Duhen patur parasysh dy-tre fakte.
Se pari, per rastin e Internetit (nje bote me vete), nuk ekziston asnje baze te dhenash qendrore, ashtu sic ekziston (by default) nje regjister telefonash, adresash, etj., per cdo shtet. Pra, nese ti transferohesh nga vendi yt ne Kanada, atehere do te listohesh ne regjistrin Kanadez te telefonave, adresave, etj. Kjo gje nuk ndodh per Internetin. Kur ti hap nje adrese emaili, kjo adrese dhe te disa nga te dhenat e tua nuk ruhen ne ndonje regjister global. Kjo do te thote se nuk ekziston nje vend specifik (online) ku ti mund te kerkosh nje adrese emaili ne baze te disa te dhenave paraprake. Te pakten, nuk ekziston ende...
Se dyti, personi adresen e te cilit kerkon te gjesh mund te jete regjistruar ne disa web-faqe, te cilat mbajne nje regjister qendror me qellimin kryesor krijimin e nje rrjeti midis njerezve. Per shembull, Names Database eshte nje regjister me qellim regjistrimin e te gjithe emrave te mundshem ne bote. Facebook eshte nje rrjet social me qellim regjistrimin e te gjithe personave te botes per te formuar ne kete menyre nje regjister global informacioni. Te tilla jane edhe BigFoot, Orkut, LinkedIn, MySpace, etj. Megjithate, edhe sikur keto te ishin regjistra globale, serish ti do ta gjeje adresen e emailit vetem ne rast se personi qe ti kerkon ka pranuar qe te jete "i kerkueshem" nga motorret e kerkimit ne Internet. Pra, nje menyre eshte nje kerkim shterues tek te gjitha rrjet sociale te mundshme. Por, ky kerkim eshte shterues, qe do te thote se te ha kohe dhe mund. Per kete arsye, eshte e vendit te perdoren motorre kerkimi te specializuar, sic jane Google, Yahoo, etj.
Se treti, probabiliteti qe ti ta gjesh personin ne menyren e kerkimit shterues, sado i specializuar motorri i kerkimit, eshte teper i vogel.
Me pak fjale, une do te te sugjeroja te shfrytezoje teresisht Google, duke i dhene filtra te ndryshem kerkimi per te njejtin person, me shpresen se mos te del ndonje web-faqe e tipit rrjet social, ku te dhenat e cdo anetari mbahen ne nje regjister qendror.
Krijoni Kontakt