mund të ketë qeveria amerikane në lidhje me shitjen e armëve RDX, eksploziv ekzogjen. Dokumenti i titulluar “Meico dhe marrëveshjet për armët në Shqipëri”, vërehet me shqetësim prezenca e eksplozivit ekzogjen, RDX, në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. “Burim tjetër, nga një specialist perëndimor konfirmon se gjatë viteve ’90, mundësisht dhe përgjatë vitit 1999, Shqipëria i ka shitur eksplozivë RDX edhe Iranit. Në fakt, një kontejner me 150 tonë RDX ende ndodhet në fabrikën e Mjekësit dhe mban etiketën e shpërndarjes të destinuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Iranit”, thuhet në kabllogramin e Withers. Më tej, ish-ambasadori amerikan në raportin e tij drejt Departamentit Amerikan të Shtetit shkruan se “Ministria e Mbrojtjes Shqiptare bëri një hetim jozyrtar dhe konfirmoi se nuk i është shitur eksploziv Iranit. Burimet amerikane nuk ishin në gjendje të vërtetonin, të gjenin ndonjë provë nëse Shqipëria i kishte shitur Iranit armë RDX”. Ekspertët amerikanë kanë shfaqur shqetësimet lidhur me praninë e eksplozivit ekzogjen (RDX) në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore të shitjes së armëve, MEICO, Granit Leka, thotë se “as ai dhe as MEICO nuk janë përfshirë në përpjekjet për të shitur eksplozivin”, thuhet në kabllogram. Sipas të dhënave, një firmë çeke dërgoi në vitin 2008, përfaqësues hungarezë dhe kosovarë për të pyetur për eksplozivin. “Leka thotë se oferta iu duk joserioze dhe i ktheu mbrapsht. Por, përfaqësuesit bënë presion me anë të Ardian Shashajt, drejtor i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes, për të kërkuar marrëveshje, duke anashkaluar MEICO-n. Pakti nuk është nënshkruar, por nuk është firmosur as urdhri për shkatërrimin e eksplozivit, siç u kërkuar nga këshilltarët amerikanë”. Kabllogrami është nisur pothuajse një vit pasi Shqipëria u trondit nga tragjedia e Gërdecit. Kjo ka sjellë sipas drejtorit Leka dhe rënien e shitjen e armëve. Leka ka kërkuar ndihmën amerikane në sigurimin e shitjeve legjitime të armëve në Afganistan. “Ne këshillojnë të mos jepet një ndihmë e tillë. Së pari ka shqetësime serioze lidhur me municionet shqiptare, që janë kryesisht sovjetike apo kineze të prodhuara 30 vjet më parë. Së dyti, përpjekjet për të shitur municion mund të nxisin hezitimin e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar demilitarizimin apo shkatërrimin e armëve, që është prioriteti ynë i sigurisë kombëtare për Shqipërinë”, këshillon Withers në kabllogramin e tij.

    Shqip

    --------------------------------------------------------------

    Sulm Olldashit për aferën me monopolin e linjave të internetit dhënë Bashkim Ulaj

    Gazeta Panorama ka publikuar sot një artikull në lidhje me një aferë të Ministritë të Transporteve, Sokol Olldashi. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Ministrisë së Transportit dhe një kompanie të Bashkim Ulaj, biznesmenit të Familjes Berisha, i cili ka ndërtuar dhe pallatin në të cilin ka apartamentet e saj Familja Berisha. Gazeta, e njohur si një media pranë qeverisë, e sidomos pranë Ilir Metës, e ka sulmuar Olldashin edhe më parë përmes dokumentit të Wikileaks. Kësaj radhe bëhet fjalë për një skandal të zbuluar nga vetë gazeta. Më poshtë pjesë nga shkrimi:

    “Të gjitha linjat e internetit që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera do të zotërohen nga një firmë e vetme për 40 vjet .Gazeta zbulon urdhrin e firmosur nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, që i jep të drejtën monopol një firme të caktuar të kryejë lidhjet kufitare me fibra optike. Afera që monopolizon për katër dekada të gjithë tregun e internetit në vend, është urdhëruar dhe firmosur nga ministri Sokol Olldashi, me shkresën nr. 120, të datës 23.08.2010. Pa asnjë njoftim publik, pa asnjë konkurrencë (qoftë edhe fiktive), Olldashi i ka dhënë të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv. E thënë me pak fjalë, të gjitha linjat e interkonjeksionit me fibra optike, në të katër pikat kufitare të vendit do të jenë monopol. Pas urdhrit të Olldashit, firma “ATU” do të zotërojë të gjitha lidhjet e internetit të vend dhe do të jetë ajo që do të shesë me çmimin të cilin do ta përcaktojë ajo e vetme në treg, të gjithë shërbimin në vend.”

    /Tema/

    -------------------------------------------------------

    Wikileaks: Serbia nuk do hyjë në BE përpara vitit 2019

    Një dokument i ambasadës amerikane në Berlin, publikuar nga Wikileaks, bën me dije se Gjermania beson se Serbia nuk do hyjë në BE përpara vitit 2019. Sipas këtij kablli, thuhet se politikanët serbë mendojnë se do hyjnë në BE brenda katër vitesh (kabllogrami është i vitit 2009). Por gjermanët thonë se kjo nuk do ndodhë së paku përpara 2019-ës. Këtë gjë ia ka bërë të ditur vetë Angela Merkel presidentit serb në një takim, njofton Balkan Insight.

    /Tema/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #65
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Arvizu: “Luftoni korrupsionin në mbrojtje e siguri”. A është ushtria një fole korrupsioni?


    Sa herë që Transparency International dhe të tjera organizata publikojnë anketa apo studime për korrupsionin në vend, ushtarakët shfaqen në listë si më pak të korruptuarit. Por disa kabllogramë të ambasadës amerikane po nxjerrin në pah të dhëna shokuese për korrupsionin në ushtri. Në një aktivitet të organizuar sot për luftën ndaj korrupsionit, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu kërkoi të luftohej korrupsioni në mbrojtje e siguri. Kjo është një deklaratë e rrallë, nisur nga fakti se gjithmonë është kërkuar të luftohet korrupsioni në fusha të tjera. Por faktet e publikuara nga Wikileaks flasin ndryshe. Vetë shefi aktual i shtabit rezulton i korruptuar. Ky i fundit në një intervistë tha se po njolloset nga letra anonime. Më poshtë gjeni pjesë nga dy kabllograme që flasin për korrupsionin dhe emërimet e dyshimta në ushtrinë shqiptare.

    ***
    Një kabllogram shokues që ish ambasadori amerikan Xhon Ëithers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh shefin aktual të shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.
    Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.
    Ambasada Amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.

    ***
    Disa ndryshime në strukturat drejtuese të ushtrisë shqiptare në mënyrë jo transparente i janë përcjellë me shqetësim Ëashingtonit nga numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë Debora Jones, permes nje kabllogrami që mban datën 8 Shtator 2009.

    “Në 2 shtator zyra e presidentit Topi njoftoi disa shkarkime dhe emërime në rangjet më të larta të ushtrisë sic ishin ato të komandantit të flotës detare Kristaq Gërveni, i zëvëndësuar nga admirali Kudret Cela. Gërveni do të emërohej zëvëndësshef i Shtabit të Përgithshëm.Ndërsa gjeneral brigade Vladimir Qiriazi u largua nga detyra e komandantit të llogjistikës duke marrë një detyrë tjetër”.
    Zëvëndësambasadorja Jones, përballë kësaj situate shkruan se “E ndërsa presidenti është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, ka të drejtë të shkarkoje dhe emërojë këdo që dëshiron, është jo e zakontë që ai të veprojë kështu pa u konsultuar me ushtrinë. Disa aspekte të emërimeve kanë shkaktuar shqetësim. Kapiteni i parë Gërveni merr një pozicion që zakonisht mbahet nga një gjeneral brigade, admiral apo një grade më të lartë ndërkohë që zoti Gërveni nuk ishte në listën e ngritjes në detyrë”. Zonja Jones duke iu referuar zërave të pakonfirmuar e shpjegon ngritjen në detyrë me faktin se e gjitha kjo ishte vecse një shpërblim për Gërvenin në negociatat e suksesshme me qeverinë greke për kufirin detar. “Kjo marrëveshje, – thekson zonja Jones, – besohet se ka bindur Greqinë për të ratifikuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Tani Gërveni do të komandojë fllotën detare të drejtuar më parë nga Admiral Cela që ishte i një ranku më të madh. Ndërsa ulja në detyrë e gjeneral brigade Vladimir Qiriazi duke iu referuar disa burime në Ministrinë e Mbrojtjes vjen si një demotivim ndëshkues për një ngatërresë që lidhet me cështje pronësie”.
    Kabllogrami sqaron se bëhet fjalë për stadiumin Dinamo pronë e ushtrisë. Burimet kanë pohuar se një person i afërt i kryeministrit, që mund të jetë edhe ministër po tenton blerjen e kësaj prone, por gjeneral Qiriazi refuzoi të firmosë dokumentat për kalimin e pronësisë në duar të privatëve.

    /Tema/

    -----------------------------------------------

    Wikileaks – E gjithë dosja shqiptare

    Një radiografi e ashpër për shoqërinë shqiptare, një gjykim i akullt për çfarë vete keq në këtë vend dhe emrat e përgjegjësve të së keqes. Publikohen telegramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë duke treguar Shqipërinë e vërtetë, që e njohin në të njëjtën mënyrë edhe të gjithë shqiptarët. Cilat janë sekretet që turpërojnë një klasë politike të kriminalizuar, të korruptuar e të pandëshkuar dhe si e shohin shoqërinë shqiptare amerikanët? Zgjedhjet e manipuluara, Gërdeci e armët, rruga Durrës-Kukës, lidhjet me krimin, antikomunizmi i ish-komunistit Berisha, gjithçka që turpëron sot vendin në telegramet e publikuara nga Wikileaks

    Nga Lorenc Vangjeli, MAPO

    Të famshëm, të pasur, si rregull, përtej mundësive që ju jep rroga, të fortë e të ashpër, por dhe të pashëm përpara kamerave të televizorit. Këta janë politikanët shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve të trashëguar nga elita ish-komuniste e para viteve 90´ dhe një pjesë tjetër e mbërritur në majë të pushtetit për shkak të afërsisë me mbizotëruesit e poleve të pushtetit. Kjo është pamja e parë e tyre, por kujdes! Gjithçka është nën vëzhgim. Si një “redaksi gjigante” mediaje që beson se puna e saj më e rëndësishme nuk do të botohet kurrë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, falë incidentit Wikileaks, demonstroi këtë javë gjithë mendimet e saj të fshehta për çfarë ndodh në Shqipëri. Për zgjedhjet, për politikën që rrjedh nga zgjedhjet, për ekonominë, korrupsionin, për Forcat e Armatosura e Shërbimin Sekret, për drejtësinë shqiptare, gjyqësorin dhe organin e akuzës, për median, për individë të ndryshëm me pushtet e deri dhe konsiderata për shoqërinë shqiptare e mënyrën e saj të jetesës dhe të të kuptuarit të botës. Një mal me informacion “të akullt”, pa ngarkesë emocionale që dëshmon sesi është realisht bota e vogël shqiptare e parë nga sytë e huaj të aleatit strategjik të Shqipërisë. Pa pudrën dhe makiazhin diplomatik, pa buzëqeshjet formale në pritje zyrtare, por ashpër dhe vrazhdë siç është rëndom e vërteta, rrëmeti Wikileaks tregoi çfarë mendojnë realisht amerikanët për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe politikën e saj në veçanti. Lakuriq e të mjerë, në rastin më të mirë dhe të korruptuar të pandëshkuar e madje edhe të lidhur me krimin, në rastin më të keq – përkundër formës që politika shqiptare tregton në sy të publikut – ky është thelbi i tablosë së zymtë që botimet masive me temë Shqipërinë, mbërritën në duart e publikut. Të vërteta të cilat nuk habitën pothuaj askënd me vëmendje minimale për Tiranën zyrtare, por më shumë se kaq, ato ishin konfirmim i asaj që siç shkruhet në kabllogramet amerikane, ishin prej kohësh tema bisedash në “institucionin kombëtar të kafeneve” në Shqipëri.
    Pothuaj të gjithë emrat më të njohur të politikës shqiptare, deri dhe numrat e tyre të telefonit apo njohuritë për gjuhët e huaja, parakalojnë në telegramet me drejtim Tiranë – Uashington. Me forcën e tyre, por sidomos me dobësitë e tyre ekstreme, me gënjeshtrat e hipokrizinë dhe hilet e vogla ballkanase për hir dhe në emër të pushtetit personal. Tërësia e dokumentave të publikuara afron të vërteta të hidhura, qoftë për pushtetin ekzekutiv dhe përdorimin dhe shpërdorimin e tij, qoftë për atë legjislativ, për gjyqësorin dhe vetë median. Një pamje që rrënqeth.

    Zgjedhjet
    Çfarë gjykohej në shqip dhe kundërshtohej fort po në shqip, tashmë është thënë qartë në anglishten e fshehtë diplomatike të ish-ambasadorit Uidhers. Zgjedhjet janë pika më delikate e shoqërisë shqiptare, e cila, së paku në 15 vjetët e fundit, është një institucion i rrënuar që nuk ka prodhuar në asnjë rast legjitimitet të plotë të qeverisjes së vendit. “Si të vjedhësh votat me stilin shqiptar”, është titulli i një telegrami që ambasadori Uidhers ka firmosur pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009, në 12 qershor. “Edhe pse ka bërë përparime, Shqipëria mbetet një vend ku manipulimet në zgjedhje nuk mungojnë. Blerja e votave, rryshfeti për komisionerët, kartat e rreme apo frikësimi i votësuesve, të gjitha funksionojnë në këtë vend”, shkruhet në këtë telegram. Thyerja e madhe e institucionit të zgjedhjeve, sipas amerikanëve, ka ndodhur në maj të vitit 1996. Mbas tyre, vetëm një vit më pas, Shqipëria hyri në kaos dhe vazhdon të jetë në një tjetër formë të kaosit edhe mbas disa palë zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale. Për të ndalur në zgjedhjet e fundit, kryesisht për Tiranën dhe duke bërë analogji me mënyrat sesi frakturohet vota shqiptare që identifikojnë amerikanët, historia ngjan si dy pika uji. “Askush nuk numëron sa vota ka në kutitë e votimit dhe sa votues janë regjistruar”, shkruhet në qershor 2009, ndërkohë që dy vjet më pas, ka pasur diferenca domethënëse mes fletëve të gjetura në kutitë e votimit dhe numrit të zgjedhësve që kanë votuar. Në një proces që largoi Edi Ramën mbas më shumë se një dekade nga bashkia e Tiranës. Në të tjera telegrame ngrihen shqetësime akute nga fushatat elektorale të zhvilluara, të cilat, në thelb kanë të njëjtin shqetësim: ato nuk janë të ndershme, ato janë gjithmonë një garë e pabarabartë mes favoreve të pushtetit që pushteti i vë në funksion të fitores dhe opozitës. Mbas zgjedhjeve të 28 qershorit, një vështrim i akullt parashikues i ambasadorit Uidhers dëshmon atë çfarë po ndodh në këto dy vjet të mandatit të dytë të zotit Berisha: “Një pyetje e madhe për ne është sa efektive do të jetë një mazhorancë e dobët në qeverisje përfshi realizimin e reformave që ne dhe ky vend i ka të nevojshme”. Përgjigja mund të jepet shqip: aspak!

    Politikanët
    Dhe mbas zgjedhjeve të manipuluara, natyrisht edhe produkti i tyre, ligjvënësit shqiptare nuk do të mund të ishin ndryshe sipas këndvështrimit amerikan. Në një telegram të datës 13 gusht 2009, ish-ambasadori Uidhers bën një listë të pjesshme me emrat e gjashtë deputetëve nga më të rëndësishmit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët dyshohen për lidhje me botën e krimit, si pjesë e tij apo si përfitues prej tij. Përtej faktit sesa real është një perceptim i tillë amerikan, ka një fjali në këtë raport që trishton pafund: “Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale e shumë deputetëve prej shqiptarë është shqetësuese dhe nuk premton për zhvillim demokratik. Eshtë gjerësisht e njohur në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar”, shkruan ish-ambasadori Uidhers. “Këta individë janë sot deputetë dhe kanë imunitet nga ligji…”. Kjo fjali kyçe e këtij telegrami, shpjegon dhe shumë detaje të tjera për atë çfarë ka ndodhur në vijimësi në Shqipëri. Në këtë mënyrë, kuptohet dhe më qartë ngulmimi publik i ambasadës amerikane në Tiranë për rrudhjen e imunitetit, parashikuar në kushtetutë për një sërë zyrtarësh të lartë në vend. Një gjë që, pavarësisht se të gjithë aktorët e kanë përshëndetur, asnjëherë nuk është bërë realitet. Në këtë këndvështrim, dy nga proceset më të bujshme të dështuara në Shqipëri, tragjedia e Gërdecit dhe abuzimi fatal me rrugën Durrës-Kukës, kanë dështuar pikërisht për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë së instaluar në vend dhe për shkak se dy ministrat e akuzuar direkt, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha kanë mundur të shpëtojnë pa ju nënshtruar procesit të hetimit gjyqësor, sepse kanë pasur imunitet. “Ndërkohë që pritej që Prokuroria e Përgjithshme të kërkonte heqjen e imunitetit të Mediut, Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet në mënyrë të papritur në datë 28 korrik”, vërehet në një tjetër telegram.

    Ka dhe më shumë se kaq. Një dëshmi tronditëse vjen nga përdorimi që i është bërë rrugës Durrës-Kukës për interesa thelbësisht elektorale, pa kursyer rrezikimin e jetëve njerëzore dhe koston që duhej paguar. Një nga telegramet e zotit Uidhers konfirmon se dy drejtues të konsorciumit Bechtel-Enka kanë kërkuar që tunelet të hapen në tetor të vitit 2009, ndërsa kryeministri Berisha insistonte që një gjë e tillë të ndodhte në qershor. Arsyeja: fushata elektorale. Kundërarsyeja logjike: nuk kanë përfunduar punimet, rrezikohen jetë njerëzish dhe rritet kostoja me të paktën 15 milionë dollarë. Të paktën pjesa e dytë u verifikua dyfish, punimet që u bënë në tunel morrën 30 milionë dollarë më shumë për shkak të këmbënguljes së zotit Berisha.

    Gërdeci
    Ka fasha të shumta drite që hidhen në një nga pjesët më të errta të këtyre viteve të fundit. Tragjedia e Gërdecit. Ambasada amerikane ka shënuar me besnikëri mendimet e fshehta të saj, ka bërë analiza që u referohen shumë burimeve, të pavarura ose jo të tilla, që tregojnë disa nga misteret e asaj çfarë ka ndodhur në Gërdec dhe aktorët që e frymëzuan dhe shkaktuan tragjedinë si pasojë. Mes tyre dhe përmendja e emrit të të birit të kryeministrit, i cili, sipas një dëshmie të regjistruar nga ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Luan Hoxha, ka arritur deri sa t´i bëjë atij presion për të vazhduar demontimi i municioneve të kalibrit të rëndë në Gërdec. Sipas telegramit të datës 20 qershor 2009, Hoxha kishte shprehur edhe frikë për jetën e tij dhe sigurinë fizike. Në komentin e tij, zoti Uidhers shkruan se nëse versioni i ish-gjeneralit mban elementë të së vërtetës, ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: “…Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të verë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë…”
    Një tjetër detaj i publikuar së fundmi: një nga krerët e policisë së shtetit, ish-truproja e Berishës, Agron Kuliçaj, i cili në këndvështrimin amerikan konsiderohet si i korruptuar dhe me lidhje me krimin. Eprori i tij direkt ka dëshmuar vetë se është i pafuqishëm ndaj tij sepse: “…Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për ta larguar apo detyruar atë të dorëhiqet, duhet të vijë nga zyra e kryeministrit”, shkruan ambasadori Uidhers në datën 25 nëntor 2009. Pa u ndalur këtu, por duke shënuar dhe faktin se një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Dritan Dajti, vazhdonte të qëndronte në liri falë shërbimeve që i bënte atij vetë Kuliçaj.

    Gjyqësori
    Gjyqësori, si sistem, konsiderohet si i korruptuar nga qytetarët shqiptarë. Të njëjtën ide, madje edhe më të rëndë dhe më të faktuar, kanë dhe amerikanët për ta. Telegramet e ambasadorit Uidhers shënojnë të paktën dy raste të implikimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë në lirimin e pakuptimtë të pasurive dhe pezullimin e dënimeve për trafikantë të qënieve njerëzore dhe të duhanit. Thimio Kondi përmendet personalisht me emër për këto vendime të marra në epilog të mandatit të tij si kryetar i gjykatës. E njëjta gjykatë, konsiderohet se ka dhënë vendime së paku të pakuptueshme dhe me dy standarte në rastin e proceseve të pambyllura kurrë për ministrat Mediu dhe Basha.

    Sekretet
    Duke gjykuar nga publikimet e rralla nën siglën sekret, që shoqëron telegramet, mund të gjykohet në një vështrim të parë se cilat janë interesat më të thella amerikane në Shqipëri. Dy telegramet e parë nën këtë sigël kanë të bëjnë me dhënien e azilit politik nga Shqipëria për pesë ujgurët e transferuar nga burgu i Guantanamos. Të dy ato i përkasin datave 8 dhe 9 maj 2006 dhe kanë të bëjnë i pari me mbërritjen e ujgurëve dhe i dyti me takimin e ish-ministrit të jashtëm të kohës, Besnik Mustafaj me ambasadorin kinez të akredituar në Tiranë. Përfshi këtu dhe komentet e medias, një pjesë e të cilës ishte kundër veprimit të qeverisë shqiptare.

    Por dy janë temat më të nxehta që amerikanët i kanë klasifikuar sekret në telegramet e tyre. Ato kanë të bëjnë me SHISH-in dhe përpjekjet e kryeministrit Berisha për ta vënë atë nën kontroll dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    Në rastin e parë, ligji i propozuar për këtë shërbim nga maxhoranca, konsiderohej dhe si një rikthim në “famëkeqin sigurim të shtetit”, siç e quante Presidenti Topi, ndërsa amerikanët komentonin se ato do të dëmtonin edhe marrëdhëniet e partneritetit mes shërbimit shqiptar dhe CIA-s. Se kush fshihej mbas saj, ambasadori Uidhers e thotë fare qartë me një fjali të përmendur shpesh edhe në shtypin shqiptar: “Berisha ka refuzuar ta takohet me drejtorin e shërbimit…”, një refuzim që ka nisur që në vitin 2005 dhe vazhdon të jetë i tillë edhe sot. I paralelizuar me të njëjtën periudhë dhe duke ju referuar ligjit të rrëzuar për Lustracionin, Ambasadori Uidhers komenton kryeministrin si një ish-komunist që mbasi i ka dështuar karta e antikorrupsionit që e ka dëmtuar shumë imazhin e tij, i është rikthyer kartës së antikomunistit. Në rastin e dytë, amerikanët janë shumë të informuar, kryesisht për stokun e madh të municioneve që Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist, rrezikun që ato sjellin jo vetëm për vendin, por sidomos, për mënyrën e menaxhimit të tyre, thyerjet e embargove ndërkombëtare ndaj vendeve nën embargo, kontaktet shqiptare me vende armiqësorë me SHBA-në dhe korrupsionin e kryer me tregtimin e këtyre armëve.

    E fundit, por jo në fund
    Qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara për botimet ilegale të Wikileaks-it është refuzimi i çdo komenti mbi to dhe nënvizimi se ato publikime do të dëmtonin interesat amerikane, por dhe të individëve të ndryshëm. Në rastin shqiptar, ka diçka tjetër që duhet reflektuar seriozisht. Shqipëria, me të drejtë konsiderohet vendi më proamerikan në Evropë. Një thyerje e besimit të publikut në këtë drejtim, ndodhi kryesisht mbas ngjarjeve tragjike të 21 janarit kur katër demonstrues u vranë gjakftohtësisht nga njerëz me apo pa uniformë nën dritaren e kryeministrit. Për herë të parë, në atë masë, u publikuan qëndrime kundër asaj çfarë dukej se mbështesnin apo kundërshtonin publikisht amerikanët. Pyetja e të paktës gjysmës së opinionit publik, mbështetës të opozitës, ishte se si kishte mundësi që vendi më i madh demokratik i botës, “mbështeste” një qeverisje që po merrte tiparet e një regjimi që mendohej i perënduar në Shqipëri. Botimet e fundit mbi “mendimet e fshehta” amerikane për çfarë ndodh në Shqipëri dhe për qeverisjen e vendit, dëshmojnë të kundërtën. Që Shqipëria të jetë e vërtetë, që aspirata demokratike e këtij vendi të shndërrohet në realitet, duhet të vazhdohet të ketë shpresë dhe besim në bregun tjetër të Atlantikut, ku një mekanizëm i stërmadh në shërbim të demokracisë, mund të mos ndjehet kur lëviz, por nuk është kurrë në prehje dhe në heshtje. Kushdo sot në Shqipëri ka të qartë thelbin e kësaj historie: mund t´i shpëtohet ndëshkimit për krim nga gjykatat shqiptare, mund të rritet numri i zerove në llogaritë bankare, por asgjë nuk mbetet pa dalë dhe pa u ndëshkuar minimalisht me turp. Nuk ka asgjë tjetër të përjetshme të këtë botë përveç të vërtetës absolute. Edhe në Shqipëri, në vendin e gënjeshtrave që politika i shet si karamele, herët a vonë, e vërteta do të ketë dritë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #66
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Disa thënie pikante të përzgjedhura nga ambasadori Withers

    Në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga Wikileaks, të bien në sy raportimet javore të ambasadorit Withers, një diplomat i hollë e me shumë humor. Në fund të çdo raportimi, ai përfshin një thënie të javës. Më poshtë janë disa prej tyre, të cilat në fakt shpjegojnë shumë gjëra dhe janë përzgjedhur me mjaft kujdes nga Withers.

    “Unë dhe Berluskoni e dashurojmë përjetësinë”. Fragment nga deklarata e kryeministrit Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin italian, Berluskoni. Berisha po i referohej premtimit të tij për të mbjellë 20 milion rrënjë ullinj në mbarë vendin.

    “E shpenzoj atë pak kohë të lirë në Zvicër duke bërë ski e duke i dhënë biçikletës”- Orik Shyti, anëtari famëkeq i bandës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”, aktualisht në azil.

    “Beteja shkreton”- Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar angazhimit të qeverisë së tij për të pastruar korrupsionin. Deklaratë në Forumin Ekonomik Botëror në Turqi.

    “Mafia po përpiqet që të pengojë Shqipërinë nga hyrja në NATO. Ju zotërinj merrni këto deklarata e përdorini si letër higjienike”. Fragment nga përgjigja e kryeministrit Sali Berisha ndaj akuzave të opozitës pas shkrimit në Nju Jork Tajms për shitjen e municioneve në Afganistan.

    “Lërini këto budallallëqe. Jam në Greqi duke u përpjekur të kthej në Shqipëri skulpturat e vjedhura. Kjo duhet të të shqetësojë ty. Kjo është diçka që ia vlen.” Ministri i Kulturës, Ylli Pango, i përgjigjet kërkesës së një gazetari se përse djali i tij 17 vjeçar shkon çdo ditë në shkollë me makinën zyrtare të babait, Volkswagen Touareg.

    “Sipas përllogaritjeve të përafërta, ky ishte një shpërthim i ngjashëm me shpërthimet e fuqishme bërthamore, si një bombë atomike, por pa radioaktivitet”. Fragment nga mesazhi i presidentit Topi ndaj vendit më 16 mars.


    /Tema/
    ------------------------------------------------------

    WIKILEAKS/ Dyfytyrësia e Berishës, nga shitja e vendit tek flirti për Shqipërinë e Madhe

    Janë dy kabllograme të ndryshme, me data të ndryshme, por që nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të një njeriu mashtrues, që për të mbajtur pushtetin është gati të bëjë gjithçka. Por nxjerr në pah edhe diçka tjetër, maninë e tij për të pasur kontroll mbi çdo shqiptar kudo që është, në Shqipëri, Kosovë a Maqedoni.
    Në kabllogramin e parë me titull “Greqia merr bregdetin”, flitet për lëshimet e forta që po i bën Shqipëria Greqisë. Siç është publikuar këto ditë, SHBA e ka pasur nën kujdes marrëveshjen e ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, ku qeveria shqiptare dhuroi territorin e saj për vendin fqinj.

    Në kabllogram flitet për vizitën e Karamanlis, ish- kryeministrit grek në Shqipëri.
    “Më 27-28 prill, kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në të parën vizitë të një kryeministri grek që nga viti 1992. Për shkak të protestave, presidenti grek Karolos Papulas kishte ndërprerë një vizitë në Shqipëri në vitin 2005. Por tani ka lindur një ditë e re. Ambasada greke dhe Ministria e Jashtme thonë se këto janë marrëdhëniet me të mira që nga viti 1973. Pala greke thotë se nënshkrimi i marrëveshjes për shelfin detar mes dy vendeve ishte arritja më e madhe. Media e ka sulmuar qeverinë se ka dhuruar më shumë për grekët. Zona në fjalë është strategjike dhe ka potencial për turizëm dhe naftë. Disa vëzhgues thonë se ky koncesion është bërë nga qeveria në shkëmbim të ratifikimit nga ana e Greqisë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit,” thuhet në kabllogram.
    Në të thuhet se Berisha e Karamanlis zhvilluan një takim kokë më kokë dhe asnjë detaj nuk doli në dritë.

    “E kombinuar me marrëveshjen për detet, marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë, ratifikimin e MSA dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duket se çështjet kryesore bilaterale janë zgjidhur. Megjithatë, ndërsa qeveria dhe grekët janë të kënaqur, shumë shqiptarë nuk janë, gjykuar kjo nga reagimi i medias dhe disa liderëve politikë. Marrëveshja për kufijtë detarë ka provokuar një valë dyshimesh në lidhje me motivet e vendimit dhe se si Shqipëria ia dha gjithçka Greqisë sipas kërkesave të saj. Grekët dolën pa lagur edhe nga çështja e ndjeshme çame. Qeveria duket se nuk ka ndërmend ta ndjekë këtë çështje pasi rreth 600 mijë shqiptarë punojnë atje dhe Greqia është partneri i dytë tregtar për Shqipëri. Mbi të gjitha, kjo duket një vizitë e mirë për Greqinë,” thuhet në komentin e kabllogramit.
    E ndërsa Kushtetuesja e ktheu mbrapsht marrëveshjen, Berisha kishte kohë të mendonte se si të ishte mbi të gjithë shqiptarët. Në një kabllogram të mëvonshëm, që mban datën 15 tetor 2009, ambasada shpreh shqetësim për deklaratat e Berishës për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin “Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe?”.
    “Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të dy partive politike kosovare dhe nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”, nis kabllogrami.

    Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar. “Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari, si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni,” thuhet në kabllogram.
    Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm, Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri- Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE.
    Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Blendi Fevziu, të cilin ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, e cila cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë.
    Në këto kushte, ambasadori Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon.
    “Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në kabllogram.
    Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai deklaroi se komentet e tij ishin keqkuptuar, se ai nuk kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve.
    “Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi”, thuhet në kabllogram.

    /Tema/

    ------------------------------------------------

    WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri

    Nga WikiLeaks-i tjetër që do të plasë pas nja dhjetë vjetësh, do të dalë një kabllogram me dt. 8 shtator 2011, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Në të do thuhet, se “pasi dolën në dritë dokumenta të ambasadës sonë, me të cilëve provokoi bujë një që kish të bënte me gjeneral Luan Hoxhën, ky i fundit, shtatë ditë pas bujës së madhe, kërkoi t’më takonte. E prita në Ambasadë, ashtu siç kish bërë paraardhësi im me të. Ishte shumë i shqetësuar. Më tha se e kish telefonuar djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, dhe e kish fyer e kërcënuar prej dëshmisë që kish dhënë përpara Withers-it. Ish i terrorizuar. Më tha që ish i detyruar të bënte një përgënjeshtrim publik të bisedës që kish patur këtu në vitin 2008. Ndryshe, nuk e dinte se ç’mund ta priste. Unë nuk i sugjerova asgjë. Madje, nuk mbaj mend të kem folur qoftë dhje një fjalë të vetme me të. Ah po, i kam thënë ‘hi’ në fillim e ‘bye’ në fund të bisedës. Iku për të shkruar përgënjeshtrimin, të cilin e publikoi sot, më dt. 8 shtator. Në të thuhej se ‘duke konfirmuar atë takim [me Withers-in] si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se, gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht… Shpjegimet e mija mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje’.
    Nënshkruar nga Alexander Arvizu, Tiranë, 8 shtator 2011.

    /Tema/

    --------------------------------------------------------

    Luan Hoxha sërish në rolin e frikacakut: Nuk e kam përmendur Shkëlzen Berishën

    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ka reaguar me anë të një deklarate për media në lidhje me kabllogramin e ambasadës amerikane të publikuar nga Wikileaks.

    Në të, ish-ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, thotë se Luan Hoxha i kishte pohuar se është kërcënuar nga ana e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
    Por, Hoxha e mohon këtë fakt në reagimin e tij.

    “Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se: Gjatë këtij takimi nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”, thotë Hoxha në reagimin e tij.
    Ai sqaron më tej se ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit me vullnetin e tij të lirë para institucioneve përkatëse dhe kjo sipas tij është dëshmia e tij e vetme për këtë ngjarje.
    “Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”, tha Hoxha më tej.
    Tashmë lind pyetja, kush gënjen, Luan Hoxha apo Xhon Uidhers? Vështirë se ka njeri në fakt, që do të besonte se Uidhers do të gënjente vendin e tij, kur nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë, pasi ai thjesht raportonte zhvillimet në Shqipëri.
    Arsyet e përgënjeshtrimit të vonuar të Luan Hoxhës për kërcënimet e Shkëlzen Hoxhës nuk është e vështirë të kuptohen.

    ----------------------------------------------------

    WikiLeaks: Vatikani “de facto” e ka njohur Kosovën

    Fakti se Kosova është vend me shumicë myslimane dhe se në Kushtetutën e këtij vendi nuk ndalohen në mënyrë eksplicite aborti dhe martesa e homoseksualëve, nuk duhet të shihet si arsye pse Vatikani nuk e njeh ende formalisht pavarësinë e Kosovës. Por Vatikani tashmë ka njohur “de facto” pavarësinë e Kosovës.
    Kështu e ka bindur përfaqësuesin e Ambasadës amerikane në Vatikan në prill të vitit 2008, vetëm dy javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovë, Monsignior Miguel Maury, person kontakti i Selisë së Shenjtë për Ballkanin, raporton Koha.
    Në depeshen që gjendet në faqet e Wikileaksit, zyrtari amerikan shkruan se përfaqësuesi i Vatikanit ka shprehur “dëshpërim për gjuhën specifike në Kushtetutë, të cilën e sheh si hapje e mundësisë – qoftë edhe nëse shihet si shumë e pamundur në Kosovën e sotme- të martesave të gjinisë së njëjtë dhe përpjekje për të lejuar abortin. Kjo gjuhë, sipas Vatikanit, “është imponuar nga konsultuesit ndërkombëtarë pa i marrë parasysh qëndrimet e ndryshme të vetë kosovarëve”.

    Në këtë takim thuhet se Maury ka zvogëluar rëndësinë e hezitimit të Vatikanit për të njohur formalisht pavarësinë e Kosovës duke nënvizuar atë që e ka quajtur si “de facto njohje” të Republikës së re, duke shprehur dëshirën që shteti i ri të ketë sukses në procesin paqësor të ndërtimit të shtetit. Si dëshmi të kësaj “njohjeje de facto”, përfaqësuesi i Vatikanit ka përmendur pranimin që Papa i ka bërë më 2 shkurt presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe mirëpritjen që ia ka bërë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës përfaqësuesit të Kishës Katolike në Kosovë.

    /Tema/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #67
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    /REAGIM/

    Berisha: Uidhersi bëri politikë personale, Shkëlzeni kërkoi të padiste Wikileaks

    Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në TV Klan, kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish- ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers, duke thënë se ai ka bërë politikë personale. Në fakt, edhe në qëndrimin e tij të parë për dokumentet e publikuara, Berisha u përpoq të bëjë një diferencë mes Uidhers e Arvizu, duke thënë se ky i fundit nuk mban krah politik. “Ky zotëri [Uidhersi pra], nëse merren kabllot para rënies së tij në hetim me kabllot pas rënies së tij në hetim [në Kongresin Amerikan], ato dallojnë si nata me ditën. Ai mendoi se e paditi qeveria jonë për çështjen e Patrik Henrit apo Diverolit. Ne nuk e kishim paditur”, tha Berisha.

    Ai zbuloi edhe një fakt tjetër, se i biri kishte vendosur të padiste Wikileaks, edhe pse në fakt ai është një dokument i ambasadës, që është pranuar si i vërtetë nga vetë SHBA. Por duket se reagimi i Luan Hoxhës është mirëpritur nga Berisha.
    “Djali im thotë se kurrë ndonjëherë nuk kam pasur një bisedë telefonike dhe nuk i kam telefonuar kurrë Luan Hoxhës dhe asnjë ushtaraku tjetër. Donte t’i drejtohej drejtësisë, i thashë që më Wikileaks nuk do të bëhet asnjë hap. Sot z.Hoxha bëri deklaratën se unë nuk i kam thënë kurrë z. Ambasador…
    E mohoi Luan Hoxha. Unë i kërkova tim biri që të mos shkonte në drejtësi. Jo, i thashë unë. Me Wikileaks, jo. Sepse të bësh gjyqe për Wikileaksin, për Asanzhin, është një gjë qesharake. Ky është qëndrim im. Kurrkund në botë, përveçse në Shqipëri, kreu i opozitës u anëtarësua në partinë e Wikileaksit,” tha Berisha.
    Kryeministri ka kundërshtuar në mënyrë të prerë zërat për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, duke pranuar në fakt se nuk ka çfarë i duhet se atë e zgjedh me shumicë të thjeshtë partia e tij.

    /Tema/

    ----------------------------------------------------------------

    Raportet e Wikileaks rrezikojnë ndihmat e mëtejshme për Shqipërinë

    OCCRP ( Projekti i Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin) duke iu referuar kabllogrameve të nxjerrë nga Wikileaks për Shqipërinë del në konkluzionin se “Shqipëria është shumë e korruptuar për të përfituar ndihma të konsiderueshme”. Ja çfarë shkruhet ditët e fundit në web-in e këtij projekti.
    “Kabllot e rrjedhur nga ambasada amerikane në Shqipëri, të shkruar në 2009-ën tregojnë shqetësim në lidhje me korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë shqiptare, që lidh zyrtarë të lartë në tërheqjen e pjese të konsiderueshme të parave të ndihmës. Një kabllo shkruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë John Withers ka paralajmëruar një agjenci të ndihmës amerikane, Sfida e Mijëvjeçarit (MCC), se Shqipëria nuk kishte transparencë dhe as kapacitetin teknik për të menaxhuar potencialin e qindra e miliona që mund të jepet sipas programit. “Korrupsioni në Shqipëri mbetet tipike dhe i ngulitur në të gjitha nivelet e qeverisë dhe shoqërisë”, shkroi ai më 13 nëntor, 2009. Withers pranoi një rritje në gjykimet për korrupsion, por tha se ato ishin kryesisht për zyrtarë të nivelit të ulët të qeverisë, ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, figura të larta të opozitës, dhe parlamentarë të shumtë kishin kryer korrupsionin në shkallë të madhe pa dënim. Ai tha se kishte dyshime serioze se paratë nuk do të shpenzohen në bazë të prioriteteve të KSM-së ndihmës. “Pa një mekanizëm mbikëqyrës të shtrënguar, Ambasada nuk mund të jetë e sigurt se shumat e konsiderueshme të parave të tatim-paguesve të SHBA nuk do të shkojnë në përdorime të gabuara dhe të paligjshme, “paralajmëroi ai. Ai paralajmëroi gjithashtu se Shqipërisë “i mungon ekspertiza e nevojshme dhe strukturat burokratike të nevojshme për të menaxhuar paratë në të gjitha mënyrat, që nga ato më elementaret.”

    MCC dha dy grante në Shqipëri për 13.800.000 dollarë dhe 15.700.000 dollarë në vitin 2006 dhe 2008 respektivisht, por duke u bërë një “anëtar kompakt”, do të kishte sjellë qindra miliona dollarë të tjerë në ndihma. Megjithatë, ndihma nuk vazhdoi edhe pse Shqipëria plotësoi kriteret, ndoshta për shkak të kabllit të Withers.

    ------------------------------------------------------------

    Arvizu: Eshtë shumë e pandershme – për njerëzit të thonë se Withers kishte axhendën e tij personale

    “Unë mendoj se çdo ditë që ai [Withers] qëndroi këtu, përfaqësoi besnikërisht pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Unë jam plotësisht i bindur për këtë. Dhe unë do të thoja që kjo është e vërtetë për Marcie Ries-in përpara tij, si dhe për Jim Jeffrey-in përpara saj…. Tani, sigurisht, ne të gjithë kemi një sërë eksperiencash, dhe ne kemi disa pëlqime dhe disa mospëlqime, preferenca dhe stile. Kjo është natyra njerëzore, është e paevitueshme që disa prej gjërave që na bëjnë individualitete të vecanta do të gjejnë rrugën për t’u shprehur në gjërat që themi, në vendimet që marrim, në tendencat që ndjekim. Por në fund të fundit ne përfaqësojmë ketu në menyrë personale Presidentin, dmth, nqs ekziston një perceptim në Washington që dikush nuk po përfaqëson në mënyrë të mirë Shtetet e Bashkuara, ky dikush s’do të ishte më këtu…. Duke u kthyer prapa tek Ambasadori Withers, unë mendoj se është jo e ndershme – asëll-asëll, unë mendoj është shumë e pandershme – për njerezit të kenë sugjeruar që ai kishte axhendën e tij personale, që ai nuk po kryente politikat e Washingtonit.”
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #68
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    WikiLeaks: Në Shqipëri policia 'preferon' ryshfetet


    TIRANË- Në Shqipëri korrupsioni është fenomeni më i përhapur dhe punonjësit në shumë sektorë të zbatimit të ligjit; si policia apo ushtria, "preferojnë" ryshfetet. Kështu theksohet në një kabllogram të ambasadës amerikane në Tiranë dërguar në Departamentin e Shtetit më 27 shkurt 2009.

    Në këtë kablogram theksohet se në vend ka katër grupe fetare që teorikisht mund të nxisin demostrata kundër interesave amerikane. Këto janë grekët, egjiptianët, vllehët dhe romët. "Por, meqënëse Shqipëria ka një histori të gjatë të tolerancës ndërfetare dhe të gjithë shqiptarët thuajse janë proamerikanë, mundësia e këtyre protestave është shumë e largët", thekson mesazhi.

    Sa i përket situatës politike, ajo është e tensionuar dhe në vend ka patur protesta kundër qeverisë të organizuara nga partitë e opozitës si dhe organizatat me prirje të majta.

    KORRUPSIONI
    Ndërkohë, sa i përket punonjësve të zbatimit të ligjit në vend, mund të themi se ata janë ekstremist të tërhequr nga rryshfetet, kjo për shkak se burimet e tyre dhe pagat janë tepër të ulëta këtu. "Paga mesatare e një polici është 250 dollarë dhe kjo bëhet shkak që nisë tradita e ryshfeteve", thekson kablogrami. Nga ana tjetër efektiviteti i trajnimeve të specializuara apo progresit cënohet nga qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme që shkarkojnë apo transferojnë vazhdimisht ata punonjës që janë trajnuar apo specializuar. Megjithatë, thekson kablogrami, në vend vazhdon trajnimi i forcave të policisë dhe të ushtrisësi dhe ndihma e SHBA-së për këto kategori. Policia e shtetit shqiptar shqiptar bashkëpunon me FBI në një task force që është ngritur tetë muaj më parë; ky mekanizëm ka ndihmuar edhe në arrestimin e tre shtetasve shqiptarë që ishin në SHBA dhe kërkoheshin nga autoritetet vendase.

    NDIHMA
    Mesazhi diplomatik thekson se sipas programit të ndihmës së SHBA-së për anti-terrorizmin, në fund të viteve '90 janë dëbuar nga vendi organizatat e afërta me Xhihadin Islamik Egjiptian si dhe grupet mbështetëse të Al-Kaedës. Në vend ka ende elementë radikalë dhe ato po monitoprohhen nga autoritetet lokale, thuhet në kablogram. "Irani është përpjekur disa herë të nënshkruajë marrëveshje me Shqipërinë si dhe të shtrijë interesat e tij në këtë vend, por pavarësisht nga këto përpjekje të shumta, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur", thuhet në mesazh. Në përshkrimin e ambasadës amerikane theksohet edhe se armët dhe eksplozivët është e lehtë të gjenden në Shqipëri si dhe në vendet fqinje me të.
    (e.m/GSH/BalkanWeb)

    ------------------------------------------------

    Wikileaks, Kaidanow donte që Albin Kurti të mbetej në burg


    PRISHTINE- Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që të mbetej në burg sa më gjatë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Kështu thuhet në njërin prej kabllogrameve të Wikileaks të zbardhur nga mediat kosovare.

    Sic raporton Indeksonline, më 5 mars 2007, Kaidanow ka raportuar tek Departamenti Amerikan i Shtetit për protestën e lëvizjes së Kurtit të 3 marsit. Fillimisht, ajo thotë se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, në dallim nga ajo e përgjakshmja më 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti zjarrëndezësi i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për “Vetëvendosje” binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.

    “Në dallim prej demonstratave të kaluara, ‘marshallët’ e VV (anglisht shkurt SDM), me rroba identifikuese kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja i lejuan protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesë. Tek ndërtesa e Kuvendit, protestuesit u ndalën për të dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtissarit dhe pastaj theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportonte Kaidanow, sipas Indeksonline.

    Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së. Por, në fund të këtij kabllogrami bënte të qartë se çfarë donte Kaianow.

    “Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim, deri në zgjidhjen e statusit final, pasi gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t’u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, përfundonte Kaidanow.
    (m.a/BalkanWeb)

    ----------------------------------------------------

    Censusi, Wikileaks: Athina kërkon ‘kokën’ e Spahiut!



    TIRANE- Megjithë këmbënguljen e qeverisë shqiptare për të bërë regjistrimin e popullsisë duke përfshirë edhe dy çështje shumë të kontestuara si ajo e regjistrimit etnik dhe fesë. Censusi ka mundësi të shtyhet, - shkruan në një kabllogram, Wikileaks që ambasada shqiptare ia dërgon departamentit të shtetit amerikan.

    Sipas kabllogramit, Athina, kryeqyteti i vetëm i interesuar për të bërë regjistrimin, ka kërcënuar se do të bëjë thirrje publikisht kundër censusit nëse ai zhvillohet pa u shkarkuar nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.

    Athina zyrtare nuk e ka fshehur shqetësimin për rritjen e frymës nacionaliste në Shqipëri dhe për interesin e madh që ka për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.

    Ndërkohë vijon kabllogrami, Spahiu vlerësohet si nismëtari dhe figura qendrore që gjeneroi Lëvizjen Aleanca Kuq e Zi, si kundërpeshë ndaj realizimit të shpejtë dhe pa kushte të të gjitha pretendimeve që Greqia ka patur historikisht ndaj Shqipërisë.

    Kërkesa e Athinës pason thirrjet publike të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule, për shkarkimin e Spahiut nga Presidenti ose Parlamenti.

    Sipas Publikimeve të Wikileaks dhe agjensive të huaja, Kreshnik Spahiu është kërcënuar dhe ka qenë i rrezikuar dhe më parë për shkak të rolit të tij aktiv gjatë ushtrimit të detyrës.

    (BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #69
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Dell shmangu konfliktin ROSU-EULEX


    PRISHTINE- Në një prej kabllogrameve diplomatike të publikuara nga Wikileaks, thuhet se në vitin 2009, për pak sa nuk ka shpërthyer një përplasje e dhunshme e që do të kishte pasoja ndërmjet Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.

    Kjo përplasje është shmangur falë ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, raportojnë mediat kosovare.
    “Gjendja ishte tensionuar kur Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX), kishte planifikuar të nënshkruante një protokoll me Serbinë, veprim që e kishte acaruar shumë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili për këtë arsye kishte urdhëruar dërgimin e 25 pjesëtarëve të Njësitit Special në veri të vendit për të mbrojtur të kthyerit shqiptarë në shtëpitë e veta, ndërtimi i të cilave kishte nisur të bëhet”, - thuhet në këtë kabllogram.

    Në atë kohë edhe EULEX kishte tentuar të sfidonte qeverinë e Kosovës, sipas kabllogrameve që tregojnë se ky mision kishte dërguar dy njësi që merren me trazira, të përbërë nga 100 pjesëtarë francezë, rumunë dhe polakë që ishin vendosur mbi lumin Ibër.

    “Mirëpo, kthimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës ishte bërë pas 20 orëve gjendjeje të nxehtë me EULEX-in, me një urdhër të kryeministrit Thaçi, i cili paraprakisht kishte marrë një telefonatë nga ambasadori amerikan”, - thuhet në kabllogram.
    (m.a/tg/BalkanWeb)


    ------------------------------------------------------------------
    Wikileaks, Gërdeci një shaka, të akuzuarit do hetojnë vetveten


    TIRANE- Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend". Kështu theksohet në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit. Sipas tij, kreu i sektorit ekonomik dhe politik, Paul Poletes thekson se 15 nga 28 të akuzuarit e skandalit të Gërdecit ende janë në pozicione qeverisëse, përfshi këtu edhe komandantin e shtabit të ushtrisë shqiptare, Agim Lala dhe sekretarin e përgjithshëm Adriatik Mema, që po studion aktualisht në SHBA.

    SHAKA E HIDHUR
    "Po qarkullon një shaka në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas saj, prokurorja e përgjithshme i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin. Kërkesa i dërgohet kreut të departamentit të ekspertizës. Por, fati e do që vetë drejtori të jetë i hetuar në këtë çështje dhe ndaj ai e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin", theksohet në kabllogram. Kjo shaka është shumë afër të vërtetës në Ministrinë e Brendshme. Nga 15 personat që janë oficerë aktivë, më të njohurit janë gjeneral Agim Lala, komandant i komandës së shtabit të përgjithshëm. Lala e mori këtë post kur gjenerali Shpëtim Spahiu u shkarkua për shkak të përfshirjes në aferën e Gërdecit. "Një tjetër shqetësim për qeverinë e SHBA-së është sekretari i përgjithshëm Adriatik Mema, që aktualisht po studion në një akademi navale në SHBA. Shumë pranë shakasë është edhe rasti i Zenun Ferros, në listën e të hetuarve, që është caktuar së fundmi në Divizionin e armatimeve të Shtabit të Përgjithshëm. Hetuesit e prokurorisë kanë kërkuar dëshmitarë ekspertë nga kjo zyrë. Nuk dihet nëse
    Ferro ka dhënë ndonjë këshillë, por dy kolegët e tij në këtë divizion, Viktor Pershqefa dhe Shkëlqim Sina kanë thënë se kanë dhënë dëshmi të tilla në këtë pozicion", thekson mesazhi.

    WITHERS-MEDIU
    Në një takim më 17 mars, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i tha ambasadorit se ai do të jepte dorëheqjen më vonë pasdite. Shkaku i kësaj lëvizje, vazhdoi ai, ishte “përgjegjësia morale” për shpërthimin e 15 marsit në një depo të armëve ushtarake që deri më tani kanë rezultuar në dhjetë vdekje të konfirmuara, qindra të plagosur, dhe shkatërrime të mëdha të dy komuniteteve të afërta civile. Mediu pohoi se ai i kishte telefonuar kryeministrit Berisha duke i dhënë lajmin e dorëheqjes së tij dhe se ai me gjysmë zemre u pajtua. Ai këmbënguli se kryeministri nuk i kishte kërkuar atij të japë dorëheqjen. Ministri gjithashtu raportoi se ai kishte folur në mirëbesim me kreun e opozitës Edi Rama dhe se Rama i kishte thënë se thirrjet e opozitës që Mediu të japë dorëheqjen erdhën pas rezervave personale të Ramës. Mediu në mënyrë specifike ka ngritur shqetësimin e tij nëse këto veprime nuk do të ndikojnë në vendimin e ardhshëm në Samitin e Bukureshtit, që mund të japë një ftesë të mundshme të NATO-s për Shqipërinë. Ai kërkoi pikëpamjen e ambasadorit nëse aleatët mund të shohin dorëheqjen e tij si paqëndrueshmëri në qeverinë shqiptare në këtë kohë vendimtare. Ambasadori u përgjigj se tragjedia në Gërdec ishte një aksident dhe nuk duhet të ketë ndikim në vlerësimin e NATO-s. Ajo do të jetë e rëndësishme, megjithatë, jo për të lejuar që ky episod të përcjellë përshtypje të paqëndrueshmërisë. Ministri buzëqeshi në mënyrë të çuditshme dhe tha: “Pra, ne duhet të jemi të´shpejtë për këtë?” Ambasadori u përgjigj,”Për fat të keq, po”.
    (m.a/GSH/BalkanWeb)


    --------------------------------------------------------------------------


    Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës

    Nga: ELIRA ÇANGA



    TIRANE- Edi Rama synon të rrëzojë nga pushteti Berishën me një revolucion si ai në Ukrainë apo Gjeorgji, por kjo është vetëm një fantazi e tij. Ky është mendimi i deputetit socialist Ben Blushi në një bisedë me zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë, siç theksohet në një kabllogram të ambasadorit Withers drejtuar Departamentit të Shtetit më 28 korrik 2009. Blushi u ankua për kandidatët “rrugaçë” e “truproja” si për shembull Tom Doshi nga Shkodra dhe të tjerë të diskutueshëm në Lezhë apo zona të tjera, për të cilët Rama kishte vendosur pa marrë mendimin e të tjerëve. Ai tha se PS-ja nuk mund të tolerojë tipa të tillë që po e çojnë atë 20 vjet prapa. Sipas tij, Doshi i kishte thënë Ramës se nuk mund të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi Doshi kishte investuar 500,000 euro për zgjedhjen në Shkodër dhe i donte paratë mbrapsht. Blushi tha se paratë ishin shpenzuar më kot.

    Mesazhi
    Kablogrami thekson se sipas Blushit, mungesa e vullnetit të Ramës për të bashkëpunuar me Metën ishte një tjetër faktor që solli humbjen. Vëzhgues të tjerë thanë se një koalicion PS-LSD do të kishte fituar lehtësisht, ndërsa Blushi shtoi se mungesa e një platforme të vetme nuk e ndihmoi situatën. Një tjetër strateg i zgjedhjeve në PS, Kastriot Islami tha se Rama i kishte bërë të gjitha lëvizjet e tij gabim. Ndërkohë një tjetër kabllogram i dërguar në gushtin e vitit 2009-të nga zëvendësambasadorja Deborah Jones theksohet se sipas Blushit, ideja e bojkotit të Ramës. Ai shtoi se Rama po kërkonte garanci të paspecifikuara politike nga Berisha për të siguruar rolin e Ramës si pushtetmbajtësin e Tiranës. Bojkoti s’ka lidhje me parlamentin, por me rolin e Ramës si kryebashkiak, tha Blushi. Ai tha se Rama po e gënjen veten duke thënë se rruga e vetme që Partia Socialiste të marrë pushtetin është nëpërmjet një “revolucioni me ngjyrë” si në Ukrainë apo Georgia. Blushi tha se Rama parashikon të përdorën protestat masive po paqësore për të detyruar Berishën të japë dorëheqjen dhe madje ka urdhëruar që të gjithë të mbajnë shalle me ngjyra të shndritshme në protestat në rrugë. Por, Blushi tallet me revolucionin e planifikuar të Ramës, duke e konsideruar atë më shumë fantazi. Blushi tha gjithashtu se Rama tashmë nuk sheh me arsye për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2011.

    Kritikat
    Në komentet e ambasadorit Withers, theksohet se Ben Blushi si një ndër kritikët kryesorë të Ramës në PS ka të gjitha arsyet që të përshkruajë me tone negative kryetarin e Partisë Socialiste. Por, Blushi është një politikan serioz dhe i respektuar, që nuk e ekzagjeron apo hiperbolizon situatën me përshkrimin e tij. Ai e ka pozicionuar veten si liderin e fraksionit anti-Rama në PS duke i bërë thirrje shefit të tij të pranojë humbjen në zgjedhje. Sipas tij, Rama s’ka arsye apo nxitje që të heqë dorë nga bojkoti dhe sipas ambasadës, ka pak rrezik nga protestat paqësore në rrugë, por bojkoti duket qartë që s’do ndalojë edhe për shumë kohë. “Bojkoti do të bëhet një pengesë serioze për qeverinë shqiptare dhe funksionimin e parlamentar pas kaq shumë ligjesh që kërkojë shumicë të cilësuar për t’u miratuar në Kuvend, një shumicë që maxhoranca nuk e ka”.
    (s.g/GSH/balkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #70
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wikileaks: Komuniteti Mysliman, strehë konfliktesh



    TIRANE- Ndryshimet e fundit në Komunitetin Islamik në Shqipëri kanë përfunduar me largimin e zëvendësit të tij, një vendim ky i paligjshëm dhe personal. Shkarkimi ka lidhje me kritikat e tij ndaj kryetarit të Komunitetit Mysliman, por disa zyrtarë të qeverisë shqiptare thonë se edhe të tjerë faktorë mund të jenë në lojë, si për shembull një përplasje mes brezit të vjetër të arsimuar në Turqi dhe elementëve të tij të arsimuar në shkollën arabe të Islamit. Në një kabllogram të dërguar në 9 nëntor 2009 në Departamentin e Shtetit, ambasadori amerikan Withers përshkruan të gjithë atmosferën në të cilën ndodhën ndryshimet në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

    “Ndërsa harmonia dhe bashkëpunimi mes feve është një rregull në Shqipëri, harmonia duket se mungon tërësisht në Komunitetin Mysliman dhe kjo që prej vitit të kaluar”. Në dramën e fundit të këtij komuniteti, kryetari Selim Muça vendosi të shkarkojë në mënyrë unilaterale nënkryetarin Saimir Rusheku dhe ta zëvendësojë atë me Bujar Spahiun, ish-drejtorin e Arsimit. Muça e lidhi shkarkimin e tij me drejtimin e xhamisë në rrugën e Kavajës, që konsiderohet edhe si më radikalja. Rusheku, që është i njohur në Shqipëri dhe i arsimuar në Libi, e ka denoncuar këtë lëvizje dhe ka akuzuar Muçën për lejimin e influencave të huaja dhe donatorëve të huaj në vend. Withers thekson se sipas burimeve nga qeveria shqiptare, 80- vjeçari Muça është vetëm një kukull dhe se pushteti dhe influenca e vërtetë vjen nga Betim Truci, sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman.


    Në përgjigje, Rusheku ka paraqitur një padi duke thënë se shkarkimi i tij është antiligjor. Edhe pesë persona të tjerë janë shkarkuar bashkë me të. Rasim Hasanaj, kryetari i Komisionit shtetëror për Kultet, u tha zyrtarëve të ambasadës se ai e diskutoi çështjen e Rushekut me presidentin Bamir Topi më 4 nëntor dhe se presidenti ishte angazhuar në zgjidhjen e saj në përputhje me ligjin. Hasanaj tha se kishte edhe mbështetjen e Berishës për të zgjidhur çështjen. Ka shumë arsye për konfliktet brenda Komunitetit Mysliman në Shqipëri. Veç përplasjeve për shkak të shkollimit dhe influencës, edhe çështja e pronave dhe korrupsionit të trashëguar është shkak për përplasje. Komuniteti islamik ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Shqipëri para shpronësimit dhe vendosjes së aseteve të tij nën regjimin komunist.

    Udhëheqja e Komunitetit ka qenë shpesh nën akuzë për korrupsion dhe këto ndryshime të brendshme tregojnë se po bëhet një përpjekje për të larguar të pakënaqurit. Korrupsioni është endemik në këtë instancë dhe mungesa e tolerancës për këndvështrime të ndryshme mund të nxisë lëvizjet nga ana e gjeneratës së re dhe t’u hapë derën elementëve më radikalë brenda Komunitetit. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë publikisht dhe privatisht të gjitha besimet fetare në Shqipëri.
    (m.a/GSH/BalkanWeb)

    --------------------------------------------

    Wikileaks: Tadic në privatësi e njeh Kosovën

    PRISHTINË- Në vijimësi të një sërë kabllogramesh të Wikileaks, të cilat po publikohen më së fundi, një tjetër dokument i cili mban datën 1 shtator 2006 zbulohet mendimi i fshehtë që ka presidenti i Serbisë për Kosovës.

    Në atë kohë, ambasadori amerikan, Michael Polt, u tregon eprorëve të tij dallimet mdis presidentit serb, Boris Tadic dhe kryeministrit të asaj kohe, Vojislav Kostunica, duke shtuar se Tadic, në privatësi e njeh pavarësinë e Kosovës, raporton Telegraf.

    “Tadic tenton që çështjeve kyçe t’i qaset me më shumë realitet dhe me qasje pro-perëndimore. Për dallim nga Kostunica, presidenti serb i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve amerikano-serbe, ai privatisht njeh realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe është i përqendruar në ‘ditën pas’ zgjidhjes së problemit të Kosovës; ai haptazi kërkon arrestimin e Ratko Mladicit dhe haptazi mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO”,- kishte deklaruar ambasadori Polt.


    Si çështje kyçe në dallimet midis qëndrimeve të Tadic dhe Koshtunicës, nw kabllogramin e Wikileaks Polt përmend Kosovën, krimet e luftës, marrëdhëniet ndaj Malit të Zi, NATO-n dhe SHBA-të.

    Në këtë mënyrë, ambasadori amerikan thekson se në krahasim nga kryeministri Kostunica, i cili refuzon të njohë si publikisht ashtu edhe privatisht pavarësinë e Kosovës, Tadic privatisht e njeh rëndësinë e përgatitjes së momentit të shkëputjes së Kosovës dhe është përpjekur të fitojë sa më shumë që është e mundur për Serbinë dhe për serbët e Kosovës.

    “Edhe pse publikisht duhet ta ndjek vijën qeveritare dhe t’i qëndrojë prapa Kostunicës, qëllimi i tij është që ta pranojë pashmangshmërisht pavarësinë e Kosovës dhe ta ndihmojë vendin e tij të shkojë përpara drejt integrimeve euro-atlantike”, ka përfunduar Polt.
    (e.m/tg/BalkanWeb)

    ---------------------------------------------------------

    Wikileaks, Withers: Qendra e pushtetit tek e majta dhe e djathta

    Nga: ERJONA RUSI


    TIRANE- “Mbase Berisha dhe Rama nuk janë aq të ndryshëm dhe ngjashmëria më shqet ësuese mes tyre është delli autoritar që kanë të dy ata”. Kështu shprehet ish ambasadori amerikan Xhon Withers në një mesazh konfidencial të 8 korrikut 2009, të titulluar “Qendra e pushtetit tek e majta dhe e djathta, publikuar vet ëm 3 ditë më parë nga Wikileaks. “Megjithëse rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është ende i paqartë dhe qeveria e ardhshme mund të mos krijohet deri në shtator, disa stile lidershipi do të vazhdojnë të sundojnë në ekzekutivin e ardhshëm. Dhe pavarësisht se cila parti do të krijojë qeverinë e ardhshme, si Sali Berisha ashtu dhe Edi Rama do të luajnë një rol të rëndësishëm, në mos dominues ne politikën shqiptare për një të ardhme të afërt.”-shprehet Ëithers në këtë mesazh. Ish ambasadori i referohet bisedave te nënpunësve të ambasadës amerikane me politikanë nga brenda se majtës dhe të djathtës si dhe me gazetarë të ndryshëm për të analizuar se si do të përzgjidheshin ministrat e qeverisë, se si do të bëhej vendimmarrja dhe kush do të kishte më shumë influencë. “Ekziston një konsensus i pergjithshëm se pavarësisht kush fiton, e majta apo e djathta, do të ketë plot vendimmarrje të njëanshme pasi si kryeministri Berisha, ashtu edhe lideri i opozitës, Rama kanë një stil të qëndërzuar lidershipi. Ministrat qoftë nga koalicioni i PD-së apo i PS-së mund të mos jenë zyrtarët më me influencë në qeveri, pasi njerëzit jashtë politikës, si manjatët e medias dhe ortakët e ngushtë, kanë shpesh më influencë tek Berisha dhe Rama, se sa anëtarët e kryesisë së partisë.”-shprehet Withers në ketë mesazh. Megjithatë, sipas tij, Rama, i cili nuk ka eksperiencë në drejtimin e një qeverie kombëtare do të jetë më i pasigurt për lidershipin e tij dhe me shumë gjasa do të kërkojë drejtim dhe aprovim nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-të për vendimet e tij. “Ndërsa Berisha do ta shihte fitoren e PD-së si një afirmim të politikave të tij dhe stilit të njëanshëm të lidershipit”-vazhdon Withers.

    Berisha: Mbahet me dhëmbë
    Nëse Berisha çertifikohet si fituesi i zgjedhjeve dhe është i aftë të krijojë një qeveri, me shumë gjasa ai do të rihyjë në parlament me mazhorancën më të dobët të mundshme. Edhe nëse Berisha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës krijojnë një koalicion duke i dhënë teorikisht PD-së 74 vende në parlamentin e ardhshëm, prapë mazhoranca e Berishës do të jetë e dobët. Dhe pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje mes tyre, Berisha me shumë gjasa do të mbushë postet kryesore ministrore me besnikët e PD-së. Ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj dhe disa gazetarë kanë përmendur këshilltaren e kryeministrit Albana Vokshi si një ministër me influencë në qeverinë e ardhshme. Për më tej, sistemi i ri elektoral që favorizon partitë e mëdha do të lejojë Berishën të mos jetë i shqetësuar me balancimin e pushtetit brenda koalicionit. Duket se vetëm dy partitë e tjera në koalicion me PD-në, Partia Republikane dhe PDI do të marrin nga një vend në parlament, duke ia lënë kështu PD-së kontrollin kryesor të koalicionit. Duke iu referuar strategut të PD-së, Ilir Rusmaili, Withers shprehet se perspektiva e një qeveria të mbushur me anëtarë të PD-së rrit edhe perspektivën e Berishës për vendime të një politike mikromenaxhuese, ndërsa ai do ti japë më shumë autonomi ministrave nga partnerët e koalicionit se sa ministrave nga partia e tij. Kjo sepse Berisha mban nën kontroll të rreptë ministrat nga partia e tij sepse dëshiron të evitojë ndonjë rast të paparashikuar prej ndonjë rivali nga brenda PD-së. “Tendenca e Berishës për të shtypur rivalët potencial dhe për ti dhënë influencë vetëm atyre që nuk përbëjnë kërcënim politik tregon se ministrant e ardhshëm mund të mos jenë më influentët në politikë-bërje, nëse Berisha merr një tjetër mandate.”-vijon Withers.

    Rama
    Referuar një takimi me ish kryeministrin Pandeli Majko dhe një gazetari, Withers thotë se ata e përshkruajnë lidershipin e Ramës si të ngjashëm me atë të Berishës, me pak ndryshime. “Rama ashtu si Berisha merr vendime politike pa u konsultuar me lidershipin e PS-së, por ndryshimi mes tyre është se Berisha as që nuk I informon kryesinë e partisë për vendimet që ka marrë duke I lënë aleatëve të tij të ngushtë të vetmen alternativë të shohin TV për të marrë vesh çpo ndodh. Shumë kontakte të ambasadës konfirmojnë se tendenca e Ramës për të marrë përsipër gjithçka vetë e bëjnë atë shpesh një lider kapriçoz dhe të egër”-vazhdon mesazhi i ish ambasadorit amerikan.

    “Majko, pretendon se Rama do të paraqesë në ambasadë një listë me ministrat potencial për një aprovim paraprak përpara se të bëjë emërimet. Sipas tij, në mënyrë që të integrohet në komunitetin ndërkombëtar, Rama do të tentojë një përbërje të shumëllojshme të qeverisë me një imazh pozitiv dhe do ti japë më shumë influencë atyre që janë me më shumë karizëm dhe që kanë lidhje më të ngushta me SHBA-të”-vijon Withers.

    (Shënim i Withers: Rama i ka dhënë role kyçe fytyrave të reja si Erion Veliaj dhe Vasilika Hysi, ku që të dy janë të mirënjohur dhe të pëlqyer mes komunitetit ndërkombëtar. Rama e përdor shpesh Veliaj për ti kaluar mesazhe Ambasadës dhe Veliaj është përshkruar shpesh nga shumë vëzhgues si “qeni sulmues” i Ramës gjatë fushatës.

    Komentet e Withers: Mbase ata nuk ndryshojnë edhe aq shumë
    Padyshim që ngjashmëria më shqetesuese mes Ramës dhe Berishës është delli autoritar që kanë te dy ata. Që të dy njihen brenda partive respektive gati gati si fantikë kontrolli të cilët në mënyrë të tërbuar i dërgojnë tekste kandidatëve gjatë debateve televizive duke i dhënë atyre instruksione. Prirja e Berishës për të goditur pavarësinë e institucioneve do të riafirmohet me një mandat të dytë, tashmë Tirana po përgatitet për sulmin e tij të rradhës ndaj gjyqësorit si mënyrë për të shuar çështjen e Gërdecit. Ndërsa tendenca e Ramës për të përqëndruar vendimarrjen në duart e tij, sygjeron se ai do të kërkojë fshehurazi të dobesojë pavarësinë e institucioneve nëse ato sfidojnë autoritetin e tij. Thuhet se media është gogoli i Ramës. Kushdo që të drejtoje vendin kur parlamenti të mblidhet në vjeshtë, institucionet apolitike dhe media e lirë do të vazhdojnë të jënë nën presion politik.
    (m.a/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •