Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Ministri turk të nxirrej me shqelma jashtë...

    Dy shqelma dhe përjashta!

    Nga Naser Aliu

    Ramë Buja është dashur ta kapë ministrin turk për veshi, ta godasë me dy shkelma pas dhe ta përplasë përjashta, para dere. Natyrisht jashtë protokollit zyrtar. Republika e Kosovës nuk do të kishte pësuar asnjë dëm, përkundrazi. Do të dëshmonte se është sovrane edhe shpirtërisht. Kjo duhej bërë para kamerave dhe ky akt do të kishte qenë po aq i rëndësishëm, sa edhe marrja pjesë në UÇK apo shpallja e pavarësisë.

    Me këtë kërkesë ministri turk po cenonte pikërisht pavarësinë tonë dhe konsideronte Kosovën vilajet të vetin. Po cenonte sovranitetin e vendit më keq se Serbia. Në “Youtube” do t’ ishte shikuar më shumë se sa këpuca e hedhur drejt Bushit. Buja do të kishte merituar një përmendore për së gjalli. Servilizmi nuk meriton respekt. As shkollarizmi, jo, përkundrazi!

    Republika e Kosovës, nuk ekziston pse dëshiron Turqia, por Perëndimi. SHBA-ve çlirimi i Kosovës i kushtoi 70 miliardë dollarë…

    Turqia dëshiron të bëhet vëlla me Kosovën, pasi e çliroi Perëndimi. Për çudi, asnjë politikan kosovar nuk quajti kancelaren gjermane Merkel, motër, edhe pse ajo bëri më shumë se vëllai i Hashimit, Erdogani. As Clintonin nuk e quajti askush baba, as Bushin, Albrightin madje as teze jo.

    Merkel i tha Tadiçit se rruga e Serbisë për BEE kalon nëpër Kosovë. Për t’u bërë më vëlla se Erdogani, Merkel, e meriton edhe me qindra-mijëra shqiptarë të punësuar në Gjermani, që mbajnë sot Kosovën gjallë nga merr edhe Hashimi rrogën, por, për çudi, udhëtimi i Merkel konsiderohet obligim, kurse kollitjet turke shpjegohen si bomba atomike në favor të kosovarëve. Gjermania ka më shumë ushtarë se çdo vend tjetër në Kosovë dhe mbron shtetin nga Serbia. Sipas teorisë së Thaçit, ajo nuk mund të quhet motër, sepse na ka vrarë dhe dëmtuar më pak se Turqia. Disa në Kosovë sillen si fëmijët binjakë ndaj babait, që i ka braktisur. “Na ka telefonuar babai”, – mburren ata. Kaq! Ai telefonon, por më shumë as nuk mundet, as nuk ka dëshirë. Kjo është sindroma e fëmijës së braktisur dhe mungesa e dashurisë së sinqertë interpretohet si dashuri e vërtetë. Komplekse permanente vogëlsie, pavlerësie! Radhën do ta ketë Serbia. Edhe ajo do të thotë se në kohën e saj kemi pasur përparim më të madh, se sa 500 vjet nën Mbretërinë Osmane! Dhe, ndonjë Hashim tjetër, do ta shpallë edhe Serbinë popull vëlla! Po na rritet familja!

    Çka mund t’i japë Turqia Kosovës, që nuk mundka Perëndimi ose SHBA-të? Çfarë sigurie mund t’i ofrojë Turqia Kosovës? E në fakt, Turqia nuk po vjen në Kosovë për neve, si Perëndimi, duke na respektuar ashtu si jemi, por për të na asimiluar, siç po bën tani me miliona shqiptarë, me 30 milionë kurd dhe me pakicat tjera. Turqisë i duhet një shtet satelit në Europë për ta shantazhuar Europën! Hashimi ia dorëzoi!

    Investitorët turq, që vijnë në Kosovë, nuk janë degë të shoqatës Nënë Tereza, por vijnë për zmadhimin e kapitalit të tyre, për përfitime të veta, jo nga solidariteti, sepse kapitali nuk njeh empati ekonomike, por vetëm përfitim. Ndërmarrësit turq nuk vijnë në Kosovë për ta ndihmuar Kosovën, por për të fituar më shumë se sa fitojnë në Turqi. Kjo është normale.

    Mbretëria Osmane paska qenë e jona dhe e tyre, paska pasur rreth njëzet vezirë shqiptarë. Por, në Perandorinë Romake, kishim 30 perandorë me origjinë ilire… Shihet se ne botës i kemi dhënë gjithmonë njerëz të mëdhenj, por tek ne kanë ngelur gjithmonë maskarenjtë.

    Perandoria Romake ishte bartëse e kulturës, civilizimit, arkitekturës… Mbretëria Osmane nuk mund të quhet Perandori. Në Perandorinë romake njihej e drejta romake (para 2450 vjetëve), e cila rregullonte jetën e qytetarëve. Në Mbretërinë Osmane nuk njihet një e drejtë osmane dhe kjo është arsyeja pse mbijetoi kanuni. Sot kudo bëhen gërmime për të gjetur vendbanime romake: amfiteatër, obelisk, qypa, poçe etj., por askund nuk kërkohet gjë nga mbretëria osmane, sepse nuk ka dhe nuk kishte. Bile, asnjë qyp për turshi! Shtëpi me qerpiç që shembej me vdekjen e pronarit! Në kohën e Qesarëve ushtari romak duhej të dinte shkrim-lexim, përndryshe nuk pranohej në ushtri. Roma kishte kanalizim, kurse në mbretërinë turke qenefet ndërtoheshin në oborr, ku infektohej edhe uji i pijshëm i pusit. Edhe sot shihen këto nëpër fshatra. Para më shumë se 2000 vjetëve në “cirkus maximus” tuboheshin 300.000 spektatorë për t’i shikuar lojërat verore, që i organizonte Perandori. Sot akoma nuk ka një stadium kaq të madh. Në kohën romake kishte edhe filozof, shkrimtarë e historianë: 1500 vite më vonë, në kohën osmane kishte: ekzorcistë, magjistarë, fallxhorë dhe njerëz që shkruanin hajmali. Në kohën e osmanëve nuk ekzistonte as amfiteatër, as bibliotekë, as arkiv, as gjykata, as kanalizime, as ujësjellës si në Romë. Në Mbretërinë Osmane ndërtoheshin vetëm hamame ku laheshin burrat së bashku. Pasojat nga rënia në një mbretëri të prapambetur, shpjegohen duke krahasuar vendet perëndimore me shtetet tona. Për një popull, fatkeqësia është dhjetëra herë më e madhe, kur pushtohet nga një popull më i prapambetur sa është vetë.

    Serbia toleronte shkolla shqipe me plan programe serbe. Në Turqi janë ndaluar shkollat shqiptare: gazetat, radio dhe televizor. Serbia dhe Turqia janë dy shtete që kanë determinuar fatin e shqiptarëve, copëtimin tonë dhe tragjedinë kolektive. Turqia ka investuar me shekuj në injorancën tonë. Ajo kur erdhi gjeti njerëz që dinin shkrim lexim, kur iku, ishim gati të gjithë analfabet dhe ishim kthyer në shekullin zero. Turqia në shekullin XIX kishte hapur shkolla greke, serbe dhe turke, por asnjë shqipe. Aty shkolloheshin serbet dhe grekët, që do të na copëtonin dhe sundonin gjatë shekullit XX.

    Kosova sot mundet pa Turqinë dhe pa Serbinë, por Kosova nuk mundet pa Perëndimin, veçanërisht jo pa SHBA-të. Mirëpo, edhe kjo miqësi duket se është zvetënuar. Duket se pas vrasjes së amerikanëve, është bërë një tregti e madhe mes SHBA-së dhe Turqisë. SHBA-të do t’ i lënë hapësirë veprimi Turqisë aq sa dëshiron ajo, me kusht që Erdogani të mos përzihet në çështjen palestineze. Prandaj aktiviteti turk është shuar në Palestinë dhe rritur në Kosovë. Turqia nuk mund të lobojë për Kosovën tek vendet myslimane, sepse edhe ata qenë kthyer në injorancë të madhe pas pushtimit turk edhe pse në mesjetë, zhvillimi shkencor tek ta kishte marrë hov. Vendet myslimane nuk kanë mendim të mirë për Turqinë dhe e shohin si tradhtare. Po të kishte pasur Turqia ndikim, atëherë deri tani do ta kishin njohur të gjitha vendet myslimane.

    Pas kësaj kërkese, në Kosovë, u sqaruan shumë gjëra: në fakt, ata që luftojnë për komb kosovar, janë mbështetës së idesë turke për ndryshimin e historisë.
    Tregoni Turqisë se shqiptarët në Turqi kanë nevojë për ndihmën e Erdoganit.
    Tregoni Turqisë se kurdët kanë nevojë për ndihmën e Erdoganit.
    Tregoni Turqisë se ne kemi SHBA-të dhe Perëndimin si miq dhe vëllezër nuk na duhen.
    Tregoni Turqisë se Çamëria ka nevojë për ndihmë.
    Tregoni Turqisë se gjenocidi mbi armenët, shqiptarët duhet dënuar. Vetëm kështu mund të ndihmohet vëllai i Hashimit dhe tregoni se kemi nevojë për miq, që nuk intervenojnë në substancën tonë kombëtare dhe këtë të drejtë nuk e ka askush, madje as ai që na fali dinjitetin njerëzor: SHBA. Turqia nuk ka të drejtë morale, njerëzore të bëjë kërkesa të tilla perverse, sepse në Kosovë pakica turke ka të gjitha të drejtat, që i mungojnë shqiptarëve në Turqi… Pse nuk na duan turqit ashtu si jemi? Gjegj Kastrioti shndërroi mbretërinë e tyre në organizatë qesharake dhe këtë nuk e harruan kurrë. Do t’ishte sikur sot San Marino të fitonte kundër SHBA-ve! Megjithatë, ne fituam kundër tyre: fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot. Qeveritarët e sotshëm po punojnë në rrëzimin e tyre…

    Çudi dhe trishtuese për kombin shqiptar është miratimi në heshtje i kësaj kërkese nga Rexhep Qosja. Ai zakonisht diagnostifikon mirë gjendjen në Shqipëri, por hesht për simptomat vdekjeprurëse dy kilometra larg shtëpisë së tij.

    Në vizitën tjetër Turqia do të vijë me listën e shkrimtarëve që duhet ndaluar në Kosovë dhe me kërkesën për largimin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.
    “Skllevër, bij-skllevërish, s’e meritoni, Se liri s’doni!” – pat thënë Noli i bekuar…


    Burimi: http://www.shekulli.com.al/shekulli/...dhe-perjashta/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 29-08-2011 më 07:00
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Shperthyes Naseri, bravo!
    Në vizitën tjetër Turqia do të vijë me listën e shkrimtarëve që duhet ndaluar në Kosovë dhe me kërkesën për largimin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.
    “Skllevër, bij-skllevërish, s’e meritoni, Se liri s’doni!” – pat thënë Noli i bekuar…
    ... dhe te mos harrojme se e ka thene pothuaj nje shekull me pare...!
    Sot, me teper se kurre duhet te kuptojme ne shqiptaret se jemi ne shenjester te terroristeve Lindore dhe rasti i Turqise eshte klasik, si puna e vrasesit qe rikthehet ne vendin e vrasjes sepse e ha nga brenda te mesoje c'u be me viktimen i sigurt se eshte veper e tij e varrosur, e fshehur, por me friken se nje dite mund te ngrihet nga varri e te kerkoje hakmarrje. Jemi gjalle apo te vdekur te gjithe qe rrime e bejme seh-hir? Te pakten le te vertetojme te kunderten e asaj qe thote Noli, le te braktisim kulturen dhe tak-hemet e tyre e te drejtohemi edhe shpirterisht nga Perendimi.
    Paqe!
    Paqe!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Lis Bukuroca shkruan bukur. Adem, sill dhe linkun apo gazeten se ku eshte botuar ky shkrim.
    Shpresoj qe turkofilet e turkoshaket ta lexojne kete shkrim.
    Dhe nese me te vertete qeverite tona bien ne kurthin turk dhe ndryshojne librat e historise, atehere mbetet vetem bojkoti i shkollave, djegia e librave te ndryshuar, e protesta e pse jo, rebelim. Turku keshtu hyri ne Ballkan ne shekullin e 14, here me jatagan e here me dredhi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Dy shqelma dhe përjashta!

    Nga Naser Aliu

    Ramë Buja është dashur ta kapë ministrin turk për veshi, ta godasë me dy shkelma pas dhe ta përplasë përjashta, para dere. Natyrisht jashtë protokollit zyrtar. Republika e Kosovës nuk do të kishte pësuar asnjë dëm, përkundrazi. Do të dëshmonte se është sovrane edhe shpirtërisht. Kjo duhej bërë para kamerave dhe ky akt do të kishte qenë po aq i rëndësishëm, sa edhe marrja pjesë në UÇK apo shpallja e pavarësisë.

    Me këtë kërkesë ministri turk po cenonte pikërisht pavarësinë tonë dhe konsideronte Kosovën vilajet të vetin. Po cenonte sovranitetin e vendit më keq se Serbia. Në “Youtube” do t’ ishte shikuar më shumë se sa këpuca e hedhur drejt Bushit. Buja do të kishte merituar një përmendore për së gjalli. Servilizmi nuk meriton respekt. As shkollarizmi, jo, përkundrazi!

    Republika e Kosovës, nuk ekziston pse dëshiron Turqia, por Perëndimi. SHBA-ve çlirimi i Kosovës i kushtoi 70 miliardë dollarë…

    Turqia dëshiron të bëhet vëlla me Kosovën, pasi e çliroi Perëndimi. Për çudi, asnjë politikan kosovar nuk quajti kancelaren gjermane Merkel, motër, edhe pse ajo bëri më shumë se vëllai i Hashimit, Erdogani. As Clintonin nuk e quajti askush baba, as Bushin, Albrightin madje as teze jo.

    Merkel i tha Tadiçit se rruga e Serbisë për BEE kalon nëpër Kosovë. Për t’u bërë më vëlla se Erdogani, Merkel, e meriton edhe me qindra-mijëra shqiptarë të punësuar në Gjermani, që mbajnë sot Kosovën gjallë nga merr edhe Hashimi rrogën, por, për çudi, udhëtimi i Merkel konsiderohet obligim, kurse kollitjet turke shpjegohen si bomba atomike në favor të kosovarëve. Gjermania ka më shumë ushtarë se çdo vend tjetër në Kosovë dhe mbron shtetin nga Serbia. Sipas teorisë së Thaçit, ajo nuk mund të quhet motër, sepse na ka vrarë dhe dëmtuar më pak se Turqia. Disa në Kosovë sillen si fëmijët binjakë ndaj babait, që i ka braktisur. “Na ka telefonuar babai”, – mburren ata. Kaq! Ai telefonon, por më shumë as nuk mundet, as nuk ka dëshirë. Kjo është sindroma e fëmijës së braktisur dhe mungesa e dashurisë së sinqertë interpretohet si dashuri e vërtetë. Komplekse permanente vogëlsie, pavlerësie! Radhën do ta ketë Serbia. Edhe ajo do të thotë se në kohën e saj kemi pasur përparim më të madh, se sa 500 vjet nën Mbretërinë Osmane! Dhe, ndonjë Hashim tjetër, do ta shpallë edhe Serbinë popull vëlla! Po na rritet familja!

    Çka mund t’i japë Turqia Kosovës, që nuk mundka Perëndimi ose SHBA-të? Çfarë sigurie mund t’i ofrojë Turqia Kosovës? E në fakt, Turqia nuk po vjen në Kosovë për neve, si Perëndimi, duke na respektuar ashtu si jemi, por për të na asimiluar, siç po bën tani me miliona shqiptarë, me 30 milionë kurd dhe me pakicat tjera. Turqisë i duhet një shtet satelit në Europë për ta shantazhuar Europën! Hashimi ia dorëzoi!

    Investitorët turq, që vijnë në Kosovë, nuk janë degë të shoqatës Nënë Tereza, por vijnë për zmadhimin e kapitalit të tyre, për përfitime të veta, jo nga solidariteti, sepse kapitali nuk njeh empati ekonomike, por vetëm përfitim. Ndërmarrësit turq nuk vijnë në Kosovë për ta ndihmuar Kosovën, por për të fituar më shumë se sa fitojnë në Turqi. Kjo është normale.

    Mbretëria Osmane paska qenë e jona dhe e tyre, paska pasur rreth njëzet vezirë shqiptarë. Por, në Perandorinë Romake, kishim 30 perandorë me origjinë ilire… Shihet se ne botës i kemi dhënë gjithmonë njerëz të mëdhenj, por tek ne kanë ngelur gjithmonë maskarenjtë.

    Perandoria Romake ishte bartëse e kulturës, civilizimit, arkitekturës… Mbretëria Osmane nuk mund të quhet Perandori. Në Perandorinë romake njihej e drejta romake (para 2450 vjetëve), e cila rregullonte jetën e qytetarëve. Në Mbretërinë Osmane nuk njihet një e drejtë osmane dhe kjo është arsyeja pse mbijetoi kanuni. Sot kudo bëhen gërmime për të gjetur vendbanime romake: amfiteatër, obelisk, qypa, poçe etj., por askund nuk kërkohet gjë nga mbretëria osmane, sepse nuk ka dhe nuk kishte. Bile, asnjë qyp për turshi! Shtëpi me qerpiç që shembej me vdekjen e pronarit! Në kohën e Qesarëve ushtari romak duhej të dinte shkrim-lexim, përndryshe nuk pranohej në ushtri. Roma kishte kanalizim, kurse në mbretërinë turke qenefet ndërtoheshin në oborr, ku infektohej edhe uji i pijshëm i pusit. Edhe sot shihen këto nëpër fshatra. Para më shumë se 2000 vjetëve në “cirkus maximus” tuboheshin 300.000 spektatorë për t’i shikuar lojërat verore, që i organizonte Perandori. Sot akoma nuk ka një stadium kaq të madh. Në kohën romake kishte edhe filozof, shkrimtarë e historianë: 1500 vite më vonë, në kohën osmane kishte: ekzorcistë, magjistarë, fallxhorë dhe njerëz që shkruanin hajmali. Në kohën e osmanëve nuk ekzistonte as amfiteatër, as bibliotekë, as arkiv, as gjykata, as kanalizime, as ujësjellës si në Romë. Në Mbretërinë Osmane ndërtoheshin vetëm hamame ku laheshin burrat së bashku. Pasojat nga rënia në një mbretëri të prapambetur, shpjegohen duke krahasuar vendet perëndimore me shtetet tona. Për një popull, fatkeqësia është dhjetëra herë më e madhe, kur pushtohet nga një popull më i prapambetur sa është vetë.

    Serbia toleronte shkolla shqipe me plan programe serbe. Në Turqi janë ndaluar shkollat shqiptare: gazetat, radio dhe televizor. Serbia dhe Turqia janë dy shtete që kanë determinuar fatin e shqiptarëve, copëtimin tonë dhe tragjedinë kolektive. Turqia ka investuar me shekuj në injorancën tonë. Ajo kur erdhi gjeti njerëz që dinin shkrim lexim, kur iku, ishim gati të gjithë analfabet dhe ishim kthyer në shekullin zero. Turqia në shekullin XIX kishte hapur shkolla greke, serbe dhe turke, por asnjë shqipe. Aty shkolloheshin serbet dhe grekët, që do të na copëtonin dhe sundonin gjatë shekullit XX.

    Kosova sot mundet pa Turqinë dhe pa Serbinë, por Kosova nuk mundet pa Perëndimin, veçanërisht jo pa SHBA-të. Mirëpo, edhe kjo miqësi duket se është zvetënuar. Duket se pas vrasjes së amerikanëve, është bërë një tregti e madhe mes SHBA-së dhe Turqisë. SHBA-të do t’ i lënë hapësirë veprimi Turqisë aq sa dëshiron ajo, me kusht që Erdogani të mos përzihet në çështjen palestineze. Prandaj aktiviteti turk është shuar në Palestinë dhe rritur në Kosovë. Turqia nuk mund të lobojë për Kosovën tek vendet myslimane, sepse edhe ata qenë kthyer në injorancë të madhe pas pushtimit turk edhe pse në mesjetë, zhvillimi shkencor tek ta kishte marrë hov. Vendet myslimane nuk kanë mendim të mirë për Turqinë dhe e shohin si tradhtare. Po të kishte pasur Turqia ndikim, atëherë deri tani do ta kishin njohur të gjitha vendet myslimane.

    Pas kësaj kërkese, në Kosovë, u sqaruan shumë gjëra: në fakt, ata që luftojnë për komb kosovar, janë mbështetës së idesë turke për ndryshimin e historisë.
    Tregoni Turqisë se shqiptarët në Turqi kanë nevojë për ndihmën e Erdoganit.
    Tregoni Turqisë se kurdët kanë nevojë për ndihmën e Erdoganit.
    Tregoni Turqisë se ne kemi SHBA-të dhe Perëndimin si miq dhe vëllezër nuk na duhen.
    Tregoni Turqisë se Çamëria ka nevojë për ndihmë.
    Tregoni Turqisë se gjenocidi mbi armenët, shqiptarët duhet dënuar. Vetëm kështu mund të ndihmohet vëllai i Hashimit dhe tregoni se kemi nevojë për miq, që nuk intervenojnë në substancën tonë kombëtare dhe këtë të drejtë nuk e ka askush, madje as ai që na fali dinjitetin njerëzor: SHBA. Turqia nuk ka të drejtë morale, njerëzore të bëjë kërkesa të tilla perverse, sepse në Kosovë pakica turke ka të gjitha të drejtat, që i mungojnë shqiptarëve në Turqi… Pse nuk na duan turqit ashtu si jemi? Gjegj Kastrioti shndërroi mbretërinë e tyre në organizatë qesharake dhe këtë nuk e harruan kurrë. Do t’ishte sikur sot San Marino të fitonte kundër SHBA-ve! Megjithatë, ne fituam kundër tyre: fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot. Qeveritarët e sotshëm po punojnë në rrëzimin e tyre…

    Çudi dhe trishtuese për kombin shqiptar është miratimi në heshtje i kësaj kërkese nga Rexhep Qosja. Ai zakonisht diagnostifikon mirë gjendjen në Shqipëri, por hesht për simptomat vdekjeprurëse dy kilometra larg shtëpisë së tij.

    Në vizitën tjetër Turqia do të vijë me listën e shkrimtarëve që duhet ndaluar në Kosovë dhe me kërkesën për largimin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.
    “Skllevër, bij-skllevërish, s’e meritoni, Se liri s’doni!” – pat thënë Noli i bekuar…
    si i bekuar paska qen ky far noli, cudi, po ai ishte prift dhe puqist, dhe deshi ta merrte pushtetin me dhun, dhe naser ali nuk e kuptoi si mer guxim te jap koment per qosen qe naseri as te themberra e qoses sun afrohet, po si SHBA i kushtoi 70miliard, ps evet shba po i hiqka shpenzimet e natos ket nuk e paskam ditur, po turku si forca e dyt pas shba qka ben aty ne nato vetem rri ner hije apo qka, qudi me neve mor vella me ket anti turqizem te shfrenuar, athua jemi ber komb rracist, ket nuk dua ta besoj se ne jemi komb bujar, perandoria romake isht civilizuese ket pollaver po e ndegjoj per her te par ajo ishte gjenocidiale dhe skllaveruese bre po qfar autori i ***** qenka ky naser aliu qe kurr ket emer se paskam degjuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjema : 29-08-2011 më 06:58

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Lis Bukuroca shkruan bukur. Adem, sill dhe linkun apo gazeten se ku eshte botuar ky shkrim.
    Shpresoj qe turkofilet e turkoshaket ta lexojne kete shkrim.
    Dhe nese me te vertete qeverite tona bien ne kurthin turk dhe ndryshojne librat e historise, atehere mbetet vetem bojkoti i shkollave, djegia e librave te ndryshuar, e protesta e pse jo, rebelim. Turku keshtu hyri ne Ballkan ne shekullin e 14, here me jatagan e here me dredhi.
    Përshëndetje edvin.
    Po është gabimi im që nuk iu referova ”burimit”.
    Që të jem i sinqertë me luesit, atë shkrim e kam gjetur si koment duke hulumtuar qëndrimin e Shqipërisë karshi aventurave të Turqisë. Dhe gjeta një shkrim aspak të lakmueshëm. SHkrimi mban titullin: Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’

    Burimi këtu: http://www.shekulli.com.al/shekulli/...sen-e-erdogan/
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    si i bekuar paska qen ky far noli, cudi, po ai ishte prift dhe puqist, dhe deshi ta merrte pushtetin me dhun, dhe naser ali nuk e kuptoi si mer guxim te jap koment per qosen qe naseri as te themberra e qoses sun afrohet, po si SHBA i kushtoi 70miliard, ps evet shba po i hiqka shpenzimet e natos ket nuk e paskam ditur, po durku si forca e dyt pas shba qka ben aty ne nato vetem rri ner hije apo qka, qudi me neve mor vella me ket anti turqizem te shfrenuar, athua jemi ber komb rracist, ket nuk dua ta besoj se ne jemi komb bujar
    Fjalet e bera me te zeze tregojne se ky person nuk e njeh mire gjuhen shqipe, dhe here-here perdor fjale turke apo fjale qe nuk kane asnje kuptim. Turkoshaket jane infiltruar dhe ketu ne forum.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje edvin.
    Po është gabimi im që nuk iu referova ”burimit”.
    Që të jem i sinqertë me luesit, atë shkrim e kam gjetur si koment duke hulumtuar qëndrimin e Shqipërisë karshi aventurave të Turqisë. Dhe gjeta një shkrim aspak të lakmueshëm. SHkrimi mban titullin: Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’

    Burimi këtu: http://www.shekulli.com.al/shekulli/...sen-e-erdogan/
    Po sjell me poshte shkrimin qe gjendet ne linkun e mesiperm, pasi shumica nuk do te mundohen ta lexojne:


    Shekulli Sot|25/08/2011 07:55
    Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’
    Arben Rrozhani

    Pas dy vizitave, në 2005 dhe 2008, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ia arrin qëllimit të shprehur në Tiranë: rishikimit të historisë që kanë shkruar shqiptarët për periudhën e pushtimit mëse 500-vjeçar nga Perandoria Osmane, nga shekulli XV deri në fillim të shekullit XX. Qeveria shqiptare, në emër të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-turk, pranon të rishikojë tekstet e gjeografisë dhe të historisë të shkollave fillore dhe të mesme, sipas kërkesës së palës turke.

    Më 26 mars 2008, në prani të kryeministrave Sali Berisha dhe Rexhep Taip Erdogan, u nënshkrua marrëveshja, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, artit, rinisë, sporteve dhe masmedias. Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë nga ministri i Arsimit të Shqipërisë në atë kohë, Genc Pollo dhe ministrja turke e Shtetit, Nimet Çubukçu u kthye në vendim në 1 maj 2008. Vendimi numër 553, firmosur nga kryeministri Sali Berisha vendoste miratimin e programit kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, arteve, rinisë e sporteve, medias dhe kontakteve ndërmjet njerëzve.

    Programi kuadër mbështetej te disa marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, nga ajo kulturore, e lidhur në Ankara, më 2 shkurt 1989, deri te marrëveshja për bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Turke të Shkencave të nënshkruara në Ankara, në 2001. Synimi ishte shkëmbimi i materialeve të informimit dhe publikimeve në lidhje me programet e tyre arsimore, sistemet arsimore dhe organizimin e arsimit në vendet e tyre.

    Në nenin 2 të vendimit materializohet edhe këresa zyrtare e kryeministrit Erdogan, drejtuar homologut shqiptar, Berisha për rishikimin e historisë, apo siç thuhet në tekst përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to. Ky nen thotë: “Në emër të Palëve, Ministria e Arsimit Kombëtar të Turqisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë shkëmbejnë atlaset, si dhe tekstet e gjeografisë dhe historisë që tashmë përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm dhe paraqesin vlerësimet, vërejtjet dhe komentet e tyre me qëllim përfitimin e korrigjimeve të pasaktësive në to në lidhje me secilin prej të dy vendeve, duke iu referuar orientimeve të UNESCO-s dhe Këshillit të Europës dhe praktikës së vendosur ndërkombëtare”.

    Pika 2 e nenit 2 thotë më tej se: “Takimet e ekspertëve për këtë qëllim mbahen siç kërkohen nga rasti, hollësitë e të cilave shtjellohen me anë të kanaleve diplomatike”, ndërsa pika 3 shton se: “Palët mbështesin krijimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet shkollave të arsimit të mesëm të të dy vendeve”.



    Teksti turk: Osmanët jo pushtues, por administrues miqësorë?!

    Portreti i Perandorisë Osmane në librat e historisë mbetet në qendër të një debati të ashpër si për shqiptarët krishterë, ashtu dhe për shqiptarët muslimanë. Kur Dorina Zhupa vendosi të përfitonte nga kurset falas të gjuhës turke në Tiranë, ajo e gjeti veten mes një leksioni historie, të cilin nuk e priste aspak. Teksa 27-vjeçarja ishte përgatitur ta ndiqte atë leksion duke praktikuar turqishten, ajo u çudit kur zbuloi se Shqipëria nuk kishte qenë kurrë një vend i nënshtruar ndaj Perandorisë Osmane. Osmanët nuk kishin qenë pushtues por administrues miqësorë, kishte deklaruar profesori. “Po diskutonim për historinë e Shqipërisë dhe në një pikë të diskutimit unë thashë se Shqipëria ishte çliruar nga pushtimi turk në vitin 1912. Megjithatë, Profesor Derjaj më korrigjoi menjëherë duke thënë se në fakt, Perandoria Osmane e kishte administruar Shqipërinë dhe nuk e kishte pushtuar”, tregon Zhupa. Dhe profesori i kursit të rreth një viti më parë – kurs i financuar nga qeveria turke – i qëndron deklaratës së tij. Adriatik Derjaj, profesor i turqishtes moderne dhe gjuhëve të epokës Osmane në Universitetin e Tiranës thotë: “Perandoria Osmane ishte një konglomerat kombesh me mundësi të barabarta. Rreth 36 persona që kanë sunduar perandorinë kanë qenë me gjak shqiptar”. “Mendoj se bashkëjetesa me Osmanët u mirëprit nga shqiptarët. Nëse analizojmë gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve sot, mund të kuptojmë se shqiptarët dhe turqit jetuan bashkë dhe turqit u mirëpritën”. Vezirët e mëdhenj osmanë përmbushnin de facto funksionet e kryeministrit dhe drejtonin perandorinë. Vetëm Sulltani ishte më lart se ata në hierarki. Megjithatë, si shumë shqiptarë të tjerë, Zhupa kishte mësuar shumë pak mbi këta vezirë të lindur shqiptarë. Por ama ajo kishte mësuar ndërkohë se osmanët pushtuan Shqipërinë dhe e mbajtën vendin nën zgjedhë për pesë shekuj deri në Luftën Ballkanike 1912-1913.



    Nacionalizmi rishtar

    Ndërsa pikëpamjet e Derjaj mund të jenë kundërshtuese për shqiptarët, ai sigurisht që nuk është vetëm kur ngre pikëpyetje nëse sundimi osman në Shqipëri ishte pushtim i dhunshëm. Shumë historianë besojnë se në vigjiljen e rënies së Perandorisë Osmane në Europë, udhëheqësit e rinj shqiptarë dhe baballarët e kombit, vendosën qëllimisht të ndërtojnë një identitet të ri, unifikues, perëndimor që e përcakton të shkuarën osmane si një aksident tragjik.

    Në një formë të ngjashme, historitë zyrtare të vendeve të tjera të Ballkanit, veçanërisht Bullgaria dhe Serbia, e përshkruajnë të shkuarën e tyre në llogoret e një lufte shekullore për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Megjithatë, ndërsa këto vende me shumicë të krishtere mund ta rrëfejnë historinë e tyre me një farë kollajllëku, çështja mes shqiptarëve me shumicë myslimane bëhet disi më komplekse.

    Ideja e një identiteti kombëtar shqiptar, ishte e re, duke marrë parasysh se myslimanët shqiptarë ende njiheshin si ‘turq’ dhe të krishterët si ‘grekë’, deri në shekullin XX. Në përpjekje për të bashkuar dhe fuqizuar Shqipërinë që sapo kish fituar pavarësinë, elitat politike zhvlerësuan dallimet fetare, duke zgjedhur që të përqendroheshin në prerjen e lidhjeve me të shkuarën osmane.

    Fjalët turke u spastruan nga gjuha shqipe dhe ata vezirë të mëdhenj që u lindën shqiptarë dhe sunduan Perandorinë Osmane, as që përmenden në të dhënat zyrtare të historisë së vendit. Versioni shqiptar i ripublikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thotë se udhëheqësit politikë të Shqipërisë së re komuniste besuan se nënshtrimi i identiteteve personale në favor të vetëdijes dhe edukimit kombëtar do të ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca dhe ndasitë fetare.

    Ky identitet i ri post-osman dhe qëllimisht perëndimor, u farkëtua në kurriz të saktësisë historike, sipas disa historianëve, sepse këta udhëheqës të rinj – disa prej të cilëve ishin ish-zyrtarë të Perandorisë Osmane ne menyre qe ti ruajnë vendet e tyre – e panë të udhëz që në mënyrë të rreme, të fryjnë rezistencën shqiptare ndaj kinse “shtypësit osman”.

    “Krijimi i një identiteti perëndimor ishte çështje mbijetese në vende të caktuara profesionale për elitat shqiptare në fund të shekullit të 19”, shpjegon sociologu shqiptar Enis Sulstarova. “Kjo histori që i përshkruan turqit thjesht si armiq të shqiptarëve, filloi në fund të shekullit të 19, pjesë e një procesi komb-formues të njohur si ‘rilindja kombëtare’… kjo praktikë e tregimit të historisë me tone nacionaliste vazhdoi gjatë komunizmit dhe vazhdon edhe sot. “Sot, trashëgimia e Perandorisë Osmane në Shqipëri konsiderohet përgjegjëse për pothuajse çdo problem ekonomik, kulturor dhe politik kurse e verteta është ndryshe. Ky është një historicizëm banal, ku shumëkush e gjen më të thjeshtë t’ua faturojë turqve problemet e së tashmes. Disa thonë se po të mos ishim pushtuar nga osmanët (të cilëve u referohen thjesht si turq), ne do të ishim një komb perëndimor i zhvilluar”, thotë Sulstarova e në të vërtet do të ishin të asimiluar.



    Propaganda

    Historianët, më së shumti bien dakord që të dhënat historike shqiptare janë influencuar nga propaganda nacionaliste gjatë ‘rilindjes kombëtare’ të shekullit të 19 dhe gjatë regjimit komunist të gjysmës së dytë të shekullit të 20. Ferid Duka, historian dhe specialist i epokës osmane në Universitetin Europian të Tiranës thotë: “Historia shqiptare gjatë komunizmit e përshkruante periudhën osmane në një formë jashtëzakonisht negative, duke theksuar në mënyrë të tepruar… prapambetjen, nënshtrimin dhe dhunën e ushtruar nga osmanët dhe duke e përcaktuar atë periudhë thjesht përmes kryengritjes popullore ndaj sundimit osman”.

    “Kjo pikëpamje gjithashtu, dominoi edhe historiografinë e vendeve të tjera në Ballkan, por në një shtrirje më të kufizuar. Arsyeja kryesore e kësaj lloj historie ishte thjesht se ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte që çdo realitet i krijuar nga sundimi i huaj duhet konsideruar e errët dhe të urrehet kurdoherë”, shpjegon Duka. Në fakt, të dhënat historike të shumë vendeve të Ballkanit janë kritikuar me forcë si të njëanshme dhe se përmbajnë përshkrime paragjykuese të osmanëve dhe të vendeve fqinje. Aq e vërtetë kjo sa në 1998-n, Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore, caktuan një grup prej 60 historianësh nga 11 vende të kësaj zone për të rishikuar librat e historisë.

    Në shtator të 2010-s, grupi në fjalë nxori katër libra të rinj për t’u përdorur nga mësuesit e historisë në Ballkan. “Librat e rinj… nuk ofrojnë një të ‘vërtetë’ të re dhe të vetme mbi kundërshtitë e së shkuarës”, thotë historianja Dubravka Stojanoviç, redaktore e librave të historisë së Serbisë.

    Pavarësisht mosmarrëveshjeve historike që na mësoi sistemi komunist ndërmjet Ankarasë dhe Tiranës mbi të shkuarën osmane, Turqia shihet sot si një vend miqësor dhe mbrojtë karshi Sllaveve dhe Greqies. Shpesh duke iu referuar si një “komb vëlla”, Ankaraja është aleati i përzgjedhur, kur puna vjen te influenca turko-greke në Shqipëri. Përfitimet ekonomike, gjithashtu, kanë shërbyer në tejkalimin e mosbesimit historik, dhe tashmë Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me zotërime strategjike në industritë e telekomunikimit dhe financës, arsimit të lartë dhe ndërtimit.

    (Marrë nga Balkan Insight)



    Rilindja osmane nis nga Ankaraja

    Qeveria në Ankara ka marrë përsipër të përballet me vështrimin negativ mbi osmanët, të përhapur ndër shqiptarët, duke financuar bursa studimi mbi historinë osmane dhe duke publikuar libra të rinj në Shqipëri.

    Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, ka zgjedhur qëllimisht që ta vendosë në këtë kontekst, periudhën e shekujve të 16 dhe 17 – ‘epoka e artë’ e perandorisë, së cilës gjithashtu, disa historianë i referohen si “Pax Ottomana”. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Osmane sundoi deri dhe Hungarinë, dhe udhëheqësit e saj ndërmorën ndërtimin e disa prej punëve më madhështore të arkitekturës osmane – duke veçuar Xhaminë Sulejmanije, apo Xhaminë Blu në Stamboll. Në të njëjtën periudhë, qyteza të reja u krijuan në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe Tiranën, sot kryeqytet i Shqipërisë,dhe qyteza tjera në teritoret shqiptare.

    Në Bosnjë, osmanët ndërtuan të famshmen Urë të Drinas – e përjetësuar nga Laureati jugosllav për Çmimin Nobel, shkrimtari Ivo Andric në romanin e tij të shquar “Ura mbi Drina”. Gjatë kësaj periudhe, kullat e sahatit filluan të shfaqen për herë të parë në qytetet e Ballkanit. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë në tetor 2009, Davutoglu deklaroi se vendet e Ballkanit dhe Turqia ndajnë një “histori, fat dhe të ardhme të përbashkët”, duke na kujtuar se “gjatë shekullit të 16, qytetet në Ballkan ishin më të pasura se ato në Europën Perëndimore”.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Fjalet e bera me te zeze tregojne se ky person nuk e njeh mire gjuhen shqipe, dhe here-here perdor fjale turke apo fjale qe nuk kane asnje kuptim. Turkoshaket jane infiltruar dhe ketu ne forum.
    ti si amientalist shko pastro ndonje rrug ajo qenka puna jote

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Krejt e kan problemin e njejt , ndaq naser vatikani e ndaq edvin83-shi bashk me edvin ramen , ai esht ISLAMI.
    Po shpreheni kunder nje nder vendeve me miqsore qe kemi , sic esht Turqia , vet vizitat e shpeshta ne Kosov , dhe pranimi i tyre nga kreret me te lart te Kosoves , e deshmon ket miqsi, dikujt i pengon kjo (grekve dhe vatikanisteve).

    Mund tjau sjelli gjith shkrimet e ketij urrejtesit dhe do te shifni se ai ofendon gjithcka qe esht Islam, ndersa lavderon Papen dhe Vatikanin (dhe ne ket shkrim mund te shifet ajo).

    Ja cfar bejn patriotet.

    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Te nxirret me shqelma eshte pak e tepruar, por nje pyetje me stil dhe shume e sinqerte nga ana e ministrit do te ishte.
    Si pershkruhen ne librat e histrorise se Turqise dhe ne statistikat zyrtare te Turqise disa milione shqiptare te zhvendosur dhunshem nga trojet e tyre ne baze te marreveshjeve Turqi-Serbi dhe Turqi-Greqi dhe cilat jane te drejtat e tyre atje?

    Kjo pyetje do t'ía shkurtonte viziten e tij ne Kosove dhe do ta kishte bere ministrin turk qe te mendoj gjate heren tjeter nese ia vlen te vazhdohet me kerkesa te tilla absurde apo jo.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •