Wikileaks, amb. SHBA e shokuar: Fjalori Rama - Berisha, turp kombëtar
TIRANE- Fjalori dhe terminologjia e fyese e përdorur nga kryeministri Berisha, lideri i opozitës, Edi Rama të pasuara nga zyrtarët e dy kaheve të politikës në 2009 ka shokuar zyrtarët amerikanë të ambasadës. Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, një zyrtar i ambasadës amerikane raporton Departamentin Amerikan të Shtetit mbi zhvillimet në Shqipëri, situatën politike dhe ekonomike të asaj kohe.
Kabllogrami mban datën 24 dhjetor 2009. Gati 1 muaj pas seancës parlamentare ku Berisha sulmoi në mënyrën më të ashpër kreun e PS-së Edi Rama, më pas erdhën dhe kundërpërgjigjet. Fjalori i politikanëve shqiptarë përkufizohet si “një turp kombëtar”
“Në javët e fundit shtëpitë e cdo shqiptarë janë pushtuar nëpërmjet ekraneve televizive, nga një lum me tone të ashpra dhe një gjuhë e pisët që vinte nga të dy kahet e politikës. Ndodhi gradualisht, ditë pas dite, person pas personi. Filloi nga goja vetë e kryeministrit, vazhdoi me liderin e opozitës dhe u ndoq me kujdes nga ana e zyrtarëve të nivelit të lartë, në të dy anët, me udhëzime që nga lart. Tronditja me të cilën përballet cdo shqiptar, përfshi dhe stafi i ambasadës amerikan, nxiti idenë për të përmbledhur në disa fjalë, terminologjinë e pafund të përdorur. Megjithëse këto fjalë u transmetuan pa pushim për ditë me radhë, tekstshkruesi i këtyre fjalëve u trondit aq shumë nga ky proces, sa u detyrua ta ndërpriste dhe të shkruante vetëm dy paragrafe.”- shkruhet në kabllogram.
Dokumenti vazhdon më tej duke raportuar termat e përdorur nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike duke iu referuar PS dhe kryetarit të saj Edi Rama.
“Do përdorim pincat e ligjit për tju hequr dhëmbët një nga një” ( dhëmbët e opozitës), mafiozë, lider i kupolës së mafias shqiptare, kokë dhi, kështjella e fundit e korrupsionit, dhunues grash.
Termat e përdorur nga Edi Rama dhe anëtarët e tjerë socialistë të cilët i referohen kryeministrit Berisha e Partisë Demokratike:
“Ne do të përdorim grushtin tonë tju thyejmë dhëmbët një për një, injorant, gënjeshtar, gjel që krye të një grumbulli plehu, Duçja shqiptar, Stalin, tiran, kloun, kryeministër pervers, gjuetar qensh I Enver Hoxhës, hajdut votash.
Për të përmbyllur kabllogramin, zyrtari amerikan preferon të vendosë një citim dhe përzgjedh thënien e Faik Konicë. “Shqipërinë e mbron fati, e ndërtojnë idealistët dhe e vrasin politikanët”
Krijoni Kontakt