ATY KU KA TYM, KA EDHE ZJARR!
(Njerėzit ndahen nė dy farė: disa, sė pari mendojnė, pastaj flasin e punojnė, tė tjerėt sė pari flasin e punojnė e pastaj mendojnė - Tolostoi)
Kohėn e fundit, sa mė shumė po mundohemi qė ta e promovojmė shtetėsinė edhe ashtu tė brishtė tė Kosovės, jo rastėsisht, nga disa kuluare tė dukshme dhe tė padukshme, miqėsore dhe armiqėsore, shkencore, fetare dhe politike...me tė madhe po tentohet qėllimisht tė luhet me vlerat mė tė shenjta tė integritetit tonė material dhe shpirtėror si popull. Mu me ato vlera, tė cilat, ne, gjatė kohėrave tė shkuara ndėr shekuj, kemi arritur ti ruajmė dhe ti kultivojmė si tė shenjta dhe tė pashlyeshme nė kujtesėn tonė
Fatlumsisht, mbijetuam disi, andaj, sot jemi mu aty ku kemi qenė gjithnjė. Nė Ilirinė tonė, Shqipėrinė Etnike qė dikush mė vonė e kryqėzoj si Ballkan.
Nėpėr thellėsirat e kohės, quaja HISTORI, patėm shumė emra. Na quanin: pellazg, ilir, albanez, arbėresh, arbėr, arnaut, dhe sė fundi shqiptar. Mbi tė gjitha, ne mbetėm tė njėjtėt: gjenetikisht gjakpastėr dhe popull autokton nė kėto vise.
Ehhh...sa ishte i vėshtirė ky shtegtim i yni nėpėr kėto mijėvjeēare tė kohėrave pėrplot katrahura, gjak, lot, hekur dhe zjarr; shpėrngule tė shpeshta shfarosėse kolektive nga trojet tona etnike? U ndeshėm me romakėt, me karpatoidėt dhe aziatikėt, dhe nga ta pranuam disa FE me mjaftė doke dhe zakone tė kulturave tė tyre, por, njė gjė si pushtues qė kurrė nuk arritėn tė bėjnė me ne, ėshtė asimilimi zhdukja kolektive si popull.
Pse? Si tė pushtuar, me qejf apo dhunė, vėrtet ne kemi qenė tė detyruar tė sillemi ndryshe, por jo edhe tė mendojmė dhe tė bėhemi ndryshe. Andaj, tė gjitha kėto fakte si realitete, sot nuk duhet tė merren vetėm nė kontestin historik, por edhe nga njė prizėm tjetėr mė specifik metafizik: diēka si FATqė ėshtė koduar nga Zoti nė gjenet tona, si stereotip i damkosura thellė nė nėnvetėdijen tonė kolektive, veprimit tė sė cilės nuk mund ti iki askush. Askush, sado qė aktualisht mund tė jetė mik apo armik me ne.
Dikur, pėr realizimin e qėllimeve tė tyre tė errėta, armiqtė tanė vepronin ashpėr, duke pėrdorur metoda dhe forma mė drakoniane. Tashti mė jo! Mė nė fund u bėmė kinse shtet. Vėrtet, tashti mė nga askush nuk ka dhunė klasike mbi ne, ama, nga ana tjetėr, nė prapavijė, ka njė trysni edhe mė perfide konspirative tė natyrės propagandistike-psikologjike, e cila, e orkestruar mirė nga dikush, me ēdo kusht po tenton tė godas mu aty ku ne jemi mė tė ndjeshėm: nė multi-religjiozitetin dhe tolerancėn tonė shekullore ndėrfetare, nė gjuhėn, historinė dhe traditat tona tė pėrbashkėta mijėvjeēare.
Aty ku ka tym, ka edhe zjarr
Tė udhėhequr nga drejta e pacenueshme kushtetuese mbi predikimin e lirė tė besimit fetar nė Republikėn e Kosovės, disa rryma sektare-religjioze si dhe tė natyrave tjera, pa u penguar fare nga askush, me tė madhe janė duke propaganduar: kinse Skenderbeu na paska qene agjent i Vatikanit dhe, sa ka qenė nė pushtet, me te madhe ka mbyte dhe konvertuar mysliman shqiptar ne krishtere; kinse Ismail Qemali na paske qene mason dhe homoseksual; kinse Samiu, Abdyli dhe Naim Frashėri, na paskėshin qenė BEKTASHI, sekte kjo e devijuar nga feja e vėrtetė e Zotit; Gjergj Fishta dhe shumė e shumė figura tjera tė historisė tonė tė lavdishme kombėtare tė besimit jo mysliman, kinse na paskan qenė njerėz tė dirigjuar nga Vatikani dhe Greqia...
Haj medet hajė?! A thua, kah po na shpie kjo mendėsi e mbrapsht e kėtyre mercenarėve tė huaj politik tė veshur nėn petkun fetar? A thua, a e njohin mirė ata dhe mėsuesit e tyre, tė kaluarėn tonė? Psikologjinė dhe filozofinė e mentalitetit kolektiv tė kėtij populli? Me sa po duket, JO! Ata kanė gjetur disa bashkėpunėtor lehtė tė indoktrinuar vendor, dhe kėshtu mendojnė se me kėtė punė veē e trasuan rrugėn pėr pushtimin definitiv tė kalasė. Tė asaj kalaje e cila ėshtė bastion i papushtueshėm pėr ta dhe ēdokėnd tjetėr.
Vėrtet, populli shqiptar njihet si njė milet kolektivitet i durueshėm, por jo gjithnjė edhe pasiv deri ne fund. Sepse, ajo diēka si trysni qė nuk do tė na lė pėrherė tė heshtur, ėshtė veprimi i mu atij kodi kaherė tė gravuar nė gjenet tona, e mospranimit tė tė huajės dhe tė paftuarės si imponim.
Edhe pse ky popull sot duket i heshtur, nė fakt, ėshtė vrojtues vigjilent ndaj kėtyre provokimeve, andaj njė ditė do tė reagoj ashpėr...shumė ashpėr dhe pa mėshirė.
Misitėt e revidimit tė historisė
Kėrkesa, kohen e fundit, e ministrit tė Arsimit tė Turqisė, Omer Dinēer, drejtuar ministrit tė Arsimit tė Kosovės, Ramė Buja, nė lidhje me bėrjen e disa ndryshimeve nė tekstet shkollore tė historisė nė Kosovė, nga qarqet e ndryshme akademike profesionale si dhe shumė individ tjerė tė zakonshėm, me plotė tė drejtė ngjalli njė indinjatė tė arsyeshme. Nė pėrgjithėsi, pėrmbajtja e gati tė gjitha kėtyre reagimeve, ka qenė e orientuar nė porosinė parimore se Historia, kurrė nuk mund tė ndryshohet me diktate politike por vetėm me parashtrimin e kontra argumenteve empirike qė fuqishėm do ta mohonin atė realitet derė mė tash tė pranuar nė kėtė fushė.
Sido qė tė jetė, ministri ynė i arsimit, z, Ram Buja, nė vend se tė kundėrshtoj kėtė formė tė imponimit politik ndaj njė fushe kryekėput tė natyrės akademike, profesionale dhe shkencore, ai, pėrkundrazi, bėri kompromise duke na njoftuar se veē ėshtė formuar njė komision i veēantė pėr kėtė ēėshtje, i cili ka shkuar edhe nė Turqi, pėr tė verifikuar faktet historike dhe pėr tė bėrė ndryshime tė caktuara nė librat e historisė dhe se librat e reja tė historisė (tė reviduara, kuptohet) nė Kosovė do tė jenė tė gatshme pėr vitin e ardhshėm shkollor.
Nė fund, ēfarė tė themi pėr kėtė veprim jodiplomatik tė njė pėrfaqėsuesi diplomatik tė njė shteti tonė mik tė dėshmuar? Asgjė! Vetėm se, fuqia ėshtė fuqi dhe mund tė ngjaj edhe ky ndryshim apo revidim i historisė! Sot, ēdo gjė mund tė ngjaj nė Kosovėn tonė tė dashur dhe njėkohėsisht tė mjerė, pavarėsia dhe shtetėsia e sė cilės ndėrtohet mbi fantom pakot dhe sandėket e Ahtisarit. Por, si kėta misit diplomatik tė ndryshimit apo revidimit tė historisė sonė, nga njėra anė, ashtu edhe ata mediokėr politik vendor, nga ana tjetėr, duhet ta dinė mirė se, njė realitet qė nuk ėshtė arritur tė imponohet 500 vite si bindje nė kokat e kėtyre njerėzve, vėshtirė se tash e tutje mund tė realizohet vetėm me nderimin e disa fjalive nė tekstet e historisė...?!
Adnan Abrashi
Krijoni Kontakt