Pershendetje cuna !
Mbi te gjitha ju falenderoj per pergjigjet dhe per ndihmen qe jepni gjithmone .
Provova pastrimin e kompjuterit me shume programe anti - spy ... Edhe pas pastrimeve nuk ndryshonte gje...
Gjithashtu nderrova edhe antivirusin Norton...vendosa AVG . Nuk gjeti gje ...Pasi fillova te beja ndryshime tek Firewall , filloi te me jepte dhe nje PROBLEM lidhur me Aktive X...
Nejse...
I futa nje formatim kompjuterit ...Riinstalova Windows XP .. Pashe qe PROBLEMI ekzistonte qe ne fillim ....
Pra pa u fut fare ne internet e pa instaluar asgje ne kompjuter , kur hapja pershembull nje file me fotografi , fotot kishte momente qe nuk hapeshin fare .. apo
klikimi me maus tek START - Tutti programmi - ....ishte i paqendrushem.
Ndoshta Edi ka te drejte kur thote qe ka ndonje problem modherboard apo ndonje hardware tjeter...
Duhet te them qe rreth 5-6 muaj me pare kam hap nje teme ku kisha problem me MONITORIN . Ne fakt qe atehere monitori ne pjesen e siperme jep disa vija ...Kam dashur ta coja PC atje ku e bleva , por kam pertuar .
Per te lexuar faqet qe hapen , apo per te levizur normalisht Mausin , mbaj SHTYPUR CTRL ( ose ndonjehere shigjeten mbi CTRL) ...se di pse duke mbajtur shtypur kete buton mausi e kryen funksionin ne rregull dhe gjithcka ecen mire ...
Te henen do e coj atje ku e kam blere se e kam brenda garancise . Bisedova me ''doktoret'' dhe me thane qe do e mbajne rreth 1 muaj pasi rradha eshte e gjate .
Ndaj vendosa te bleje nje PC portatile ( Lap top ) .... Me jepni ndonje mendim cuna se kush lap top ja vlen te blehet ...ose cfare karakteristikash te shof para se ta blej ...
Edhe nje here faleminderit per ndihmen ...
Ja kalofshi mire...
Ciao...
Krijoni Kontakt